Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Pjesa e gjashtė

Gjamė e ushtimė vjen prej Deēiqit

Gjamė e ushtimė vjen prej Deēiqit
dalin Ltijt lokandsė s’ Mēiqit
rreth e rreth shikojnė n' turbi:
Zot ēka asht ky ndrrim i zi
athue festė ka Mali i Zi?
Nuk ka festė, jo, Mali i Zi
veēse lufta u pėrtri
Dėrgut Pasha me Malsi,
tue luftue janė n' at Deēiq
Shkodrės tmera i hyni e diq.
Kur qe, s'gjati veē sa grima,
n'pėr qytet nget si vetima
nji zyrtar fort i tėrbue
krejt nė ftyrė kishte kenė ndrrue,
atbotė gjinden e mbloi halli,
kur kish kenė ai, shih, tellalli.
Dhe si mbrrini nė Fushėqelė:
“Kushtrim - briti - se ka ngelė
Dėrgut Pash keq rrethue
edhe ushtrija a shpartallue.
Ēonju turqt e Perendis
sa ma parė me i ra Malsis;
ēonju, Turq, mos zgjatni ma;
Xhebehanja nė kala
ēilun asht, armėt me u da,
shpejt e shpejt nė luftė me ra!
Hajt qėndroni e mos u pshtilli
e pėr Tuz na u nisni filli
deri nesėr pa shkrepė dielli,
pse pėr ndryshe mbaroi Dini.
Bini! Bini! N' kaurr e fshini!”
Shpejt turqinimi n’kambė u ēue
rroki hutat e u shterngue
pėr Deēiq kan marr me shkue
Malėsisė gjakun me i pikue.
N'Vuksan-Lekaj kur na mbrrine
shpija e ē' gjetėn t' tana i fshine,
mbi Qafė tė Kishsė kur mbrrinė
n' Bratilė
gjaku u derdh aty me kilė;
i vunė vetit kot kso barre
pa nevojė me u da me marre,
kush s' u preki n' Din e n' Fe:
luftė Malsija ban pėr atdhe.
Por tė mjertė na kjen trathtue
pse pėr ndryshej s' ki'n ndigjue
kundra vllazn' ve me luftue,
ma parė syt i ki'n verbue.
Vetė natyra i kundėrshton,
njati vllau qi vllan s' e don.
N' Mitrovicė e n' Kaēanik
njekjo punė ndodhi aēik ..
vllaznit tonė si me anmik
tue luftue na u banė fėrlik.
Kshtu n' Deēiq e n' Brija t' Hotit,
aman falė i kjofsha Zotit,
derdhet gjaku n' ditė tė sotit
kah vlon lufta porsi motit.
Pesė ditė lufta s' meni kurrė
vrujoi gjaku porsi gurrė.
Me tri maj dit'n e Shna Kryqit
Meni luftėn n' Bri t' Deēiqit, '
me Malsi na lidhi besėn
Dėrgut Pash, e luftėn ēmesėn.
Lidhne besė mos me e fillue
luftėn rishtas pa u lajmue,
pa u lajmue me shoqishojnė
edhe e banė me e hjekun rroj'n.

