Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Pjesa e dytė

Nė shtatė malet na u hap zani

Nė shtatė malet na u hap zani
Hyrr-Xhemjeti n' Shkodėr ē’bani,
qysh veproi ky pashė i ri
n' katundarė e sheherli.
Me irade t' Stambollis,
me pleqni tė Babi-Alis
ia hoq armėt gjithė Shqipnis,
edhe rendi i erdh Malsis.
Dergut Pasha n' mend tėrbue
Malsis fjalėn ia ka ēue
sa ma shpejt krent me i bashkue,
me mbledhė armtė e me i dorzue
si i dorzoi tė tanė mileti,
si e ka ba ymėr Xhemjeti.

Kjo malsija kur ndigjoi
Dedė Gjo Lulit fjalė i ēoi
me e thirrė e me e pėvetė
pėr kėt punė a į e vertetė.
Ded Gjo Luli trim dai,
qi s' i le shoqi n' Malsi
bashkė me fise ban davi:
«Ndigjoni,tha, vllazėn t’mi
se kjo punė ne na ka bī
me dhanė armtė qi na la baba,
e me i vjerrė n’cengela e krraba,
me na vū e dheta e xhelepi
nizamė me na marrė pėr veti,
kudo qė t’na lypin mbreti
si kah toka si kah deti.
Vetit mos me i thanė shqyptarė
Mos me kqyrė ma fis e farė,
Me i thanė vetit Stambolli,
Mos me njoftė aspak Shqypni.
Unė 'i herė, thom sa pėr veti,
armtė e brezit nuk i hjeki,
n' u ēoftė n' kambė t' tanė Hyrr-Xhemjeti.
E kam da me dalė komitė,
marre Hotit mos me i qitė,
due me u fikė me ropt e mi
pėr kėt trull e kėt Shqipni.
Ose n'kjoshin kta djelt tonė
sokolana si gjithmonė
qi e kanė zbardhė rodin e vet
tue luftue tash pesqind vjet
me armė n' dorė pėr mal e shkrep
e mbas mejet duen me ardhė,
Dergut Pashės me i ba ballė,
e kam nda me mend me dekė
e Malsinė s’e la me e prekė.
Unė kujtoj, lum faqja e bardhė
se sot dita na ka ardhė
me rrokė armėt pėr liri
pėr liri e pėr Shqipni
mos me njoftė ma Osmanlli,
me fitue nė ditė tė sotit
njat liri qi kem' pasė motit,
n'kohen e Gjergj Kastriotit.
Kjo Malėsi asht shumė me vorre
shpat nė shpat e ndėr oborre
tue u pre e tue u vra
herė me Turk e herė me Shkja
pėr ket dhč, per tokėn tonė
pėr gjuhė shqipe gjithmonė.
Pra nė doni nė kėt ditė
Malsis zanin me ia rritė,
me lidhe bese duhet n' ditė t' sotit
me ba luftė si t' partė e motit
me ia thye fjalėn Hyrr-Xhemjetit
me i lanė nam Shqipnis e vetit.
Folni tash, vllaznit e mi
si t' ia bajmė me StambolIi
pėr kėt punė qi na ka bi,
a mujmė gja me da n' mbledhi?".

Atbotė fiset t' gjitha mbarė,
popull, kren e bajraktarė
lidhėn besen si Shqiptarė,
Dedė Gjo Lulin vunė tė parė.
«Puno -thanė- Dedė, si ā ma mirė,
kqyr veē keqas, mos na bir,
e ma gjatė nuk ka pse pvetė
si asht mirė e din ti vetė;
t’mdhaj e t’vogjėl t’jemi mbshtetė.
Dėrgut Pashės na' i ēo fjalė
se n'Malsi s'ka pse me dalė,
se na armtė nuk i dorzojmė
urdhnit t' Hyrrit s' i ndigjojmė,
nuk i shtrohemi pa dekė,
n' liri tonė s' e lamė me prekė,
as n' liri as nė tokė shqiptare
pėr pa u pre e pa dalė fare
duam me u djegė nė flakė t' barotit
si janė djegė tė partė tonė motit".
At-herė prap u tha Dedė Gjoni:
«Burra, fort mue sot po m' gzoni
pra, gotonju me qindrue
plak e i ri mirė me u shtrengue
se n' kėt punė vetėm nuk jemi
gjithė Shqipnin me veti e kemi
qi ka dalė githkah komitė,
turrin Hyrrit me ia pritė,
kėt Shqipni m' e qitė nė dritė.
Kushtrimoni sa ma parė
malet tona t' tana mbarė
prej pesmbdhetė e n' shtatdhetė vjet
t'ēohen n' kambė e t' bajnė gajret
me qindrue pėr vėnd tė vet,
mos me njoftė ma Hyrr as mbret,
por me ngrehė flamurin arit
si e kem pasė n' Shqipni ma s' parit.
Edhe unė nji leter t' vogėl
Dėrgut Pashsė ia ēoi n' Shkodėr,
qi t' marrė vesh se kjo Malsi
nuk i shtrohet Hyrrit t' ri
pėr pa u djegė me plang e shpi
e me rop e me robi.
Dėrgut Pasha ka m' u idhnue
kur kėt letėr ka me e kndue,
n' kambė taborret ka me i ēue
me na djegė, me na shkrumnue,
me ia xjerrun ujt ktij vendit
prej Kastratit n' bjeshkė t' Kėlmendit.
Por me e vra ka dora e Zotit
sa tė ndeshet me djelm t' Hotit,
sa t' i shohė Lektė e Malsis
qi janė mezja e trimėnis,
idhtė si zana e Haramis.
Ēonju tash se vonė ka shkue
nuk kem nge ma me u hutue,
duem me dėke o me fitue!»

