Analiza pėr krijimtarinė e K. Traboinit:
|
ARISTIDH P. KOLA (1944-2000)
Ana tjetėr e emigrantėve shqiptarė
Populli grek i njeh emigrantėt shqiptarė tė palegalizuar, si nga njohjet personale nepėrmjet punėve tė ndryshme ndihmėse por edhe nga ikona qė paraqitet nė Masmendia dhe nė mjetet e pėrditėshme informative, se ēfarė rėndese gjėndet ky popull vėlla tragjik. Nuk pretendojmė se ėshtė njė popull ėngjėjsh. Si gjithė tė tjerėt. Janė edhe ata njėsoj si ne. Copė nga e njėjta rrobė.
Por ka ama edhe njė anė tjetėr krejt tė panjohur pėr emigrantėt ilegalė shqiptarė, pėr tė cilėn nuk mund tė informohet populli grek, sepse tė gjitha portat e Masmedias dhe mjeteve tė pėrditėshme informative janė tė mbyllura hermetikisht pėr ata. E kemi fjalėn pėr krijimet shpirtėrore dhe artistike tė emigrantėve shqiptarė. Njė punė qė ėshtė krijuar nė kushtet shumė tė rėnda, tė paimagjinueshme e tragjike.
Me njė pagesė ditore tmerrsisht tė vogėl dhe punė tė vėshtira e tė rėndomta, muzikantė, me frikėn e arrestimit dhe dėbimit, poetė, piktorė, aktorė, skenaristė, shkrimtarė, petagogė, e tė tjerė qė punojnė si kamarierė, ndihmės bojaxhi, gurėgdhėndės, pastrues, ndėrtues, punėtorė ngarkimshgarkimi e tjerė, i pėrballojnė tė gjitha, pėr tė mbledhur pesė para, pėr tė botuar njė libėr, njė pėrmbledhje poetike, njė kasetė ose tė blejnė materialet e punės pėr tė pikturuar.
Shumica e emigrantėve shkruajnė poezi. Pėr kėtė, unė qė studjoj me vite popujt pellazgjikė, i gjej kėto prirje krejt tė natyrshme. Sepse vinė nga njė popull qė ka tė dhėna pėr krijimtari poetike.
Popull qė gjithnjė krijon kėngė nė jeten e tij tė pėrditėshme gjatė gjithė historisė.
Kėshtu njėri prej kėtyre emigrantėve, i mirėnjohuri Kolec Traboini, qė tani gjėndet nė Amerikė, botoi nė Prill 1993, gazetėn Egnatia. Me largimin e tij pėr nė Amerikė, nė drejtimin e gazetės erdhi e bija e skupltorit shqiptar Odisea Paskali, Floriana.
Kolec Traboini, botoi gjithashtu tė parėn antologji me poezi tė emigrantėve shqiptarė nė Greqi me titull Ballada e largėsive. Kjo veper, pėr mendimin tim, do tė mbetet nė mėnyrė tė qėndrueshme nė poezinė shqiptare, sepse ato nuk vinė nga poetėt e mėdhej shqiptarė, apo poetė tė njohur, por ėshtė njė krijimtari e shkruar nė ato kushte, qė vetėm ata emigrantėt mund t'i pėrshkruajnė me ato ndjenja poetike dhe tė japin vepra qė e prekin zemren tonė. Kolec Traboini, botoi njėkohėsisht librin biografik Gjurmė nė histori...
-- marrė me shkurtime nga:
Arvanon, Nr.1 f.30,
Janar-Mars 1998, Athinė.
Gazeta "Dielli" organ i Vatres, New York
Vol.90, No.3-4 July-Decembre 1999
"Katėrkėndėshi i mundimeve"
ANTON ĒEFA, Editor i "Diellit", New York
...Eshtė kjo dukuri artistike-dialogjet me vetėveten-qė vė nė lėvizje fuqishėm botėn shpirtėrore tė lexuesit, duke e bėrė tė pėrjetojė ndjenja tė holla e tė larta estetike dhe duke e pasuruar e fisnikėruar shpirtėrisht. Kėto dialogje thėrrasin nė bankėn e akuzės krimin e diktaturės ndaj fėmijėve tė mbetur pa prindėr e tė braktisur nga tė tjerėt, atyre qė nuk kanė njohur kurrė pėrkėdhelje e dashuri, por qė janė trajtuar egėrsisht, duke pėrjetuar vetėm urrejtje, dhunė, tortura. Jo vetėm kaq; ato akuzojnė diktaturėn edhe pėr krimin qė i ėshtė bėrė njė populli tė tėrė, i cili ka jetuar njė gjysmėshekulli nė "Katėrkėndėshin e mundimeve".
