Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


Publiēistika e pavarėsisė - Gazeta «Bashkimi», 1910

LIDHĖSIA FORCON KOMBIN

Kryeartikull nga Palok Traboini, “Bashkimi” Nr. 14, Shkodėr 3 prill 1910

Me tė vertetė Lidhėsia forcon, mirėson e gaton si pėrparim kombe, sido e ēfardo qė tė jenė. Shumė pasqyra kishin me ja vertetue kėtė punė kombit shqiptar e gjithkujt qė pėmjimėnd i thotė vedit jam shqiptar i vertetė e i pa lara. Mirė pra, a pat kenė kush njėherė si Mbretnia Romake? Ajo mbretni qė pushtoi e zotnoi botėn mbarė pėr sa e sa shekuj, shumė e shumė herė u gjet ngushtė nga ana e qendresės me armik, kurdo qė kje e palidhun e nė besė ndėrmjet vedit. Por ndryshe ishte kur u gjet e lidhun e me njė dashtni e me njė fjalė. Tė pafriguem pra kėta fatosa tė Mbretnisė, i dolėn ballė pėr ballė armiqve e i thyen e i shpėrdanė nė rrėnim tė plotė. Edhe nė kohė tė mesme u pa se ēka do me thanė : dashtnija e lidhėsia e njė kombi ndėrmjet vedit, ndėr tė gjithė ato turbullina e pshtjellime popujsh qė gjindeshin. Kombi i cili ishte i forcuem nė dashtni, fitoj e u nda me pikė tė faqės sė bardhė, e bile shkoi gjithnjė tuj u rrit nė madhėsi e nė famė. Ai tjetri u nda i lagėt e si ma zi.
Padyshim edhe pasunia e rehatia e njė populli asht atėherė kur mbretnon nė zemrat e tė gjithėve, njė dashtni e vertetė dhe e ngulun me rranjė siē duhet, sepse si Mardhanėsia, si tė gjitha mjeshtrinat e punėt e tjera shkojnė pėr sė mbari e s' pushojnė kurrė. Kur ti marri vesh secili shqiptar atdhetar i vertetė, qė asht kjo e vetmja mėnyrė qė mirėson e pėrparon edhe nė forcė, nė paqe e nė pasuni, e pra, nė atė botė mund tė thotė Shqipnia qė mė erdh koha e dėshėrueme... tuj pas shpresė birt e mi tė cilėt bujarisht i ushqeva e i ushqej pa da nė gjinin tem. Kėta po kanė pėr tė mėkambė e mė ngjall at madhėshti e lulėzim qė pata nė kohė tė kalueme. Secili atėherė s' ka pėr tė pritė me qenė i shtym prej kujt pėr tu kujdesun pėr vendin e vet, por prorė gati me mbajt ēdo vėshtirėsi e mundim, pėr pėrparimin e tė mirėn e Atdheut tė vet, si nga ana e gjuhės dhe nga ana e rojės prej armikut, e me gjithė dėshirė ka me derdh gjakun e vet kur tė lypet.
Si mundet me thanė ai djalė nane qė jam shqiptar, e dua vendin, nė qoftė se nuk zoritet e nuk orvatet pėr tė, qė vetė natyra e pasunoi, e lulėzoi me tė gjitha kėto tė mira e hijeshina. Sot pra kush i thotė vehtes sokol mali e djal shqiptari tė mos rrin i marrakatun... por me u mundue gjithėsecili pėr tė mirė tė fisit tė vet. Tė mėkėmbet edhe njėherė kjo Shqipni e cila u pėrmėnd anė e kand dheut si pėr bujari, ashtu edhe pėr besė e burrni qė nxorri nė shesh, faqe shekullit sa herė i ra rasti.
Ta shkoqin pra prej zemret shqiptari, sido e ēfardo fejet qė tė jenė, njat fanatizėm qė deri mė sot kje kaperdi me tė, nė kjoftė se pėrnjimend lakmon mirėsinė, pėrparimin e dheut tė vet e tė shtėrngohen nė dashtni tė njėmėndėshme ndėr vedi si Krishtjan e si muhamedan. Njat herė ka pėr tu pa forca e lumnia e Shqipnisė mbarė.
