BETEJAT E INTERNETIT
Betejat e Internetiti i zhvillon bota e qytetruar e jo mediokrriteti zyrtaruc
Zotit Sotiraq Hroni
Zedhenes i Presidentit te Republikes Rexhep Meidani
Nuk ka qene e nevojshme me na paraqite nje tirande kaq te gjate me argumenta frazeologjike ne krye te pergjigjes tuaj, sepse ajo qe thoni ne fund me tre rrjeshta eshte esenca e koncepteve tuaja mbi lirine e shprehjes se mendimit qytetar.
Shqetesimin e bashkatdhetareve tane ne Diaspore e shihni jo vetem ngusht por per fat te keq dhe perdorni nje shprehje disi cinike, qe nuk shkon per rolin tuaj si keshilltar i Presidentit shqiptar.
Une personalisht nuk kam patur rastin t'ju njoh, por do ti them zoterise tende se nuk te lejoj te shprehesh aq ligsht per njerezit te cilet sinqerisht, pa interesa kolltukesh i shprehen Presidentit te Republikes.Ajo çka ne nga larg mund te bejme per Atdheun, per çeshtjen kombetare dhe per Kosoven, gjithesesi eshte diç me e vlefeshme se tradhetia e turpeshme qe po u ben vllezerve tane shqiptare te Kosoves Qeveria e Fatos Nanos. Ne mund te mos bejme ndonje gje te madhe,por ama nuk i tradhetojme, nuk i dorezojme tek serbet siç u be per turp ne Krasna Montana, nuk puthemi e jargavitemi me xhelatet qe i kane duart me gjak si Sllobodan Millosheviqi.
Personalisht e kam pershendetur qendrimin e Presidentit Meidani per çeshtjen e Kosoves dhe kisha shprese ne atdhedashurine e tij, prandaj ju drejtova per çeshtjen e ushtareve te Kalit te Trojes greke ne Tirane, mirpo po shoh se zedhenesi i tij paska nje mendim tjeter nga Presidenti perderisa perdor nje cinizem te till fyes ndaj "betejave" tona ne Internet "te veshura me petkun e shqetesimit", ne te cilat shprehim shqetesimet tona per fatin e kombit.
Betejat e Internetit sot i zhvillon bota e civilizuar prandaj eshte e veshtire te gjejne jehone tek zyrtarucet te cilet e kane lene vendin ne shkallen me te fundit te zhvillimit, e ku zhvillohet e lulezon prostitucioni, kontrabanda e mafia, nga pikerisht ata zyrtaruce te cilet i madhi Grameno i quante Honxhobonxhot e kolltukeve ndersa Konica i vleresionte si robote te administrates shqiptare.
Mbetem krejt i pakenaqur nga pergjigja juaj e cila tregon varferi mendimesh e argumentash, e mbi te gjitha ne te nuk shprehet kurrfare shqetesimi kombetar e ndjenje atdhedashurie, çka eshte e pazakonte per nje nenpunes i larte shteti e aq me shume per nje zedhenes Presidenti.
Kolec Traboini
Boston 1 korrik 1998
|