NĖN HIJEN E AKROPOLIT
Kujtimet pėr "Egnatia"-n
Emigracioni, prova e madhe e karaktereve njerėzore
MITRO QEPAROI
Dėshėroj tė tregoj se ēfarė ėshtė himarioti i vertetė nė njė episod nga fillimet e botimit tė "Egnatias" qė nuk harrohen lehtė.
Nė Athinė, qė nė fillim mė afroi ndihmėn e vet bujare njė burrė i ndershėm nga Qeparoi i Himarės, qė e kisha njohur qysh nė vitin 1973 nė minjerat e Tuēit nė Pukė, e do tė mė bėhej nė emigracion vėlla e shkuar vėllai.
Pa farė interesi personal, por nė mėnyrė vullnetare e shpėrndante gazetėn Egnatia bashkė me mua dhe shpesh here edhe me Kosta Cancon, tė dielave nė Monastiraq ku bėhej pazari i madh i Athinės. E meqė gazetėn e kishim ende ilegale, siē ishin ne tė gjithė emigrantėt, ashtu edhe e shpėrndanim, fshehurazi.
Ishte viti 1993. Kryeministėr ishte Kostandin Micotaqi, qė kish fillluar nė mėnyrė masive pėrndjekjekjen e shqiptarėve emigrantė. E po tė tė gjenin me gazeta shqiptare nėpėr duar nuk qe gjė e lehtė. Pasojat fizike do tė ishin tepėr tė renda dhe ekstradimi as qė vihej nė dyshim.
Po miku im qeparotas nuk ish nga ata qė e njihnin frikėn. Dhimitėr Gjoka, ai burrė fisnik qė i kishte nė trup gjurmet e plageve te plumbave qė kishte marrė kur donte tė kalonte kufirin (por pa sukses) nė vitet 80 pėr tė shkuar nė botėn e lirė, nuk e hante me sy frikėn sepse ishte si njė zgalem qė pėlqente dallgėt e sfidonte rrezikun.
Por edhe mirėsinė e dinte Mitro Qeparoi, sepse kur ishte plagosur nė kufirin me Greqinė, nė Ersekė, (ku ju vranė dy shokė, njėri nga tė cilėt shkodranė), u gjėnd si shpėtimtar prej Zotit njė bari me zėmer tė madhe, qė kur e pa tė pėrgjakur e tė pėrbaltur e pa mundur tė ngrihej nė kėmbė por veē tė zvarritej, nuk shkoi ta dorėzonte nė postėn kufitare, por e mori nė stan.
E mjekoi e mbėshtolli me gunė dhe e pėrcolli mbi mushkė pėrmes mjegullave e shirave nėpėr grykat e maleve, disa ditė udhė, qė nga Erseka nė Permet, Gjirokastėr e deri nė Himarė, madje deri tek pragu i shtėpisė sė tij nė Qeparo. Dhe nuk pranoi tė merrte kurrgjė si shpėrblim bariu i maleve tė Kolonjės.
Ai bari qė dėshėronte tė mbetej anonim, njė njeri me shėmbėlltyren e shpirtėmadhėsisė njerėzore, ushqeu tek Dhimitėr Gjoka mirėsi e humanizėm, ndaj tėrė jetėn e tij u pėrpoq tė ndiqte shėmbėllesėn e bariut shpėtimtar tė maleve tė Kolonjės. Edhe flori tė kishe mund tja besoje Dhimitėr Gjokės, thotė me tė drejtė nė njė shkrim, miku i tij himariot Kleanthi Dede.
E kėrkoi bariun e Kolonjės nė vitet e demokracisė Dhimitėr Gjoka, edhe nė Athinė i pyeste kolonjarėt, por nuk arriti qė nuk arriti ta gjente pėr tja shpėrblyer mirėsinė, pėr ti bėrė gjithshtu njė fotografi, pėr ta botuar nė "Egnatia", siē mė thoshte shpesh, ta dinin tė gjithė se ēfarė mirėsie fsheh shpirti i njeriut tė thjeshtė, bariut tė Kolonjės. E kėto ishin virtute qė emigrantėt por edhė grekėt duhej tė mėsonin pėr tė shuar atė ndjenjėn e keqe tė urrejtjes qė injektonte mjaft herė shtypi e televizioni grek duke pėrshkruar egersi shqiptare e duke injektuar madje njė farė ndjenje pėrbuzje, ēfarė u pa lemeritshėm nė fshati Kryekuq pranė Athinės ku masivisht u ndoqėn emigrantėt, ku me pushkė e ku me hunjė si heretikėt nė mesjetė.
