Fjala që del nga zemra godet në zemër
EJVIS-MARIA XHAJANKA
Poezia juaj me mahniti me veçantine e saj, me trishtimin godites qe me gjithe dhimbjen e loteve syve, te dikton ta gelltisesh ate nyje ne fyt. Eshte nje dhimbje qe ju e shtyni deri ne limitin e perzise qe ia perplas me gjithe fuqi se tashmes, si nje shuplake tronditese, jini ju!
Kurre me pare nuk kam lexuar nje nderthurje te tille te shpirtit te brishte, ku dhimbja kthehet ne force goditese, ku renkimi:
"Oh, sa pak dashuri na ofroi jeta!" del nga nje gjoks i çjerre i nje fytyre te çjerre, floke leshuar.Ti, deshmitari i vetem i grahmave te fundit te dashurise... te atij imazhi delikat, mbledhur kruspull... Kur nga rendesa e dhimbjes, thyhet brinja nga ku del nje zog i kalter krahethyer, qe perpelitet... oh, eshte shume e fuqishme deri ne dhimbje! Sepse nuk gjen kurrkund nje sokak ku njerezit te duhen pa frike. Dhe erresira e heshtjes shuan feneret e shpirtit...
Shume e bukur, shume e rralle, e fuqishme ne ndjenje.
Fjala qe del nga zemra godet ne zemer. Ashtu prek dhe gjithe poezia juaj shpirtin e lexuesit, timin, duke ju adhuruar dhe ju uruar gjithmone pene te arte.
3 Shkurt 2003
|