Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


Letra e regjizorit Andrea Skanjeti

NE KUJTIMET E MIA TE TEATRIT

I dashur Kolec

Menjehere po i pergjigjem letres tende. Sa i perket librit te M. Prendushit “Kole Idromeno”, ai shume te dhena i ka patur prej meje megjithese ne liber nuk i ka shenuar se nga i ka marre ato. Ju keni gjetur ne to nje gabim, por une kam gjetur me teper dhe i'a kam thene, por teper vone, sepse kur ai bente korrigjimet e bocave, vetem nje ore i kam patur ne dore ato. Ndonje pasaktesi e qortuam, por me kane ikur mjafte te tjera. Gjyshi ka vdekur me 1908 e jo me 1907, siç sakte e ke konstatuar edhe ti.
Nder kujtimet e mia per teatrin, baben tend e permendi dy here.

Ja teksti pikerisht:
1. “Banoret e qytetit, te etur per dituri, e mirepriten ardhjen e ketij te riu te talentuar (A. Skanjeti, i vjetri): Ai nuk u kursye e gjithe jeten ja kushtoi arsimit. Shqipen e mesoi shpejt, perveç gjuhes ametare, dinte frengjishten, greqishten e pak turqisht. Shtepia e tij u be shkolle e konvikt ku mesonin qindra femije te qytetit e te malesive me nje pagese fare te vogel. Njerit prej tyre konviktoreve nga Hoti, mjaft inteligjent si kreu shkollen, i dha per grua te bijen. Ky nxenes quhej Palok Traboini dhe e ushtroi profesionin e mesuesit deri sa vdiq.”

2. “Me kujtohet se kur mbarova filloren, u shtrua nje darke ne shtepine time, ku ishte ftuar edhe halla Katrine me te shoqin Palok Traboini. Une desheroja te rrija afer halles qe ishte e gojes, gaztore dhe e dashur nga te gjithe. Por deshira nuk m'u plotesua. Me vendosen me nderim afer mesuesit Paloke.

Para se te fillonte dreka, mama Elize erdh afer meje me nje kuti te vogel ne dore.
Kjo eshte nje dhurate e vogel per Andin(*)
Ishte nje pene e punuar ne argjend, qe mama kishte perdorur kur ndiqte shkollen ne Izmir.
U gezova shume per dhuraten e bukur.
- Kjo pene do te frymezoje te shkruash nje drame tjeter edhe me te goditur se “Kusaret” - m' u drejtua mesuesi Paloke.”

Ne lidhje me figurat historike, une nuk kam shenuar asgje ne kujtimet e mia. Me Kole Idromenon dhe Hile Mosin sigurisht ai (Paloka) ka pase lidhje si dhe me mesues te tjere te asaj kohe, dhe aspak me Risto Siliqin, qe Idromenoja dhe familja jone e ka pase “urrejtun” (kjo ne parantheza), por nuk mbaj mend ndonje episod te veçante.
Ai ne shtepine tone e te Idromenos ka hanger buke sa here dhe une ne shtepine e tij kam shkuar shume here. Ai vinte tek une ne dyqan dhe une i kam shkruar shpesh me makine letra. Si mesues ka dhane mesim nder freten dhe shtepine qe ka pas ne Shtoj e ka pas bere shkolle ku mesonte femijet e Hotit te Ri.

Tjeter tani nuk po me kujtohet se megjithe qejf do t' iu plotesojshe deshirin tuaj.
Te fala juve dhe vajzes Denisa i puth faqen!

ANDREA
Shkoder 13.9.1984

(*) Kështu e quanin ne familje


Hyrje | Kopjimi | Lart