Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione

Requiem | Pllakate filmash  

Ēmime Kombėtare tė fituata nga Kolec Traboini
-- Kupat nė festivalet e filmit shqiptar



Kupa nė festivalin e parė tė filmit shqiptar, 1976 - pėr skenarin e filmit Asdreni Kupa e fituar pėr filmin Kėshtjella e kėngėve 1 - Kupėn e Festivali i Parė tė Filmit Shqiptar 1976 pėr skenarin e filmit dokumentar "Asdreni"
2 - Kupėn e Festivalit tė Tetė pėr skenarin e filmit "Kėshtjella e Kėngėve" nė 1989.
3 - Ēmim inkurajues nė Konkurs Kombėtar pėr vėllimin nė tregime "Petalet e bajames sė Hidhur" 1974.
4 - Ēmimi i tretė nė Konkurs Kombėtar pėr skenarin e filmit dokumentar "Hasan Prishtina".
5 - Ēmimi i Tretė i Festivalit 7-tė pėr filmin dokumentar "Kol Idromeno" 1987.
6 - Filmi mė i mirė dokumentar i Kinostudios ALBAFILM pėr regji e skenar tė filmit "Dėshmi nga Barleti" 1990.



Nje cast pushimi ne mes te seancave te Festivalit te Pare te Filmit Shqiptar, Tirane 1976. Ne bisede tre krijuesit kryesore te filmit dokumentar "Asdreni" qe fitoi cmimin e Pare dhe Kupen e Festivalit per Filmin dokumentar: nga e djathta skenaristi i filmit Kolec Traboini, ne qender regjisorja Vitore Celi, dhe majtas operatori Niko Theodhosi.


Grupi i xhirimit te filmit dokumentar "Kol Idromeno" fitues i cmimit te trete ne Festivalin e 7-te te Filmit Dokumentar e Televiziv Shqiptar 1987, dale ne sfondin e kalase se Rozafes dhe lumit Buna gjate diteve te xhirimit te filmit ne Shkoder. Ne foto, djathtas i vecuar, skenaristi Kolec Traboini, redaktorja e Radiotelevizionit, poetja Valdete Andoni, regjisorja e filmit Adriana Elini (1937-1994) dhe operatori Ibrahim Kasapi.


REQUIEM


Dikur nė vitin marramėndės '90 kur pozova nė kėtė fotografi nė oborrin i Kinostudios Albafilm, kur kisha ende ne duar skenarin e filmit dokumentar "Requiem", qė mbeti harruar sirtareve nė fillimin e vitit 1991, kurr nuk e mendoja se sa shumė do tė mė digjte malli pėr t'u kthyer prap aty nė Kinostudion tonė tė bukur, pėr tė qėndruar tek borduret e lulishtės, si dikur, e pėr tė pirė njė kafe nė klubin e vogel nė fund tė kėtij sheshi, nėn hijen e pishave...
Digjem nga malli edhe pse e di qė koha nuk ka kthim, e bashkė me kohėn nuk ka kthim rinia e as vetė jeta e mjegulluar, qė nga largėsia e viteve mė ngjan me njė anije tė braktisur imazhi i sė cilės ankoron trishtushėm nė celuloid.
Edhe nė u kthefsha ndonjėherė, ...i them vehtes, nuk do ti gjejė kurrė mė kolegėt me tė cilėt kam krijuar modestisht nė artin e ekranit, sepse tė shumtit u shpėrndanė nėpėr botė si zogj tė tromaksur e tė harruar, ca prehen nė gjumin e pėrjetshėm nėn hije qiparisash si miku im Ismail Zhabiaku, shpirti prej ėngjėlli i quajtur Adriana Elini-Xhajanka, Diana Diamanti-Kasneci me gėrshetin e bukur e tė gjatė, Ndrek Luca ai gjeni e shpirt i revoltuar, Xhemal Koēi qė e takova pėr tė fundit herė tek vraponte nė Shkodėr pas tufave tė kuajve pėr filmin"La Amerika", e mjaft miq tė tjerė qė nuk janė mė...
Ata qė kanė mbetuar, kanė mbi supe peshen e rėndė tė mbijetesės, qė shpesh herė thėrmon si kum deti, edhe artin edhe jetėn.
Dhe duke u plakur ndjehem si guacka njė molusku, qė tallazet e jetės e kanė pėrplasur diku nė njė kėnd tė botės, ku kujtimet marrin vlerėn e njė realiteti tė vdekur...
Requiem pėr shokėt e miqtė tanė, qė nuk rrojnė mė, requiem pėr artin e vdekur nėpėr "kėngė tė pakėndueme", requiem pėr shpirtat tanė tė terratisun neper botė, requiem pėr kujtimet tona...

Kolec Traboini
Boston, 16 Janar 2003

Hyrje | Kopjimi | Lart