|
Dorėshkim i vitit 1908
ORIGJINA, FĖMIJĖRIA DHE RINIA IME
Kam lindur nė pranverė, nė muajin prill dhe mė vjen keq se nuk e di tamam ditėn kur kam lindur. Origjina ime ėshtė nga malet e larta mbi qytetin e Shkodrės, ose siē quhen thjeshtė Malėsia e Madhe. Mė saktė origjina ime ėshtė nga Hoti, qėndra e tė gjitha fiseve tė mėdha e tė vjetra tė Veriut tė Shqipėrisė.
Babai im ishte bujk. Ai punonte tokat si tė gjithė malėsorėt, mbanim gjithashtu bagėti tė ndryshme si lopė, dhi e tjerė.
Fėmijėria ime ka qėnė e gėzuar derisa kisha njė gjysh dhe njė gjyshe dhe njė nanė tė shkėlqyeshme, tė cilėt kujdeseshin me tė gjitha mėnyrat qė tė ma bėnin jetėn tė gėzuar dhe pėr gjithēka qė unė dėshėroja. Kisha gjithashtu dhe njė vėlla mė tė vogėl se mua, por meqė unė isha mė i hedhur e mė i shkathėt, njerėzit mė donin mė shumė mua, dhe nė rast se dikush do tė shikonte se sa shumė mė donin, se si mė merrnin nė krahė e mė puthnin, kushdo do ta besonte se ata ishin tė ēmėndur pas meje.
Megjithė shkėndijat e moshės dhe ėndėrrimet e fėmijėrisė, unė gjithnjė duhej tė shkoja tė ruaja gomarėt dhe dhitė i shoqėruar nga njėri nga kushurijt e mi. Unė kėnaqesha shumė sepse tė gjitha ditėt i gėzonim nė mėnyra tė ndryshme, por nė kėtė kohė mė ndodhi njė fatkeqėsi e madhe, humba babanė tim duke qėnė akoma i ri, e kėshtu mbeta jetim. Meqė isha mė i shkathti, m' u desh tė mendoja ndryshe nga moshatarėt, tė mendoja pėr familjen, tė ndihmoja nanėn time nė punėt duke qėnė akoma i vogėl. Pak nga pak arrita nė rini dhe gjate kėsaj kohe kam vuajtur shumė por mbas disa kohėsh, pėr fat, hyra nė njė jetė mė tė mirė sepse nana mė dėrgoi nė njė kolegj italian pėr tė mėsuar. Atje unė gjeta, nėse mund tė thuhet kėshtu, njė prind tė dytė, i cili mė donte shumė dhe kishte njė konsideratė si pėr djalin e vet. Ky ishte profesori dhe drejtori i kolegjit (ėshtė fjala pėr A. Skanjetin, i vjetri - shėnimi im, K.T.).
Atje mu ngjall njė dashuri e madhe pėr studimet, megjithėse akoma nuk e dija ēfarė do me thanė studim, e tė cilave u kushtova tė gjithė dashurinė dhe forcat e shpirtit tim. Kisha veēanarisht njė dashuri tė madhe pėr gjuhėt dhe nė saj tė mėsuesit tim tė dashur, unė mėsova shumė gjuhė, shqipen qė ėshtė gjuha ime e nėnės, si dhe italishten, frėngjishten e greqishtėn. Rezultati im ka qėnė shumė i mirė dhe tani unė mund tė hy nė ēdo profesion.
Nė kolegj nuk mė mungon gjė, kisha ēdo gjė qė mė duhej pėr studime dhe qėndrimin tim nė kėtė qytet. Koha e studimeve ka qėnė shumė e gėzueshme pėr mua.
Kam dashur shumė familjen time, veēanarisht nanėn time Nora, pėr dhėmbshurinė e tė cilės unė mendoj ditė e natė, pėr lodhjen e plakjen e saj. Duke folur pėr tė ardhmen time, me pėrjashtim tė kėtij ēasti nuk mund tė them asgjė. Sepse kur tė mbaroj studimet, qė ende i vazhdoj, nuk kam ndonjė rast tė mirė tė fatit pėr tė patur ndonjė kujdestar qė tė mė ndihmojė siē duhet.
Ai (profesori) mė donte shumė dhe gjithnjė shpresoja se do tė vazhdonte tė mė donte. Unė jam pėrpjekur me tė gjitha forcat qė tė mos ndryshonte respektin qė kishte pėr mua, jo duke e lypur kėtė, por me njė dashuri atėrore, aq dashuri sa kisha dhe unė pėr tė, sepse nė zėmren time kishte njė mirėnjohje tė madhe dhe shpresoja se me duart e mia kisha krijuar tė ardhmen time, pėr tė cilėn duhej tė kishte menduar.
Kur tė kem fat tė zė njė vėnd tė pėrshtatshėm, unė do tė sjell gjithė familjen time, nėnėn, vėllanė sepse unė nuk kam njeri kėtu nė Shkodėr dhe do tė bashkjetoj me ta.
Mbasi unė, e kjo ėshtė e natyrėshme, tė fitoj, do tė martohem duke shpresuar pėr njė jetė tė lumtur e tė qetė. Ja me pak fjalė, bėra njė pėrshkrim tė jetės sime tė kaluar deri nė kėtė ēast, por mė tutje pėr mua ēdo gjė ėshtė e panjohur.
P.Traboini, Shkodėr me 9.3.1908
Dorėshkrimi ėshtė pėrkthyer nga frėngjishtja, prandaj nuk ruan trajten dialektale. Interesant ėshtė se profesori i kolegjit, pėr tė cilin shkruan disi me pezm, i ka vėnė nė kėtė hartim pėrsėri notėn dhjetė. Mesa duket, Skanjeti kishte menduar pėr tė ardhmen e nxėnėsit tė vet, gjė tė cilėn Paloka akoma nuk e dinte, duke i afruar dorėn e vajzės sė vet Katrinės, mė tė cilėn Palok Traboini u martua sapo mbaroi studimet nė kolegjin italian.

Dorėshkrim nė frėngjisht dhe firma e mėsuesit
Andrea Skanjeti, i vjetri. Shkodėr, 6 Prill 1907
|