Hyrje | Biografi | P.Traboini | Donald Traboini | Hoti-Tuzi | Impresione

Jeta e njė tė riu emigrant pėrmes studimeve dhe suksesit (I)

DONALD TRABOINI
SHQIPTARI QĖ LA PAS GREKĖRIT NĖ ATHINĖ
DHE U NDERUA NGA KRYETARI I BASHKISĖ NĖ BOSTON

Ja kjo ėshtė Amerika! - thotė babai i Donaldit. - Tė merr pėrdore si njė fėmijė, t'i tregon tė gjitha shtigjet e mundėsive pastaj tė lė e mbase tė braktis, pėr tė krijuar mundėsinė tjetėr, qė gjithėsecili tė provojė forcat e veta...
  • Pjesa e dytė e shkrimit
  • Brezi i ri i shqiptarėve rrit krenarinė kombit nė Amerikė
  • DONALD TRABOINI fotografia qė u botua nė gazetėn "Boston Globe", 1998 Tomas Menini, kryetari i Bashkisė sė Bostonit, i dorėzon trofenė studentit shqiptar Donald Traboini Gazetari i gazetės "Illyria", Dalip Greca

    Shkruar nga Dalip Greca
    "Illyria"- Albanian - American Newspaper, New York
    Nr. 1316 & 1317, 13-15 & 17-19 February 2004

    Kisha dėgjuar se Donald Traboini kishte qenė njė nxėnės i shkėlqyer nė Athinė, njė student po i tillė nė Boston, ndėrsa tani njė inxhinier me plotė tė ardhme i elektronikės. Diēka kisha lexuar nė internet, por Dallėndyshe Dougherty, qė jeton nė Texas, qė para dy vjetėsh mė kishte tėrhequr vėmendjen pėr studentin e shkėlqyer: Pėrse nuk shkruan njė shkrim pėr atė djalė? Kam dėgjuar se fėmijėt e shqiptarėve nė Boston, kur i pyesin se ēfarė duan tė arrijnė nė jetė, pėrgjigjen: Tė bėhemi tė shkėlqyer, si Donaldi!
    Shtysa tjetėr, qė mė ēoi tek Donaldi ishte njė shėnim shumė dashamirės pėr bijtė e shqiptarėve emigrantė, shėnim qė mbėrriti nė postėn time nga Kroacia, Merita Bajraktari McCormack. Ajo vinte nė dukje pikėrisht cilėsitė e rralla tė Donaldit, i cili kishte sfiduar ksenofobinė greke dhe kishte triumfuar pikėrisht atje ku shqiptarėt emigrantė i ndėshkonin me operacione tip "Fshesė", ndėrkohė qė nė Boston kishte shkėlqyer sėrish dhe vetė kryetari i bashkisė ia kishte dorėzuar trofeun e fituar... A nuk e meriton ai pėr tė qenė nė qendėr tė gazetės?! Jo vetėm kaq, por edhe pse mė shumė se gjysmėn e jetės e ka kaluar nė mėrgim ai ėshtė deri nė asht shqiptar i mirė siē ėshtė dhe njė qytetar amerikan shembullor.

    * * *

    Po kush ėshtė Donald Traboini? Ky Shėn Valentin e gjen 24 vjeēar, madje sapo ka festuar 24 vjetorin. E ka festuar me plot miq e shokė. Kėshtu i ka festuar gjithmonė pėrvjetorėt e lindjes ai: herė me shokė e miq e herė me pjestarėt e familjes. Kjo pėr faktin se ka njė rreth tė gjėrė shoqėror falė njohjeve nė komunitetin shqiptar tė Bostonit, ku jeton qė nga viti 1995. Si shumė familje shqiptare, edhe ajo e Donaldit, nė fillim tė viteve '90 mori rrugėt e mėrgimit. Njė pesėvjeēar e kaluan nė kryeqyetin Helen, Athinė. Ky inxhinier i ri, mė shumė se gjysmėn e jetės e ka kaluar nė emigracion. Ėshtė shkėputur nga Atdheu, qė nė vitin 1993. E megjithatė ai ėshtė krejt shqiptar, deri nė qelizė.
    - Kurrė nuk e dėgjojmė qė tė flasė anglisht nė shtėpi, me pėrjashtim tė rasteve kur nė celular e marrin miqtė e tij tė shumtė amerikanė. E nė raste tė tilla, ai del diku nė njė kėnd a nė verandėn e prapme tė shtėpisė dhe flet anglisht, - mė shkruan i ati, Koleci.
    Mesazhi ėshtė i qartė: Nė kėtė shtėpi flitet vetėm shqip, vetėm kėshtu gjuha nuk vdes. Kėtu ēdo gjė ėshtė shqiptare. E kėtu kurrsesi nuk ka fanatizėm, as mungesė kulturė sepse ai buron nga familja Traboini, qė ka tre breza intelektualėsh, gjyshi Palok Traboini mėsues, poet e luftėtar i kryengritjeve pėr pavarėsi, bashkėluftėtar i Ded Gjo Lulit, babai gazetar, kineast e shkrimtar dhe vetė Donaldi inxhinjeri i ri shkencave kompjuterike.