"MOS VDIS DASHURI"
NAUM PRIFTI, shkrimtar
Ky eshte titulli i vellimit poetik te Kolec Traboinit, qe sapo ka dale nga shtypi.
Titulli eshte nje britme e thekshme e autorit dhe njekohesisht tejet humanitare qe i pergjigjet me se miri permbajtjes.
Ne kete vellim autori ka permbledhur krijimet e tij poetike te njezet e dy vjeteve, qė nga krijimet e para ne vendlindje "Netet e Dashurise," 1980 dhe "Dashuri" 1980, deri te "Koha e Prostitutave" qe mban shenimin Boston, janar, 2002.
Nė 80 poezitė e ketij vėllimi shpaloset etosi poetik i autorit, ndjenjat dhe mendimet e tij te dy dekadave te mbushura me ngjarje tronditese, shgenjimi, shprese dhe dashurie. Vellimi i ngjan nje ditari artistik ku pleksen aq natyrshem motivet personale e familjare te dhimbjes se nje emigranti qe endet me familjen e tij ne shtete te ndryshme te botes, me subjekte tronditese kombetare. Dhimbja dhe krenaria jane dy shinat ku autori shpalos ndjenjat dhe mendimet e tij humanitare. Edhe te subjektet e trishtuara qe ia ka sugjeruar realiteti yne shoqeror e politik i ketyre viteve, autori bertet nga dhimbja, proteston, po asnjehere nuk bie ne preherin e pesimizmit.
Si nje re e bardhe ne qiellin poetik te Kolec Traboinit shkelqen shpresa se e nesermja do te jete me e bukur. Ky leitmotiv pershkon krijimet e tij me te mira dhe duket si nje mesazh qe autori u percjell lexuesve.
Stili origjinal, dhe gjuha e bukur artistike, ia shtojne meritat vellimit.
Per mua vellimi "Mos vdis dashuri" eshte nje autoportret i shkėlqyer poetik i mendimeve dhe ndjenjave qe ka perjetuar autori ne kete ēerek shekulli te trazuar.
Ne emer te Shoqates se Shkrimtareve Shqiptao-Amerikane, i urojme autorit suksese te metejshme artistike ne rrugen e tij krijuese.
KRYETARI
Naum Prifti
AGIM SHEHU
Poet
Dyzimi i malėsorit tė fortė me artistin e butė. Njė pishė bjeshke me fole
zogjėsh nė degėt e saj.
...nė Boston ėshtė Kolec Traboini, dyzimi i malėsorit tė fortė me artistin e
butė. Nje pishė bjeshke me fole zogjėsh nė degėt e saj.
Nė Tiranė bashkė kishim fituar njė ēmim tė parė pėr dokumentarin mė tė mirė
"Kėshtjella e kėngėve". Mė kujtohet, nė Kinostudio bėri ēmos tė fuste njė
polifoni Jugu ku anėsisht thumbohej Greqia pėr Ēamėrit! Por shkrimtari-
pėrfaqesues i Partisė lart, e kėrcėnoi hapur duke mbajtur sytė mbyllur, siē e kishte
zakon! Koleci i dashur mblodhi supet nė drejtimin tim. Sidoqoftė Kėshtjella e
Kėngėve, edhe me njė gur tė rrėzuar, mbeti kėshtjellė e hijėshme.
