Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


      PALOK TRABOINI
1 2 3 4 5 6 7    

LUFTA E MALEVE
Poemė
Prizren 1911

Tue krisė pushka shpat e n' shpat

- Pjesa e shtatė dhe e fundit -

Tue krisė pushka shpat e n' shpat
gjimojnė malet lak e n' lak
nji djalė Hotit vjen prej larg
pa pikė frymė prej Dallmacis,
Dedė Gjo Luli ku e kish nisė
me pru flamurin e Shqipnis.
N'log tė Kishsė kur djali a kapė
dy flamurė n' erė ka hapė,
dy flamurė kuq e zi
qindisė n' ar pėr bukuri.
Aty at-herė Kolė Dedė Gjo Luli
njenin flamur n' bli e nguli
prej tė gjithve me u soditė.
pala-pala tue valvitė.
N' kambė u ēuen nė shej nderimit
tė tanė djelt e Traboinit;
kėrset pushka prej gėzimit,
gjithkah hapet brohorija:
“Rrnoftė flamuri e rrnoftė Shqipnija,
orėn ēuet e ka Malsija!”
Dedė Gjo Luli u ēue n' kambė,
tjetrin flamur ja u ka dhanė
djelve t' Hotit e u ka thanė:
“Ēonju tash, djelt e mi,
me deke sot pėr flamuri
se i erdh dita ksaj Shqipni.
Nė Deēiq ja u due n' ket dite
flamurin n' majė me e ngritė.
qi ta shohin krali e mbreti
se bajmė luftė na veē pėr veti
me qitė n' dritė Shqipnin n' ditė t' sotit.
tue u djegė gjallė nė flakė t' barotit.”
Shpejt u lshuene djelt petrita
e s' ba, drue, dhetė dekika
n' kulm Deēiqit me iu njitė
ku flamurin e kanė ngritė
tue kėndue e pushkė tue qitė
prej gazmendit t' asaj ditė.
Ajo ditė mos u harroftė!
por gjithmonė nė kangė u kndoftė.
Hoti n' leth e trashigoftė,
se ma i pari vend n' Shqipni
nguli flamrin kuq e zi;
tue derdhe gjakun pėr liri !
n' ball t' astjerit Osmanlli.
Gjithnji lufta pa ia mč
cak prej Greēet e n' liqe
gjashte muej rresht askurr pa u da
bile, bile tuej u shtri
gati ishte n' gjith Shqipni
tue vrojtue besė e burni
qi diftoi njekjo Malsi
tue luftue me Hyrr tė ri,
njani-tjetrin tue u mundue
me e pėrpi e me e humbue,
mos me e lanė ma krye me ēue.
Por prej Zotit s' ish kenė shkrue,
pse mejherė u pėrhap zani
prej Stambolle e der te stani,
zani i Paqsė e i rahatis,
me ia njoftė t' drejtat Malsis
me nderim edhe t' Shqipnis.
U kujtue, por vonė, Xhemjeti;
se n' Shqipni jo kurr Hyrrjeti
nuk punon me at farė ndjeti;
e pau t' vetit, po, ligshtin,
me e pushtue pau se Malsin
S' asht mymqym, as s' asht i zoti,
n' t' drejtė Malsis i ndihmoi Zoti.
Pau Xhemjeti e u kujtue
se kjo luftė ma gjatė me shkue,
ishte shkaku i prishjes s’ti'
e sjellmbrapshtja n' gjith mbretni.
Prandej shpejt iku si rrfeja,
lypi e gjet mjete tė reja
m' ia ndalė hovin ksaj Malėsi
mos me lypė ma gjatė liri.
Ksaj pune - tha - do vu kapak
mos me e zanė gojet aspak,
se kje nisė kjo prej Hyrrjetit
m'ia shtjelbitė t' drejtat miletit
e nuk ā n' tė gisht i mbretit,
qi e ka dashtė gjithmonė kėt vend
prej Kastratit e n' Kelmend
sikur pleqt mund ta mbajnė mend.
Tash e mbrapa - tha - n' mbretni
do t' ket paqe edhe liri
prej Ballkanit n' Arabi.
Edhe tha se nė Stambollė
baba Mbret i ka kqyrė hollė
bile-bile gjithė puntė tueja
si ja u don qefi edhe kanuja.
Dymbdhetė piktė qi keni lypė
e qi vetė i keni shtypė
mbarė e mbarė nė Libėr t' Kuq**
s' ja u len mbreti me u shkue huq.
Falė u janė t' dheta e xhelepi
s' u lypė ma nizamė pėr veti
armtė e brezit nuk ja u hjekė
as zakonin nuk ja u prekė,
t'lirė u len pėr mot e jetė:
do t' ia kqyrin t' drejtat vendit
me drejtsi der' n' fije t' penit.
Ktheni, pra, tė tanė te shpija
se u ka dalun amnistija,
e pėr luftė qi keni ba
s' ka me u thanė askurrkush gja.
Do t' u lahet edhe dami
qi u ka ba n' kėt luftė nizami
prej koniqesh e n' kambė t' berrit
arash livadhesh e djerrit.
Mos i kqyrni puntė aq hollė,
po prap kthenju me Stambollė
qi me tė kjet lule e molle, '
qi me tė kjet mish e thue
n' ato kohė qi kanė kalue.
Harrue kjoftė - tha - njajo mni
njaj maraz e anmiqsi
qi prej Hyrrit na pat bi
e nė t' keq na pati shti
pėr me u prishė e me u shkallmue,
ndėrmjet vetit me u coptue
pėr t' zezė tonė anmiqt me u gzue.
Kėshtu fjalėn qet Xhemjeti
e n' kuvend u mblodh mileti
kto premtime me i kqyrė mirė,
Turkut besė i zehet vshtirė,
pse shpesh ujku qime ndrron,
porse vesin s' e harron,
si e provoi sa herė n' shpinė t' vet
kjo malsi tash pesqind vjet.
Dedė Gjo Luli atėhere po flet:
“Po ndigjo, mori Malsi,
ktheni tash pa frigė nė shpi”
me gjithė rob e me robi
se sot Turkun e kem' zhbi
qi, thom, von i bjen ndėr mend
me ia msy ma kėtij vend !
Sot Stambolla ka nevojė
turpit t' vet me i vu pak bojė
mos me e vu kralat nė lojė.
Kurr ma ne s' ka me na ra
po edhe damet ka me i la
ka me i la me grosh e pajė,
por besa, turpin e saj
Buena as Drini s' mund ta lajė
guri as druni s' mund ta bajė.
Por edhe n i kceftė ma n krye
pushkėn prap ne me na kthye,
burra, aspak mos u frigoni:
t' dy syt ēilė i ka Dedė Gjoni.”

        * * *

Foli Deda e u da mbledhija
kėrset pushka nėpėr brija
ushton Jadoda e Haramija:
Rrnosh Malsi e t' rrnoftė lirija,
ogur t' pastė gjithmonė Shqipnija!

Shkruar nė Prizren 1911

* Eshte vetė autori i poemės P. Traboini
** Libri i Kuq, Memorandumi i Greēes

Hyrje | Kopjimi | Lart