Nik Gjeloshi trim drangue,
s' asht ksaj bese tue i besue,
i ka hy n' krye se Dėrgut Pasha,
don me rrejtė me thana e thasha
me besė t' lidhme edhe me tjera.
Prandej friga i hini e tmera:
nat' n ushtartė qet me ēetue,
Nik Gjeloshi shi orė-ēue.
Pėr gjith pritė la dy a tre vetė,
edhe vetė nė nji shteg zatetė,
pėr gjith shteg po bris s’Bratilit:
mirė nė teste me i ra shqilit.
Porse n' nade sa agoi drita
sheh astjerin qi n' pėr prita,
ki' n zatetė po rreth e qark
mbas taborre't varg e varg.
Kushtrim briti atbotė prej pritet...
nji ushtar me shpejt i afritet,
veēse kambėn s' e lot tak,
vrap shkoi lajmi n' Karadak.
N’Karadak e n’gjith krajli
u pėrhap ky lajm i zi,
se Dėrguti me trathti
me e pushtue don kėt Malsi.
Rreptė kėrset at-herė potera, .
djelt e ri luftojnė si era!
Hapet zani pėr gjith prita:
“Djelm qindroni, sot asht dita,
i mirė shtegu na ka ardhė
pėr me u da me faqe t' bardhė,
sot asht dita me e dishmuem
njat burrni qi trashiguem
prej kahmot prej t' parve tonė,
n'shesh dhe qitė e kem’ gjithmonė.
Prej Dėrgutit jem' trathtue
prandaj msyni pa u frigue
o me dekė o me fitue.
Ma mirė dekė nėn dhč m' u kja
se Europa me na sha,
qi nuk ditme me ba deken,
pėr dhč tonė edhe pėr Lekėn,
Bini pra, nė ditė tė sotit
me burrni e baft tė Zotit,
t' ia tregojmė Dėrgut trathtarit,
se Shqipnin qi asht e Shqiptarit
s'mundet kurr jo me e shtjelbitė,
sa tė huejt me ia shitė.
Si, Dėrgut, ty tė vraftė Zoti,
kryet e laē nė kėt Mal Hoti,
si n' kėt mnyrė me na trathtue?
Kshtu don luftėn me e fitue?
S'e fiton, more orė-zi
me trathti e kopili:
i Shna Kryqi ka me t' vra,
qi s' na lae meshė me pa.

Duel kushtrimi e u mblodh malsija
n'at Deēiq ku u ba trathtija,
duel nė shesh pėr pa e mendue,
pse me besė ishim shtėrngue
tri ditė luftėn me e ndalue
me qellim qi me fitue.
Rreptė vikatė ky Nik Gjeloshi:
“M'kambni djelm, me baft ju kjoshi!”
Krisi pushka ē'te Miloshi,
ēė n'Milosh e n'Qafė tė Kishės,
flakė u ndez si druja e pishės.
“Prite andej, Sokol, he zanė,
mos t' i lamė prita me zanė,
t'ia thejmė hovin anė pėr anė.
Gjallė nė jč, qindro Prelė Keri,
Mos shikjo me sy pėr seri,
lshoju 'i herė porsi skyfteri,
gjithmonė kje rrfč e seferi';
Mos e lsho Preloc Prek Peci!
Nxire shpatėn Selim Beci!
M' ta, bre djalė, ti Nik Gjo Leci!
Mbaje, re, bre Zef Koleci
urra n' ta nji herė ndėr prita
sot pėr ju asht e bardhė dita.
Ka zatetė te Pataloku
rrfč e gjallė ky Gjekė Mal Gjoku.
Gajret ban sot, o Kol Doda!
Ku je, a je, bre Gjon Vojvoda,
bujar je edhe oxhakut,
bje anmikut viji hakut, ".
qindro sot, daju me nderė
si zakon pate pėrherė.
Hej! ē' u bane, bre Tom Nika,
zanė-shitue je edhe pika!
Urra! Urra! mos e lshoni!
Hajt qindroni! Bre qindroni!
Urra 'i herė me fuqi t' reja,
turrnju mbrendė si zana e rrfeja
mos t' jau ndalin hovin dreja,
bini bre! mbas djelmve Hotit,
gjith p'r 'i herė me baft tė Zotit,
trashigues jemi t' Kastriotit,
ngadhnjyes delni n' ditė tė sotit!
Ule kryet, ule, Deli
se pėr Zo'n na lae n' e zi,
mos luej pritet, bre Haxhi,
mos u ngut, mos kij hiti,
kini burra kopili!
Trim tejčt ky Tom Llogori,
si zanė malit Mark Ushtori.
Kerlogoshit bini andej,
bris s' Bratilit, bre tektej,
pse astjeri me gjasė thej,
n' keni gjak nd' i pikė ndėr dej.
Iu haha! tė gjith p' r 'i herė,
urra para me poterė,
t' tanė p' r 'i za po bash si bisha
qė nė Milosh e n' Qafė te kisha.”
Kur qe s' gjati dy dekika
rreptė prej shkrepit porsi pika
me za t' idhtė vikatė Maz Nika:
“U thye astjeri kahė Miloshi,
Urra djelm si Shala e Shoshi!»
Por si ndien ky Nik Gjeloshi
hof! prej pritet nė kambė ēohet,
nafakpremi! shpejt, a rrzohet,
i ra plumbi lules s' ballit
e pėrmbys ra anės s' zallit,
si pra tash me ia ba hallit?
Nik Gjelosh, ora e Malsis,
shpresa e fortė e gjith djelmnis,
t' plaēin syt tepėr u ngute
e n' rrezik t' gjithve na fute!
Idhtė nė jaz ti ne na mblove ,
edhe shpresėn na e pakove,
t' tanė bajrakun e ligshtove.
I pavdekshmi Nik Gjeloshi
dėshmuer mbet tu kerlogoshi,
para se pėrhoq i shkreti
djelt e ri i mblodh rreth veti,
njashtu kje i tij adeti.
U pėrshėndet me ta e i kshilloi:
unė po des - tha - por kur t' shkoj
nė divan para Amshimit
pėr ju lutem ma s' kthiellimit.»
Kshtu dha jetėn Nika i ngrati,
por tė gjallve na u kthye fati
pėrse s' gjati as sa i orė,
u thye astjeri n' gjith llogore
edhe iku me t' mdhej hapa
Urra! Malet iu vunė mbrapa.

