Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Pjesa e tretė

Filloi lufta n' bajrak t' Hotit

Filloi lufta n' bajrak t' Hotit:
aman falė i kjosha Zotit
si luftojnė nė ditė t' sotit
njata nipat e Kastriotit,
krejt si t' partė e tyne motit:
djelt e ri t' katundit t' Lekės
i janė ba sot gati dekės.
Duel Kushtrimi pėr Malsi,
vojti lajmi pėr gjith shpi
n'luftė me dalun plak e i ri
edhe mbrrini n' mal t' Kėlmendit,
n' kambė me u ēue pėr t' drejta t' vendit,
n' kambė me u ēue, po, bytevi,
me dhanė jetėn pėr Shqipni:
duem me u shkri nė ditė tė sotit
pėr Shqipni pėr Lek'n e motit
e pėr nam t' Gjergj Kastriotit.
Rrokėn armėt djelt e Malsis
me uzdajė tė Perendis
me i ba ball sot Osmanllis
faqe t' bardhė me i lanė Shqipnis.
Filluen luftėn n' at Zogorė
tue u njitun dorė pėr dorė,
krent e Shkrelit lidhė me besė
brit'n e thanė: «Kurr s' duem me e ēmesė,
s' duem kurr luftėn me e ndalue
pėr pa dekė o pa fitue».

Betue janė kren't e Kėlmendit
me luftue pėr t' drejta t' vendit,
me qindrue e me ba dekėn,
pėr atdhe edhe pėr Lekėn.
Edhe Rranxat e Mbishkodrės,
janė pėrhapė malit e kodrės,
Bogė e Rrjoll e Reē e Lohe
fryt me xjerrun prej ksaj kohe:
duen me u djegė edhe me u shkri,
tue luftue pėr liri.
Bes'n e Zotit e kanė dhanė
Shala e Shoshit e kanė thanė
sot me u lidhun me Malsi
me dhanė jetėn e me u shkri.
Qindro, Shalė! he, rrfe prej qiellet,
shoqe s' ke kahė vran e kthiellet
sot mos t' dhimbet gjaja as jeta,
Shqipja e Burrit je me Fleta.
Zot ēka bajnė sot Grudė e Hot?
Be kanė ba nė t' Lumin Zot:
e kanė lidhe besėn shqiptare
se s' i lodhė as top as parč.
Deli Meta derė oxhaku,
Tha: «Pa m' mbrri deri n' gju gjaku
gjallė s’i bie Hyrrit nė dorė
n’ bajrak t’ Hotit nuk la korė
jam nder male krye i parė,
e me zemėr jam shqiptar».
Tom Nikolla i urtė tejet
brofė nė kambė e rreptė viket:
«Ndigjo Hot, ndigjo Malsi,
merre vesh, o ti Shqipni,
sidomos ju djelt e ri,
ē’po u thom n ditė t sotit!
Po jau nap besėn e Zotit
bč po u baj n' armėt e mija
si ma nep mue zakonija
njikėt luftė qė nisme sot
pėr pa ngelė nuk e mźj dot.
Pra t' gajresim me qindrue,
se, thom, orėn e kem ēue".
Zot ē' ka ba ky Dedė Gjo Luli?
Komandari qi ā i Malsisė
Nami e ndera e urtisė
Rregulluesi i gjith parisė
Shpresa e madhe e Shqipnisė?
Nji punė tė bukur ka kujtue
me zhvillue n' male t' malsisė
t' kuq flamurin e Shqipnisė.
Luftėn nis vallja e djelmnisė
Me furi si dikur motit
ushtarėt e Gjergj Kastriotit.
Fort vlon lufta n' Rrasa t' Fikut
Gjak kullon shpata e ēelikut,
top, mauzer, mitral pa da
bahet mjegull s' mujė me u pa.
Qindro Mirash Lucė Kastrati
prore mirė t' ka ecun fati,
derdhe gjakun pėr Shqipni
lene nam nė histori.
Mblidhi djelt rrotull mbas vetit
jepi zemėr gjithė miletit
mos ta trembė topi i Xhemjetit;
ban gajret, qindro pėr vend,
Bane dekėn sot me shend.
Ky Dedė Preēi plak i vjetėr
Bajraktar, qi s' del nji tjetėr
ma me nam e ma me za:
«Due - tha - dekėn sot me e ba".
Trim si rrfe ky Gjelosh Gjoka
djalė sokol qi s' e ka toka,
vojvodė - bash asht n' at Kastrat,
tha: «Do t' des ose ndrroj fat».

