Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


"Requiem pėr njė gjethe" ėshtė vėllimi i tretė i krijimtarisė poetike tė Kolec Traboinit.
Aty pėrfshihen poezi lirike me perjetime emocionale tė krijuara nė harkun kohor tė viteve 2004-2005. Libri hapet me interludin e ngjyrave tė jetės (Interlud), vazhdon me filozofinė e dhėmbjes (Buda i trendafilave), psikologjinė e urrejtjes si paradoks bashekohor ballkanas( Dashuria dygjuhėshe), mallkimin e harrimit (Po vjen Azem Shkreli), mesazhi trishtues i vdekjes sė klorofilės njerėzore (Requiem pėr njė gjethe), mjerimi qe varferon shpirtera (A shkohet nė parajsė me shkarpė?), meditim ne Vatikan perpara monumentit tė Mikelanxhelos (Pieta), stigmė pėr delirin erotik jashtė ndjesive( Venus pa kokė), nostalgji pėr flirtet e adoloshencės (17 trendafila), dilemat e dashurisė sė ndaluar( Delinquente), neveritjen dhe sarkazmėn pėr ligėsitė e falsitetin e dukjes (Psallma e qelizave ujore), pseudomorali i bashkimtareve(Shoqata e vdekėtarėve) e deri tek dėshira sublime pėr tė lėnė pas mirėnjohje njerėzore - njė trendafil mbi varr( Testament poetik) qė ėshtė lirika e fundit nė vargun e 224 krijimeve nė njė volum prej afro 250 faqesh qė e paraqet autorin para lexuesve gjithnjė nė rritje dhe me dinjitet artistik.
Libri eshte botuar nga shtėpia botuese GlobusR, Tiranė 2005.

Nokturn

"Nokturn" botuar nga shtėpia botuese GlobusR, Tiranė 2004, ėshtė vėllimi i dytė nė krijimtarinė poetike personale tė Kolec Traboinit, qė bėn njė hap me tej nė ambicjet e veta artistike. Nė kėtė libėr tė ri pėrfshihen 112 krijime tė reja gjatė vitit 2003, ku spikatin pėrpjekje pėr tė pasqyruar jo vetem boten shpirtėrore tė poetit, por edhe shqetėsimet qytetare, gjithnjė nepėrmjet lirizmit e perjetimeve tė thella emocionale.
Libri ndahet nė 6 kapituj: Antikoha, Shėn Valentini Poet, Vjeshtė Italiane,Porta e Dritės, Epistolar Poetik dhe Impresione.
Nė kėtė tė fundit pėrfshihen mendime tė shprehura nė Shtyp dhe Internet mbi krijimtarinė letrare poetike tė autorit, nga 12 njerėz tė fushave tė ndryshme qė nga studiues e shkrimtarė tė afirmuar, kolegėt nė fushėn e levrimit tė artit e deri tek lexues e admirues tė poezisė. Shėnojmė emrat e tyre: Aristidh P.Kola 1944-2000 (Athinė-Greqi), Naum Prifti (New York), Vllasova Musta (Tiranė), Spiro Gjikondi (New York), Kosta Valeta (Athinė-Greqi), Dalip Greca (New York), Ejvis-Maria Xhajanka (Gjeorgjia-USA), Zhuliana Jorganxhi (Trieste-Itali), Arben Ēokaj (Gjermani), Klajd Kapinova e Uk Lushi (New York), Pilo Llanguri (Meriland USA).

Mos vdis dashuri

Nė vėllimin poetik "Mos vdis dashuri" botuar nga shtėpia botuese GlobusR, Tiranė 2002, autori ka pėrfshire krijime tė tij nė njė periudhe tė gjate kohore me poezi qė datojnė nga viti 1985 e deri nė 2002; tė periudhės sė poezisė sė fshehtė nėn diktaturė, poezisė sė hapur nė demokraci dhe tė jetės plot peripeci nė emigracion. Ky libėr ėshtė pritur mirė nga shkrimtarėt e lexuesit dhe ėshtė vleresuar si njė sukses pėr autorin nga gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" nė New York si dhe nė shtypin e Tiranės.