    Por edhe rrėnja qė e lidh nga nėna Liliana me familjen Malita nga Libohova e Girokastrės ka edhe ajo ndikesėn e vet tek ai si njė shqiptar i kulturuar pėrtej nocionit tė lokalizmit e pėr tė mos qenė as kozmopolit pa tė djeshme e as ksenofob pa tė nesėrme.
    E theksoj kėtė fakt sepse me jetėn nė emigracion, qė ka kaluar Donald Traboini, me pėrparimet e jashtzakonėshme nė shkollė, ku ėshtė vlerėsuar si nė Greqi dhe nė Amerikė, ekzistonte shtrati pėr njė greqizim apo amerikanizim, siē ndodh jo rrallė me shumė fėmijė shqiptarė nė emigracion. Por tek Donaldi kjo nuk ka ndikuar. Ndoshta edhe si rrethanė se ai ėshtė pinjoll i njė familje me tradita atdhetare. Mund tė ketė shumė faktorė. Por qė tė jetosh nė njė mjedis tė huaj qė bėhet atdheu yt i dytė, tė shkollohesh aty, tė pėrshtatesh nė mėnyrė tė pėrsosur dhe brenda thelbit tėnd tė mbetesh zanafilla, kjo ėshtė vėrtetė njė ndjenjė e bukur. Por nė rastin e Donaldit mbase duhet shkuar deri larg nė fėmijėrinė e tij, tek mbresat qė i kanė mbetur tė pashlyeshme e qė flenė brenda vetes si ėndėrrime tė bukura a tė trishta e qė kurrkush nuk mund t'ia prek veē vetvetja.

    Fėmijėria nė Atdhe, Tirana e bukur,
    Shkodra dhe Gjirokastra...

