RAPSODI USHTORE
Ironi bashkėkohėse, 1995
Nė punėn e tij si gazetar e drejtues i gazetės "Egnatia",autori krijoi nė zhanre tė ndryshme tė publicistikės, si artikuj, analiza, pamflete, por njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin edhe fejtonet, alegoritė, satirat si nė prozė ashtu edhe nė vargje. Kėto tė fundit do tė pėrbėnin materialin letrar pėr krijim e librit "Rapsodi ushtore", ndarė nė dy libra, pjesa e parė poema ironike "Kreshnikėt e demokracisė" dhe e dyta proza satirike "Vrimat e Saēit". Nė kėtė libėr nė format xhepi, satirizohen veprimet e papėrgjegjėshme tė politikanėve tė vjetėr e tė rinj qė dolėn nė skenen e historisė me makinacione e prapaskena qė e kanė burimin tek psikologjia e ruajtjes sė pushtetit me ēdo kusht prej atyre qė kishin kaluar nėpėr shtratin e Prokustit tė ideologjisė komuniste.
Pėr mbrapshtitė e veta nė politikė dhe ekonomi, nė kėtė libėr, e gjejnė vehten rreth 50 persona tė politikės shqiptare, qė lėvrijnė gjallnueshem e tė pėrqeshur nė "Rapsodinė ushtore" tė vitit 1995 pėr meritat e veēanta qė kanė pėr gatimin nė mėnyrė aq tė pėrvajtueshme tė Kacamakut tonė Kombėtar, ēfarė ngjarjet e mėvoneshme tashmė e kanė vertetuar katėrcipėrisht.