Reportazh i vonuar
TRABOINI DHE "EGNATIA" NĖ ATHINĖ
Shkruar nga KLEANTHI DEDE
Nė muajin Dhjetor qė sapo lamė u ndodha nė kryeqytetin grek. Nė Omonia nė hyrje tė rrugės Athinas iu drejtova kinkalerisė me plot gazeta rreth e pėrqark. Kėrkova gazetėn Egnatia.
- Jo zotėri, m'u pergjigj shitėsi, ka kohė qė nuk qarkullon mė ajo gazetė.
- Po a e dini ēfarė do tė thotė Egnatia?
- Rruga qė bashkon
dhe vijoi tė mė shpjegonte nga lashtėsia e Ballkanit antik, i habitur bashkėfolėsi im.
Rruga qė bashkon shtete mendova, rruga qė bashkonte nė atė kohė kufinj, male, njerėz, qytetarė, katundarė, fshatarė, poetė, shkrimtarė, kusarė, hajdutė, vjedhės karvanėsh e postulatėsh, e ata nuk reshtėn nė shekuj nė atė rrugė
tė bashkuar e tė ndarė tė sulmuar e sulmues tė tė gjitha llojeve mbi gurėt kalldrėmit tė latuar nga rrotat e karrove tė karvaneve dhe mijėrat e kėmbėve tė gjallėsave.
Emri i asaj rruge tė lashtė bashkoi nė faqet e gazetės me tė njėjtin emėr sytė e mijėra njerėzve. Sy tė pėrlotur tė mjeruar, tė dhimbsur, tė gėzuar e tė lodhur nga puna e ditės helene.
Traboini me Egnatian e tij i ardhur nga Veriu i bashkoi tė gjithė nė Athinėn Jugore tė Atikės mesdhetare. Bashkoi titullarė, funksionarė, prokurorė, gjykatės, policė etj. Megjithėse kėta tė fundit nuk janė bėrė pėr tu bashkuar. Ata kurrė nuk bashkohen dhe kurrė nuk tė bashkojnė. Ata janė krijuar pėr tė tė ndarė, bile edhe atėhere kur ti nuk dėshiron tė ndahesh edhe atėhere kur ti ta kesh dashurinė mė tė fortė se tė Teodotės me Sokratin.
Kėta soj nuk e kanė parė ose nuk duan ta shohin shpellėn ku u burgos Sokrati nė Filopapu, pėr tė kuptuar thellė dashurinė dhe ndarjen, pra ska se si tė meditojnė nga ajo sakrificė e tija, ndonėse kanė lexuar pėr tė, ose u a kane servirur tė tjerėt parafabrikate duke ju thėnė si nė atė romanin e famshėm:
- Na merini u a solla kockat nė thasėt e nailonit.
Njė pėrqindje geni e tyre ka kaluar edhe tek kryetarėt e sekretarėt e tė gjitha kategorive qė ngjajnė edhe si policė pa kapele, e pa revole. Ata mund tė jenė tė gjatė tė hollė tė shkurtėr, ata mund tė jenė cdo gjė ose mund tė mos jenė asgjė, po kur janė kryetarė dhe sekretarė ngjajnė mė shumė me njė zbatues tė ligjit se sa me njė tė tjatėrsuar, tė suksesshėm, nė fillim tė tillė, apo me ėndra pėr suksese ose, ose i vetėshpallur suksesėr profesionist i pa dipllomuar. Nė kėtė rol ata harojnė gjithėcka, bile do tė thoshja ruhuni prej tyre edhe rrugės kur kaloni se kryetarllėku dhe sekretarllėku janė njė hap larg nga polici nė krye tė detyrės.
Traboini qė i bashkoi tė gjithė nė rrugėn e tij tė gjatė gjeti ndarjen nė ditėt e sotme.
Kėsaj i thonė ta gjetē nga mos e pandehē!.
Me tė nė ato ditė qė polici grek, po policėt janė njėlloj kudo nė botė dhe nė ēdo kohė, prandaj e ka dhe emėrin polic, kėrkonte me doemos ta ndante nga dashuria e tij, bile po tė ishte e mundur ta burgoste, tė degdiste apo ta fshinte me fshesė tė hekurt, e ai ishte atėherė sė bashku me Dhimitėr Gjokėn tonė qeparotasin e ndershėm qė gjithėēka mund ti besoje, para, sekrete e jo mė gazeta qė unė sa herė e takoja nė Athinė i thoshja vargjet: Pse lufton o derėzi, as pėr mua as pėr ti po pėr gjithė Shqipėri. Po tė tjerėt ku ishin nė atė kohė?
