| Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione |
FRAN CAMAJ,Tuz
![]() Fragment nga njė fotografi nga arkiva Marubi me shėnimin "Disa nga krerėt e Malėsisė nė vitin 1908". 1-Ded Gjo Luli, 2-Deli Meta, 3-Ded Nika, 4-Palok Traboini e tė tjerė.
Ėshtė detyrė e jonė njerėzore, humane e patriotike qė t i pėrkujtojmė
njerėzit e mėdhenj, njerėzit qė kanė sakrifikuar gjėnė mė tė shtrenjtė pėr
interesa kombėtare e njerėzore, siē ėshtė heroi ynė kombėtar Dedė Gjon Luli,
i cili u vra tradhtisht nga dora e zgjatur serbe, nė ditėn e sotme 90 vjet mė parė.
Shumė pena tė shquara dhe shumė njerėz tė ditur nga gjiri i popullit tonė, i
kanė thurė kėngė artistike e popullore kėtij tribuni tė popullit, i cili
atdheut i dha ēka kishte- jetėn e vet dhe tė dy djemve, duke na lėnė kujtimet
mė tė bukura dhe porosinė- Amanet atdheun! Luftoni sė bashku pėr ideale tė larta
kombėtare se jemi njė!. Me porosi tė ngjashme dhe tė shenjtė e fillon
poemėn e vet Lufta e maleve, shkrimtari, mėsuesi, patrioti e
bashkėluftėtari i Dedė Gjon Lulit, Palokė Traboni (Gojēaj), i lindur nė Nabom, te Kroi i
Traboinit nė vitin 1988, i shkolluar nė Shkodėr, mėsues nė Prizren, Shkodėr,
Bajzė, Tuz dhe shumė fshatra tė Malėsisė, autor i disa artikujve tė botuar nė
revistat e kohės, kryesisht nė Bashkimi dhe i poemės nė fjalė prej rreth
1600 vargjesh.
........................................................
Bashkė kem ra nė fushė t mejdanit: [1] Porosia e kėtyre dhe e vargjeve qė pasojnė, ėshtė e qartė dhe u drejtohet shqiptarėve nė kohėn kur Perandoria Osmane miratoi kushtetutėn e re, nė korrik tė vitit 1908.
Prandaj sot po bajmė rixha [2] Poeti i kėndon vitit 1908, kur nė Perandoria Osmane, nėn presionin e xhonturqve, bėri disa ndryshime tė cilat i jepnin shpresė popullit shqiptar, tė robėruar afro pesė shekuj, se nė mos do tė fitojė lirinė e plotė, do tė lirohet nga shtrėngicat e mėdha tė asaj robėrie dhe do tė marrė frymė mė lirisht. Kushtetuta, tė cilėn autori Traboini e quan ligj, u prit me shpresė tė madhe sa qė u kremtua me tė shtėna nga armėt, me brohoritje tė grave dhe tė fėmijėve, pleqve dhe tė rinjve, madje me aq gėzim e shpresė sa qė njerėzit e krahasonin me lirinė:
sidomos kjo Shkodra jonė [3] Pėr kėtė eufori politike tė rastit flasin edhe Dom Ndoc Nikaj, ...Pėr nji javė rresht ngiati festimi [4] Zonja Durham Por pavarėsisht nga euforia e pėrgjithshme, unė e dija se lufta e Shqipėrisė pėr njohje ndėrkombėtare sapo kishte filluar... [5] dhe shumė tė tjerė. Po Zonja Durham nuk do tė ishte ajo qė ėshtė si tė mos e kuptonte qėllimin e Sulltanit dhe momentin nė tė cilin u bėnė, gjegjėsisht u premtuan, kėto reforma. E dinte se armiku nuk heq dorė lehtė nga qėllimet e veta. Tė gjitha ato premtime dhe ligje tė reja ishin vetėm fjalė boshe, tė folura ose tė shkruara, njėsoj. Nė vend se shqiptarėt tė gėzojnė lirinė e premtuar, Sulltani