Gazeta "Bashkimi" e Dom. Ndoc Nikajt
Shkoder, 17 e 24 Prill 1910
GJINIA E KOMBIT SHQIPTAR
Duke folė pėr kombin tonė, mė dėshėron mendja e mė lėngon zemra me mujt sadopak me ju diftue shkurt e thjeshtė gjithė vllazėnve tė mi qė lavdėrohen e nderohen me kenė Atdhetarė tė vertetė, tė flakėt e tė mirė e tė vlefshėm pėr Atdhe - pėr gjininė ose tė rrjedhunit e visit tonė. Ta kapim sė pari fjalėn gjini se ēka do me thanė. Gjinia e njė populli, ose tė lemit, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse tė rrjedhunit, si e prej kah.
Qysh se e pat fillesen krijimi i botės... e deri nė ato kohna, gati kisha me thanė tė mjerueme, njeriu ishte akoma i padije si nga ana e qytetnimit, ashtu edhe nga ana e ditunisė. E shkonte gjithnjė jeten duke luftue popull me popull, njeni kundra tjetrit. Filloi ngadalė me u shkėputė prej Azijet njė komb njerzish, shumicė e madhe e panumrueshme e u da prej fare e fisesh tė tjera, e mėsyne udhėn nga deti me qėllim qė me gjetė ndonjė tokė ku me jetue e me gjallnue. Ky komb qė ēkoq e iku prej Azie quhej pellazg. Keta tė drejtuem prej parive tė veta, kapercuen detin me lundra e barka e erdhen nė bregun e detit tė Greqisė, e dolem nė tokė pėr sė pari, nė njė dhč qė quhej Arg. Si merret vesh prej historisė, ky vend kishte kenė krejt shkreti dhe nuk kishte shkelur njeri i gjallė pėrpara tyre. Tė ardhunit e Pellazgėve nė Europė ndodhi fort heret, e numrohen mbi katėrmijė vjet e pėrtej.
Nė ato kohna kaq tė vjetra e tė moēme, njerzimi ishte pa shkrim e kėndim, e prandaj punėt qė u ban e ndodhne atėherė mbeten nė terr e nė mjegull e s' dihet mirėfilli, mbasi edhe historia ala s' kish nis me u shkrua, sepse sikur ju thashė, shkronjat nuk njiheshin ende. Porse brez pas brezi, trashėgim djal pas djali, e gojė nėpėr gojė deri nė kohė qė zu fill shkrimi, erdhi zani i kėtyre punėve e ndodhive.
Edhe nėse historia nuk pat atė dritė pėr me kallxue e me vertetue mirėfilli mėnyren se si ngulėn rranjė Pellazgėt nė Greqi, tė gjithė dijetarėt edhe tė moēmit si edhe tė sotshmit e dėshmuene faqe shekullit, qė sot e katėrmijė vjet e tekandej kėta Pellazgė, gjind tė moēėm e tė fortė, u lėkunden prej Azijet. Kėta Pellazg ishin njerėz tė gjėrė e tė mėsuem me luftua pa ja da me fare e fise tė tjera, kaq sa paqe e rehati s' dishin ēdo me thanė... Tue kenė tė lirė e tė pa trazuem nė kėtė vėnd ku erdhėn, filluene ngadalė me punue tokat, me majt bagėti e me godit kasolle e shpija.
Filluene me u rrit e me u shumue si nė gja ashtu edhe nė njerėz, ma vonė nisėn me u mbledhė e me jetue bashkarisht nė shoqnina, ndėr katunde e ndėr qytete.
Mbasi u zgjanuen nė gjithė ato troje e dhčna qė zaptuene, aq tė bereqetėshme e t' fryteshme pėr rrnesė tė njeriut, u bane tė fortė, kėshtu kėta Pellazg patėn mbretnit e vet, krenėt e tė parėt e vet, themeluene ligje e kanune tė drejta pėr me pleqnue e me gjykue, kėshtu sunduene vendin e vet me urtėsi e me gjygje tė drejta e tė mira. Pellazgėt sado qė besimet, qė gjėnden sot para shekullit, nuk i njihnin, asgjamangut kėta adhurojshin njė Zot, njė perėndi tė vetme sikurse e verteton vetė Heroti, historian ndėr ma tė moēmit; por mjerisht ma vonė filluene me u prishė e me e rrzue atė besim e me adhurue gjithshfarė kafshėsh, diellin, hanen, yjt e tj. e u trueshin (flijojshin) atyre me desh, lopė, kual, qingja, dhi e tė tjera shtazė. Kur dojshin me ba bč tė madhe merrshin njė gur nė krah e u betojshin pėr atė peshė. Nė kėtė mėnyrė Pellazgėt jetuene gati njėmijė vjet tuj zotnue gjithė ato dhčna e tuj kenė njė pushtet e njė mbretni nė vedi edhe e madhe fort. Mbas Pellazgėve, filluene me u lėkund prej Azijet edhe tė tjera fise e kombe, por shumė ma vonė, e ju lėshuene nė shpinė Pellazgėve tė ngratė, tė cilet u mbrojtne mjaft aq sa u derdh gjak i madh nga ana e tė dy palėve, por tė e vona Pellazgėt s' mujtėn ma me dajanisė me ta pse ishin ma pakicė, prandaj pėr mos me ra e me mbetė nė dorė e nėn sundimin e tyre, braktisėn bregun e detit, ku sa e sa mote kishin jetue, e filluene me u pėrhap nėpėr fusha ma tė largėta, por as kėtu s' ju ba me ndej, e prandaj ikne e muarnė pyjet e malet e nalta, bjeshkėt e kėshtu tufa-tufa, fis me fis u shkapėrdanė nė disa vende tė largėta, ku s' kishte ēka u ban kush, pse gėrthye ndėr shkrepa e pyjeve ku gja e gjallė nuk kalonte.
