Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Pjesa e katėrt

Dėrgut Pasha muer haberin

Dėrgut Pasha muer haberin
se atje n' Hot ia grinė astjerin
me msy vetė ai ka mendue
gjith Malsin me e shpartallue
krejtė me e djegė e me e pėrvlue.
Me dispjek urdhnon paris
t' mbledhė astjerin mas buris
se Malsin do ta qes faret
puna e saj, tha, ma nuk baret.
U nis, pra, nė gjog tė bardhė
pushkė e top mbrapa tue i ardhė,
edhe para i prin ushtries
me zanė vend te Rranxa e Hies.
N'Rranxė tė Hies n' Kurt t' Kastratit'
ma kėndej- tha – s’i zbres atit.
Ēoje kryet, gjog, t' shitoftė zana
shalė florinit e kollana
pėr madhshti une t’i bana
amanet ty mė la nana.
Zakonisht m’i del bejlekut
mos i u tut malit as bregut
as nipave t’Skandėrbegut.
Mos harro at besė e at fjalė,
qė e kam dhanun kur kam dalė,
t'mjerėn nanė m' e lanė pa djalė.
Tjetėr fat s' lypa pėr veti
kur n' Shqipni m' nisi Xhemjeti:
me lanė kryet a me fitue
me Malsi qi krye ka ēue.
Kurr n' mejdan s' u terezita,
kur m' erdh shtegu edhe dita,
asnji herė nuk u korita.
Edhe sot, pra, pa dyshim,
do t' la nam, do t' baj fitim!
Gjog i ēmueshėm, frigė mos ki
bejleg ke sot me Malsi,
mos u lodh, hiē mos u tut
sot me e veshun duem nė fut',
veē prit pak e mos u ngut.
N' futė me u veshė, me e la nė gjak
emni saj mos t' ndihet tak.
Kur n' gjak t' tyne ke me u ē’ etė
ke me u majė edhe me u shndetė:
n’ rrashta t' njerzve t' vė tagji,
veē ta shkelim at Malsi!
Nuk kam ēajre pėr pa e shtypė
pse kėshtu e don dhe e lypė.

N' mal kanė dalė e zanė llogore,
veēse si me na dalė dore,
liri t' plotė i kanė dhane vetit
s' duen me m' njoftė pėr veqil t' Mbretit,
edhe lypin Pavarsinė
s'i njohin Hyrrit qeverinė
pėr ēdo zyrė lypin t' vetin,
me e nderue, s' e nderojnė Mbretin,
duem me ndenjun si kanė kanė
ushtar t’ rregullt mos me dhanė
s' duen me la kta asni t' dhčtė
pėr xhelep nuk ke ēka pvetė,
bile, bile duen me thanė,
s' kem detyrė asgja me dhanė.
Shkurt nji fjale, mos me folė tjetėr,
duen me ba si n' kohė tė vjetėr
si n' ushtarė si pėr vergji
s' duen me e njohė kėt zakon t' ri.

Me pa kanė edhe ata vetė
se ē' e zeza i ka gjetė.
Kur t’i shtie nė kthetra t’mija,
s’ka me u ra ndėr mend liria,
kanė me e pa kėta gabimin
me andrrue s’kanė jo kund pshtimin
as tek kralat as tek Mbreti:
n’dorė kėtė punė e ka Xhemjeti.
Por ē’dobi, se para kohe,
prej Peshtrikut deri n’ Lohe
kanė me u ra mohit tė parve
s’kanė me dijtė pėr erz t’shqiptarve
me e harrue kanė Skandėrbegun,
kanė me kqyrė me u marrė me tregun
s’kanė me lypė ma Pavarsi
sundim t' vetin as liri.
Kanė me m' pritė me krye-ulsi,
me nderime e shum njerzi.
Me britė kanė: «N' dorė tande e t' Zotit,
s ' quhem ma rod Kastriotit,
raja jote e babės Mbret
Burrin, Leken, Kastriotin
nuk i njohim, pasha Zotin!
Po t' bajmė bč e po i biem hasha:
n' hie tande, Dėrgut Pasha".

Me u pėrvū po kanė qafirat,
kur me sy t' i shohin t' vshtirat
e kur t' shohin mbi krye drun
kanė me britė: “S' njohim kanun,
qė Lek Duka la pėr ne,
rishtas sot na kemi lź.
Duem me pasė usullin tand,
aman, Pashė, aman, derman!”
S' do t' u hiqen frigė e tutė
me gjith shpirt kanė me m' u lutė,
kanė me u ba si qingja t' butė.
S' kanė ma kurr me ēue ma krye
me rrėnim mbasi t'jen thye;
mbasi mirė t' u thehet krahi
anadollēe do t' i rrahi.
Kur t' i tres nė Anadoll
kanė me thanė jemi mirė boll.
Me e pėrmėnd s’kanė kurr ma zgjedhėn,
rrėkajė gjaku kahė t’u rjedhėn,
sa t’i a nisė secili nesh
rreptė nė ta pėr me la lesh.
Kėt fitim pėr pavarsi
ka me pasun kjo Malsi.