sjell ligjin e ri qė tė gjithė shqiptarėt t i dorėzojnė armėt, qė do tė thotė, tė ēarmatosen. Ėshtė i qartė qėllimi i kėtij ligji pėr realizimin e tė cilit ngarkohet, sipas autorit Traboini, Dėrgut Pasha famėkeq, i cili kėtė aksion e filloi nė Kosovė pėr tė vazhduar mė vonė nė Shkodėr, duke premtuar gjoja jetė civilizuese si nė gjithė Evropėn. Natyrisht se as kosovarėt as shkodranėt nuk pranuan lehtė tė ndahen nga arma, i vemi mbrojtės i jetės dhe nderit tė tyre. Shqiptari ka lindur, ka jetuar dhe ka vdekur me armė nė dorė. Kudo ka shkuar, armėn nuk e ka hequr nga krahu. Kėtė rrugė dhe kėtė veprim nuk e ka zgjedhur ai, por ia kanė imponuar tė tjerėt, armiqtė shekullorė, qė atė dhe vendin e tij e kanė mbajtur tė robėruar shekuj tė tėrė. Kur nuk ndihmoi dredhia, Dėrgut Pasha atyre u dėftoi pushkėn e topin, ēengelat edhe konopin. Aq shkoi larg sa vrau e preu gra e fėmijė, burra e tė rinj, tė pafajshėm se tė fajtorė nuk kishte. Nuk mund tė jetė fajtor ai qė lufton pėr lirinė e vet dhe tė vendit, ai qė lufton pėr dinjitetin e vet njerėzor e kombėtar, ai qė mbrohet e nuk sulmon. Populli u gjet nė situatė tejet tė vėshtirė. Nuk mund t i duronte torturat, vrasjet dhe keqtrajtimet e pėrditshme tė Xhavit e mė vonė tė Dėrgut Pashės me ordi tė vet. Nuk kishte rėndėsi pėr armikun a ėshtė i njėrės apo e fesė tjetėr. Tė gjithė ishin tė njėjtė para shpatės sė mprehtė tė tij. Krimet ishin tepėr tė tmerrshme sa qė:
U mnerue dynjaja e ngeli, [6] Pas Kosovės dhe Shkodrės i erdhi radha Malėsisė, nė krye tė tė cilės gjendej trimi Dedė Gjo Luli, pa fjalėn e tė cilit nuk merrej asnjė vendim i rėndėsishėm. Dedė Gjo Luli nė veprėn e Palokė Traboinit ėshtė ... trim dai, qi si le shoqi nė Malsi, pastaj ...Trim me fletė, qė pėr Shqipni ka da me dekė. Si i tillė, ai nuk do tė flasė nė emėr tė Malėsisė, pa dėgjuar mendimin e krerėve tė saj edhe pse fjalėn e tij nuk e thyente lehtė askush, ngase ajo ishte e menēur dhe me mend. Ajo dilte nga zemra bujare dhe e pastėr e tij, qė rrah vetėm pėr atdhe dhe popullin shqiptar. Nuk ka gjė mė tė shtrenjtė se ato, madje as familja as jeta. Andaj nė gojėn e trimit tonė Traboini, vė kėtė fjalė:
Unė i herė, thom sa pėr veti, [7] Dedė Gjo Luli nuk ka dilemė se si tė veprohet. E di se vetėm lidhja e besės e shpėton atdheun dhe e shporr armikun nga trojet tona. Me armikun nuk ka kompromis, andaj insiston qė:
me lidhė besė duhet nditė tsotit [8] Pėr faktin se ishte i tillė: patriot, trim e guximtar, besnik e i urtė, udhėheqėsit e fiseve tė Malėsisė, nė kuvendin e burrave do ta venė tė parė, duke e porositur qė tė punojė mbarė, si di ai, por edhe t i ēojė fjalė Dėrgut Pashės ... se n Malsi s ka pse me dalė. Trimin e maleve mė shumė e gėzon vendosmėria e krerėve tė Malėsisė dhe e bashkėluftėtarėve tė vet qė tė mos pranojnė urdhrin e pashait as tė Stambollit qė t i dorėzojnė armėt, se sa detyra qė ia caktuan ata. Trimat si Dedė Gjo Luli nuk dinė tė frikohen. Pėr ta nuk ka jetė pa liri. Vdekja nė luftė pėr liri ėshtė e bekuar, kurse jeta nė robėri ėshtė e mallkuar. Andaj qet kushtrimin:
prej pesėmbdhetė e n shtatdhet vjet [9] Tė gjitha kėto ngjarje i paraprinė Kryengritjes sė madhe tė Malėsisė tė vitit 1911, tė cilėn autori i poemės Lufta e maleve e pėrshkruan prej kėngės sė tretė e deri nė kėngėn e shtatė dhe tė fundit. Dedė Gjo Luli, edhe pse trim dhe i guximshėm, nga familja atdhetare e bujare, shtyllė e Hotit dhe e Malėsisė, asgjė nuk do tė kishte arritur pa ndihmėn dhe mbėshtetjen e burrave dhe udhėheqėsve tė fiseve malėsore, pa pėrkrahjen e luftėtarėve, burrave dhe trimave tė Malėsisė, siē ishin Deli Meta, derė oxhaku, qė u betua se Pa mmbrri deri n gju gjaku, Hyrrit n dorė kurr nuk i bie; Tomė Nikolla, qė i nxit bashkėluftėtarėt e vet Pra t gajresim me qindrue, se thom orėn e kem ēue; Mirash Lucė Kastrati, i cili la nam nė histori; Dedė Preēi plak i vjetėr e bajraktar, qė kishte vendosur tė japė jetėn pėr atdhe, pastaj Trimi si rrufe ky Gjelosh Gjoka, djal sokol qi se ka toka; Mirash Luca me treqind shokė fort tė dukshėm pėr pashi, burra t zgjedhun pėr trimni; Nikollė Miri, qė nuk frikohet para asnjė armikut; Prelė Keri qė gjithmonė kje rrfe e seferi; Preloc Prek Peci, Selim Beci, Nikė Gjo Leci, Zef Koleci, Gjekė Mal Gjoku, Kol Doda, Nikė Kol Celi e Lekė Marash Peci, djem sokola e trima si zana, Gjon Ujk Ēeku, i cili dha jetėn trimėrisht afėr kalasė sė Shipshanikut e shumė e shumė tė tjerė. Nuk ka si humbet lufta me trima e luftėtarė tė tillė, thoshte Dedė Gjo Luli. Andaj pėrsėri bėn thirrje:
Kush lavdohet se asht Shqiptar, [10]
Kėsaj thirrje tė Dedė Gjo Lulit iu pėrgjigjėn tė gjitha fiset e Malėsisė
dhe tė rajoneve tjera: Zagora, Shkreli, Kėlmendi,, Rranxa e Mbishkodrės,, Boga,
Rrjolli, Reē e Lohe, Shalė e Shosh, Grudė e Hot dhe tė gjithė ku ka
shqiptarė, shkruan Traboini, i cili, thekson se Nė Traboin....filloi lufta e u
suell e mbara. Fjala ėshtė pėr betejėn e njohur tė Qepurrit (herė Cjepurr
herė Gjepurr e pėrdor autori) tė 25 marsit tė vitit 1911 nė tė cilėn e humbėn
jetėn nėntė traboinas trima, nė mesin e tė cilėve edhe dy djemtė dhe i
vėllai i Lulash Zekės, pastaj trimi Kolė Marash Vata, i cili para vdekjes ankonte
Drue prej gjakut m a dryshkė shpata, Ujk Gjelosh Leka e tė tjerė. E vėrteta
ėshtė se Kryengritja e Malėsisė ka filluar me sulmin e malėsorėve nė postėn
ushtarake tė Rapshės njė ditė mė parė. Sigurisht se autorin e ka tėrhequr tė
thotė kėshtu duke pasur parasysh se beteja e Qepurrit pėrfundoi me fitoren e
lavdishme tė traboinasve, por edhe me shumė viktima, sa s e mban mend i
qind vjeē plaku. Pėrndryshe krijuesin letrar shpesh herė e joshin mė shumė
trimėria, vdekja heroike dhe shumė rrethana tjera tė luftės sesa edhe vet faktet