    Babai i Donaldit, Kolec Traboini, pati njė jetė plot pėrplasje e kontraste; ai i provoi tė gjitha, qė nga mbetja jetim e rritja nė shtėpinė e fėmijės nė Shkodėr e nėpėr konvikte, e deri tek mbarimi i Universitetit e punėsimi nė Kinostudio, ēfarė do tė ndikonte tek ai qė tė pėrpiqej qė fėmijėt e tij, kurrėsesi tė mos kishin fatin e tė atit, tė njė fėmijėrie disi traumatike e pa ngrohtėsinė e familjes. Koleci, ende e kujton incidentin e hershėm, qė i ndodhi me ata tė partisė, incident qė ka lidhje me tė birin.
    Nė shkurt 1980, kur i lindi djalė, redaktori i Kinostudios nuk hezitoi t'ia vinte emrin Donald, ashtu si dhe vajzės ia kishte vėnė emrin Denisė. E thirri sekretari i Partisė sė institucionit dhe pasi e uroi pėr djalin i tha: Pse i ke vėnė djalit emėr amerikan? Redaktori u mundua tė lozte nėpėrmjet emrave Donald e Donart pėr tė dalė nga situata provokuese.
    E natyrisht, babai i Donaldit kurrsesi nuk mund t'i thoshte atij se ēfarė e kishte tėrhequr drejt kėtij emri, nuk mund t'i thoshte se ēfarė imagjinonte nė ėndėrrimet e tij pėr tė ardhmen e fėmijėve tė vet, se zot na ruaj, ata tė partisė kėrkonin tė dėshifronin jo vetėm emrat por dhe ėndėrrat.
    Duke patur babain shkodran e nėnėn gjirokastrite, Donaldi dhe motra e vet Denisa, nuk u edukuan si lokalistė; ata i patėn dyert tė hapura nė veri e nė jug tė Shqipėrisė. Patėn fatin tė jetojnė jo vetėm nė Tiranėn e bukur, ku kishin lindur, por edhe nė Shkodėr e Gjirokastėr.
    Kur motra shkonte pushimeve tė verės nė Shkodėr, Donaldi edhe pse 5-6 vjeēar merrte udhėn nė qytetin e Gjirokastrės me muaj tė tėrė. Dhe e pėrshkonte qytetin thuajse pėr ditė, qė nga rrėzė kalasė e deri poshtė tek stadiumi. Ndėrkohė Denisa e vogėl shkonte tek gjyshja e vet nė Shkodėr dhe atje ne plazhin e rėrėn e Velipojės provonte njė ndjenjė kėnaqėsie, qė nuk e gjente nė Tiranė. Kjo lėvizje nė hapsirė i jepte jetės sė tyre bukurinė e gjallėrinė e u ndizte imagjinatėn, se Shqipėria ishte shumė mė e madhe se Tirana e tyre e bukur. E tashmė falė kėtyre endjeve fėmijėrore kanė nė mendje e shpirt kujtime tė bukura e tė paharruara. Fėmijėria e tyre nuk ėshtė njė rrugicė e ngushte, qė tė ēonte vetėm tek dyert e kopėshtit apo shkollės fillore, ajo ka hapsira tejdimensionale nėpėr Atdhe.
    Donaldi, ruan nė kujtesė me fanatizėm e krenari tė gjithė pjesėn shqiptare tė jetės sė tij 24 vjeēare. Ai nuk mund tė harrojė ditėn e parė tė shkollės. Si tani kujton kur shkoi tek shkolla e dashur "Avni Rustemi", nė klasėn e parė me mėsuesen e kujdesshme, si njė nėnė e mirė, Antigoni Pandovski. Qė nė fillim mėsuesja do tė dallonte tek nxėnėsi seriozitetin e pazakontė pėr moshėn e tij. Donaldi mėsoi tė ishte i rregullt e kėmbėngulės. Madje qė atėherė mėsuesit i jepnin nė patronazh ndonjė bashkėnxėnės qė ishte i prapambetur pėr ta ndihmuar. Kėsisoj, Donaldi qė herėt fitoi dy tipare aq tė domosdoshme tė praktikės amerikane: tė udhėhiqte dhe njėkohėsisht tė punonte nė ekip. Nė njė farė mėnyre, Donaldi u bė qė nė fėmijėri njė mėsues i vogėl, ndaj e rrethonte dashuria e respekti i mėsuesve. Edhe tani e kujton fytyrėn e dashur e tė qeshur tė mėsueses simpatike Jolanda Pogu-Xhomo, qė nė ēdo rast i afrohej dhe i fliste me fjalė tė ngrohta.
    Ishte shkodrane dhe pėr koicidencė kishte qenė edhe mėsuese e babait tė tij, madje edhe Denisės, qė ishte dy klasė mė lart se Donaldi. I kujton gjithashtu me nostalgji shokėt e shoqet e klasės si Sonila Kasapin, qė tani studion nė Itali, Andi Bicin, djalin e poetes Valdete Andoni, Marion Pingulin, qė tani jeton nė Filadelfia, moshatarėt e shkallės sė pallatit, me tė cilėt lozte nė fėmijėri, Dorina Carapuli, Eni Xholin, Manjola Tatilin e tė tjerė.
    Atėherė prindėrit e regjistruan edhe nė Pallatin e Pionerit dhe dy herė nė javė pėrshkonte rrugėn "Myslim Shyri" me kitarrėn qė i binte deri nė tokė, sepse ai dhe kitarra kishin gati tė njėjtėn shtat. Donaldit ende i sillet nė kujtesė fėmijėria me bashkėmoshatarėt e tij. Ish koha qė edhe shumė fėmijė tė tjerė si Bojken Lako qė ishte komshiu i Donaldit e jetonin nė tė njėtin pallat kishin pasione pėr instrumentat muzikore. Fqinjia tjetėr, Orjeta Peēi Dado qė atėherė ishte njė talent i vėrtetė nė violinė.
    Por ardhja e viteve plot tension e shkėputen Donaldin ashtu si shumė fėmijė tė Shqipėrisė nga shokėt e shoqet, nga ėndėrrimet e fėmijėrisė e jeta e tyre do tė kalonte nėpėr trazirat e kohės.

