Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione | Polemika


MITI I GJARPERIT DHE REALITETI GJARPERUES

Mbi nje veshtrim letrar e jashteletrar te zotit anonim Valmir Kosova

Pa as me te voglin dyshim, argumentimet qe sjell zoti anonim V.K. Zvicer, (qe eshte kurrqysh tjeter vec K.O.),per motivet e Gjarperit ne mitet shqiptare jane krejt te sakta. Nuk ka nevoje te debatohet me tutje per kete teme sepse vertete ne gojdhenat popullora te derivoneshme, madje edhe te tashme, flasin per Gjarperin e Shtepise, se çdo shtepi e ka nje gjarper qe eshte mbrojtes besnik i truallit e konakut. Per kete paraqitje e argumentim nuk kam kurrfare kundershtimi. Por VK-KO duhet te shkonte diç me tej ne trajtese sa i perket satires se M.K., Itali, e cila nuk ka kurrfare lidhje me mitologjine. Eshte e vertete qe mitologjia e ushqen artin me forcen e saj te shprehjes, imagjinates, figuracionit, hiperbolizmit, por ato nuk jane e njejta gje. Letersia, me shume proza por edhe poezia, arti figurativ, kane shfrytezuar mitologjine ne menyre te sukseseshme. Por nuk mund te themi se edhe gjinite e satires duhet te bejne trajtesa te tilla qe ti ruajne seriozitetin gojdhanave popullore e mitologjise. Pra nuk eshte e thene qe motivimi i gjarperit ,si element pozitiv i miteve, te perdoret ne menyre te njetrajtshme ne te gjitha gjinit e artit. Kjo sepse çdo gjini arti ka specifiken e vet. Nese do te zbatohej ne letersi deshira e Zotit VK-KO qe gjarperi te shpallej vlere absolute kombetare e te trajtohej me pozivitet ne te gjitha zhanret e letersise( çare na kujton heroin pozitiv ne letersine realizmit shabllon socialist), atehere gjeja e pare qe duhej te benim eshte te mirrnim e te digjnim Biblen publikisht, sepse atje per here te pare ne historine e botes, eshte shkruar per motivin e gjarperit, i cili ruante mollen ne Kopshtin e Edenit. Ai gjarper ne Bibel megjithese eshte rojtes( mbrojtes) i molles ne Kopeshtin e Edenit, funksioni i tij nuk eshte pozitiv, perkundrazi negativ, nxites, madje eshte misherim i djallit qe e fut njeriun ne ngasje, ne udhe e sjellje te gabuar.. Zoti VK-KO le ta lexoje Biblen serisht dhe te bindet vete se cili eshte sensi i trajtimit te gjarperit qe ne zanafillen e botes. Por pertej kesaj, edhe pse motivet e miteve tona me Gjarperin si mbrojtes te kulles, kane vlera te padiskutueshme e jane pasuri shpirterore kombetare, a duhet patjeter te mbetemi skllav te kesaj prerje mitike, dhe a duhet qe letersine ta ndalojme nga trajtesa te tjera qe kane perftyrime te ndryshme prej epokes se legjendave. Mendoj qe jo. Se pari se mitologjia nuk eshte realitet. Eshte perftyrim, imagjinate, dhe nese ka patur ndofare te vertete historike ajo eshte shprehje e nje jete njerezore te para dymije e kusur vjeteve. Nuk mund e ardhmja te mbetet peng e perftyrimeve te se kaluares. Ju thoni qe gjarperit te mos i shtypet koka, kur ne fjalorin e fjaleve te urta te popullit shqiptar thuhet e kunderta. Gjarperit shtypi koken. Nuk kam degjuar ndonjehere as ne letersi e as ne jeten e perditeshme te thuhet gjarperit shtypi bishtin. Se dihet se po ti shtypish bishtin te helmon e te vdes. Ka plot shprehje popullore me motive gjarperin ne negativitet. Prandaj nuk ka pse te behet nje analize aq e gjate, megjithese serioze, per te hedhur poshte nje satire pa ndonje vlere te veçante te M.K.
Pra, sa i perket vlerave te poezise "Gjarperi virtual" edhe une kam mendimin se eshte nje satire e dobet, me varg te paperpunuar; e mbingarkuar me fjale e me mangesi ne figuracion, vrejtje te cilat ja kam derguar autores ne nje mesazh privat dhe ajo i ka pranuar. Por duhet thene se nuk eshte ajo satire me e mira poezi qe ka krijuar dhe as nuk e perfaqeson ajo satire e dobet krijimtarine e saj. M.K. ka poezi te mira, sic ka edhe krijime te dobeta. Po kush shkrimtar krijoka vetem vlera e nuk paska dobesi ne krimtari ne kete kohe kur te gjithe rendin pas sasise, volumeve e titujve?
