Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione

  GAZETA "EGNATIA" DHE MISIONI I SAJ
-- Gazeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi, botuar nga K. Traboini

Gazeta Egnatia e emigrantëve shqiptarë në Greqi
 
E G N A T I A

  • Botuesi dhe bashkepunetoret
  • Shkrime per emigracionin
  • Kronika te dhimbeshme
  • Art dhe kulture
  • Krijimtari letrare
  • Letra ne redaksi
  • Kujtimet e kryeredaktorit
  • Traboini dhe Egnatia në Athinë
  • Provë e madhe e karaktereve
  • Shenim i botuesit:

    Dalja e nje gazete shqipe ne Greqi dhe shperndarja e saj fillimisht ne sheshin "Omonia" e pastaj ne Praktorion e autobuzave te Athines, ishte nje ngjarje kaq befasuese dhe e papritur ne rradhet e emigracionit shqiptar, saqe shume kush nuk e besonte se ishte botuar nga vete emigrantet dhe aq me teper se ishte shtypur ne nje shtypshkroje te vogel greke ne Kolonaq te Athines. Dhe kur bindeshin nga fjala e shitesit te gazetes (qe ne te vertete ishte vete botuesi), atehere emigrantet plot entusiazem kerkonin te blenin dy tri dhe deri ne 10 gazeta per njeri duke thene se do ti shperndanin nder emigrantet e shumte qe kishte ne zonat ku punonin e jetonin. E keshtu ne menyre spontane dolen vullnetaret e pare te shperndarjes se gazetes se emigranteve.


    Emigrante shqiptare ne Omonia, qendra e Athines,
    duke blere gazeten "Egnatia", Mars 1995

