| Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione |
Në kujtimet e ish-nxënësve
Kujtim i mesuesit PJETER HIL PALI
Nje nga pioneret e indipendences sone kombetare plot entusiazem e me ndjenja patriotike asht kene mesuesi i palodhshem Palok Traboini. Ky ka le ne Traboin te Shqipnise etnike dhe mbasi erdhi ne Shkoder, qysh i ri, mbaroi shkollen e mesme e rroku degen e arsimit ku punoi ne Shkoder si mesues per shume vjet. E mbaj mend mire se ishte mesues i sjellshem me nxansa dhe na tregonte shume ngjarje e lufta qe kane ba shqyptaret kunder osmanllinjeve e serbomalazezve. I ndezur flake me atdhedashuri shpesh here la Shkodren dhe bashke me shoket e vet shkonte mbas atyre qe adhuronte si Ded Gjo Lulit, Prel Kerit e Ndoc Dedes, duke u dallue ne shenj nder te gjithe shoket deri qe u fitue liria e desherueme. Nje nder shoket e tij ka qene Hil Mosi me te cilin ka shkue ne Podgorice me nda armet kunder turqeve. Ne vitin 1920 kur serbomalazezt mesyene ne kufi dhe erdhen deri ne Koplik, Palok Traboini bashke me Kole Ded Jakoven (i ati i Preng Jakoves) dhe mesuesin e paharruar Kole Laca e plot te tjere organizuan nje force vullnetare dhe i dolen armikut perpara te armatosun. Ne kete lufte kane dhane jeten shume malesore e te tjere, derisa e shporren armikun prej kufijeve. Shkoder, 20 shtator 1984
PJETER HIL PALl
Kujtim i GJERGJ GJOKE SHABANIT
Nder te tjera... me mbetet mbrese e ngulitun dhe e fresket ardhja ime ne Shkoder nga vendlindja Prizren (Kosove) ne vitin 1917. Vit qe lidhet me hyrjen ne klase te pare me mesues Palok Traboinin, perftyrimin e te cilit e kam te gjalle edhe sot. Me spjegimin e mesimit te bente per vehte, ndersa me bukurshkrimin te mahniste. Mesues Paloka ndiqte perparimin e femijeve ne mesim por edhe jasht shkolles. Mesues Paloka vinte neper shtepia per te vrejtur nese jane tue mesue apo jo. Kudo gjendej per nxanesin. Ai ishte edhe bujar, nxanesve te varfer ju blinte libra, fletore, boje shkrimi, penda e tjere, me shpenzimet e veta. Ka pas rast qe edhe mue me ka ble ndonji fletore. Me ka rastis, kur kalojshe nga rruga Gjuhadol, me pa mesuesin tim me Luigj Gurakuqin me te cilin njihej, si dhe me arsimtare te tjere. Me kalimin e kohes se pjekunise, kam pas takime e biseda nga me te ndryshmet, me mesuesin tim Palok Traboini, i cili biseden e perqendronte tek patriotizmi ndaj Atdheut, luftrat, vuajtjet e Malesise se Madhe, Hotit e Grudes. Gjithe jeten e tij ja kushtoi arsimit dhe patriotizmit per atdheun, per te cilin kishte luftue dhe qe kishte aq dashuri.
GJERGJ GJOKE SHABANI |
| Hyrje | Kopjimi | Lart |