Gazeta «Bashkimi» Shkoder, Nr. 18, 1 Maj 1910
KTHJELLIMI I MČNDJES I KOMBIT SHQYPTAR
A kemi ndonjė farė arsyeje qė me u lavdue e me u krenue na kombi shqyptar pėr tė kthjelltė e tė mprehtė nga mčndja?
Mė duket se po, bile pa fije dyshimi, por se pak zor asht me i u gjegjė kėsaj pune si e lyp nevoja e aresyeja.
Mjerisht duhet thanė, qė, pa kujdesia e pa zorija qė kemi pasė pėr livrim tė mėndjes sonė deri nė ditė tė soēme, jo vetėm bota e qytetnueme na ka mbajt e kujtue prore e ēast tė trashė e tė ndrymė, kah mčndja e tė pa preme kah tamini (imagjinata, fantazia), por edhe tjeter kushi, qė nė kėtė punė udobisht e pa vesvese asht gjithmonė pėrkrah nesh, e me folė pa perde, na kapercej shumė e shumė pėrtej.
Ne lumnisht kemi arėsye me u mbajt e mu lavdrue faqe shekullit e pa kundėrshtim tė kurrkujt pėr tė kthjelltė e tė mprehtė kah mendja sa asnji tjeter komb. Por sikur e thash sypri kėtė lumnim tuaj s'e patnė nė kujdes se arsyenat e forta e lypne, pėr njė shkak e pėr njė tjetėr, kombet e tjera patnė njė farė arsyejet, por jo aq tė fortė, me na kujtue tė trashė e tė mbyllun nga mendja.
... S' asht me na vue faj tė madh qė s'mujtme me qitė nė shesh e faqe tė dhčut kthjellimin e mendjes, kjo ka ardh sė gjithsecili nesh e di se qeveria e moēme e Stambollės, e cila asht perpjekė pa ja nda me gjithė fuqi me na mbajtė nėn zgjedhė tė robnisė e s'pat tjetėr kujdes, i dolne doret sa e sa tė dhana qė kjenė damet e panumrueme tė mbretnisė sė saj.
Na shqyptarėt e ngratė s'guxueme kurr me u pėrkujdesue e me u orvat pėr zhvillimin e mendjes, as pėr arati tė dashtunės gjuhės sonė, e cila asht vegla e vetme qė ka me ba me hyp kombin tonė shqyptar, sado tė e vona si ma tė madhin komb tė qytetnisė e tė ditunisė.
Por ne kohna tė mjerueme tė despotizmit, shumė shqyptarė kjen burgos pa dhimbė e kjen tretė e hjedh nė Anadoll ku lanė kryet pa ditė se ēmort i muer tė shumėn e tyne; por disa patnė baftin me ikė nepėr dhčna tė huaja.
Por sot e mbrapa pėr ditė do tė mundohena me i dhanė shkas zhvillimit tė mendjes sonė... Sikur deri nė ditė tė soēme tė huajt, e sidomos armiqt e kombit tonė patnė njat fije arsye me na majt poshtė edhe nga zhvillimi i mendjes edhe nga pėrparimi i gjuhės...
Tash disa vjet nji malėsor i ngratė, i dhanun pas gjuhės amėtare, kish pas nxanė me kėndue vetė prej vedit, por jo me shkrue prandaj tė pėrpjekmen me mue, mbas sa tė lutnash qė mi bani, fillova me e mėsue e pėr njė muej qė mė takoj me ndenj me tė, mėsoi me shkrue e me numrue fort bukur.
Tash vonė njė djalė prej Malėsisė sė Madhe mė erdh nė shtėpi me mėsue e pėr njė gjysė sahati nė ditė qė i mėsova, nė krye tė tre muajve mėsoi me kėndue e me shkrue e numrue pėr faqe tė bardhė, e qė nuk dinte as ēka do me thanė mėsojtore. Kėsisoj pasqyrash ndeshen shpesh ndėr ne, e sidomos ndėr malet tona ku emni mėsojtore nuk dihej kurr.
Sot pra... me u kujdesue per me i dhanė zhvillim mčndjes sonė, e pėrparim gjuhės sonė tė dashtun, tė orvatena pėr kėtė atdheun tonė tė dashtun, me i dhanė atė lulzim qė e meriton.
PALOK TRABOINI
Shkodėr, 28 Prill 1910
Botuar nė gazeten «Bashkimi» te Dom Ndoc Nikajt, Shkoder
Nr. 18, 1 Maj 1910
Nxjerrė nga arkivi i Bibliotekės Kombėtare, Tiranė
|