Reportazhi im i vonuar ėshtė i vitit 1993 e kėtej. Unė jam i vonuar sot, po haku i Traboinit ėshtė shumė e shumė kohė mė parė se molekulat tė bėheshin qeliza e qelizat tė bėheshin kryetarė e sekretarė tė sotėm qė tė fusin nė thasėt e nailonit e tė hedhin sa andej kėtej duke llomotitur SH-t e pa fund, Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptarė-Shabani Sharron Shkurt, Shkurt, Shkurt, Shė-t, Shėt-t, Shė-t.
Unė Traboinin nuk e njoh edhe sot e kėsaj dite(mundet tė jem takuar kalimthi nė Kinostudio kur miq tė mi aty mė ftonin pėr tė parė ndonjė premjerė dokumentari vite tė kaluara), po unė njoh ama bashkimin qė ai realizoi nepėrmjet mundimit dhe lodhjes sė tij. Ai bashkim prekej shihej, shijohej dhe falenderohej nga shumė njerėz qė e kishin shumė tė nevojshėm nė ato vite plot shok pėrndimor tė pa parė mė parė. Po sot abuzojnė plotė tė tillė nen atė etiketė, Shqipėri dhe Shqiptar. Aqė shumė janė shpėrdoruar kėto fjalė sa nėn to fshihėn lloj-lloj elementėsh jo mė tė tipit zyrtar po tė llumit tė njerėzimit.
Sa herė bashkoheshim me Dhimitrin ose siē i flasim neve patriotėt e tij Mitro, e pyesja pėr Gazetėn Egnatia, e ai mė fliste me pasion, se do vemi ta ēojmė kėtu apo aty, do tė shkruajmė pėr kėtė, apo kam nė dorė diēka qė do ta shpie pėr botim dhe tė dielėn nuk dua tė mungoj nė shpėrndarje.
- Po mirė more Mitro, i thoshja unė, Traboini tė paguan?
- Jo, jo, jemi shoke e njoh prej vitesh dhe Egnantia na bashkoi pėrsėri kėtu nė Greqi.
Nė ato vite pata ftesė nga mėsues arvanitas tė Zografos ku banoja, pėr tė marrė pjesė nė mbledhjen vjetore tė arvanitasve qė bėhesh nė Zonėn e Pakratit tė Athinės, dikush kishte thėnė qė unė shkruaja dhe njė mbasdite Vajua me Apostolin erdhėn dhe mė gjetėn nė mobilerinė ku punoja, nuk vajta pėr arėsye tė ndryshme, po me sa kam lexuar nė internet, Traboini qė bashkonte Veriun mė Jugun ka qėnė pjesėmarės, ndoshta do tė kisha edhe rastin tė takohesha e do tė kisha dėgjuar edhe arvanitasin e njohur Aristidh Kolėn, qė nėn emėrin Shqipėri dhe Shqiptar, arvanitas dhe arbėr mblidheshin pėr ēdo vit.
Mbas kėsaj unė frekuentova mbrėmjet letrare tė krijuesve emigrantė po edhe grekė sė bashku nė sallat modernė tė zones sė Iljupolit qė i kishtė vėnė Dhimua nė dispozicion pa dėtyrim karshi ėmigrantėvė artistė.
Me pjesėmarje tė gjėrė tė bashkuar dhe pa kurrfarė pėrēmimi, poetė e gazetarė, krijues grekė e shqiptarė gjallonin nė ato takime bashkimi tė ngrohtė edhe nė Hallandri apo ekspozitė pikture nė qėndėr tė Athinės ku botuesi i gazetės sė ishullit tė Salaminės do tė mė fliste mė pasion pėr projekte tė tija qė tė kishte sa mė shumė lidhje tė forta midis krijuesve pa dallim e ku midis duarve tona nė tavolinėn e barit tė ekspozitės ku gjerbnim kafenė do tė gjendėsh gazeta Egnatia e themeluar dhe drejtuar nga Kolec Traboini, qė si njė katalizator i qetė me veprim tė gadalshėm na bashkonte sytė tanė, mendimet dhe ndjenjat, duke shtyrė larg atė genin e keq tė ndarjes dhe ulur nė maksimun pėrqindjen e tij pėr tė na ofruar bashkim nė rrugen e madhe tė jetės sė pėrditėshme.
E kėtė ia kemi pėr faleminderit Kolec Traboinit nga eksperienca e tė cilit duhet tė mėsojmė tė gjithė, sepse ai di tė bashkojė e jo tė ndajė e pėrēajė.
USA, 1 Mars 2004
|