Miku im i dashur ka shkruar poezi tė bukura nė mergim (nė trupin e tij e nė
shpirtin e tij ai i ka tė regjistruara si poet mbresat e pikėllueshme nga
jeta-refugjat nė Greqi, tė cilat i perjetoi me hallet e emigrantit dhe i gjykoi
me dinjitetin e shqiptarit malėsor e fisnik). Mbi tė gjitha Traboini paskish
qėnė njė poet i padukur shumė, qė pati ecur mes kolegėsh vetėm me fragmente
shushurime. Vargjet nė mėrgim po bėnin biografinė mė tė saktė tė shpirtit tė
tij dhe tė karakterit tė tij shqiptar. Lexova ca andej-kėndej: "Mos vdis,
dashuri, mos vdis! / Se nesėr s'do tė jesh kurrgjė, veē njė muranė!... Rrojmė nė
njė kohė tė pėrēudnueme / ku mafiozėt janė gjykatės e kapuēionėt ruajnė
rendin/...Vajza pa mbrojtje/ - pasaportė indentiteti i atdheut tim fatkeq/ fatthyera
vajza me virgjėri tė masakruar !"... Traboini - buzėqeshja ime e humbur/
shumė vite para se tė lindja/... ejani! Portėn e keni hapur, mos kini frikė!/ E
vetmja gjė qė troket nė kėtė shtėpizė pėrdhese / ėshtė zėmra ime/...Gjithmonė
do tė ketė djem qė flėnė nė rrugė/ dhe yj qė pikojnė nė ėndėr...".
A ka kėnaqėsi mė tė madhe se me mikun poet tė takohesh nėn yjtė qė pikojnė
ėndėra dhe diku nė mėrgim?!...
Gazeta "Illyria" # 1475, f.29, 6-8 shtator 2005, Nju Jork.
Regjistrime jetėsore nė shpirtin e bardhė...
GJEKĖ MARINAJ, poet
Vėllimi poetik Mos vdis dashuri nuk ėshtė asgjė tjetėr veē se njė kopjo e regjistrimeve jetėsore nė hapsirės e bardhė tė shpirtit tė Kolec Traboinit.
Nė dy anėt e peshores sė drejtėsisė sė tij poetike gjenden tė ekulibruara dashuria pėr botėn dhe shqetėsimi qytetarė pėr kohėn qė jetojmė.
Koncepti filozofik i autorit shtrihet pėrtej dhimbjes qė krijoi gjuha e politikės moderne. Pėr tė universi nuk ėshtė perfekt dhe kjo joperfektėsi rritet nė njė laborator tepėr tė komplikuar njerėzor. Ndaj Trok pa kthim na jepet mė tepėr si evidencė e pagjumėsisė bashkėkohore sesa si njė medikament pėr te kuruar atė.
Dallas USA, 20 Janar, 2002
Malli pėrvėlues i emigrantit...
DRITERO AGOLLI, poet e shkrimtar
Mua mė vjen mirė qė gazeta simpatike Egnatia mė drejtohet pėr t' i thėnė disa fjalė qė nga larg. Ka ndodhur qė herė-herė e kam marrė nė dorė Egnatian dhe kam gjetur atje njė pjesė tė jetės sė emigrantėve, tė djemėve dhe vajzave tona. Ka ēaste qė gazeta tė pėrvėlon nė duar me mallin pėrvėlues tė emigrantit pėr vėndin e lindjes, por edhe tė ngroh zėmren me shpresen e asaj qė do tė bėhet njė ditė mė mirė nė kėtė atdheun tonė tė raskapitur. Kur i kam parė dhe vjershat e mia nė gazetėn tuaj, jam gėzuar dhe kam thėnė me vehte se ju nuk mė paski harruar. Vertetė jam gėzuar sikur tė kisha botuar ndonjė libėr.
Siē thashė, herė-herė e kam lexuar gazetėn Egnatia dhe atje kam gjetur edhe poezi me ngarkesė emocionale dhe shprehėse. Disa nga. autorėt pėr mua kanė qėnė tė njohur si Kolec Traboini, qė ka botuar edhe njė poemė me sens ironie Kreshnikėt e Demokracisė nė gjurmėt e traditave tė poezisė kombėtare. Kam lexuar edhe ndonjė libėr me poezi tė tė rinjėve qė banojnė e punojnė nė Greqi. Mes tė tjerave dalloj njė gjė qė djemt e vajzat tona, duke rėnė nė kontakt me poezinė greke - qė ėshtė njė poezi e pėrmasave botėrore, - kanė pėrfituar nga ajo me mėnyrė krijuese. Dhe kjo ėshtė njė gjė e mirė.
Pjesė nga intervista e shkrimtarit Dritėro Agollit,
botuar nė gazetėn Egnatia, Nr.20, Prill 1995.
Poezi e bukur...