    Por ky interes u shtua me daljen e numrave te tjere, sepse emigrantet ne faqet e saj lexonin per hallet e problemet e veta dhe e kuptuan se ne kushtet e nje indiference totale, si te shtetit shqiptar ashtu dhe te shtetit ku punonin si argat me gjysem pagese, tashme do te kishte nje organ qe do te fliste ne emer te tyre, qe do tu qante hallet e ku do te lexonin lajme e informacione nga Atdheu ne gjuhen ametare.
    Gazeta "Egnatia" nuk i genjeu kurre shpresat e lexuesve te vet se ajo do te bente nje lufte te jashtzakoneshme per te mbrojtur dinjitetin e emigrantit shqiptar, fytyra e te cilit, nen influencen e propogandes se shfrenuar te masmendias, ishte kthyer ne nje sinonim i se keqes, i dhunes, i egersise, i veseve te liga, i pabesise dhe krimit.
    Çfare nuk thoshte masmendja, televizioni e gazetat greke kunder emigranteve shqiptar. Mjafton te kujtoj se ne te paren nate te Vitit te Ri (1992) qe benin jasht Atdheut, shqiptaret emigrante ane e mbane Greqise, ne vend qe te gezonin se jetonin ne nje bote te lire, do te perjetonin nje tmerr te padegjuar kurre ne jeten e tyre. Programet e Televizioneve greke e kishin nderprere programin e argetimit, dhe per pothuajse nje ore do te merreshin me nje aksion blic policie ne disa fshatra e ne lagje te Athines per te kapur shqiptaret. Dhe kronika jepej direkt nga terreni, madje here pas here shkeputej programi e kthehej serisht, pasi komentatori thoshte "pa te shohim ç'te reja kemi nga aksioni per kapjen e emigrandeve te paligjesuar". Dukej qe çdo gje ishte e parapergatitur per nje gjueti spektakulare raciste antishqiptare.
    Ishte tronditese. Ishte e paimagjinueshme. Ky referen do te vazhdonte jo me dite por me vite deri ne absurdiditete te tilla me ngjyra shqiptarofobie e te çpikura nga klika Micotaqi,( te aplikuara me oreks edhe nga Papandreistet pasokxhi), si famekeqet aksione çnjerzore ne rang kombetar e me emer fyes e perbuzes "Skupa ja ton alvanus" - fshese per shqiptaret.
    Ketu duhet gjetur shkaku se perse u prit me aq dashuri e shprese gazeta "Emigranti-Egnatia" ne diten e 10 prillit 1993 ne qytetin e Athines.
    Ajo gazete e vogel modeste qe ne fillimet e veta gjeti dhe urrejtjen e renegatet shqiptare, qe ishin inkuadruar ne shoqata antishqiptare vorioepirote, veçmas nje shoqate fameke voriopepirote e himarioteve, e cila arriti deri atje sa kur e pane qe nuk po arrinin ta fusnin nen kontroll gazeten ,gjeten rrugen e tradhetise duke e spiunuar botuesin ne policine greke, e cila nuk vonoi te trokase ne shtepine ku banonte botuesi me familjen e tij. Por pavaresisht nga veshtiresite e pengesat, gazeta arriti qe me nje force te jashtezakoneshme shprehese te jepte kontribut per te thyer konceptet antishqiptare te masmedias greke, te televizionit e gazetave, ajo arriti te rroke vemendjen e kureshtjen e vllezerve tane te nje gjaku, arberesheve(arvanitasve) ane e mbane Greqise, te cilet nisen ta blenin gazeten me deshiren qe te mesonin e te lexonin shqip. Per me tej, gazeta arriti te kete influence pozitive ne rradhet shkrimtareve e artisteve greke, si tek i paharruari Aristidh Kola, studiues e personalitet i madh, ish president i Arvanitasve te Greqise, shkrimtari Kosta Valeta, aktorja Mimi Dennisi, shkrimtari G.Jiakumis, poetja Leta Kucohera e plot te tjere te cilet e pershendeten ngrohtesisht veprimtarine intelektuale dhe krijuese te emigranteve shqiptare. Gazeta saj mbrojti me kembengulje interesat e emigranteve shqiptare, qe hiqnin te zite e ullirit neper tere hapesiren greke. Ne faqet e saj gjen ngjarje renqethese dhe te renda qe pesonin emigrantet, duke u bere keshtu nje kronike e gjalle e fateve njerzore.
    "Egnatia" ushqeu tek bashatdhetaret ne mergim dashurine per Atdheun, nepermjet lajmeve e shkrimeve te ndryshme ajo paraqiste gjendjen ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni e Mal te Zi.
    Gazeta botonte ne faqet e saj edhe materiale ne gjuhen greke mbi zhvillimet demokratike ne Shqiperi dhe analiza e statistika nga zhvillimet ekonomike ne Bashkimin Europian, ndaj te cilit Shqiperia mbante nje qendrim inspirues me deshiren per tu inkuadruar ne rradhjet e saj.
    Ne faqen e pare gazeta kishte te vendosur flamurin e Bashkimit Europian me shprehjen "Drejt Europes". Ne fillim botohej me 4 e me pas me 12 e 16 faqe. Shtypej ne Athine dhe shperndahej ane e mbane Greqise, ndersa nje pjese e ekzemplareve te saj qarkullonte edhe ne Shqiperi.