Tė lumtė goja - i tha Gjel Ēaku
se ke folė taman si asht haku,
se fort mirė ke kuvendue,
Turkut ma mos me iu shtrue,
por me dalė me dekė me nderė
si kanė dekė Shqiptartė gjith-herė
n' darē pėr besė, nė daē pėr burrni,
n' daē pėr vend, n' daē pėr liri;
se je i Hot e je dai,
da me gisht nė gjithė Shqipni,
se trimni e besė tė dhanė
n' leth i pari t' i ka lanė.
Ndiej ē’po t' thotė njėky Trieshjanė:
Nė mal temin sa t' kaptoj,
kushtrim Trieshit tash i lshoj
me ra shpejt prej bjeshksė e vrrinit
pėrmbas djelve t' Traboinit
n’ball me i dalun Osmanllis,
me i fitue lirin Shqipnis,
me ngulė n' Hot flamurin arit
kuq e zi si e patėm s' parit.
Po ta nap besėn e Zotit
vetė me msy me djelt e Hotit,
me dhanė jetėn pėr liri,
pėr flamurin kuq e zi
qi kaherė e kem' dishrue».

Mbas tij n' kambė fill na janė ēue
t' Grudė, t' Kastrat, t' Shkrel e t' Kėlmend
e u betuen t' gjithė rend - rend
si tha Deda nė kuvend,
e u shpėrda aty mbledhija
gjithsekush me shkue te shpija.
Gjithsekush nė shpi tue shkue
me shokė t' vet rrin tue peshue.
se si puna ka me shkue
kur Dėrguti t' msyjė n' Malsi
me taborret Osmanlli
pllambė pėr pllambė tue djegė e pjekė
gjithėsesi ti vinė tue iu tekė
si shkėrbe qi Zoti e fali
me iu trembė mbreti dhe krali.
Por nuk tremben Lekėt tonė
se barot kanė ngranė gjithmonė.

Djelt e ri kahė njiten shpatit
ia thonė kangėn maje krahit:
"Dedė Gjo Luli, trim me fletė,
pėr Shqipni ka da me dekė
s' len ma Turk n' Male me prekė
mbrapa i shkon Malsija krejtė!».

E ndėr lugje djelm e burra
kndojnė tėrthorēe turra - turra:
"Kah po vjen, more "Ēun Mula? :
- Prej Kėlmendit sot u ula:
kam marrė vesh se m' ā zanė rruga,
m' a zanė rruga me shumicė
prej n' Kastrat deri n' Kamicė.
Nuk jam Shkodra, me u koritė:
jam Malsija pushkė me qitė.
Ē’po gjimo te Mali i Hotit:
n' Podgoricė po kerset topi,
kėrset topi edhe pushka,
po na vinė topat me mushka
nėpėr mal e nėpėr fusha
nėpėr mal e fushavetė
derdhet gjaku i djelve t' zetė,
derdhet gjaku i djelve t' ri:
qyqet nana gja nuk dinė,
nuk dinė djelt - o se ku i kanė:
korba e sorra n' ta po u hanė!”...

Kshtu u dan burrat tue kėndue
thue se nė festė kund janė tue shkue
e jo deksė tue iu gatue
me i ba ball mbretit t' Stambollės
qi i pat shti t' dridhmet Europės,
qi dhe sot s' len bar me bi,
kahdo t' shklasin kamba e ti.
Gzoju, pra, ti Shqipja jonė,
se je kenė trimneshė gjithmonė,
se i ke djelt sokola malit
qi s' ta lshojnė vendin pėr s' gjallit
qi janė ba gati me dekė
zgjedhen qafet me ta hjekė
me t' dhanė hovin e liris
qi e ke pasė prej kadimis.
Sot, pra, ngrehu e banu shtyllė
kush mbas tashit mos me t' ndrydhė,
banu shtyllė e djelve tu,
qi po dalin sot komitė,
Shqipe, pahin me ta rritė

pėr gjithmonė me t' qitė nė dritė.
Ēoje, Shqipe, kryet si motit
se t' erdh koha n' ditė tė sotit!
A s' po i sheh sot t' ri e pleq
prej pesmbdhetė e n' shtatdhetė vjeē
ka' i thonė vetit tumirė mbeē?

          (vazhdon)
Filloi lufta n' bajrak t' Hotit

Hyrje | Kopjimi | Lart