Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


ANTON ĒEFA ANTON ĒEFA, Editor i gazetės "Dielli", New York

Poezi e frymėzuar nga sfidat e kohės

Mbas vėllimit poetik “Mos vdis dashuri”, poeti, prozatori dhe publiēisti Kolec Traboini paraqitet para lexuesve me pėrmbledhjen poetike “Nokturn”, botuar kohėt e fundit nė “Globus R.”, Tiranė. Njė larmi e madhe motivesh ėshtė pėrfshirė nė pesė cikle; “Antikohė”, “Shen Valentini poet”, “Vjeshtė italiane”, “Portat e dritės” dhe “Epistolar poetik”.
Lirizmi i derdhur nė hulli shtjellimesh epike tė pasura me detaje tė shumta e tė larmishme, apo edhe e kundėrta, epizmi i shtrirė nė brazda tė hirshme lirike bartin nė vetvete njė informacion tė dendur jetėsor, emocional dhe meditativ, duke krijuar tablo plot ngjyrime realitetesh shpesh me nota dramatike, tė cilat i huazojnė poezisė strukturėn kompozicionale tė natyrės sė baladave, gjė qė i jep asaj vlera tė veēanta estetike.
Takohen nė poezi motive tė reja, apo, sė paku, tė trajtuara nė mėnyrė tė re, me vulėn e origjinalitetit qė ua dikton rrėmuja sfiduese e kohės. Nė prehėrin e kėtyre motiveve veēohen sidomos ato qė lidhen me mėrgimin dhe me shprishjen e vlerave humane etnike apo edhe universale. Kėshtu, nėpėr arteret e vargjeve e tė strofave – atje ku poeti “flet me yjet e pikėllimit” ngjet tė kullojė njė dhimbje e thellė pėr atė ēfarė po ndodh me njeriun, jo vetėm nė atdhe, po edhe kudo nė botė - dhimbja e thekshme humane qė buron nga dashuria e madhe pėr njeriun dhe njerėzimin, atdheun e botėn.
Tek “Antikoha”, me tonalitete ironike qė kalojnė nė tė gjitha shkallėt e satirės deri nė sarkazėm e grotesk, poezia e Traboinit fshikullon shpesh me njė thupėr tė vishkullt e shpesh e ma shpesh mė njė kamxhik idhnak plot mllef atė ēka pėrjeton mė tė hidhur bota shqiptare sot: korrupsionin qė s’njeh kufi, prostitucionin neveritės, katrahurėn e politikės dhe moralin e rėnė. Me njė temperament poetik shpėrthyes dhe me ngulitjen e objektit poetik nė shtresimet mė tė ēoroditura tė realitetit tė ditėve tona, poezitė e kėtij cikli rrugėtojnė nė vazhdėn e poezisė shqipe tė Migjenit dhe, pėrgjithėsisht, tė poezisė sonė tė viteve ’30.
Duke ndryshuar objekti poetik i motiveve, nga cikli nė cikėl, ndryshojnė edhe tonalitetet e shprehjes figurative, figuracioni bėhet mė i kadiftė, siē e kėrkon bukuria e ndjenjės dhe freskia e burimeve tė frymėzimit dhe, aty-kėtu, shijohen pasazhe meditative dhe shprehje sentencioze tė qėlluara. “Shen Valentini poet”- ėshtė erotika nė frekuencat e larta tė njė pėrjetimi sensual si e vetmja alternativė, “Alternativė tjetėr, nė kėtė botė, nuk ka” (f. 66). Ndėrsa, “Vjeshtė italiane” tė kujton Migjenin qė pikėllohej, vuante dhe revoltohej nė vargun “vjeshtė nė natyrė dhe vjeshtė ndėr ftyra tona”.
Nė Ciklin tjetėr “Porta e dritės, “gjithmonė gjendet njė portė/…/nė shteg tė dritės qė tė bjerė/ ēdo i gabueshėm i kėsaj bote” (151), njė portė ku humori pėr “gabimet” fiton mjaft hapėsirė.
“Nokturn” mbyllet me njė tubėz lule-letrash dėrguar shoqėrisė e miqėsisė, ku ėshtė ravijėzuar kryesisht “meraku i kurrėmoskthimit”, lidhur nė fjongun e njė “Epistolari poetik”.
Njė venė e fuqishme liriko-epike-dramatike qė rrjedh nė zemren dhimbjemadhe tė njė poeti emigrant ėsht ajo qė lidh nė njė tė gjitha ciklet dhe qė e karakterizon, mė sė shumti, poezinė e Traboinit. Nė fund, me nėntitullin “Impresione”, autori ka pėrfshirė mbresa nga shkrimtarė e lexues pėr krijimtarinė e tij poetike.
Mė ngjan sikur licencioziteti, jo vetėm nė fjalorin “aēik” siē thotė poeti pėr Pushkinin (f. 68), por edhe nė momente e skena aēike, qė nuk mungojnė, e lėndon dinjitetin e frymėzimit poetik. Mendoj, gjithashtu, qė njė punė mė e kujdesshme nė vendosjen e renditjen e poezive nė cikle dhe shmangia e ndonjė poezie do ta lehtėsonte vėllimin, duke ndikuar nė rritjen cilėsore tė tij.

Botuar ne "Dielli" vol.95 Nr.3 2004 dhe "Illyria" Nr.1396 19-22 Nentor 2004. Ne kete te fundit shoqerohet me fotografi dhe me 10 poezi nga libri "Nokturn".

Hyrje | Kopjimi | Lart