SILKE BLUMBACH
Poezia jote e fundit qė lexova (Me dy gishta nė erė) mė ka pėlqyer shumė.
Historia e brėndeshme e shqiptarėve, natyrisht e mbėshtetur mbi fakte historike dhe nė lidhje dialektike me to, por kryesorja pėr pėrjetimet e njeriut janė mendimet dhe ndjenjat (them unė) - dhe ti di t'i pėrshkruash aq bukur.
Silke Blumbach, Majn, GJERMANI
Poete gjermane, qė shkruan poezi nė gjuhėn shqipe
Universi poetik...
SAMI MILLOSHI
Sapo lexova vjershen tėnde tė mrekullueshme "Koha e prostitutave".
Unė nuk ēuditem qė ti, njė prozator i njohur shkruan poezi kaq tė bukura.
Sepse unė e njoh prozėn tende, ajo ėshtė nje univers ku mpikset poezia e vertetė me narracionin e sendeve dhe tė fenomeneve.
Por ndofta kėshtu, me vete, poezia jote tingėllon edhe mė e bukur dhe unė besoj se e shijoj, ose me saktė e di se ku flė poezia e vertetė.
Nebraska - USA
ARBEN ĒOKAJ
Art dizajner dhe publicist
GJERMANI
Munda te shoh lirikat e dikurshme
dhe atdhedashurine e shprehur permes dhembjes
Libri juaj me poezi me pelqeu vertete, se ishte i shtrire ne kohe, dhe aty munda te shoh edhe liriken e dikurshme, edhe nostalgjine per dashurite e humbura e te papermbushura, edhe atdhedashurine e shprehur permes dhimbjes qe perjeton emigranti, etj. Ndonese i gjendur mes rrugeve, sa ne njerin vend ne tjetrin, dhe pavaresisht halleve te perditshme, stili yt poetik duket se kishte ardhur duke u brumosur me shume me nje filozofi te brendshme e peshe me te madhe vargu, ne poezite e shkruara sidomos keto vitet e fundit. Ndoshta hapesira gjeografike, liria e te shprehurit pa ndroje, ka ndikuar disi edhe ne stilin tend te formulimit poetik dhe plotesimit te vargut me muzen e plote...
Ishte nje vellim poetik qe kishte vlera te vecana, dhe cdo lexues mendoj qe do tė kenaqej me leximin e tij deri ne fund. Aty kuptohet me mire edhe autori Traboini, pinjolli i nje heroi te heshtur - luftetarit te hershem kombetar, i cili mbijeton padyshim ne sfidat e kohes, duke e kthyer shpeshhere, apo gjithnje, veshtrimin nga vendi i lindjes se babait te tij.
Rreth librit "Mos vdis dashuri"
27 Tetor 2002
Meditim pranė shtėpisė sė Mozartit
GJERGJ KOLA
...Ndoshta nuk do tė mėsoj kurrė se kush ėshtė Denisa, kjo bije shkodrane, e ndoshta unė e ti nuk do tė kemimundėsine tė takohemi ndonjėherė bashkė, por dijeni se sa herė, do tė kaloj pranė shtėpisė sė Mozartit, e tė pij kafen e ditės nėn tingujt e tij, atėherė do tė mė kujtohet poezia e bashkshkodranit tim, titulluar ashtu thjeshtėsi tingujt e Mozartit: Engjėjt Roje!
Gjergj Kola, mesues dhe shkrimtar, Salzburg, AUSTRI
Tonini eshte femija qe jeton brenda nesh
NIRVANA PISTULLI
- Mendime per librin "Katerkendeshi i mundimeve" -
Tonini eshte femija, qe jeton mbrenda nesh, eshte zeri i se vertetes, eshte
pjesa e lire e shpirtit tone, eshte guximi qe nuk njef friken, eshte ajo pjese
e jone, qe veshtiresite e jetes nuk kane mundur ta asgjesojne; dhe kjo
zgjohet tek autori, kur shkon ne ate shkolle, ne ate oborr katerkendesh
te mundimeve.
