Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


TRABOINI

Anton Berisha nga Gjermania mė shkruan:
Ka njė fshat nga ana ime, afėr Tuzit, qė quhet Traboin.
Desha tė ju pyes, nėse edhe ju keni ndonjė lidhje origjine
me kėtė vend. Pergjigja ime ėshtė me kėtė poezi:

Traboin ėshtė fshati i tim eti nė mjergull
Pertej kufirit tė njė shteti mizor
Pertej legjendės me fise tė ndara,
Qė nga kohėt pellazgjike e qė shkojnė
Pafundėsisht nė ndarje, si njė mallkim
Prej Zotit a Djallit kush e di.

Traboini ėshtė dhėmbja e tim eti nė zėmer,
Pėr fėmijėrine e tij tė grabitur,
Bashkė me truallin e shtėpise e fojleten tek praku
Bashkė me kujtimet e pleqėve
E ujrat e Kroit tė Traboinit tė moēėm qė ende
rrjedh
Me lotė tė kalter pėr kohėt e dikurshme
Qė kurr nuk kthehet mė pėr tmerrin tonė.

Traboini ėshtė gjeneza ime
Eshtė udha qė mė lidh me botėn
Siē unė u lidha - verigė pas tim eti
Duke terhequr pas vehtes barrėn e rėnde
Prej amaneteve tė atyre qė s'rrojnė mė
Dhe tė atyre qė mė pas do tė rrojnė.

Traboini ėshtė buzeqeshja ime e humbur
Shume vite para se tė lindja, larg tij
Nėpėr pelenat e kuqėrremta tė kohės
Mė makthe brezash nėpėr ėndrra tė trishta
Prej tė cilave kurr nuk do tė zgjohemi
Prej tė cilave kurr nuk do tė shpėtojmė
Si njė mallkim prej Zotit a prej Djallit.

Traboini ėshtė njė mal e njė burim
Me njė grusht njerėz qe mezi mbajnė frymėn
Me pak shtėpi qė tymosin frikshėm
Me frangji tė ulta gjer pranė dheut
Rreth njė Kishe tė vjetėr me varre tė lashtė
Ku dėgjohen piskama tė rrėzuara prej qielli
tė vajtojcave qė kanė vdekur prej njė shekull.

Traboini qėndron nė rrah tė Veriut
Si njė anije nėpėr dallgė mizore
pėr tė na kujtuar nė tė merguarve nėper botė
Se pa kthim nė atė mal,pa pirė ujė nė atė krua
Kurrkund nė botė nuk tė tret dheu
E shpirti do t'na terratiset lugat nėpėr hėnė
Si Millosh Kopili me kryet e vet nėn sqetull
Boston 21 shtator 1997


TI LUMI KIR - TI DETI IM

Si gjithė lumejt nis udhė nga malet
nėn njė shqiponjė nė fluturim
ec- ec e kurr nuk ndalet
pėrmes fėmijerise ky lumi im.

Ka dyzet vjet qė pas mė ndjek
me gurgullimėn kėngė tė gjatė
sikur fėmijėria ime ėshtė
njė shtrat ku rrjedh ditė e natė.

Tė gjithė vocrrakėt nė Hot tė Ri
si zogj pranė tij i rrihnin krahėt
aty pa dielli trupin tim
aty pashė hėnen tek po lahej.

Aty jam qarė, aty ka qeshur
e kam pėrkedhel me dashuri.
ditėn qė babai shkoi,
ai i mori lotėt e mi...

I mori lotėt e vogėlushit,
i ēoi nė det, larg nė det
- Sa kripė paska sivjet uji?!
tė gjithė thanė atė pragvjeshtė.

Kalova jeten si njė lumė,
i qetė, e herė i hidhėruar
por ngeli nė ujėvarė tė shpirtit
ajo rrėkezė e hidhėruar.