Balada e largėsive

"Balada e largėsive" ėshtė i pari libėr i botuar nė gjuhėn shqipe nė Greqi. Ky album poetik i botuar nė Athinė nė 1995, qė pėrfshin krijime tė 32 autorėve emigrantė, ėshtė pritur shumė mirė nga opinjoni letrar dhe lexuesit nė Shqipėri dhe Greqi. Kanė shkruar pėr tė nė Athinė, nė revistėn arvanitase "Arvanon", revisten greke "Radiotelevizioni", si dhe janė botuar shkrime vlerėsuese nė shtypin shqiptar nė Tiranė.
Nė bazė tė krijimeve tė kėtij libri, emigrantėt shqiptarė nė bashkėpunim me drejtuesit e Shoqatės sė Arvanitasve dhe Bashkinė e Iliopulit, organizuan koncertin e fjalės artistike nė Athinė nė Korrik tė vitit 1995 ku moren pjesė edhe shkrimtarė tė afirmuar grek me krijimtarinė e tyre poetike. Ky eviniment ishte shprehje e dėshirave tė krijuesve emigrantė dhe shkrimtarėve pėrparimtarė grekė, pėr ndertimin e urave tė miqėsisė e tė shkėmbimeve tė pėrvojave artistike nė mes tė dy popujve me deshiren pėr harmoni, mirėkuptim e paqe.
 
http://traboini-poezi.blogspot.com/

P O E Z I

Poezi nga "Requiem pėr njė gjethe"

Poezi nga libri "Nokturn"

Cikle nga libri "Mos vdis dashuri"

  1. Idil me lirine
  2. Me dy gishta ne ere
  3. Koha e prostitutave
  4. Traboini
  5. Netet e dashurise
  6. Erotikat e detit
  7. Engjejt roje
  8. Te rrosh emigrant ne Athine
  9. Brenga
  10. Shkodra
  11. Marrshi i kapuēioneve
  12. Motivet e Bostonit


JEHONE POETIKE

  • Nga vėllimi poetik i Kolec Traboinit "Mos vdis dashuri", ėshtė marrė e pėrkthyer e botuar nė rumanisht nė Revistėn letrare shqiptaro-rumune "Haemus" qė botohet ne Bukuresht nga Kopi dhe Adrian Kyēyku poezia "Koha e prostitutave - Epoca prostituatelor", Haemus, Nr.11-14, 2002, f.192-194

  • Revista "Prietenul albanezului - Miku i shqiptarit" qė botohet nė Bukuresht, Rumani, nė numurin e saj 23 Shtator 2003, faqe 17, ka botuar tė perkthyer nė gjuhėn romune nga Ardian-Kristian Kycyku, poezinė "Hirushja - Cenusāresei" nga vėllimi poetik "Nokturn" i Kolec Traboinit.

  • Poezia "Athina - Atene" krijuar nė vitin 2004 dhe pėrkthyer nė italisht pėr lexuesit e Internetit nga Fatos Dingo, ka rrokur pelqimin e disa lexuesve italiane qė i shėnojmė: http://albellenic.splinder.it/
  • Ėshtė e bukur...Dhe ndjehet me tė vėrtetė zhuzhėrima e ėmbėl e njė mbasditeje, e njė qetėsie tė ngadaltė dhe tė zhytur nė mendime plot me histori tė mbyllura nė vetvete, tė patreguara. / Ellie Ellie_Arroway(http://ellie.splinder.it) 13 marzo, 2004.
  • ...Shoh fytyra mesdhetare, qė veē njė herė i kam parė, qė nuk e di nga vinė e nga shkojnė, por veē me fytyra tė njohurish mė ngjajnė dhe fytyra ime me tė tyren, me siguri, ngjasojnė..." Po, ėshtė njė ndjesi e jashtėzakonshme, qė e kam ndjerė shpesh me intensitet, nga Siria nė Rumani (mesedhetar ad honorem). Jam e kėnaqur qė tė lexoj pėrsėri edhe me kėtė poezi. Annie / justannie (http://justannie.splinder.it ) 12 marzo, 2004 ]
  • Kjo poezi ėshtė vėrtetė njė copė qyteti: ka formė tė ngjeshur si njė trup, ėshtė e pėrbėrė nga aroma, gjėra, zėra. Ėshtė njė urė shumė e bukur. / Col / colfavoredellenebbie (http://colfavoredellenebbie.splinder.it ) 11 marzo, 2004 ]

  • Athina (sq) - Atene (it), poezi

Hyrje | Kopjimi | Lart