Dhe oborri zgjerohet derisa zapton gjithe vendin, qe eshte edhe ai nje
katerkendesh mundimesh. Pjesa me e madhe e librit eshte nje dialog
midis autorit dhe Toninit, ose me sakte nje monolog midis autorit dhe
ndergjegjs se tij. Pershkrimet mbrenda ketyre mureve te mundimeve
jane jane shume te gjalla, vuajtjet e femijeve, ose me mire torturat
e tyre ēnjerezore, dhe historite e tyre jane rrenqethese.
Tema e ketij rrefimi eshte e virgjer per letersine tone, adoleshentet
me vuajtjet e tyre, violenca mbi femijet nuk zene shume vend ne letrat,
megjithese ne kete fushe ka shume per te thene.
Fundi i ketij shkrimi eshte tejet domethenes: "90" nje vit qe e
kemi jetuar te gjithe; shkolla mbyllet, femijet i dergojne ne burg,
nje pjese arratiset fushave e kodrave..., te gjithe e kane mendjen
te hikin, te emigrojne... dhe ne katerkendeshin e mundimmeve tashme
te boshatisur... i kapur per shtylle mbetet vetem Tonini...
Rome 21 maj 2002
Pėrmbledhje poetike e emigrantėve
KOSTAS VALETAS
shkrimtar grek
Antologjia e shkrimtarit dhe gazetarit Kolec Traboini, pėrfshin tridhjetė e dy autorė nga Shqipėria tė cilėt kanė ardhur si emigrant nė Athinė. Ana tjetėr e realitetit, pertej shfaqjes sė pistė tė parasė. Mėsues, mjekė, tė diplomuar lajnė pjata, pastrojnė, ruajnė fėmijėt, punojnė nė ndėrtim, nėpėr shtėpi dhe jetojnė nėpėr bodrume.
Punė tė paimagjinueshme dhe tragjike, njė poezi, e cila megjithėse nuk ka tekniken e pėrsosur, shpreh njė gjėndje, njė dėshmi Pėrse nuk duhet tė bjerė shi nė Athinė e Tatiana Qurkut, sepse - shkruan autorja - shoferėt e troleve janė tė merzitur, sepse shqiptarėt nuk gjejnė punė nė ndėrtim - nuk duhet tė bien shira nė Athinė edhe pse pėrmbyten bodrumet ku rrinė shqiptarėt.
Anton Dede krahason Selanikun me Himarėn. Selaniku ėshtė qytet i bukur, shkruan, por Himara ėshtė shumė mė e bukur.
Genc Ēobani poetikisht do tė shfaqė dilemen se "nuk ėshtė keq tė kesh dy emra, dy pasaporta. Por nėse neser do tė vdesim nuk do tė mundin tė na varrosnin nė dy varre
Revista "Radiotelevizioni", faqe 78, Athinė 1995.
Mė dha njė kėnaqėsi shumė tė madhe dhe tė veēantė
PILO LLAGURI
(Fragment nga letra dėrguar Petraq J. Palit)
Libri me vjersha i z.Traboini mė dha njė kėnaqėsi shumė tė madhe dhe tė veēantė. Nė tė kishte vjersha tė arrira e me ndjenjė... Duke patė njė eksperience tė gjatė nė lėmin e letrave, si autor, skenarist e gazetar di tė zgjedhė temėn dhe tė krijojė vargje tėrė gjallėri e jetė. Mbasi edhe nga fakti se kėtu na bien pak libra tė tillė nė dorė, e mbajta me vete pėr disa ditė tė tėra, duke nxjerrė edhe vargje e krahasime tė tėra qė mė pėlqyen shumė.
Meriland, USA
8 Korrik 2003
SPIRO GJIKONDI
Shkrimtar
I dashur Kolec!
Ti kam lexuar pothuajse te gjitha poezite qe ke hedhur ne internet ditet e fundit, "Pragu i dhimbjes", "Endra Ofeli", "Natyre mort", Perralle e gjalle", " Konkurence frutash" e te tjera, per te mos i permendur te gjitha, dhe me kane pelqyer shume, madje kam mbajtur si te derguara rishtas me qellim qe ti rikthehem leximit te tyre, dhe u jam rikthyer. Ky fakt, deshira per ti rilexuar, eshte domethenes per vlerat e poezive. Jo cdo poezi kemi deshire ta rilexojme, madje edhe nga autore te medhenj qe i kemi te preferuarit tane.