    Jane te shumte bashkpunetoret e "Egnatias" nga rradhet e emigranteve shqiptare ne Greqi, gje qe e ben te pamundur te permenden te gjithe, por gjithesesi, mund te sillen emrat e atyre qe ishin me prane redaksise, me te shpeshte me shkrime dhe me aktive ne shperndarjen e gazetes, e cila ne fillimet e veta kalonte dorazi me nje veshtiresi te jashtzakoneshme dhe me vone do te kalonte neper linjat e shperndarjes se shtypit, ne Greqi dhe ne Shqiperi.
    Qe ne pergatitjen e numurit te pare te gazetes, qe doli me emrin fillestar "Emigranti", u kerkua ndihma e shkrimtarit Spiro Xhai qe jetonte ne Athine per nje lidhje me ndonje shtypshkroje greke e cila do te mundete te shtypte me germa shqipe, ndihme te cilen shkrimtari Xhai nuk e kurseu e per kete meriton mirenjohje. Dihet se greqishtja ka nje alfabet qe kurrnji germe nuk perputhet me latinishten. Kompiuteristet kishin veshtiresi te shkruanin me alfabetin latin dhe benin gabime te shumta.
    Me se fundi, pas peripecish te shumta, u gjend shtypshkronja e çiftit dashamires grek Eleni e Babi Golema ne rrugen Xhavella 3 te Kolonaqit te Athines. Nderkohe qe pas daljes se numrave te pare qe u perballua vetem nga botuesi, ne numrat pasuas nisen te behen te njohur autor te rinj shkrimesh dhe krijimesh letrare.
    Nder te paret bashkpunetore ishte Genc Çobani, gazetar, qe jetonte familjarisht ne Kesariani dhe punonte mekanik. Dhimiter Gjoka-Qeparoi do te ishte ai qe do ti jepte ndihmesen e tij te jashzakoneshme ne shperndarjen e gazetes sidomos te dielave bashke me Gencin dhe botuesin ne pazarin e Monastiraqit ku mblidheshin shume shqiptare.
    Poeti Gazmend Kapllani, student ne Universitetin e Athines dega filosofi, do te ishte bashkpuntori me i kualifikuar sa i perket temave te filosofise, shkences e letersise.
    Gazetes do ti afohej pianistja emigrante Marita Vuksani e cila do te angazhohej per shtrire influencen e gazetes ne rradhet e intelektualeve greke. Nje prej tyre ishte miku i dajos se saj, poetit fatos Arapi, shkrimtari grek Kostas Valetas qw arriti te prononcohet pozitivisht ne shtyp per krijimtarine artistike te emigranteve shqiptare. Ne faqet e gazetes "Egantia" do te spikasin emrat e Festim Litit , autor i shume e shume pershkrimeve emocionante dhe i poezive te ndjeshme, nje nga bashkpunetoret me te dalluar per bashkpunime dhe shperndarjen e shtypit ne Larisa, ku jeton edhe sot. Eglantina Kume, protagoniste e disa filmave artistike shqiptar, kineaste dhe krijuese letrare, ishte keshilltare e mire dhe entusiaste e gazetes, tashme autore e dy librave te botuar ne Shqiperi. Eglantina vazhdon te jetoj familiarisht ne Athine. Tatiana Qurku, poete e talentuar, e cila solli per faqet e gazetes poezi me ndjenja te holla dhe emocione fuqishme nga jeta e emigranteve. Rajmonda Diamanti ishte nje emigrante e talentuar ne moshen 15 vjeçare autore e disa poezive e pershkrimeve emocionante botuar ne "Egnatia" e me pas ne librin "Balada e largesive". Zhaneta Ogranaj, gazetare dhe poete e burgosur nga diktatura, e cila megjithe problemet e shumta qe kishte si ish e burgosur pa shtepi e katandi, e me femije emigrante neper bote, asnjehere nuk u shkeput nga gazeta dhe asnjehere nuk tha se u lodha. Te tille ishin edhe Ilia Vasili, Andon Dedi, Theodhori Prifti, Miho Gjini, Fredi Merkurri, Majlinda e Ilirian Zeneli, Arian Begaj, Frang Marku, Vat Shoshi, Save Velco, Kostaq Papa, Kostaq Canco, Angjelina Papalilo, e te tjere.
    Shpesh here redaksise i vinin shkrime edhe nga Shqiperia, si nga shkrimtari Nasho Jorgaqi, i moshuari Irfan Cela nga Tirana, ndersa letrat e emigranteve ishin te perhereshme ne faqet e saj. Gazeta pati jehone shume pozitive ne Shqiperi, dhe vleresime per te kane patur ne mjaft gazetat e perditeshme shiptare.
    Mbas largimit te botuesit e krijuesit te saj nga Greqia, gazeten e mori ne drejtim Floriana Paskali, e cila e shoqeroi ne pak numura deri ne mbylljen e saj. Megjithe zerat qe dolen ne shtypin shqiptar, qe "Egnatia" te rihapej, ajo nuk e pa me driten e botimit. Por gjithesesi, si nismetare e shtypit shqiptar ne Greqi, "Egnatia" e kishte kryer me se miri misionin e saj, duke zene nje vend te merituar ne historine e re te gazetarise shqiptare ne mergim.

    KOLEC TRABOINI
    Botues e kryeredaktor
    14 Janar 2003

    Hyrje | Kopjimi | Lart