Dedė Gjo Lul, o derė bujare
derė bujare nė tokė Shqiptare
gjithmonė kje ndera e Malsis
qendra e shtylla e djelmėnis,
qindro sot me ndihmė tė Zotit
pse ti je nafaka e Hotit
dhe si i pare qi je n' Malsi,
ēoje lajmin n' gjith Shqipni
qė t' luftojnė sot pėr liri.
Pėrmas teje gjithė Malsija
Shpresėn n’t’cilėn ka Shqipnija
napin jetėn e s’pritojnė
plak e i ri ku t’u takojnė.
Pushkė e besė si dera jote
sikur sot, n’ t’ largtat mote
kush s’i pat nė tanė Shqipėni
besa jo as nė shtat kjajli.
Lutju Shqipės qi n’kėt ditė
trimat e tu mirė ti soditė
t’u napė zemėr e trimni
me i ardhė hakut Hyrrit t’ ri.
Kush levdohet se asht Shqiptar,
mbahet burrė edhe bujar
hiē mos t' tutet, mos t' frigohet
tue pa gjakun kah dikohet
fatit t' vet kush mos t' i ankohet,
t' i lshojė hove asaj Mbretneshė,
Shqipės s’ vet, qė asht bujareshė.
T' pėrkujdesėn me ia hjekė
njat zgjedhė t' randė qi e ka mekė.
Nanė e dashtun, Shqipja jonė
sikur heret si n' e vonė,
nė kujdes t' na kesh gjithmonė,
gajreto na shtjer nėn fletė,
e na mblidh kahė kemi tretė.
sot ty ndihmė pėr me t' u gjetė.

Nė Traboin po pikė ma para
filloi lufta e u suell e mbara.
Bash njaty n' Rrasė t' Traboinit
u ba nam qi prej Ulqinit
gjama e ushtima u ndie pa t' vshtirė
e filloi fati ma i mirė.
Ndihen topat n' breg t' Ulqinit
hapet zani Dukagjinit,
Dukagjin e pėrtej Drinit
nam bajnė djelt e Traboinit.
Po kjan dert Kolė Marash Vata:
«Drue prej gjakut m' a ndryshkė shpata
drue se sot ka me m' koritun.
pėrse tehi i asht topitun?»
Kur vojt Kola n' Buza t' Cemit
dielli ishte ēue prej t' Lemit
kuku bani zana e malit
se me m' mbetė ka pika e djalit.
Kur nė Gjepurr Kola mbrrini,
Zanin muer tanė Dukagjini,
nami vojti n' shtatė krajli
pėr at gjak' qi u derdh n' at bri
Rreptė viket Ujk Gjelosh Leka:
«Ban gajret, bre Frano Zeka,
qindro Kolė si Leka motit
faqe t' bardhė t' i lamė sot Hotit!
Ndihmo Zot! sa dikoj gjaku,
s' e mban mend 'i qind vjeē plaku,
n'majė t' Gjepurrit tue luftue,
shum sokoli mbet shitue.
«Kuku, vlla, gjithmonė pėr mue,
kush mue t' mjerėn me m' pajtue?
pėr mue ma nuk agon dritė
motra e Kolės qyqja ka britė
qyqe n' buzm e le tand motėr,
mirė ia qite ujt nė votėr,
vashės sate i ndrrove derė
dera jote u mbyll me ferrė,
veē ani, le erz e nderė».
Ban gajret, bre Lulash Zekė.
se je rodit edhe Lekė
bane zemrėn gur e akull,
n' Gjepurr t' mbeten dy djelt shakull,
qindro, pra, mos u korit
ata sot t' mbeten shahit
dhanė jetėn pėr vend t' vet,
dhe pse t’ ri, me shumė gajret.