Nė Jemen e n' Arabi
s'do t' mendojnė ma pėr Shqipni,
sa ngusht vetin kanė me e pa,
rrkajė me lot po kanė me kja,
kanė me britė: S' njohim kurrkandin,
nė qiell veē Zotin, n' tokė Sulltanin,
e sė treti: Dėrgut Pasha,
zoti ynė kjoftė pėr mbas tasha.
Aman n’ gjunj po t’ biem sot,
mshirėn tande s’harrojmė dot
me jetue veē kem’ pėr ty
dhe ma s’miri kem me u rry
si me ty si me Hyrrjet
fjalė ma s’bajmė na si simjet
as pėr Hyrr as pėr Xhemjet.
Edhe t’gjith do t’napim jeten
pėr Hyrrjet do ta shkrijmė veten,
me kenė duem po raja jote
njekshtu sot si n’ t’ largtat mote.
Tjetėr s’lypim, Pashė, prej tejet
por mos t’kemi ma farė drejet.
Edhe n’kohė qė ka me ardhė
n’dritė pėr ty veē kem’ me zbardhė.
Me nji za sot po bertasim
mshirėn tande n’ sa po thrrasim:
Jasha Pashė! Jasha gjithmonė!
Shpreso pra, nė besėn tonė,
diftoi sot zemrėn bujare
ksaj fat-premes tokė Shqiptare,
difto e t’ Turkut merametin,
mos na ban me pa kjametin.
Me krye tonė po t’ sigurojmė,
qė n’kėt shekull sa tė rrnojmė
s’ke me pasė ma prej nesh keq
me mėrzi, - veē ti a ndreq,
nėpėr kambė mos na merr zhak,
mos na lajė tė shkretnve n’gjak.
Fuqi t’ plotė e dijmė se ke
gjithēka t’duesh me ba me ne,
t’ka madhue ty Zoti e Mbreti,
pėr sy t’ballit s’ t’ nep Xhemjeti.

Para teje Europa shuhet
e me lot ajo tė truhet.
Me sy ultė tė gjith t’ shikjojnė
t’lajnė e t’krehin e tė lmojnė
gjithė polemi ty t’pėrkulet
vetė Dauleti nė gjuj t’ulet
Krajla e Mbretėn t’kndojn amenin,
ndėr ta i pari ti zen vendin.
T’urojmė jetė e pėrparim,
me madhni e me lulzim,
t’gjith veshtrojnė veē emnin tand
Krajla e Duka kand e kand,
ngadhnjimtari i t’tanė dyrnjasė
dhe pasqyra e Ylemas.
Kur lypė kush me u paraqitė
para teje, do t’shutitė.
Do t’i uli syt pėr dhź
n’pėrvujtni me t’madhin dre.
N’ty ka pshtetė shpresėn e artė,
e madhnueshmja Dera e Lartė.
Dera e Lartė e Ali Osmanit,
n'ty, Dėrgut, bre zog asllanit,
or' n e vet e ka pėshtetė
pse sokol ti je me fletė.
Se sa herė ja ligėn orėn
Shtet' e t' Mdha me shpatė mizoren.
Kanė me m' rritė e me m’madhnue
pėr hava dhe kanė me m’ēue
si zogj malit me m'u true.
Me lavdime deri n' qielli
kanė me m' thanė pa ty s' ndritė dielli.
Nė gjith botė je i vetmi yll
kėt gja e di dhe ujku n’ pyll.
Kshtu Dėrguti n' gjog me shalė
para ushtris tue ecė kadalė
nėpėr mend trillon kto fjalė
pa mendue si ka me i dalė.

    * * *

Ah! kadalė, Dėrgut daija,
t' i ka plasė t' dy syt madhshtija,
s' din edhe kush asht Malsija.
Grahi gjogut n 'daē me pa
se ēfarė djelmsh Malsija ka
msue gjithmonė me u vra e me u pre,
djelm qė desin si me le,
kurrkund shoktė pa nuk jua ke.
Nė Kastrat kur ke me dalė
ke me u kthye me bisht ndėr shalė
e nė dalsh mandej n' mal t' Hotit,
ka me t' vra vetė dora e Zotit.

          (vazhdon)
Mirash Luca n'pritė zatetė

Hyrje | Kopjimi | Lart