Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


ANTON ĒEFA ANTON ĒEFA, Editor i gazetės "Dielli", New York

Katėrkėndėshi i mundimeve

Pėrsiatjet rreth vuajtjeve tė fėmijėve nė shkollėn-burg tė Tiranės dhe rreth dhunės sė diktaturės komuniste, nė pėrgjithėsi, kanė frymėzuar autorin Kolec Traboini tė shkruajė "Katėrkėndėshin e mundimeve".
Nuk ėshtė roman, sepse i mungon njė hapėsirė e gjerė ngjarjesh tė mpleksura rreth njė boshti; por nuk ėshtė as tregim a pėrmbledhje tregimesh, sepse nuk shtjellohen ngjarje tė veēanta e tė shkėputura. Autori i ka quajtur shkurt "Rrėfim" ato "fletė skenari" tė njė filmi tė parealizuar. Nė tė vėrtetė, libri ėshtė i pėrbėrė nga 16 "rrėfime", tė cilat mė shumė se episode janė monologje e dialogje me vetėveten, thelbi ideotematik i tė cilave, duke medituar pėr asfiksinė shpirtėrore qė krijohet tek njeriu nga mungesa e lirisė dhe, sidomos, pėr tjetėrsimin qė pėsoi personaliteti i njeriut dhe i mbarė popullit tonė gjatė periudhės sė tiranisė sė kuqe, pėrbėn lėndėn qė formėson veprėn si njėsi letrare tė lidhur dhe plotėsisht tė arrirė artistikisht. Katėrkėndėshi i mundimeve - shkolla burg e Tiranės, ku nė emėr tė edukimit tė fėmijėve "tė zorshėm", njomėzakėt paraadoleshentė u nėnshtrohen torturave ēnjerėzore, pėr t'u shndėrruar, si pasojė, nė njerėz tė gjymtė e tė vrarė shpirtėrisht- ngrihet nė njė simbolikė madhore, duke aluduar tek katėrkėndėshi burg, ku qe futur i gjithė populli ynė, pėr t'ju nėnshtruar edhe ai vuajtjeve e mundimeve fizike e shpirtėrore.
Dialogjet me vetėveten janė ngjizur jo siē ndodh zakonisht nė veprat letrare tė kėsaj natyre, d. m. th. si rrahje mendimesh e kundėrshtime ndėrmjet heroit me alter-egon e tij, me njė alter-ego tė atypėratyshėm, tė njėkohshėm dhe qė jetėson dyshimet, luftėn e brendshme shpirtėrore, dilemat filozofike, qė e dyzojnė njeriun, por njė alter-ego tė njė kohe mė parė dhe pikėrisht tė fėmijėrisė nė pragun e adoleshe-ncės. Eshtė njė dyzim i heroit nė dy kohė; paraadoleshenti pėrballė njeriut tė pjekur.
"Pak nga pak po dyzohesha. Flisja Unė me njė tjetėr Unė, por me njė Unė mė tė vogėl, qė qėndronte brenda dėrrasės sė kraharorit tim, si brenda njė kutize tė vogėl, nė trajtė ka-tėrkėndėshi imagjinar, nė trajtė burgu", shkruan autori.
Eshtė kjo dukuri artistike-dialogjet me vetėveten-qė vė nė lėvizje fuqishėm botėn shpirtėrore tė lexuesit, duke e bėrė tė pėrjetojė ndjenja tė holla e tė larta estetike dhe duke e pasuruar e fisnikėruar shpirtėrisht. Kėto dialogje thėrrasin nė bankėn e akuzės krimin e diktaturės ndaj fėmijėve tė mbetur pa prindėr e tė braktisur nga tė tjerėt, atyre qė nuk kanė njohur kurrė pėrkėdhelje e dashuri, por qė janė trajtuar egėrsisht, duke pėrjetuar vetėm urrejtje, dhunė, tortura. Jo vetėm kaq; ato akuzojnė diktaturėn edhe pėr krimin qė i ėshtė bėrė njė populli tė tėrė, i cili ka jetuar njė gjysmėshekulli nė "Katėrkėndėshin e mundimeve". Ciltėrsia shpirtėrore dhe humanizmi, pėrkrah mprehtėsisė sė gjykimit, tė sendėrtuara nė dialogje tė shkathėta dhe plazmuar me njė gjuhė tė pasur figurative kanė bėrė qė "rrėfimet" tė tingėllojnė si miniese demaskuese pėr fenomenet kriminale tė tiranisė sė kuqe.
Pa pasur mundėsinė dhe pretendimin tė bėjmė njė shqyrtim tė imtė tė veprės nga pikėpamja artistike, na vjen mbarė tė pėrmendim kėtu simbolikėn, si njė nga mjetet artistike tė pėrdora me sukses. Veē simbolit tė "katėrkėndėshit" qė fillon qė nė titull, i realizuar me mjeshtėri ėshtė simboli i "rripave me tokėza marinari tė Odesės" me tė cilėt Koloneli Kokėzerodrejtori i kolonisė sė edukimit qė mė parė ka qenė drejtor burgu dhe qė ėshtė punonjės i Ministrisė sė Brendshm i edukon" fėmijėt duke i rrahur deri qė humbin ndjenjat. Fakt real qė tingėllon si njė simbol i diktaturės sė vendosur "me ndihmėn morale e materiale" tė Bashkimit Sovjetik. Mbresėlėnės ėshtė, gjithashtu, simboli i "pėllumbave tė pėrgjakur" (qė qėllimisht ėshtė cekur mė se njė herė gjatė veprės), tė cilėt, nė fund, braktisin kafazat e robėrisė dhe mėsyjnė drejt qiellnajeve tė panjohura. A qe njė fatalitet ajo qė pėrjetuam-katėrkėndėshi i mundimeve-sikurse vetė "zgjidhja" qė i jep autori-njė zgjidhje sa e padėshirueshme aq edhe e pashmangshme: arratisja, si fund a prag i njė beteje tė re? Njė pyetje e mundimshme si pėr autorin ashtu edhe pėr lexuesin.
Veē tė gjithave e mbi tė gjitha, "Katėrkėndėshi." ka njė tingėllim tė fuqishėm aktual: ai ėshtė njė mesazh human e fisnik qė i drejtohet shoqėrisė sė sotme shqiptare pėr njė pėrkujdesje serioze ndaj fėmijėve, qė po mbetėn tė braktisur rrugėve tė atdheut dhe rrugėve tė botės. Le t'i ketė parasysh rendi i ri demokratik ata "pėllumbat e pėrgjakur" qė fati i hedh "nė shkallėt e fundit tė shoqėrisė civile, atje ku katėrkėndėshat janė mė tė errėt e mė frymėmbytės se mundimet e ferrit"!

Anton Ēefa, autor i ketij shkrimi, ish profesor ne gjimnazin e Shkodres, eshte Editor i gazetes "Dielli", organ i Federates Panshqiptare "Vatra" me qender ne New York. Ai eshte autor i shume eseve dhe studimeve ne fushe te letersise, kultures dhe te traditave kombetare si dhe autor i vellimit poetik "Dritarja e nje britme", nje liber i vleresuar si ne Shqiperi ku eshte botuar ne vitin 1999, ashtu dhe nga krijuesit dhe dashamiresit e artit ne Komunitetin Shqiptar ne Amerike dhe Rumani.

Ky shkrim i Anton Ēefes eshte ribotuar nga gazeta Illyria, New York, nr. 1001,
9-11 Janar 2001

Hyrje | Kopjimi | Lart