      * * *

Dėrgut Pasha n' at Malsi
kand e kand vrojton n' turbi,
merr astjer e tevabi,
tė shtatė Malet don me i shkri.
Qind taborre ka mbas vetit
qi me besė muer prej Dauletit
me i qitė namin Hyrr - Xhemjetit.
Edhe n' shpinė na i hypi atit,
me konisė n' Mokset t' Kastratit.
Aty vend po don me zanė,
e betue ā n' Din' e Iman
nė dy ditė me i dalun n' anė.
«Edhe gati i kam ba trent
- tha - Malsis m' ia vjerrun krent.
Do t' i baj gjith malet vorre,
do t' bastisi 'iqind taborre».
Dhe konisi n' Fushė t' Koplikut
me u shty mbrapa n' Rrasa t' Fikut
n'Rrasa t' Fikut e n' Mokset.
Nalt ēon zanin e viket:
«Sot asht dita pėr adalet,
sot Malsin due me e la n' gjak,
der n' kufi me Karadak.
N' Moraēė atit pa i dhanė uj
prej Malsijet i gjallė s' luej».

A po ndie, mori Malsi?
me t' tretė farėn e me t' shkri
don Dėrguti der n' Mal t' Zi.
Mos u trėmbni as mos u ngutni
lavd' e t' tija mos iu tutni.
Kėt kėshill qi po u nap sot,
Detyrė mbanje pėr shumė mot.
Lepuri n' megja tue kullotė
bash kto fjalė me veti thotė:
«S' mora vesh kurr prej levduesit
por sharrova prej mėkuesit».
Qind taborre t' jen Dėrguta,
thotė Malsija, s' dij ē’ ā tuta.
Kurr mue lufta s' mė pėrkulė,
pushkė as top shpirtin s' ma zhgulė.
Prandaj sot Dėrgut Daija,
kėt rixha po t' ban Malsija;
kah ke ardhė me u kthye kadalė
shumė ma mirė kishte me t' dalė,
s' ke me pasė kurr fjalė as halė.
Ndryshė drue se koritė vetin,
turpnon Mbretin e Xhemjetin.
Nė bela mos daē me ndodhė
banu gati pėr Stambollė.
Gajreto, hiqu me nderė
shporru lufte edhe ksaj herė,
s' rritėsh kurr mė sherr t' miletit
nam as za nuk i qet vetit.
A ndigjove, Dėrgut Pasha,
be po t' bajmė sot se mbas tasha
duem me u djegė si n' kllashnicė fasha,
me e lanė fisin krejt nė vasha
para se ty me t' u shtrue
nė kjoftė thanė e n' kjoftė gjikue,
kem' lidhė besėn nė kėt mnyrė,
edhe t' gjith kemi vu mhyr,
kem' vu mhyr me iu shtrue dekės
si na nep kanuja e Lekės.

Dėrgut Pasha atbotė idhnohet
E nė shfrim zemra i gufohet,
hapė astjerin mbas buris,
edhe msyn me shum furi
n' zemėr t' fryt edhe nė mni,
asht terbue helmin me pi,
sikur ujku qi untue,
endet malit tue vrojtue,
pėr me ra nė ndojfarė gjaje,
me raditė ndonjfarė shkėrbaje
dhe kur hasė ai ndėr berre
lshohet turr ne mal e djerr’e
kėrdi ban po ai at ditė
e shum’ kohė nuk rri me pritė
veē copton e kasapitė.
Kėrcet pushkė e top pėr anė,
Me fashite jo kurr s’e lanė.
... Kajmekami n' atė kala,
ngusht i mjeri paska ra,
as nuk din se kah'me ēa.
Dėrgut Pashės i ēon fjalė
me u djegė mbrendė o jashtė me dalė
se kam lč ma ngusht s'jam kanė
kahė rrethue mė kanė pėr anė
Hot e Grudė e Trieshajnė.
Dėrgut Pasha n' at Koplik
po kjanė dertin pėr rrezik
qi i ka ndodhė nė Shipshanik.
Mbledh astjerin me buri
edhe i nisė po vi e vi.
Me t’ vėrtetė janė tue diftue
njata burra tue luftue
malit, bjeshkvė, fushės e bregut,
natėn, ditėn edhe shegut,
se janė gjaku i Skandėrbegut.

          (vazhdon)
Dėrgut Pasha muer haberin

Hyrje | Kopjimi | Lart