Episod nga rrethimi i Shkodres
Palok Traboini i ngarkuar me mision nga Hasan Riza Pasha
Malesoret e Hotit e vazhduan luften gjate gjithe vitit 1912 kunder pushtuesve turq. Me 15 korrik gjate nje sulmi per te marre majen e Haramise ku ishin forca turke, Palok Traboini merr plage te rende ne ije, dhe detyrohet te leje luften e te zbrese per tu mjekuar ne Shkoder, ku nuk zgjat shume dhe afrohen trupat malazeze te cilat ishin angazhuar kunder turqeve. Dimri do ta gjente Shkodren te rrethuar, rrethim qe do te zgjaste shtate muaj, nga tetori deri ne prill te 1913. Dihen perpjekjet e patrioteve shkodrane qe te merrnin vete ne dore mbrojtjen e qytetit ne te cilen qendronte nje divizion turk i komanduar nga Hasan Riza Pasha. Shkodranet arriten te krijonin forca mbrojtese qe nga mali i Taraboshit, ne kodrat e Beltojes, te Berdices te Bardhajve. Patriotet shkodrane bene c'eshte e mundur qe qendresa te vazhdohej bashke me divizionin turk, por nen flamurin shqiptar. U bene perpjekje gjithashtu per te krijuar lidhje me forcat shqiptare kryengritese jashte rrethimit.
Ne ate kohe forcat malazeze me demagogji kishin arritur te shfrytezonin urrejtjen e kryengritesve te Hotit ndaj pushtuesve turq, dhe me premtime kishin arritur t'i terhiqnin per te mbajtur rrethimin, megjithese kjo ishte e perkoheshme sepse qellimet shoveniste do te merreshin vesh nga malesoret.
Shkodranet bashke me Hasan Riza Pashen kerkojne, dhe e therrasin Palok Traboinin te cilit i ngarkojne si detyre per te krijuar lidhje me luftetaret hotjane qe ndodheshin jashte rrethimit, diku nga kodrat e Bardhajve.
Paloka si e merr detyren, e shqyrton planin me njerzit me te afert e me besnike. I vellai vet Pjetri merr persiper kalimin e rrethimit bashke me letren per Ded Gjo Lulin, te derguar nga Komiteti per Shpetimin e qytetit dhe ne marreveshje me komandantin e forteses Hasan Rizane.
Pjetrin e percollen deri tek llogoret. Ishte biseduar me hollesi e deri ne detaje menyra e kalimit dhe kamuflimi. Pjetri do te paraqitej si nip i Ded Gjo Lulit dhe lishte ikur se nuk e duronte urine per vdekje qe kishte pllakosur qytetin. Dhe vertete vdekjet nga uria ishin te panumurta.
Arriti te kaloje mjaft shtigje dhe veproi saktesisht sipas planit qe kishin bere. E fshehu letren e cmuar ne nje vend ku fiksoi ne kujtes disa shenja dalluese. E la poshte nje guri. Pastaj me duar te ngritura iu afrua llogoreve te rrethuesve.
Ushtaret malazez e moren dhe e derguan ne komanden e tyre. Eshte e natyreshme se dyshimet se kishin te benin me nje spiun te te rrethuarve ekzistonin. Pasi e moren ne pyetje, Pjetri krejt i qete u tha se kishte ikur nga uria dhe se kerkonte te bashkohej me bashefshataret e vet, qe ishin inkuadruar ne forcat rrethuese. Dhe nuk harroi te shtoje se ishte nipi i Ded Gjo Lulit.
Kete pretendim te fundit, malazezet e dyshuan prandaj dhe njoftuan Ded Gjo Lulin.
Deda sa e pa Pjetrin te lidhur, e njofti menjehere sepse ai kishte hyre e dale shume here ne shtepine e Palokes dhe te Pjetrit ne Shkoder. Nderkohe Deda, qe ishte njeri shume i zgjuar nga natyra, menjehere e nuhati se dicka fshihej ne kete mes, prandaj pyetjes se cfare lidhje kishte me te arrestuarin, ju pergjigj menjehere se e kishte nipin e vet. Malazezet e liruan Pjetrin dhe ky e njoftoi Ded Gjo Lulin per planin e hartuar nga Komiteti i qytetareve shkodrane per shpetimit e Qytetit, duke bashkerenduar veprimet e forcave shqiptare brenda e jashte rrethimit.
Ded Gjo Luli nisi te mendoje e te organizoje forcat per zbatimin e ketij plani por ngjarjet do te merrnin rrokullimin ne nje drejtim tjeter te paparashikuar e te padeshiruar. Me nxitjen e Esat Toptanit, Osman Bali do te vriste Hasan Riza Pashen, me qellim qe t'i mirrte komanden e trupave mbrojtese, sepse ishte nenkomandant. Tradhtine e dyte Esati do ta bente pasi do te merrte komanden, duke ia dorezue Shkodren malazezve me 22.4.1913.
Faktin qe Palok Traboini eshte ngarkuar me mision nga Hasan Riza Pasha per te nderlidhur forcat mbrojtese me malesoret jashte rrethimit, e thote edhe studiuesi Mikel Prenushi, i cili e ka verifikuar vete, gjate studimit te dokumentave ne Arkivin e Shkodres, dhe shton se Paloka ka komunikuar direkt me Hasan Riza Pashen, sepse dinte turqishten.
Edhe ne librin e Prenk Ulit, botuar para disa vjeteve, kushtuar figures se Hasan Riza Pashes ne rrethimin e Shkodres, shkruhet se nje nder ata, qe jane ngarkuar nga Hasan Riza Pasha per te organizuar lidhjet ne mes te forcave patriotike shqiptare brenda e jashte rrethimit ishte edhe Palok Traboini. Referencat e autorit Prenk Uli jane nxjerre nga dokumentat arkivale autentike te luftes per mbrojtjen e Shkodres.
Ndersa fati i vellait te vetem te Palok Traboinit do te ishte teper tragjik. Ne fund te janarit 1916 kur qyteti u pushtua nga Austro-Hungaria, ai arrestohet nga austriaket dhe dergohet per te punuar ne minjerat e Austrise, bashke me mjaft shqiptare te tjere. Kthehet i semure me tuberkuloz nga puna e rende dhe keqtrajtimi, dhe pasi vuan disa muaj, vdes ne moshen 24 vjeç dhe i pa martuar.
|