Kėta Pellazg qė nė tė vertetė janė tė parėt tanė e pa fije dyshimi gjaku jonė rrjedh veē prej tyre, u shkapėrndanė tri a katėr ēetash (partinash) nė tė katėr skajet e Atdheut tonė Shqypnisė. Njė ēetė mor anen e Shqypnisė sė poshtme e u kap qysh nga ana e Janinės e deri nė njė vend qė thirret Thesprotia e u shty deri nė Vlonė, e tė gjithė atė Dhč e thirrėn me njė emer tė vetem Epir, e duen me thanė se e moren kėtė emėr prej se ishte mbi Greqi, ku sė pari ngulnė e ngritnė njė mbretni nė vedi kėta Pellazg; e dyta ēetė, rrethoj Mat e malet e Dibrės deri nė Shkup e kjo mbretni quhej Emattria (e madhja) por ma vonė kjo kje thirre Macedoni; e treta ēetė u largua ma larg e shkoi e zuni vend nė Dugagjin e ndėr male tė Shkodrės e kėshtu edhe kjo ngriti njė mbretni nė vedi, por shumė ma e madhe se dy tė tjerat e kjo u quajt Hyllirie (Iliri).
Fisi tjetėr, ēeta e katėrt e Pallazgėve muarėn nga ana e Thesalisė, qė mandej u nda nė pesė krahinat Ethjot, Tezalljot, Pelazgiot, Manjės e Hesiot e gjithmonė u mbajtnė me mbretni nė vedi deri nė kohė tė Filipit mbretit tė Macedonisė.
Kėta Pellazg qė u ndanė nė tre mbretni, mbajtnė pėrherė besen njėni - tjetrit, u deshtne e shkuene mirė ndėr vedi pa cmirė e inate, por si vllezen qė ishin, nda prej njė votre e tė rrjedhun njė gjaku e njė rranje.
Tė gjithė kėta kishin njė doke (zakon), nji veshje e flitshin njė gjuhė sikur dėshmon Herodote, qysh 484-424 vjet para Krishtit.
Prorė tė lidhun njė besė e nė njė dashtni shoq me shoq u qendruene armiqve tė vet me nder e faqe tė bardhė.
Kush kjenė kėta Pellazgė? Oh! pėr tė vertetė e pa hiq dyshim ata ishin e janė tė parėt e fisit e tė kombit tonė. Na po jemi tė birt e atyne Pellazgėve qė sot e katėrmijė vjet ngulnė kambė nė kėtė vend tė bekuem tė Atdhesė sonė.
Na Shqiptarėt tash katėrmijė e ma shumė vjet kemi qėndrue mbi tokė, tuj mbajt pėrherė gjuhėn, mendimin, karakterin, dokėt, trimėrine, fisnikėrinė, tė dashtunit e lirisė qė lumtunisht na rrjedh prej Pellazgėve tė parėve tonė. Po prej kėtyre Pellazgėve qė themeluan mbretninė e Maqedonise, tė Epirit e tė Hyllirisė.
Na Shqiptarėt pa fije vesvese jemi komb ma i vjeter se grekėt e se tė gjithė fiset e tjera qė deri mė sot njihen prej historisė nė Europė
... Tash qė u hap fletorja (gazeta Bashkimi) me gėzim tė madh nė kėtė tė dashtunin qytetin tonė, ku secili prej nesh mundet me diftue marakun e dėshirėn e mėndjes e tė zemrės sė vet pa fč(kurrfarė) kundėrshtimi. Prandaj po i truhem (thėrras) gjithė Atdhetarėve, ... kėto pak fjalė qė shkrova pėr mbi tė rrjedhunit tė fisit tonė mos ti harrojmė, por ti mbajmė tė nguluna nė mend e nė zemėr gjithė sė bashku, prorė e ēast e tė pėrpiqena shoq me shoq e tė kemi njė qėllim e njė tė ndiem tė vetėm pėr lulėzimin e Atdheut tonė.
Kėshtu mandaj kemi pėr ta mbajtė ma udobisht besėn, nderėn e faqen e bardhė qė patme trashėgim prej tė parėve tanė.
Pėr nė daēim me kenė tė nderuem e tė fortė si kjenė tė parėt tonė, lypet domosdo e pike sė pari qė zemrat tona tė jenė tė ngrohuna e tė nxehta nė dashtni shoq me shoq e tė gjithė rreth e qark nė tė katėr skajet e Shqipnisė.
Tė gjithė ata qė flasin gjuhėn Shqipe, qė rrjedhin prej fisit tonė e qė janė njė gjaku me ne, ti duem e ti kemi nė hatėr, ēdo feje e do bese qė tė mbahen...
PALOK TRABOINI
Shkodėr, 11 Prill 1910
Botuar nė gazeten «Bashkimi» te Dom Ndoc Nikajt, Shkoder
Nr. 16 me 17 Prill dhe vazhdimi nė Nr, 17 me 24 Pril 1910
Nxjerrė nga arkivi i Bibliotekės Kombėtare, Tiranė
|