historike. Kėtė poemė autori e shkroi nė Prizren nė Vitin 1911 kur atje
punonte si mėsues. Edhe pse larg vendlindjes, ka qenė mirė i informuar pėr
luftėn qė zhvillohej nė Malėsi dhe gjetiu nė atė vit vendimtar pėr shqiptarėt dhe
Shqipėrinė. Ai nga Prizreni u kthye nė vendlindje pėr tė marrė pjesė nė
mbrojtjen e saj. Palokė Traboini ishte pjesėmarrės nė Kryengritjen e
Malėsisė sė Madhe. Madje, ai plagoset nė betejėn nė Majėn e Harimės, mė 15 korrik 1912 nė
luftė kundėr pushtuesve turq... [11]
Aty at-herė Kolė Dedė Gjo Luli [13] Autori pėrshkruan gėzimin e madh tė traboinasve dhe tė malėsorėve tjerė, tė cilin e shprehėn me eufori tė madhe, me tė shtėna nga armėt dhe me brohoritje:
Rrnoftė flamuri e rrnoftė Shqipnija, [14] Pėr dallim nga Petraq Pepo, Palokė Traboini flet pėr dy flamuj; njėrin qė e shpalosi dhe e vendosi nė blirin nė oborr tė Kishės sė Traboinit i biri i Dedė Gjo Lulit, Kola, kurse tjetrin, qė heroi ynė Dedė Gjo Luli ua dha djemve tė Hotit dhe i porositi:
ēonju tash, djelt e mi, [15] Dhe ashtu ndodhi. Tė njėjtėn ditė, vetėm pas disa minutash, djemt petrita, siē i quan poeti:
n kulm Deēiqit me iu njitė [16] Shtrohet pyeta se a ėshtė fjala pėr flamurin qė ėshtė ngritur mė 6 prill tė vitit 1911 nė Bratilė, apo pėr ndonjė flamur tjetėr ngase thuhet se Dedė Gjo Luli donte ta ngriste Flamurin kombėtar pėrsėri nė Deēiq, njė vit mė vonė, pėr faktin se Deēiqi ishte bėrė simbol i luftės, i qėndresės dhe rezistencės sė madhe, simbol i sakrificės sė malėsorėve gjatė Kryengritjes sė Malėsisė, por edhe para fillimit dhe nė vazhdim tė saj deri nė ēlirim pėrfundimtar nga Perandoria Osmane. Nė fund tė marsit 1912 filloi me u folė se Dedė Gjo Luli kishte ndėrmend ta ngrente pėr tė dytėn herė Flamurin e Shqipnisė faqe mbarė popullit dhe kjo tu kallxonte tė gjithėve se lufta qė bahej, sė bashku me anėt e tjera tė Shqipnisė, bahej pėr lirinė e ardheut tonė_[17]_ (aoldb: //mail/write/template.htm#_ftn17) . Madje mendohet se flamujt i solli vet autori i poemės Lufta e maleve, Palokė Traboini pėr t i ngritur jo vetėm nė Deēiq ose Bratilė, por edhe nė shumė vende tjera pėr tė nxitur popullin nė luftė kundėr armikut. Pėrndryshe, pėr marrjen e majės sė Deēiqit malėsorėt kanė luftuar shumė herė ngase aty vendoseshin forca tė mėdha tė armikut dhe nga aty kontrollohej shumė mė lehtė tėrė pjesa fushore me qendėr Tuzin, por edhe rajonet malore tė Hotit dhe tė Grudės, nė veēanti Traboini, Ksheva dhe fshatra tjera tė pėrreth. Gjatė asaj kohe ky mal kalonte herė nė duart e malėsorėve, herė nė duar tė armikut. Kėtė e vėrteton edhe kėnga popullore Lufta e kojasve ėn Deēiq kushtuar shtatė trimave tė Kojės qė dhanė jetėn nė njė betejė tė pėrgjakshme me forcat turke pėr majėn e Deēiqit dhe tė cilėve trashėgimtarėt e tyre nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės sivjet u ngritėn njė lapidar nė shenjė nderimi dhe respekti.