Nje koncept krejt i ngatrruar shfaqet kur Zoti VK-KO thote se Gjarperi virtual do te thote gjarperi pamor...nuk e di ku e merr ky zoteri kete koncept, sepse pamor do te ishte sikur M.K. ta shkruante titullin Gjarperi vizual. Ndersa fjala virtual ka nje kuptim tjeter nga ana pamore, me sakte ne "Webster New Explorer" USA 2000, fjala virtual shprehet : being in effect but not in fact or name, ndersa ne fjaloret Anglisht-Shqip shprehja nuk eshte perkthyer krejt e sakt, sepse kjo fjale ne anglisht nuk ka kuptimin e faktit real, as pamor por te nje mendimi a ideje a diç tjeter qe ekziston por pa fakte dhe emra. Pra ne fjale te fundit, znj. M. K. edhe pse nuk e di anglishten, e ka ndertuar shprehjen gjarperi virtual sakte. Pra eshte nje figure qe perftyron nje njeri tinezar, me cpifje helmuese, i cili ekziston por pa fakte dhe pa emer. E thene ndryshe, e dime qe eshte por nuk e shohin as emrin real s'ja lexojme...
Ndersa sa i perket poezise satire te zonjes Drenusha Z., ne Prishtine, mund te them, nga pervoja ime shume vjeçare me redaktime, se vrejtjet e z. VK-KO e per me teper çpifjet e tij jane krejt pa takt e pa edukate. Eshte turp te shprehemi ndaj zonjave me kete fjalor banal siç VK-KO perdor: " Kurse poezia e Drenueshes eshte nje inspirim i se keqes, nje poezi e zbehet duke qitur jo vetem shpirtin e saj te keq por deshmon edhe per nivelin krijues qe eshtë larg çdo vlere ne kuptimin e mire te kesaj fjale. E keqja e gjithe kesaj potere eshte se po zbulohet neveli i ulet i femres shqiptare..."
No koment per kete lloj te shprehuri ultraordiner te nje njeriu qe pretendon te beje analiza dhe tu tregoje udhen talenteve poetike, ne nje shkrim ku ngre krye partiarkalizmi primitiv me ndjenjen e perbuzjes ndaj femres shqiptare.
Por edhe qendrimi i tij mohues ndaj poezise se Drenushes, kurqysh nuk qendron, perkundrazi kam mendimin se ajo ka krijuar nje poezi mjaft e mire,te frymezuar, te ndjere, qe ka nevoje mbase per nje redaktim si te gjitha krijimet letrare qe kane nevojen e teharrjes. Prandaj e gjej pa kurrfare arsyeje te shendoshe, te njemendeshme, te rendohet kjo krijuese me fjalen e rende perbuzese, qofte si person dhe si krijimtari. Qyrkun e turpit Valmir Kosova-KO, le ta mbaje mbi vehte.
Sa i perket pergojimit e denigrimit qe ben per mua e zonjen e nderuar L. R. ne Tirane, me terminologjira psikiatrike, dua te them se halucacionet e tij vertete jane shqetesuese per shendetin e mbartesit, dhe eshte e mira te keshillohet tek mjeket e Zvicerres ku jeton, per te marre qetesues, sepse egersia qe shpreh eshte e demeshme para se gjithash per vete organizmin e zotit VK-KO, i cili edhe ashtu prej pleqesie dhe mundimeve te burgjeve eshte bukur mire i renduar e ezauruar.
Une nuk dua t'i jap ndonje keshille z. VK-KO, sepse eshte aq i mençur dhe me pervoje sa ta kuptoje gjendjen e vet moralo-fizike, por nje fjale dua t'ja them, te merret me letersi e ti lere ne nje ane inatet e merite sepse eshte bere armik me gjithe boten, ne Kosove, Shqiperi dhe diaspore. Te mos bjere ne gjurmet e i Kapllan Resulit( tashme Resulbegoviç), qe e mbushi vedren plot me qumesht( letersie) dhe i nderkyem ne koke, i vuri shqelmin çdo gjeje te mire e te bukur qe kish krijuar, madje perbuzi e mohoi dhe qenies se tij si shqiptar. E ne krye te krese, te dale ky njeri prej kapuçit ireal te Valmir Kosoves e futet nen kapuçin e real te Kadri Osmanit, i cili ka emer te nderuar, paçka se shpesh i merr koka fortune si Kapllanit te Resulbegoviçeve.

Boston, 18 nentor 2004


Hyrje | Kopjimi | Lart