Pėr kėto gjėra bisedonim shpesh herė me mikun tim qeparotas, i cili kur nisi bashkpunimin me "Egnatian", mė kėrkoi ti gjeja njė pseudonim letrar pėr pėrshkrimet e poezitė e tij. I thashė se ty fshati tė njeh pėr Mitro, i shtojmė emrin e fshatit tėnd, kėshtu qė kushdo qė tė njeh e di se ky Mitro Qeparoi ėshtė Dhimitėr Gjoka. Edhe emri i fshatit tėnd bėhet i dashur pėr emigrantė kur ti lexojnė shkrimet e tua, por kush e di, mbase vjen nje ditė qė vetė bariu i Kolonjės tė kėrkon nėpermjet gazetės, se edhe ai nuk e harron kurrė emrin e fshatit bregdetas.
E pelqeu kėtė gjetje, miku im himariot, qė e bėri si ėmėr tė dytė e tani kushdo nė Himarė, nė Athinė, e madje edhe kėtu tek himariotėt e Amerikės, po tua pėrmėndėsh Mitro Qeparoin e dinė se ėshtė fjala pėr Dhimitėr Gjokėn.
Nė njė nga ditėt e diela qė kishim vajtur nė Monastiraq pėr ta shitur "Egnatian", Mitro Qeparoin nga larg e pikasi policia me gazeta shqiptare ne duar, tė cilat mbase i mendonte se i kishin prurė nga Shqipėria. Policėt me dinakėri po pėrpiqeshin ta lokalizonin nė mes tė turmės, e madje pėr njė ēast e mberthyen, por Mitro Qeparoi me zgjuarsi arriti t'u shpėtojė e erdhi tek unė.
- Desh mė kapėn,- mė tha-, po u ika. Ma kanė bėrė dorėn plagė.
I fshehem gazetat e mbetura u zhdukėm bashkė pėrmes njerėzve, si shokė tė mirė e besnikė tė njeri-tjetrit. Nuk e harroj sa tė vdes atė ditė, sepse ishte dita kur shfaqej virtuti i njeriut me cilėsi tė larta morale.
Tė dielėn tjeter erdhi prap Dhimitri nė shtėpinė time nė rrugėn Filolao, pranė Kishės Aj Artemio, e mė tha: " Ngreu nga gjumi mor shkodran, mor burrė malsie, se shqiptarėt kanė dalė nė Monastiraq e duan gazetėn "Egnatia"."
Thėnė tė drejten nuk e prisja tė vinte atė ditė Mitro Qeparoi. Ngula kėmbė qė tė veja vetėm atė te diel, por nuk mė la. Tė kam vėllaun tim mė tha. Nuk tė lė vetėm. Mua nuk mė la bariu kur mund ti ikte koka atij e mua bashkė e jo mė tė lė unė ty. Punė qė nuk bėhet. Po sikur tė ndodh gjė ty, mė mbulon turpi se jemi shqiptar e vllezėr.
E dolėm prap nė mes tė rrezikut se dihej ēdo tė bėhej po tė na pikasnin sėrisht ata tė policisė se Micotaqit mė nacionalistėt e tėrbuar tė "Stohos" tė Kapsalit.
Kjo ėshtė miqėsia. Ky ėshtė himarioti i vertetė. Ky ėshtė qeparotasi qė nderon jo vetėm fshatin e krahinen e tij por edhe emrin shqiptar anė e mbanė Shqipėrisė.
Ėshtė pėr tė shėnuar se nga Himara ishte edhe Pavllo K., por ai ishte tjetėr brumė. Kishte qenė shef ekonomist nė Vlorė. Fillimisht mu shtir si mik e shok, pastaj kur e pa se kryeredaktori kundėrshtonte ta vinte gazetėn nėn frymėn e grupeve vorioepirote, qė kėrkonin pėrēarje e ngatrresa nė mes tė Shqipėrisė dhe Greqisė, tė ngritura kėto nga ca shqiptarė renegat nė Athinė, Pavllo me grupin e vet shkoi e mė spiunoi nė Policinė Greke e cila mė erdhi nė shtėpi duke mė tmerruar familjen time e dy fėmijėt e vegjėl, episod qė e kam treguar gjetkė e pėr tė cilin ėshtė shkruar edhe nė gazetėn shqiptaro-amerikane Illyria nė Nju York ne mesin e shkurtit 2004.
Ato vite tė "Egnatia-s", ishin kohė te vėshtira, kur shfaqeshin cilėsitė e njerėzve, si virtutet e larta ashtu edhe dobėsitė e karaktereve tė njė pjese prej tyre.
Emigracioni nė esencė ishte prova e madhe e karaktereve njerėzore.
KOLEC TRABOINI
Boston, 10 mars 2004
|