Koja e vogėl i pakicė, [18]
Se nuk ėshtė fjala pėr ngritjen e Flamurit nė Deēiq, mė 6 prill 1912 nė
pėrvjetorin e ngritjes sė flamurit nga Nikė Gjelosh Lulit tregojnė disa fakte.
Mė parė do tė thosha se ėshtė fjala pėr ngritje tė shpeshtė tė flamujve tė
vegjėl kudo qė ishte e mundur. Pse them kėshtu? Nė Hylli i Dritės nr. 11,
1937, faqe 523 shkruan: Nė verė tė vitit 1911 gjendeshin Gruda e Kastrati tė
mbledhun nė Gradinė tuj pritė ndonji urdhėn tė ri. Nė ato ditė mbėrritėn
prej Podgorice 12 italianė vullnetarė... Kje kėtė rase qė njė farė Pal Gjoni prej
Grude me vu nji flamur nė shtizė tė gjatė e ngrehi nė Suka tė Grudės me gėzim
tė gjithė malėsorėve, qė brohoritshin pa da e qitshin pushkė. S asht pėr
tu harrua se nė kėtė kohė shpėrndajne flamuj kombėtarė ndėr malėsorė Pjetėr
Nushi e Kol Ivanaj e ma vonė Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon
Prendi, Hiluk Koliqi e Palokė Traboini. [19] Kjo e dhėnė e pėrjashton mundėsinė
qė nė poemėn Lufta e maleve tė bėhet fjalė pėr ngritjen e kėtyre flamujve nė vitin 1912 ngase nė tekstin e
lartpėrmendur bėhet fjalė pėr verėn e vitit 1911 e mė herėt. Nga ana tjetėr
nė kėtė poemė nuk flitet fare pėr luftėrat e vitit 1912 ngase autori atė e ka
shkruar nė vitin 1911 nė Prizren. Pra kjo mundėsi pėrjashtohet dhe mbetet tė
mendojmė nėse kėta flamuj i kanė paraprirė ngritjes sė flamurit mė 6 prill
tė vitit 1911 apo janė ngritur mė vonė. Besoj se fjala ėshtė pėr mė vonė ose
mė herėt ngase autori do ta kishte pėrdor emrin e Bratilės, si edhe nė pjesė
tjera tė poemės dhe do tė pėrmendej Nikė Gjelosh Luli qė me aq dashuri e
dhimbje shkruan pėr jetėn dhe vdekjen e tij. Megjithatė, mundėsi qė tė bėhet
fjalė pikėrisht pėr flamurin qė ėshtė ngritur mė 6 prill tė vitit 1911 nuk
pėrjashtohet, por gjasat janė tė vogla. Them kėshtu ngase dihet se edhe pas
ngritjes sė flamurit nė Bratilė, pėr mbrojtjen dhe marrjen e Deēiqit janė
vrarė shumė luftėtarė malėsorė dhe tė armikut.