Vetė Napolon Banaparti i I-rė, Perandori i Francės e dėshmoi kėtė tė vertetė e tha se lidhėsia forcon kombin sado i dobėt e i ligsht qė tė jetė. Por shqiptarėt nuk ka nevojė me shkue atje larg, por tė marrim yrnek Malėsine e Madhe e atėherė kanė pėr tė besue ma dobisht.
Nė Malėsi tė Madhe jetojnė, sikur gjithėsecili e di, kristian e muhamedan bashkė, por krejt largas nė mendime e me dashtni nėrmjet vedit se sa qytetasit. Ata, o shqiptarė vllėzen tė dashtun kurr nuk u ndanė e s' u prishnė ndėr vedi pėr shkak besimi, por shkuan mirė me shoqi shojnė, u deshtne e prandaj kjen tė fortė e s' pat ēu ban armiku, veēse sa herė u ndesh me ta, u da i lagėt e pa fije nder. Kėta fatosa e sokola malesh, kurr nuk deshtne me u ditė ēfarė do me thanė ti je i kristian apo ti je muhamedan, por gjithmonė ja afronin dorėn njeri-tjetrit ndėr nevoja e halle tė veta.
Nuk i bane veēmas as kuvendet e bajrakut, tė mahallės a tė fisit, por bashkarisht duke ja pelque mendimet shoku shokut... Shumė herė u gjykuem me njė ligj, qė e quajnė kanun, pa i mbajt paj as hatėr njėna anė tjetrės, nė daē kristian a muhamedan, nė dasht shumica a nė dashtė pakica, nė dasht i pėrmendun, nė dasht i harruem, nė dasht dai e nė dashtė fatzi, njė fjalė - mjaft qė tė kenė tė drejte e pa zhigla.
Bidatet qė patne prej antarėve tė vet, i mbajtne gjithėherė brez pas brezi, bashkarisht e vllazėnisht.
Dasma, kangė, qejfe, vaj as dert nuk i bane kurr tė ndame. Kushtrimi, as pėr tė mirė e as pėr tė keq, s' u nda kurrė pa u gjet krejt nė njė fjalė e kėshtu zakonet jetike i kryen me nder e faqe tė bardhė.
E armėt zanake e besnike qė flakėruene nė dorė tė tyre, djal mbas djali, a thue i rrokne ndonjėherė pėr mbrojtje tė vendit tė vet pa kumtim tė shoqishojt?
0, jo kurrė, por sa herė ranė nė kėtė nevojė, tė lidhun nė besė e me dashtni tė vertetė, burrnisht i banė ballė ushtrive tė rrepta e tė tmerrshme tė armikut e u ndanė me erz... Pėr kėtė aresye ata qė nuk u frikesun me i dalė kundruell armikut, nė tė ndjeme tė kushtrimit u lėshuene tuj u hallakatė me njė zemer luani, luftuan e fituan tė shumtėn e herės, por edhe kur nuk u eci fati i mirė nė fitim, nuk e lanė me u zgjanue nė ato dhčna.
Po, kėtyre fatosave u qoftė pirolla qė pėlqyene ma parė deken e fiken se me ju pėrkulė asaj zgjedhe tė randė, e ma fort tė turpnueme tė armikut.
Gjithė kėto ndere e faqe tė bardha ja sollnė vedit e ja lanė djemve tė vet trashėgim... e zemrat e tyre nuk u prėken kurrė me fanatizėm, por vllaznisht e tė lidhun, u gjeten e gjinden, e urojmė megjithė zemer qė tė gjėnden - edhe mbas sotit.
Qe pra njė urnek, sa i bukur aq i nevojshėm me u marrė prej tė gjithė shqiptarėve mbarė, pėr nė daēim jo vetem me u mbajtė nė qėndresė e nė lulzim tė hershėm, por edhe me pėrparue me qytetnim e nė dituni.

Nxjerrė nga arkivi i Bibliotekės Kombėtare Tiranė

Hyrje | Kopjimi | Lart