«Bashkimi», Shkoder, Nr. 13, 27 Mars 1910
GJAK PA GJAK
Zef Nik Pretashi prej Traboinit (Hot, ditė e diel me 13 tė kėtij muaji, nė sahatin turqisht nadje), u nis prej shtėpis sė vet pėr zį te njė mik i veti nė Kastrat, i vetem pa kurrkėnd.
Tė mbrritmen nė Qaf tė Hardhisė, ku asht kufini me Hot e Kastrat, lodhun prej rruget, u ul me pushue nji grimė herė, e me dredhė njė cigare duhan, kur shi nė at kohė sheh dy djelmoēa tė ri, bojagi tė pickatun e tė partallisun, si kah ana e armėve ashtu edhe nga ana e veshjeve, tė cilėt hiqnin gjithnjė thekatueshėm prej kėtij tė Hotit. Tė pėrpjekun me ta u folnė dorė pėr dorė.
Masandej u ulne me ndej me tė, e ky me tė shpejt u nxorri kutinė me mbshtjellė duhan, e tuj pyet shoq me shoq si jeni me rob e gja a po mbaheni, filluen me ra nė bisedė e duke e shty kuvendin gjithnji e ma gjatė. Kėta dy djelmoēa e pyesin: Ka je, ka po vjen e ka po shkon more dai (zotni)?
Ky nafakziu pa fe sherrijet ju pergjegj vrap: More dait e dheut, unė jam prej Malit tė Traboinit, e jam nisė me shkue nė Kastrat e mė pa njė mik temin, po besa me dro tė madhe jam nisė, veē taft e baft. Njani prej tyne ja priti me turr se ēfarė friket ke lum daia? Besa e trimave frikė edhe tė madhe fort, pse tash tri katėr vjet, em vlla pat vra pėr gjak njė tė kushurinin tonė, Tahir Talin prej mahadhės sė Halae e tė birt e ti me gjithė rod gjak qė kanė, orvaten pajada se si me vra njė mashkull tonin, me e marr atė gjak pa gjak, si i thonė njė fjalė, pėr arsye se qė na kena pas marrė gjakun e jo ra nė gjak, por ec e mbushjua mendjen atyne. Ata as nė kohė tė pajtimit nuk deshtne me ditė gja nė kėtė punė e le mos me e zgjat, ata janė faqe e zezė e tė pabesė, e me diktue se jam kėtu, pak kishin me ju dukė me i qitė 10 vetė nė pritė, e s' kishin me mė ndrrue me mish dashi.
Ah! pėr kėtė punė ban pallė, lum miku i dashtun, ju gjegjen tė dy pėr nji za. Ata zoti e di ku janė tash, por edhe me kenė, na ja tek jena me ty, prandaj s'kishin me pasė ēka tė bajnė. Bile as me lule s'kishin guxue me tė prekė, e ti ēou se po tė pėrcjellim na deri ku tė duesh.
U ēuene e u nisėn pėr rrugė, por vaj-medet pėr tė tretin se ēudhė po ndiqte.
Tė mbrritun nė njė shėnj vendi, nė midis tė njė pylli, kur qe katėr pushkė pėrnjėherė, flakė pėr flakė, dy prej pritet e dy tė tjera prej kėtyre dy pėrcjellsave, krisne nėpėr shtat tė kėtij tė Hotit, i cili pa pikė fryme e i grimė e i coptuem prej plumbave, ra sa gjan gjatė pėr tokė.
Mirė ka thanė i moēmi, goja llap e paraveshi fap. Ky krahthatė ju kėshillue njerzėve tė huej pa i njoftė e pa i ditė, e s'kujtoj qyqari se ata ishin dora vetė, tė bijt e Tahirit, qė i vėllai i tij e kishte vra qėkur, e qė mahalla kerkonte gjithnjė me zanė pisk njė mashkull jo vetėm prej vllaznisė sė tij, por prej gjithė bajrakut tė Traboinit.
Kėta tė katėr gjaksor (katila) iknė e morne malin pa pas prej kurrkujt fe frike a drojė.
A thue qitne pushkė tė pėlqyeme?
Oh! jo pėr tė vertetė, pse pushka s'asht mirė as e bukur kurr nji herė me e perdorue pėr askėnd e jo pėr me damtue e farue vllaznit e vet, tė njė fisi, tė njė gjaku, tė njė Atdheu e tė njė babe, po ato e bane ma tė pėrēudun, pse e vranė gati si nė dorė tė vet, e ashtu burrnija sthotė.
0 gjak i mnershėm qė ditė pėr ditė je tuj u derdh nėpėr male tė Shqypnisė, a thue ti, s' ke me kerkue gjygj para robit e para zotit ndonjėherė sado te e vona?
0 vllazėn shqyptarė, e sidomos ju malėsorė, ēilni sytė tuej njėherė e hiqeni atė perde ėrrsine, qė s'ju len me pa e me da tė miren prej tė keqes.
Ju po ja nxirni sytė shoshojt pa mėshirė e dhimbė, por o burra, mos e qitni nė harresė se ai gjak i vllazėnve tuej qė po e derdhni pa nda, ka me lyp sado te e vona gjygj... e ndėnshkimi qė po meritoni prej tė zezave tuaja, sidomos prej gjakut qė po derdhet rrkajė prej duarve tuaja, ka pėr tė kėnė fort i randė.
Edhe damin e madh qė jeni tuj sjellė vendit, konaqeve, e gjithė Atdheut mbarė, nuk jeni tuj e kujtue aspak, e duhet ta dini se tue i nxjerrė trutė shoku shokut jeni tue ligshtue vedin e tuj gufue e gėzue zemrėn e armikut i cili gjithnjė kėnaqet.
Hiqeni pra... atė handrak e qelbsinė qė zemrat tuaja aq fort tė pėrlyeme e tė helmatisuna, e atėherė keni pėr tė pa dobinė, rehatinė e tė mirėn e vėndit tuej.
I vrami kje lanė nė mes tė pyllit, shakull pėr tokė. Njatje vonė kje diktue prej barijėve tė cilėt qitne kushtrimin, e u mblodh tanė mahalla, derė pėr derė i ēuene lajm vllaznisė tė vramit, tė cilėt erdhen, e mornė e ēuene nė shtėpi tė vet, e tė nesermen u varros me vaj tė madh.
P. TRABOINI
Shkodėr, 21.3.1910
Botuar nė gazeten «Bashkimi»
te Dom Ndoc Nikajt, Shkoder»
Nr. 13,27 Mars 1910.
Nxjerrė nga arkivi i Bibliotekės Kombėtare, Tiranė
|