Kjo ndodhe me poezite e tua sepse, me duket ka dicka te vecante ne to. Here ndjenjat, here mendimet dhe here-here menyra e ndertimit te figurave, te befasojne. Befasimet jane te shpeshta dhe shume here te bejne te mbeshtesesh mjekren ne pellembe te dores... Disa here me kane sjelle ndermend Sendbergun. Nuk e di a ke rene ne kontakt me poezine e tij dhe sa e njeh ate; ajo qe me ben te kujtoj Sendbergun kur lexoj poezite e tua, me duket nje konceptim i njejte i poezise si gjini, do te thoshja, koncepti estetik. Sendbergu, ne nje nga te 38 tentativat e tij per perkufizimin e poezise, thoshte: "Poezia eshte nje e hapur e e mbyllur e deres qe i le ata qe jane duke pare neper te ta gjejne vete se c'u pa ne ate cast" Kete koncept e gjej shpesh tek poezia jote. Ka hapje e mbyllje dyersh vazhdimisht dhe kjo, me duket mua, eshte nje vlere e vecante.
New York, 26 Nentor 2003
Nė krijimtarinė artistike ke gjetur vehten tėnde
KLAJD KAPINOVA
Kam lexuar me shumė kujdes pothuajse tė gjithė punimet tuaja nė tė gjitha gjinite e artit tė tė shkruarit. Ju admiroj shumė. Mė teper mė pelqejnė poezitė tuaja dhe shpesh me mikun tim Tome Mrijaj i kemi komentuar me orė tė tėra.
"Etyd prane detit", mė ēojnė mallin e Velipojės sonė tė virgjėr buzė detit Adriatik, fėmijėrinė, rininė. Me sa duket je njė adhurues i detit, sepse duhet ta kesh soditur shpesh me orė tė tėra gjithė natėn e ditėn detin.
Faqja juaj nė internet ėshtė shumė transparente dhe e larmishme nė gjinitė e lėmin e letrave shqipe. Tė uroj tė gjithė tė mirat dhe suksese nė krijimtarinė artistike ku ke gjetur veten tėnde.
Poezia "Shėn Valentini poet" e botuar nė gazetėn "Illyria" kėto ditė ėshtė pėlqyer shumė nga njerėzit e letrave shqipe.
Klajd Kapinova
Gazetar i "Illyrisė"
New York, E hėnė, 17 Shkurt 2003
M'u kujtua Migjeni...
JULI BABATINCA
Tani sapo lexova shkrimin tuaj Koha e prostitutave dhe u preka shumė.
E keni shkruar aq bukur, aq prekshėm, aq dhimshėm sa mu duk se po lexoja Migjenin tem tė dashur. Pergezime.
Kanada, 3 Janar 2002
Kur shpirti shpalos dashuri...
VLLASOVA MUSTA
"Mos vdis dashuri", - e kam lexuar me nje fryme dhe gjate gjithe kohes me kujtoheshin biseda e mendime te ndryshme rreth poezise ,qe i kemi shkembyer sa here, gjate asaj kohe te bukur kur ishim ne Studio.Me mrekulloi fryma e te gjitha poezive,teper te ndjera,shperthyese,nje bote e tere me nje sinqeritet te prekshem e derdhur nga shpirti yt,qe nuk di te shtiret,por vetem shpalos dashuri,mall,brenge e nje ndjenje per t`u patur zili prej kujtdo,atdhedashuria.
E kuptoj fare mire nga te buron gjithe ky mall per vendin tend, e besoj dhe se eshte e veshtire te jesh ne vend te huaj ,emigrant,por ti qe ke bere ata filma te mrekullueshem dokumentare,kushtuar figurave te ndritura te vendit dhe historise sone,s`ka si te ishe ndryshe. Mallin brejtes te Asdrenit,qe ti aq bukur e ke trajtuar ne filmin kushtuar atij,tani po e provon edhe vete.Por mua me mrekulloi edhe dicka tjeter,qe ne te gjithen,fryma dhe brenga jote sepse me kujtoi nje lidhje te bukur me Rilindasit tane te ndritur.
Poezite kushtuar Lilianes dhe Denises, jane brilante.
Urime! Me dha shume kenaqesi libri yt dhe pres me deshire te lexoj nga krijimtaria jote e ardhshme.
Tirane, 27 Gusht 2002
Shkodra me jep shprese...
