|
Pjesa e parė
Duel Iradja e u ndrrue zakoni
Duel Iradja e u ndrrue zakoni
n'kambė na u ngreh Kostitucjoni
na u shpallė ky usull i ri
pikė ma s' pari n' Stambolli
e mandej edhe n'Shqipni.
Dal-kadalė ndie ndėr fise
t'cilat vrap na lypėn hise,
pjesė na lypi turk e i kshtenė
gjithkund baraz tue pasė kenė
nė ēdo punė e nė ēdo rasė
nji kanu sbashku tue pasė
gjithmonė sbashku tue punue
shoqishojnė askurr pa e lshue.
Paj si nė qefe e nė kuvende
me nji zemėr e nji mendje
shoqi shojnė e kemi grishė
kurrė ndėr veti nuk jem' prishė,
nuk jem' prishė as nuk jem ēartė,
deri damet ia kem' bartė.
Bashkė kem' ra nė fushė t' mejdanit:
jemi shkri pėr nder t' vatanit,
pre e lasknue nė teh t' taganit.
Po gjithmonė kombi i Shqiptarit
pėr vend t' vet e pėr erz t' t' parit
ka ba deken gjithė pėr s' mbarit,
pa iu lodhė kurr mendja e kres.
m'e da kund ndryshimi i fes:
paj Bajramit e pėr Pashkė
kemi gzue e ba qef bashkė.
Prandej sot po bajmė rixha
ligjės s're mos me na da,
e lirinė ta gzojmė vllaznisht,
si na e desht gjithmonė zakoni.
Ndoshta edhe Konstitucjoni
ka me thanė me u dashtė nder veti
kand e kand po memleqeti
nēdo krahinė qi sundon mbreti.
Uzdajė kemi n' kėt liri
pėr me u dritė e me u pėrtri,
me u ba kombet nji vllazni
me marrė hov nė ēdo krah jeta,
me nji ligjė me u kqyrė e drejta.
Nė sende nandqind e tetė,
mend u mbajtė pėr mot e jetė,
me dy ditė tė mujit t' gushtit
e nėnshkruen dhantin e kushtit,
due me thanė qi ligja e re
bani sefte nė ket dhč
e u perhap nėpėr Shqipni
plot me gzim e me lumni.
0 fatbardheja liri
rrnosh gjithmonė me brohori!
Top e pushkė pėr gjith kala
dy javė krisi pa ia da,
u mblodhen male e katunde
nė prejnatė nji ditė t' shtunde
t' tanė u mblodhen nė qytet
me bajrake tue ba shyhret,
pėr liri edhe pėr mbret.
Brohoritshin grat e fmija:
Rrnoftė mileti e rrnoftė lirija,
rrnoftė Shqipnija n' ditė tė sotit,
lavd e nderė i kjoftė Kastriotit!
N'katėr skajet e Shqipnis
u ba festa e lirisė,
mbrapa thanė e autonomisė.
S'iu dhimbt gja as s' iu dhimbt pare,
bane pushkė, bane batare
sidomos kjo Shkodra jonė
qi bidat ka pasė gjithmonė
me qitė pushkė me shej gazmėndit
pėr ēdo fest e kremte t' vendit.
Edhe n' dasma e ndėr djergnime
Veē me pushkė janė ba gėzime:
s'kishte daulla as muzika
as pėr kcime s' delshin ēika
s'kish teatre as balerina,
gazmend banė veē me martina...
Por shkoi vjeta e ndrrimi i ri
nuk u pa aspak n' Shqipni,
punėt vijuen si ma pėrpara
e kurrgja s'u suoll ka e mbara.
Porsi shpesh pėr nėn bar t' njomė
rrin strukė gjarpni, sikur thonė,
kėshtu edhe Kostitucjoni
ndoq e shkoi mbas ktij zakoni;
na premtoi sa e sa tė mira
me na hjekė zi e t'vėshtira,
qeverija absolutizmin
krejt me e zhdukė fanatizmin.
Por pa u mbushun edhe vjeti
na ndrroi ligja e na ndrroi ndjeti
e na doli Hyrr-Xhemjeti.
Na Filloi, pra, Hyrri i ri
me punue nė mčndje t' ti
pa pėvetun askurrkandin
as miletin as Sulltanin,
as ejllin e as shejtanin.
Ky, mbretnin m' e rregullue,
nuk la gja pa shpartallue,
e, ēka kurr s'ishim kujtue,
ky na qiti usull tė ri
me hjekė armėt shpi pėr shpi.
Kand e kand nėpėr Shqipni
Astjer lypi edhe xhelep
qi zakoni ne s'na e nep,
e sa tjera kso koteshash
tue pėrtri gjithfarė ngatrresash.
U hap fjala nė Shqipni
se kish le nji hyll i ri,
Dergut Pasha emni i ti.
E me rybe ky stolisė
prej Hyrrit n' Shqipni kjo nisė
e me tė dyqind taborre
u ngarkuen nėpėr vaporre...
edhe u derdhėn nė Kosovė
n' Kaēanik deri n' Gjakovė.
N' at Kosovė u zhgreh ma s'parit.
e tha: ymėr kam prej t' parit,
ymėr kam unė prej Dauletit
ymer kam prej Hyrr Xhemjetit
me ia hjekė armėt miletit,
mileti me u dhanė mbas punėt
pa fare s'keqit pa farė dhunet
mos me ndejė gjindja si lopė
por me u ba sikur n' Europė,
me godina n' det e n' tokė,
me u tretė gjuha e me u shtue fara
me lulzue punėt e mbara.
Gjithė mileti aty u shtruen
E nji herė tė tanė kujtuen
se erdh prap n' ditė tė sotit
lirija qi kem' pasė motit
n' ato koh tė Gjergj Kastriotit.
Por, kur armtė i mblodh pėr rrashit,
me pa keni tha mbas tashit.
N'katėr qoshet krisi topi
u ngreh shpata edhe konopi,
por ma tepėr luejti shkopi.
Luejti shkopi edhe shtaga,
Su kqyr begu as su kqyr aga
as esnafi as qyqari,
as i forti as bujari.
Njikjo kje, pra, pėr ne fika:
mori mnera gra e ēika
tue rrahė burrat me muzika.
Tue prishė stane e tue prishė bune
tue djegė shpija edhe katunde,
kaloi bjeshkė e mal e kodėr
e u fillue mandej pėr Shkodėr.
Kur na mbrrini n'Bahlēallėk,
Shkodra e ndeshi me shėjllėk
e Derguti n'shėj t'dashtnis
i dha urdhėn gjith paris
me ia hjekė armėt halis,
me ia u hjekun bytevi
si n'qytet ashtu n'malsi.
Edhe Shkodrės s'ia harroi,
po fort bukur e kujtoi;
i diftoi pushkėn e topin
ēengelat edhe konopin,
veē ma fort pėrdori shkopin.
Mbasi burrat bani ēika;
filloi trrahunt me muzika,
mė muzika edhe me lodėr
shtroi begzadet nėpėr Shkodėr
U mnerue dynjaja e ngeli,
kur panė hoxhėn te ēengeli,
nė ēengel vjerrun n'Parrucė,
e t'dy kambtė u hinė nė nji kpucė,
i ra gjindes hie deket
n'zemėr t'nansė fėmija mekėt.
Po pėr male ēka po thoni?
Si veproi konstitucjoni?
(vazhdon)
|