    Nė kujtesė i fle krenaria: Kthim nė origjinė,
    nė Traboinin e Ded Gjo Lulit

    Edhe pse 11 vjeēar, ikja nga Atdheu qe e trishtė; ai provonte njė ndjenjė dhimbjeje e trishtimi bashkė. Sidoqoftė bashkė me to flinte dhe ėndėrra pėr tė parė botėn e ndaluar... Shkuan fillimisht nė Mal tė Zi, nė trojet e vjetra ku preheshin eshtrat e gjysh stėrgjyshėrve tė vet, nė Traboinin historik tė Hotit tė Ded Gjo Lulit.
    Ishte tepėr i vogėl pėr tė kuptuar rėndėsinė e momentit kur kėmbėt e vogla tė pinjollit tė traboinėve ktheheshin sėrisht nė trojet e lashta.
    Atėherė ishte e pamundur ta kuptonte simbolikėn qė tashmė ai e ndjen dhe i ėshtė mirėnjohės babait qė e ēoi sė pari nė Traboin, para se tė merrte udhėt nėpėr botė.
    Ky ėshtė njė moment i paharruar pėr tė gjithė familjen Traboini. Si e pėrjetuan ata kėtė moment? Le tė shfletojmė pėr njė ēast librin e babait tė Donaldit, me titullin "Gjurmė nė histori":
    "Megjithėse nė atė shkurt tė drithėrueshėm tė vitit 1991 e kishim ndarė mendjen pėr t'u larguar nga Tirana e pėr t'u vendosur nė Athinė, kurrėsesi nuk mund tė rrinim pa shkuar sė pari nė Traboin tė Hotit, nė Jugosllavi, nė fshatin e tė parėve tanė. Ai fshat e ai mal, tė cilin ne e mbanim si mbiemėr e do tė shkonim me tė kudo nėpėr botė, ishte ėndrra e ndezur dhe fantazia jonė e pėrbashkėt. Atje duhej tė shkonim sė pari. Me gruan dhe dy fėmijėt qėndruam nė shtėpinė e djalit tė xhaxhait tė Palok Traboinit, Pretash Gojēit, plak i fortė e i mbajtur, qė mė ēonte mallin e Martin Ujkės. Qysh nė kufi na priti i biri, Gjon Pretash Gojēi, qė ruante traditat mė tė mira tė fisit tė Gojēajve, qė tash ėshtė i shpėrndarė nėpėr botė, nga Amerika deri nė Australi. Shkuam bashkė me tim bir nėpėr rrugėt e fshatit. Nuk desha qė ai tė harrojė. Ishte fshati i gjyshit, qė dikur nė fillim tė shekullit, ecte nėpėr kėto shtigje, tamam si ai sot.
    Im bir bashkė me djalin e Gjon Pretashit shkonin tė mbushnin ujė nė Kroin e Traboinit. Unė qė i ndiqja me vėshtrim mė dukej sikur ishin imazhet e Palok Traboinit me Martin Ujkėn. Edhe ata kėshtu ishin dikur... Dhe kishin ēuditėrisht tė njėjtėn moshė... Dhe thėrrisnin nė kupė tė qiellit; edhe ata nė fillim - edhe kėta nė fund tė njėjtit shekull. Si ndryshon jeta. E Kroi i Traboinit me ujin e ftohtė po ai. Po ai qiell i kaltėr. Po ajo luginė e blertė me shkurre e drurė. Po ajo kasollė e ēekajve, si njė plakė e kėrrusur qė i falet qiellit prej njė shekulli. Pata fatin tė pi nė atė burim tė ftohtė ku ka pirė dhe gjyshi im Luc Ēekaj i Gojēajve. Im atė Palok Traboini. Ku pi tani edhe im bir Donald Traboini, qė loz e spėrkatet me moshatarin e vet Robertin e Gjon Pretashit. O ujė i kulluar i Kroit tė Traboinit. O mrekulli jetė. Sa mė shumė iki larg teje, aq mė shumė kam etje, njė etje qė mė shtyn tė kthehem, gjithnjė tė kthehem."
    Kėshtu si tė thuash, para nisjes sė shtegtimit si emigrantė nėpėr botė, Donaldi i vogėl sikur mori bekimin e trojeve prej tė cilit rridhte mbiemri dhe gjaku i vet. Ishte njė mbresė qė nuk mund tė shlyhej lehtė dhe koha do t'i jepte kuptime tė reja gjatė viteve tė rritjes e shkollimit. Ai gjithėsesi ishte i njohur me rrėnjėt qė i jepnin siguri pėr tė hedhur degė nė ēdo hapėsirė tė dheut. Sot, Donaldi e ndjen veten krenar pėr origjinėn e vet. Ai nuk ia harron tė atit qė i mundėsoi vizitėn e paharruar nė rrėnjėt e fisit.