YLLI DEMNERI
Pergezime. Bravo. Nuk e di se c'moshe keni por te gjitha ato qe thoni jane
mese te verteta. Nuk jam nga Shkodra por me lidhin shume gjera me Shkodren
tuaj,Shkodren e qyteteruar, Shkodren e mencur, Shkodren krenare, Shkodren
me tradita, Shkodren patriote, Shkodren demokrate, Shkodren antikomuniste,
Shkodren nderi i Shqiperise. Shkodren qe me jep shpresa.
Ju shtrengoj doren
Paris, France, 2 Shtator 2000 demneri ydemneri at club-internet.fr
Jetė e djegur nėpėr rrugėt e Europės
FLORA KUQANI
Kam lexuar "Kohėn e Prostitutave" e me la shumė mbresa, ishte shume
e goditun, sepse ky problem asht kthye nė njė Aids qė pėrparon me njė
shpejtėsi tė paparė nė sistemin e sotshėm shqiptar, e pėr fatkeqsinė ma
tė madhe tė rejat shqiptare nuk po e kuptojnė se po djegin jeten e tyre,
nėpėr rrugėt e Europės, e pėr ēfarė qellimi?
Pėr ti mbetur e pashuar nė sy "tmerri", tė lexohet gjithmonė vetem "trishtimi"
nė shikimin e tyne, e nė shpirt ti mbesin "poshtėrimi" qė janė "shitur", e plagėt
mos t'u shėrohen kurrė.
Po qe se mė lejon do tė baj tė pamunduren nėpermjet ndonjė grupi
ta shpėrndaj kėtė poezi si njė thirrje qė i bahet nga pėrtej oqeani, nga
njė pendė shqiptari, qė puna e juaj ti vlejė dikuj, pėr tu zgjue, pėr tu hequr
nga rruga, e pėr tė fillue njė jetė tė re larg nga historitė e marēapjedeve!
Romė, Janar 2002
Nje liber poetik qe te ben te ndjehesh...
sikur e ke shkruar vete
I dashur z. Traboini,
Eshte shume e mundshme qe nga ngjarjet e dites se sotme me se pakut keni pritur nje email nga une, porse ja qe po behet me shume se nje jave, qe kur mbarova se lexuari librin tuaj "Mos vdis dashuri", dhe, i mberthyer nga deshirimi, pasioni dhe nevoja t'ju dergoj falenderimet e mia me te sinqerta per kenaqesine qe me ka dhene ky lexim, tek sot po mundem t' ju drejtohem ashtu si dua.
Libri juaj eshte nje mozaik shume interesant. Ai eshte nje liber qe lexuesin e ben te ndihet sikur ai vete te ishte autori i tij. Poezite "Koha e prostitutave", "Ku je, o Zot?", "Ushtari i pikelluar", "Te rrosh emigrant ne Athine" dhe "Rron o rron e s'vdes shqiptari!" jam i bindur se do te hyjne ne vleren e letrave shqipe.
Ndoshta do te stepeni per nje ēast, sepse si autor i poezive te lartecekura, ju e dini motivin e tyre dhe mund te mendoni se vjershat tjera mbase kane mbetur jashte radarit te vemendjes sime, por - jo - nuk eshte e vertete ngase eshte bukuria e motiveve te ketyre te dytave qe e komplementon bukurine e librit, duke e bere ate simetrike.
Ju jeni nje poet i menēur, ndersa gjasa se te menēurit mund te vuajne me shume se njerezit e rendomte eshte shpesh jashtzakonisht e madhe, mirepo ju jeni edhe nje poet i sinqerte dhe ndoshta eshte m'u ky sinqeritet, qe me beri te bie ne dashuri me vjershat tuaja.
I juaji sinqerisht,
Uk Lushi
E diele, 23 shkurt 2003
Bronx, New York
KLARENCA TOMA
Mė shumė se mė pėlqejnė, mė drithėrojnė poezitė e Kolec Traboinit. A thua
njeriu tė shfaqė kaq vertetėsisht atė ēka pėrjeton gjatė tė qėnit i pėrpirė nga
muza?!
Faleminderit Traboinit pėr poezitė!
Mbresė lėnė nė veb-sitin Albdreams, Detroit,
pėr ciklin poetik "E pėrhimta dimėrore", Janar 2006
|