Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Pjesa e pestė

Mirash Luca n’ pritė zatetė…

Dėrgut Pasha nė shpinė t' atit
kapet bris, malit e shpatit,
msyn me hi n' Katund t' Kastratit,
ku po lete nam rinija,
ku shkėlzete Shqipėnija,
ku n' shesh duel burrnija!
Me idhnim ky kėsaj herė,
e ka msy me shum poterė
me taborre e tevabi
me astjer me kalorsi
n’ te me ba nji bind tė zi!
Po mirė hapin nuk e mati
se s' a msue ndonjėherė Kastrati
pa qitė pushkė m' iu shtrue anmikut,
pa e la n' gjak me shpatė ēelikut.
Ku je zana e Veleēikut?
Nė kambė ti n' mos u ēosh sot
n' Veleēik ē' ban qė rri kot?
Uroi, pra, me t' amblin za
n' kohė t' kalueme si ke ba,
se aty vetė shqipja e Liris
pat zanė vend prej kademis.
Uroi sot dieltė e Katundit,
qė t' qindrojnė me usull t' Kanunit,
jo me tjetėr veē me t' Lekės,
mos t' i kapin friga e dekės.
Mos i len me u shembė pėr rrashit,
me i ra n' dorė pėr t' gjallė kok-trashit.
T' shkrihen po, t' bahen fani
me ēka kanė, me dhen e dhi,
mos t' hutohen, por tė desin,
t' desin pra, nuk kanė ēka presin.

Hipi astjeri prej Budishet
edhe mbrrini n' qafė ktej kishet
top e pushk, tue shprazė pėr anė,
aty e hasi ora n' zanė,
due me thanė qi ndeshi n' pritė
e pėr tė kje e zeza ditė.
Shumė na krisi aty potera
dhe pėr ēudė na i hyni tmera
U trishtu edhe Llogohera,
e i harroi lavdet e parshme
qi trillue pat pėr kohė t' ardhshme.
Shpejt dha urdhėn me u prapue
tue ofsha, tha: «S' asht gjikue
mbarė me m' ecun puna mue,
ka Shqipnija orėn ēue».

«Ndal, Dėrgut ku je tue shkue,
ke falisė, a m' duket mue?
Shikjo 'i herė mos je verbue!
Ndalu, djalė, se ktu s' ka cuca,
me komitė asht Mirash Luca.
A kujton se n' kėt shkreti
veē kanė mbetun gra e fmi
e vendit s' ia bajnė kujdesin?
Thue s' ka burra ktu qi desin?
Ah! kadalė se kėt vend sot
ke me e mbajt mend pėr t' gjatė mot,
ke me u thye ti kėtu brijshė
dhe me u shkye tė dy bulshijshė.
Ē’ se ke le s' ke kenė ma ngusht,
do ta kapish kryet nė grusht,
kurr n' ksi trimash nuk ke hasė,
kurr ksi trimash nuk ke pasė
ball pėr ball-o me luftue
me derdhė gjakun pa pritue.
Sot ke punė me trima rrfe,
qi e bajnė dekėn si me le!»

Mirash Luca n’ pritė zatetė
me treqind e disa vetė,
por sokola t' gjith me fletė,
trima t' fortė po bash si zana,
burrakoēa e si luana,
fort tė dukshėm pėr pashi
burra t' zgjedhun pėr trimni,
t' zgjedhun po, prej gjithfarė fisi
me besė t' fortė porsi rrajė lisi.
Si zateti me ta prita
s' u mź lufta sa kje dita.

«Nikollė Miri rreptė qindro,
Gjelosh Gjoka, mos e lsho!
gajret bani djelt e nanės,
t' i rrethojmė pėr gjithkah anės.
Tue i rrethue t' i bajmė muasere
pushkė t' u marrim, top mauzerre.
Urra pra, djelt e Katundit
mos shikjoni pun' n e fundit.
Sot iu kqyret ju burrnija:
gjakun tonė e lypė Shqipnija.
Pra ju, n' kjofshi bijt e saj,
pa kursim nepnja kėt pajė.
Fise e kombe na shikjojnė
e pėr ne mirė kuvendojnė.
Anė e kand po rruzullimit
t'jem' sot ndera e Burrit, trimit,
edhe t’ Leksė dhe t’ Kastriotit
qi kėt vend e nderuen motit
me burni e trimni t' ve' n
amanet na e lanė atdhen.
Na qi ktu sot jem' bashkue,
t' drejtat tona pėr me i prue
lidhė me 'i besė e me 'i kanue,
kėtu sot e kemi shtegun
t' tanė me dekė pėr Skandėrbegun,
ta kuptojnė kralat e mbreti
se n' Shqipni tė tanė mileti
po ban luftė pėr me dalė n' veti
me fitue autonomin
e me gzue gjithmonė lirin.
Ku e latė, burra! Fat t' bardhė paēi,
n' histori emnin e laēi:
gjaku ynė t' kullojė pėr dhź
se me dekė tė gjith kem' le.

Ta marrė vesh edhe Amerika
se n' Shqipni s' lejnė vetem ēika,
por lejnė djelm ma t' idhtė se pika.
Nė Stambollė u bind Patrika,
u bind pėr trimnin e re
qi shpertheu sot ktu ndėr ne
kahė luftojnė trimat si rrfe.
Bjeshkve e kodrave t' Malsis
luftojnė trimat e Shqipnis,
luftojnė trimat me njerzi
jo pėr qef o pėr grabi
por pėr vend e pėr liri.

Si, di Zoti, Turku bani
n’vende tona qysh se rrani
e s’la gja pa ba mbi ne
tue vra gjind, tue djegė, tue pre
si pėr s’ tepri t’kishim le.
Por sot n' kambė mileti ā ēue
s' lanė ma vendin dam me shkue,
duen me e shndritė e me e lulzue
si tjerė popuj kanė punue.
Prandej tash ndėr kto krahina
top, mauzerre edhe martina
ndezen flakė porsi vetima
der n' krajli me u vojtė ushtima.

Mirash Luca trim me orė
me treqind e ma malsorė
Dėrgut Pashės s' po i bje n' dorė,
por po kqyrė si me e zanė n ' lak
pa iu trembun syni aspak.
Ndezė asht lufta nė Katund
topi e pushka rreh gjithkund;
pingron zana: «E mjera un,
mjera un pėr djelt e ri,
sa shumė rrnova me pa zi,
drue ka ardhė pėr mue sahati
me m' u sjellun n' e zi fati
me u fikė sot pėr mot e jetė
n' Veleēik qyqe me mbetė.
Hesht, oj zanė, e mos ndill zi
se s' po t' shuhen djelt e ri
a s’ po sheh kush u ka pri?
Mirash Luca varet shkrepit:
Bini djelm se u ba gazepi
na e muer t' keqen sot Xhemjeti.
Gjallė t' i zamė tė tanė me dorė,
pse prej vetit t' bardhėn orė
e kem' sot si e kemi pasė:
Dėrgut Pasha u thye me gjasė.
Po Dėrguti keq u thye
prap ai poshtė nisi me kthye,
ulet bris, malit e shpatit
gjithė idhnim nė shpinė tė atit
kah s' i duel me hi tė ngratit
kurrsesi n' Katund t' Kastratit.

Dėrgut Pashė, fort mos u lodh
se n' Kastrat je da mirė boll
se kur n' Hot ti ke me shkue
ma zi zana t' ka shitue!

          (vazhdon)
Gjamė e ushtimė vjen prej Deēiēit

Hyrje | Kopjimi | Lart