      * * *

E merr burimin lart nga malet,
me njė rrėkezė tė shpirtit tim
nė shtratin e fėmijėrisė sė nxehtė
Ti lumi Kir- Ti Deti im!

Hot i Ri, Shkodėr, 1985


IM ATĖ

      Kur iku:

Kur iku im atė
murtaje e zezė kish vėrshuar nga verilindja,
s'pati kohė tė mblidhte delet pllajave,
tė hiqte kaun nga parmenda,
tė pėrshendetej me kullėn, tė puthte pragun,
s'arriti tė ndalonte pėrpara varreve...

Im atė iku duke lėnė eshtrat e njėqind brezave
gjysh-stėrgjyshėrit e lashtė
qė tokėn e vaditen me gjak
e mbodhėn me eshtra siē e mbollen me vreshta.
Aq sa pranė ēdo pjeshke, dardhe e hardhie
kur frynte erė, im atė dėgjonte zėrat stėrgjyshorė;
kur binte shi - i thonin: "Mos lagesh!",
kur vinte armiku- i thonin: "Hap sytė!",
kur vinte vdekja - " Mos u dro"!.
kur nisej larg - "Kujto trojet!".

...Kur iku, im atė qėlloi me pushkė
pjeshkėt e qershitė drithėruan gjethet
veē gurėt e varreve s'u trandėn,
aq tė sigurt ishin tek gjaku i tyre
qė rridhte nė damaret e tim eti.

...Im atė me dhėmbje i la tė gjitha
duke shpresuar qė trupi i tij
do tė pushonte pranė stėrgjyshėrve tė lashtė.

La zemrėn
e mori mbiemrin e trojeve.

      Kur po vdiste:

"Mė ngrini !"- u tha bashkėfshatarėve
tek hidhte vėshtrimin tej nė veri,
zvogėloi bebet e syve, zmadhoi flegrat e hundėve,
njė erė e lehtė frynte nga malet,
sikur vinin zėra njerėzish me kushtrime tė largėta,
krisma,hingėllima kuajsh;
sikur vinte aroma e barit tė thatė
fėshfėritja e fojletės tek pragu i derės,
pėllitja e qeve pa zot dhe blegėrima e deleve
tė tubuara nė vathėn e tjeterkujt
pertej kufirit tė pėrgjakur tė 28 marsit 1913.

Ishte korrik
toka zhuriste:
"Dyzet vjet mė parė kam marrė njė plagė "-tha im atė
"Por dhėmbjen qė kam sot nuk e tret as dheu,
moj Europė faqezezė!"

      Amaneti:

Traboin - ti mbete amaneti i tim eti
mbiemri ynė i pėrjetshėm
dhe kudo qė do tė ndodhemi
unė, fėmijėt, nipėrit e stėrnipėrit e mij :
ti do tė jesh shoqėruesi ynė i pėrjetshėm
sepse im atė bashkė me zemren
la pas zemrat e njėqind brezave qė do tė rrjedhin prej tij.

Shkodėr, 30 maj 1982


M A L L

Nė Arkivin e Shtetit
mė ra nė dorė njė fotografi

Baba! Baba! Tė njoha nga sytė
nga balli tė njoha
ndonėse pesė vjeē jetim mė ke lėnė...

Ja ku u takuam mbas tridhjet vjetėve
    nė Arkivėn e Shtetit
    njė rradhė pas Ded Gjo Lulit
    i dyti, nė tė djathtė tė tij.

Ke mall sigurisht
ke tridhjet vjet qė s'mi ke pėrkėdhelur flokėt
qė nga pranvera e fundit
para se tė vinte prushi i Korrikut
nėn blirin e oborrit
nė Hot tė Ri.

Ti nė fillim tė shekullit
unė nė mbyllje tė tij
A nuk i ndjen rrahjet e zemrave
janė Nji!