Zot, kush janė njata sokola
qi Bratil’s i bien si ora ?
A thue gja mos u a tretė,
birė nė zemėr dhe u ka mbetė?
S’u ka tretė jo gja as pare
por kanė lidhė besen Shqiptare
Frano Marku edhe Gjek Gjek Meti
dy sokola qi ktej deti.
s' i ushqeu jo toka e Mbretit,
n' fis s' i pat kurrfarė miletit.
Duen me rrokun dy mazerre.
dhe jau pruni ora n' mend,
pse n' Bratilė, po bash n' at vend,
n' dy astjer me shpejt na hasėn
fytafyt nė ta edhe u qasėn,
tė dy t’ri trima si zana
dhe sokola si lum nana,
lumja lokja qi i pat,
mbarė na u eci i bardhi fat
pse anmkun e pushtuen".
t' tanė e grine edhe e coptuen.
Muernė mazerret bash me nderė
pshtue rrezikut porsi verė.
N’Curr t’Bathishtės Zot kush ngeli?
Thonė se kje Ded Marash Gjeli.
Kish kanė Deda trim drangue,
n'majė t' malit kish ngujue,
shih n' Bathishtė kish zanun pritėn,
shoktė pėrmbrapa mjaft i britėn:
“Dredho, Dedė, bre se sharrove,
armė e petka i shkretnove,
jetėn tande edhe e burgnove.”
S' u ven vesh as s' e lot thembrėn
projė pėrpara kishte mendrėn,
mendėr t' njomė e bar tė butė,
nuk ndie frigė as nuk ndie tute.
Kur, qe, s' gjati veē sa grima
tue vishkllue vjen si vetima,
gjylja e topit pėr hava,
shkrepi n' pritė e kres i ra.
Sokol djalit Nikė Kol Celi,
trim si zanė Lekė Marash Peci,
t' dy bėrtasin pėr nji za:
“M' kambni djelm a sheh ē' u ba!”
Edhe vrap u lshuen te prita
por pėr Lekėn e zezė dita
shih atė ditė kishte ague:
Lules ballit u varrue.
Nuk jetoi por vetėm pak,
pėr Shqipni u ba sodak.

