Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione

Nė librin e Petraq Pepos
“Lufta pėr ēlirim kombėtar
ne vitet 1878-1912"”

FLAMURI

Nė fund tė marsit 1912 filloi me u folė se Ded Gjo Luli kishte ndermėnd tė ngrente pėr tė dytėn herė Flamurin e Shqipnisė faqe mbarė popullit dhe kjo t’u kallxonte tė gjithėve se lufta qė bahej, sė bashku me anėt e tjera tė Shqipnisė, bahej pėr lirinė e Atdheut tonė.
Disa prej nesh e dijshin se tre flamuj Shqipnije kishin hi nė Hot, por tė paktė ishin ata qė i kishin pa. Secili veē dėshėronte me e pa tė shpalosun atė flamur me shqipe.
Palok Traboini nė 1911 kishte kthye prej Austrisė e tre flamujt qė kishte pru prej andej i kishte nda kėshtu: njėnin Ded Gjo Lulit, tjetrin Ujkės sė Grudės e tė tretin Prel Lucės sė Trieshit.
Ditėn e diel, me 6 Prill u mblodh populli i madh te Kisha e Traboinit. Kol Ded Gjoni me urdhėn t' et, Ded Gjo Lulit, e hapi flamurin kuq e zi. U ba nji rreth i madh njerzish e Kola tha: “Shiqo popull! Nji ky asht flamuri i Shqipnisė, i kuq me shqipe tė zezė me dy krena.”
Tė gjithė ndėnjėn pa za. Mandej u ba nji batare pushkėsh e ushtuene malet pėrreth. Hare ma tė madhe s’ ishte pa ndonjiherė ndėr hoten. At ditė edhe Dok Ujka te Kisha e Grudės e Prel Luca nė Triesh ngritėn flamurin e Shqipnisė.

PĖRPJEKJA E SAMOBORRIT

Natėn e 11 korrikut 1912 rrethueme Samoborrin dhe e mormė pa lind dielli. Mė 12 korrik u ramė 50 nizamėve qė po ktheheshin prej Bukoviēit, ku kishin ēue ushqim. I qitme fare, gadi krejt, veē disave qė ranė nė dorė. Mbeten dekun prej nesh Lek Ded Vuji dhe u varrue Zef Met Haxhia.

PĖRPJEKJA E NOKONJELIT

Nė at gjak tė nxehtė, mbas njė ēerek sahati, rrethueme Nokonjelin, nji kodėr me istikam pėrballė Bukoviqit. Mark Ded Gjo Staka, Palok Traboini dhe unė ja mbrrime buzė istikamit. Nji nizam qiti mauzerren pėr frangi pėr t’na ēartė. Mark Ded Gjo Staka i ndėj gati e i kapi pushkėn. Nizami s' e lėshoi, Por Marku, burrė i lidhun i dha vedit e ra ledhi megjithė nizam. Paloka pa lanė kohė ndermjet vrau oficerin turk. Atėherė Hoti u turr nėpėr ledh e afėr 80 nizamė ranė nė dorė se s’ kish kush t'i udhėhiqte.

Kujtime tė Martin Ujkės
Nga libri: "Lufta pėr ēlirim kombėtar nė vitet 1878-1912",
Tirane 1962, faqe 446-44


Nė "Hylli i Dritės"

FLAMUJ KOMBĖTARĖ NĖ SHKODĖR

Nė verė tė vitit 1911 gjėndėshin Gruda e Kastrati tė mbledhun nė Gradinė tuj pritė ndonjė urdhėn tė ri. Nė ato ditė mbrritėn prej Podgorice 12 italianė vullnetarė... Kje nė kėtė rasė qė njė farė Pal Gjoni prej Grude e vu njė flamur nė shtizė tė gjatė e ngrehi nė Suka tė Grudės mė gėzim tė gjithė malėsorėvė, qė brohoritshin pa da e qitshin pushkė.
S'asht pėr tu harrue se nė kėtė kohė shpėndajnė flamuj kombėtarė ndėr malėsorė Pjetėr Nushi e Kol Ivanaj e ma vonė Karl Prenushi, Zef Kurti, Luigj Kodheli, Simon Prendi, Hiluk Koliqi e Palokė Traboini.

“HYLLI I DRITĖS” Nr. 11, 1937, f. 523

Hyrje | Kopjimi | Lart