kto premtime me i kqyrė mirė, [20] Mė nė fund, sipas vargjeve tė fundit tė poemės Lufta e maleve, trimi Dedė Gjo Luli, pas bisedės me krerėt e Malėsisė dhe shqyrtimit tė situatės, megjithatė u drejtohet luftėtarėve dhe malėsorėve tjerė qė i kishin lėshuar shtėpitė e veta, me kėto fjalė:
Po ndigjo, mori Malsi, [21]
Poema Lufta e maleve ėshtė njė poemė e gjatė, e shkruar nė ditėt mė tė
vėshtira, por vendimtare, tė malėsorėve dhe tė popullit shqiptar. Ėshtė njė
lloj himni qė i kėndohet lirisė, njė kushtrim pėr luftė me njė armik shumė
mė tė fuqishėm, por qė nuk mund tė fitojė vullnetin dhe dėshirėn e popullit pėr
ēlirim nga robėria shekullore, ėshtė njė klithėm e madhe e njė patrioti
malėsor e shqiptar qė lufton me pendė dhe shpatė, njė britmė e madhe qė del nga
zemra e autorit tė saj, i cili tėrė jetėn ia kushtoi atdheut dhe njerėzve tė
vet. Duke lexuar vargjet e Luftės sė maleve lexuesit i kujtohen dhe i duket se
kanė mjaft ngjashmėri me ato tė poetit tė madh kombėtar Gjergj Fishtės nė
Lahutėn e Malcis edhe pse kjo e dyta ėshtė e njė niveli shumė mė tė
lartė letrar e artistik. Fishta me veprat e veta arrin tė krijojė stilin e vet,
stilin fishtian, qė dallohet shumė lehtė nga tė gjithė tė tjerėt. Kjo i mungon
veprės sė Traboinit, por jo vetėm tė atij. Poema Lufta e maleve ėshtė
njė sprovė e autorit qė nga krijimtaria gojore, tė krijojė njė vepėr letrare, mė
mirė tė them njė poemė mjaft tėrheqėse pėr lexuesin dhe nxitėse pėr
njerėzit e atėhershėm qė mbronin ēdo pėllėmbė tė tokės sė vet. Pra Lufta e
maleve ėshtė njė poemė e mirė e inspiruar dhe e krijuar nga kėngėt popullore, tė
sintetizuara dhe tė bashkuara nė njė tėrėsi. Poeti pėrmes kėsaj poeme i
kėndon njė ngjarjeje tė madhe historike, kronologjikisht si ėshtė zhvilluar ajo, sipas
rrjedhės sė ndodhive, duke mos mbetur rob i saktėsisė sė kohės dhe vendit
tė zhvillimit tė tyre. Gjuha qė pėrdor autori i takon tė folmes sė Malėsisė
sė Madhe, pa ndryshime e zbukurime. Simbolet dhe figurat stilistike janė tė
shpeshta dhe tė llojllojshme, pėrndryshe ashtu si edhe nė letėrsinė popullore,
nė tė cilėn aq shumė mbėshtetet autori. Poeti nė kėtė poezi tė gjatė
zakonisht pėrdor tetėrrokėshin dhe dhjetėrrokėshin dhe shumė rrallė gjashtėrrokėshin.
Rima ėshtė e puthme, e kombinuar dhe shpesh e krijuar edhe me zor. Duket se
autorin mė shumė e ka preokupuar qėllimi qė poezia e tij tė jetė tėrheqėse
pėr lexuesin, nxitėse pėr luftėtarėt e lirisė dhe tė mund tė kėndohet nė raste
dhe situata tė ndryshme se sa normat letrare e artistike. Nė kėtė drejtim
mendoj se ia ka arritur qėllimit plotėsisht. Tuz, mė 24.09.2004 Mbajtur ne Konferencen shkencore pėrkujtimore me rastin e 90 vjetorit tė vrasjes sė heroit kombėtar Dedė Gjo Lulit
L I T E R A T U R A
- Kolec Traboini, Gjurmė nė histori, Athens-Boston 1995
____________________________________
[1] K. Traboini Gjurmė nė histori P. Traboini Lufta e maleve, poemė, Athens-Boston 1995, fq.49
Shėnim nga Fran Camaj: |
| Hyrje | Kopjimi | Lart |