Tiranė 1981


ZĖRI I LUMIT

Tim biri Donald

Jam njė gur qė thyhet e thėrmohet
nė miliona grimca si kokrriza rėre
siē kthehen nė kokėrriza shkembejt e vendlindjes
sime Hot
qė ujėkthjellti Kir ja bėn dhuratė detit

Nė fėmijėri nė ato peqina gjithnjė kam dėgjuar
zėrin e lumit:
"Merre o det!
Edhe nė kaltėrine tėnde duhet tė ketė
diēka prej guri".

Mos u habitni kur them se detin
e mbajnė mbi supe edhe malet e mija.

...Unė jam njė gur qė thyhet e thėrmohet
por prap qėnia ime mbetet gur
sepse ashtu si Kiri ujėthjelltė i thotė detit
ashtu dhe im bir do ti thojė pluhurit tim:
"Ti je babai im prej guri!"

18 qershor 1986


DIELLA E VERMOSHIT

Ajo e kish emrin Diell
Por sa pak diell kishte ajo luginė...

Diell, vajza e pyjeve tė Vermoshit
gėzim i diellit, i ujvarave, i zogjėve kėngėtare
me kėngen e bareshės zgjon lėndinat e blerta
e shqerrat lodrak rreth kėnges tėnde mbėshtillen.

Nga goja jote rrjedh qumėshti i drurėve
njomėsia e gjetheve
zjarri i korijeve
qė vjeshta mban ndezur nė ēdo stinė

nė pranvere hap dritaret e petaleve
ti e ndjen sythin qė troket
nė buzėt e qershive tė thėrret

tat-tak-tak
nė zemer ke gjithnjė pranvere
s'ka gjė se stinėt ndrrojnė.

Diell, vajza e pyjeve tė Vermoshit
me zėrin tend lėndinave
u jep zemer shtėpive qė tymosin dridhshėm...

Vermosh 1984


ELEGJI PĖR MARIEN

Ura e Mesit kaluar mbi Kir
siē mė mbaje ti mbi kurriz
lumi peshen e njėmije vjetėve
ti pesė vjetėt e mija

dy brigje bashkon ura
ti me bashkon me fėmijėrinė e herėshme
gurėt e urės, s'i hėngri dot lumi
gurėt e shpirtit mi grryejti malli pėr ty, Marie!

Gur nė gur
lumi fustanin ta prekte
ti qeshje Marie, ti qeshje
fėmijėrinė time akoma nė krah merr:
...hop matanė lumit
hop, matanė fėmijėrisė!

Gur nė gur
nė kreshtat e valėve
ti kėndoje, Marie, kėndoje
nė shpatet e maleve
...fėmijėria ime kaluar
nė kėngėn tėnde!

Gur nė gur
nė lumė e nė shpate
"Shegė e ėmbėl, shegė e butė
mė shkoi vera pa tė kėputė..."
...sikur ti tė ishe shegė
varur shpatit nė njė degė, Marie!

Gur nė gur
me faqe tė kuqe
plasur shega nė buzė
aromė vjollce nė gojė
era mollė era ftua
qershizė moj Marie
e pastėr si krua!

Gur nė gur
pėsėmbėdhjet vjetėt e tua
vdekja ti rrėmbeu
me lotin e kaltėr
pėr lumin, pėr zogjtė
pėr mua, Marie!

"Shegė e ėmbėl, shegė e butė..."
s'e dėgjuam mė atė kėngė:
nė verė shterroi lumi
nė vjeshtė s'pati shegė
nė dimėr ikėn zogjtė
...katėr stinė pa zėrin tėnd, Marie!

Tridhjet vjet rrodhi lumi nė merakun tim
kreshtė e mallit ndezur
kėnga e shegės sė ėmbėl mbeti lidhur
nė nyjė tė fėmijėrisė

urė qė lidh dy brigje
dy shpate
dy degė
dy zogj
dy kėngė
dy jetė

...fėmijėria ime me rininė tėnde
lidhur nyje Marie!

Hot i Ri, Shkodėr 1985

Hyrje | Kopjimi | Lart