    Donaldi, shqiptari qė la pas grekėrit nė Athinė

    Athina ishte njė qytet i madh e marramendės. Shumė mė i ngjeshur se Tirana. E lashta dhe e reja jetonin pranė e pranė me fare pak hapėsirė. Ritmi i jetės ishte i jashtėzakonshėm e lėvizjet e panumurta tė hutonin. Me njė fillim tepėr tė vėshtirė. Babai i Donaldit mezi gjeti njė jerevi tė vjetėr (shtėpi qerpiēi) me qera nė Kesariani tė Athinės, njė lagje kryesisht punėtore ku ishin vendosur grekėt e Smirnit pas luftės greko-turke. Njė vit jetė nė atė shtėpizė qė mbante erė balte e myku, dhe megjithė kujdesin qė bėnin, nuk mund tė kthehej nė njė banesė pėr tė qenė. Kur kujtonin apartamentin nė Tiranė, nė katin e katėrt e nė qendėr tė qytetit, ju vinte tė merrnin nga sytė kėmbėt. Po ku tė ktheheshin? Nga Atdheu vinin gjithnjė lajme plot tension qė nuk tė jepnin kurrfarė shprese.
    Donaldi megjithė motrėn, Denisėn u regjistruan nė shkollėn e Kesarianisė, ku bėri pėrshtypje ardhja e tė parėve shqiptarė nė atė shkollė. Por ndryshe nga se kishin dėgjuar e kishin parė nė televizion mėsuesit e nxėnėsit e shkollės sė Kesarianisė, panė motėr e vėlla, tė pastėr, tė rregullt, dy shqiptarė tė vegjėl, tė bukur qė edhe pse nuk dinin as dhe njė fjalė greqisht, me intuitė arrinin tė pėrvetėsonin lėndėt mėsimore. Me njė vullnet tė jashtėzakonshėm pas tre muajve ata mėsuan gjuhėn e pas gjashtė muajve u shfaqėn ndėr nxėnėsit mė tė mirė tė klasės.
    Ishte e egėr pronarja e restorantit ku punonin tė dy prindėrit, babai e nėna e Donaldit, qė nuk i linte tė afroheshin qė tė rrinin mbrėmjeve tek Platia para restorantit (se ku tė shkonin vėlla e motėr kur prindėrit e linin punėn nė njė apo 2 tė natės), mirėpo kishte edhe njerėz tė mirė nė Kesariani, qė Donaldit i kanė mbetur nė mendje. Greku i moshuar Miēo Surtis dhe gruaja e tij Vangjelo ishin shpirt njeriu, siē thonė pėr njerėzit e mirė me mirėnjohje, tė dashur e tė afrueshėm dhe shumė e shumė herė Xha Miēua shkonte e interesohej nė shkollė, duke u thėnė mėsuesve se fėmijėt e emigrantėve shqiptarė duhen ndihmuar. Xha Miēua sillte ndėr mend jetėn e tij si emigrant nė Gjermani, ku kishte punuar tipograf dhe kishte mbetur invalid i sėmurė nė mushkėri dhe thoshte se kishte shumė helm nė jetėn e mėrgimtarėve.
    Pas njė viti nė Kesariani, familja do tė shpėrngulej nė lagjen Pagrati qė ishte zemra e vjetėr e Athinės. Edhe Donaldi me motrėn ndėrruan shkollėn. Ardhja nė shkollėn e re sikur u dha krahė. Shumė shpejt ra nė sy pėrparimi i Donaldit qė do tė konsiderohej si nxėnėsi mė i mirė i asaj shkolle. Mėsuesit kishin njė admirim tepėr tė veēantė pėr nxėnėsin shqiptar, qė binte nė sy pėr inteligjencėn por edhe pėr bukurinė e tij. Ishte njė kontrast i jashtzakonshėm me atė ēfarė pėrshkruhej pėr emigrantėt shqiptar ēdo natė nė kanalet televizive, ku shfaqeshin fytyra tė shpėrfytėruara, jo pa qėllim.
