Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione | Polemika


PASI KOLOMBI E KA THYER VEZEN...

Besnik Pulaj ben te mençurin duke e quajtur Dr.Jakov Milajn racist.

E lexova shqetesimin e shkrimtarit nga Prishtina Flori Bruqi, ne lidhje me denigrimin absurd e tejet cinik qe i ben Besnik Pulaj vepres se Dr.Jakov Milajt " Raca shqiptare" duke e quajtur veper raciste, shqetesim qe e vleresoj te drejte sepse zoteriu kritizer ne fjale, flet me nje stil gjoja akademik, por ex-catedra me nje fjalor qe nuk i shkon pershtat kurrfare studiuesi, sado zemerak qe te jete.
Zoti Pulaj duke e pare vehten ne dimensionin europian ngutet qe te perdore spaten e dardharit mbi nje intelektual shqiptar si Jakov Milaj (1911-1997), mjek dhe gazetar nder me te kulturuarit e mesit e shekullit te kaluar, jeta e te cilit ka qene nje mundim e travaje e pafund, i denuar nga regjimi i Zogut me 101 vjet burg dhe i denuar ne 1945 nga regjimi komunist me 15 vjet burg politik.
Duke u njohur me qendrimin e zotit Pulaj, ndryshe prej indinjates se shkrimtarit prishtinas, mua nuk me beri pershtypje fare sepse te tilla qendrime ai ka mbajtur qe ne vitin 1997 e ketej, neper ca linja interneti, ku shpaloste ca platforma fantazore dhe gjithnje kunder nacionalizmit si fryme kombetare e cila perkunder kesaj, per fatin tone, idene e shqiptarise e ka mbajtur gjalle neper shekuj. Duke e shitur vehten si modern ky tip kritikuesi nuk e kishte per gje te polemizonte me kedo qe kishte fryme nacionaliste. Po fundja cfare vleresime objektive mund te prese Kosova e mbare shqiptarizmi prej atyre qe shkojne ne shkolla te huaja dhe per te bere buje e korrur fame, bejne transplantime idesh pa marre parasysh rrethanat e veçanta qe ka nje komb e nje popull. Nuk mund nje eksperience, sado e çmuar ne mendimin e nje hapsire tjeter kontinentale( qofte dhe ne Ameriken Veriore), te aplikohet ne nje terren qe ka te tjera karakteristika e tjera histori mardheniesh nderetnike sic ndodh ashper ne Ballkan. Kesisoj transplatoresh, duke perfshire edhe ndonje organ shtypi apo mikroparti ne Kosove, ku vegjeton ky studiues, nuk e kuptojne se bejne montazhe jashte çdo lloj llogjike dhe prej ketyre mund te prodhojne kurrgje tjeter vec monstra idesh, qe e demtojne çeshtjen kombetare shqiptare e ketu rrezikun me te madh e ka Kosova nga disa hibride idesh qe vine perqark, vetem e vetem per te shmangur sa te jete e mundur qellimin e pavaresise apo bashkimin e Kosoves me Shqiperine si imediat historik.
Ne analiza qofte historike apo antropologjike, kushdo( duke perfshire dhe z. Pulaj), mund te kene vrejtje per nje studiues si Jakov Milaj, se koha ka bere retushe, kane ndodhur ngjarje te medha ne histori si Lufta e Dyte Boterore, qe ne kohen kur u shkrua e botua kjo veper nuk kishin dale plotesisht ne drite, por te besh te mençurin pasi Kolombi e ka thyer vezen eshte nje absurditet i pashoq, per te mos thene idiotesi ne fushe te mendimit kritik. Jakov Milaj duhet gjykuar ne rrethanat kur akoma nuk diheshin plotesisht ngjarje te tilla si gjenociti i tmerrshem ndaj izraeliteve. E per me teper nuk ka qene ideja e Jakov Milajt superioriteti i races shqiptare mbi racat e tjera, por per te zbuluar te veçanten, individualitetin qe kishte raca shqiptare e çfare nuk bie ndesh me vleresimet historike te te huajve qe kane njohur tek shqiptaret cilesi te larta, qofte si luftetare, qofte ne cilesite morale si besnikerine e mikpritjen.
Mirepo edhe pse disa studiues i bejne punet mbrapsht e mbare, ne Kosove e ne Shqiperi po i mbajne me buke gjithndej e shkrimet e tyre publikohen me bollek e gjejne e mrekullisht edhe sponzor nderkombetar. Absurde kjo, por fundja realiteti sotem eshte pjelle e nje absurditeti qe kapercyem e i cili nuk mund te na linte pa rudimente te tilla ala Pula, qe vene gisht per racizem tek intelektualet e shquar shqiptar, qe ka qene ne fate individuale por edhe si popull e komb, po aq te persekutuar ne histori prej greko-serbeve dhe po aq te ngjashem ne tragjedi me fatin e izreliteve.
Sot Kosova pse jo dhe Shqiperia i ka themelet mbi qindramijra skelete eshterore te viktimave te gjenocidit antishqiptar, prandaj te mos lodhen pinjollet e ideve te Enver e Fadil Hoxhe internacionalisteve, qe te kerkoje gjelpera ne kashte, pra racizmin tone shqiptar qe, vetem ndonje delirant ne fushen intelektuale mund ta fantazoje.

Maj 2005


Hyrje | Kopjimi | Lart