| Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione |
Rrėfimi i Tretė AI E KA EMRIN TONINO
Edhe menyra se si ecja ne rruge ishte nje tundim. Shoh hapat e mija... kepucet "Adidas" te bardha ne asfaltin e zi. Pika nga e cila shihen objektet perdhe nga kineastet quhet syzogu. Ēdo gje nga ky pozicion shihet e shtypur, e plloēte. Por nuk ishte kjo qe me shqetesonte ate ēast. Nga veshtrimi syzogu me fanitej sikur prane hapave te mija, ēapiteshin dhe nje pale hapa te tjere me te njejtin ritem. Ndaloja une, ndalonte dhe ai. Ecja une... ecte dhe ai. O zot i madh, ē'eshte ky qe me ndjek pas si hije. Me bindje te verber prej skllavi. Ndryshe prej personazhit qe i kishte humbur hija, perkundrazi une kisha fituar nje hije. Nje hije qe me ndjek pas si njeri. Tani une isha i vetemi njeri me dy hije ne kete bote. Apo kish edhe te tjere sepse sa here kisha degjuar te thonin, "Hej ti, mos u bej me hije!". Perpiqem te ndrroj drejtimin e hapava duke bere anash rruges, mirepo hapat e veckel bejne te njejten gje. Pse nuk marrin nje tjeter drejtim?
Kur flet e grindesh me erėn /Rrėfimi i Katėrt |
| Hyrje | Kopjimi | Lart |