    Duke parė kėtė pėrparim, njė jurist i njohur pensionist, Panajot Marketu, tė cilin Traboinėt e njihnin familjarisht nėpėrmjet sė shoqes, gruas sė mirė Ana, ndėrhyri nė drejtorinė e shkollės dhe nė Ministrinė e Arsimit, qė Donaldi tė kalonte dy klasė njėherėsh. Nė ministri fillimisht i premtuan qė ta merrnin nė njė provim kalimi dhe Donaldi gjithė verėn studioi mėsimet e njė klase mė lart. I pėrvetėsoi mrekullisht, mirėpo kur u paraqit pėr tė dhėnė provimet nė shtator 1993, ministria greke e arsimit refuzoi. Atėherė Avokat Marketu mori Donaldin e tė dy u paraqitėn nė ministri tek zyrtari i lartė i drejtorisė sė shkollave. Avokati Marketu i tha zyrtarit tė lartė pėr Donaldin, se ky ėshtė njė fėmijė, qė i ka kapėrcyer nė dije prej shumė kohėsh bashkėmoshatarėt e vet, prandaj ja ku e ke, pyete pėr ēdo lėndė dhe ai ėshtė nė gjendje tė pėrgjigjet. Zyrtari, edhe pse me paragjykime pėr emigrantėt, fillimisht u zbut dhe pranoi ta pyeste nxėnėsin shqiptar, i cili pyetjeve iu pėrgjigjej pa lėnė hapėsira hezitimi. U bind se fjalėt e avokatit tė moshuar ishin tė sakta e megjithatė nė fund tha: Kirje( Zoti) Panajoti, janė krejt tė vėrteta ato qė thua pėr kėtė djalė tė talentuar (titullari e dinte fort mirė se Donaldi ishte shqiptar) por ligji nuk e lejon. Nuk ka asnjė klauzolė pėr kalimin e dy viteve nė shkollat greke.
    Mėrzia e avokatit tė mirė Panajot Marketu ishte e madhe, por ai nuk donte ta lėshonte veten e i tha Donaldit:
    "Mė fal se nuk munda tė tė ndihmoj por ti me vullnetin qė ke do tė ndihmosh vetveten e do tė kesh njė tė ardhme tė shkėlqyer! Mos i harro fjalėt e mia dhe mos u praps nė qėllimin tėnd edhe pse mund tė hasėsh kudo kėsisoj burokratėsh."
    Atė vit mėsimor Donaldit do t'i dorėzoheshin dy diploma, si nxėnės me pėrparim tė jashtėzakonshėm, mė i miri i klasės e mė i miri i shkollės, lėshuar nga vetė ministri i Arsimit Jorgos Papandreu, qė sot ėshtė ministėr i jashtėm i Greqisė dhe kandidati kryesor pėr kryeministėr nė zgjedhjet e reja. Edhe njė vit mė pas Donaldi do tė shkėlqente si shqiptari qė la pas grekėrit. Me ceremoni nė shkollė, i dorėzohen dy diploma tė tjera po me firmėn e ministrit Papandreu.
    Ndėrkohė Donaldi bashkė me motrėn e vet Denisa, qė kishin ėndėrrime qė e tejkalonin jetėn e emigrantit nė Greqi, do tė vazhdonin edhe shkollėn private pėr mėsimin e anglishtes, sepse gjyshi me gjyshen nga nėna, Vasil e Agllai Malita tashmė i kishin shkuar nė Amerikė dhe duke qenė nėnshtetas amerikanė kishin bėrė kėrkesėn pėr bashkim familjar me vajzėn e tyre Liliana, nėnėn e Donaldit.

    (Vijon)

    Hyrje | Kopjimi | Lart