Kush asht njaj qė nget perpara
nėpėr fushė e nėpėr ara?
Kapercen stome e gardhiqe
s' ia ndalė hovin pushkė as shtiqe?
Athue asht prej anės sonė?
Gjon Ujkė Ēeku asht pėr Tėnzonė!
Gjon Ujkė Ēeku djalė i ri,
sokol djalė edhe dai
Pritė mbas rruēit don me zanė,
pėr me u turrė natėn pa hanė,
nė kala tė Shipshanikut
ball pėr ball me i dalė anmikut.
Se t' kje dita aty luftoi
uja e pushka s' e ligshtoi.
Meni pushka prej mjesnatės
sa fillue kish muga e nades,
atėherė Gjoni nė kambė ēohet
vrap livadhit edhe lshohet,
sa ma shpejt po ky dihatet
si gjamė motit hallakatet
tue shikjue s' asht hiē rrezikun
sa ma shpejt lashton kėrēikun
gjurmė pėr gjurmė tue ndjekė anmikun:
mbushė e qit Bėrdankė pa da
fill ka msy me hi n' kala.
Si ēelik i asht ba zemra,
mbrapa i ndjek sa i punon thembra
dy anmiq qi i vuni para,
t' ēiltė kaluen tokė edhe ara "
t' lehtė ki' n kenė, he huptu fara,
ikne e u ndryne mbrendė n' nji shpi,
e na e pritėn hudutli
tue ia njitun bri nė bri.
Pushktė e para e shituen
n' katėr anė shtatin ia shpuen,
sa gjanė gjatė na ra n' livad
mbaroi jetė edhe ndrroi fat.
Po dha jeten trim sokoli
veē nji fjalė nuk mund e foli
s’mundi i fjalė jo me shqiptue
amanet ndokujt me i ēue
me gjithkend m u hallatue
as me u rrfye as me u vojue.
Nuk pat kohė kurrgja me thanė
as pėr babė e as pėr nanė
qi i kanė tretun mje' n' Tiranė.
S' mujti gojen me e ēilė tak,
pėr'm' u falun me bajrak
me bajrak e me vllazni,
me miq t' vet e me kojshi
me jolldasha e kumbari
me thanė: “T'falėm, o, Shqipni,
po t' pėrshėndes pėr t' mbramen herė,
Pėr ty jetėn dhashė me nderė,
dhe gjithmonė ta ndiejsha t' mirėn,
Zoti t' ruejtė, t'largoftė tė vėshtirėn!”
Vorri i tij ka me endė lule:
trashiguest me katikule
me kujdes kanė me i nderue.
Edhe zana n' grykė tė kronit !
kur t' avitet uj me pi
ka me thanė: “O Shqipėni!
a t' bje n' mend sa djali i ri
jetėn dha nderė me t' pėrtri?”
Ka me e mblue nji herė p' r 'i ēas
nji idhnim e nji maraz
por mejherė kur t'shohė lulzimin !
qytetnin e pėrparimin
nė kėt t' mjerėn Shqipėni
shpejt nė zemėr me u pėrtri
ka gazmendi e pa vonue
ka edhe kangėn me e fillue
ka me kndue pėr Malsi t' Madhe
kangė trimnis e me u shtrue n' valle.
Zemra asaj ma nuk i therė
kur tė ulet n' bar tė blerė,
mbi njato rudina tė buta
za tė kthielltė i lshon lahuta
kur mos t' dijnė ē'asht friga as tuta.
S' i pizatė ma shtati as zemra
n'majė t' kres e mje te thembra,
si kje mesue deri n’ditė tė sotit
qysh me dekė t’Gjergj Kastriotit.

          (vazhdon)
Tue kris pushka shpat e n' shpat

Hyrje | Kopjimi | Lart