NETET E DASHURISE
Kaq netė pa gjumė
qėnkan njė tundim i ėmbėl
duke soditur
yjet si vogėlushė
rreth hėnės si manare.
1980
PĖNDĖKALTĖRI
Njė ditė pėr ty ndėrsa mendoja
Nga sytė mė rrodhi njė pikė lot
kur zgjata doren qė ta fshija
ai fluturoi porsi njė zog.
E mori udhėt pėr ēudi
e rrahu krahėt gjer nė re
me cicerima mbyti botėn
"Po ti ku fshihesh? Ti ku je?"
Ky zėtrishtuar zog i mjerė
aty nėn degėn e njė pjeshke
i vetem fare nė shi e ere
nėn vetėtimat e njė vjeshte.
Tek ti, kur degėza troket
me pika shiu nė dritare
a nuk e ndjen se tė thėrret
me drithėrime i vetem fare?
Mos lėrė thėrrime mbi parvaz
nuk do lėmoshė, nuk do mėshirė
veē kėrkon zjarr nga zėmra jote
si pėrmes resh njė copėz diell.
Dhe me sa fjalė e pėrgjėrime
i thėrrasin njerėzit, kot mė kot
" O mėrgimtar zėmėrplagosur
kthehu nė sy, bėhu prap lotė!"
As pėr rrufe e pėr gjėmime
ky pėndėkaltėr s'do t'ia dijė
drejt zėmrės tėnde shkon tė digjet
siē digjet flutura nė qiri.
Edhe tani qė rri e shkruaj
nė sy mė ndizet njė pikė lot
unė zėmėrvrarė dua t'a shuaj
ai fluturon tek ti si zog!
I THASHĖ HĖNĖS
I thashė hėnės
merrmė si gjethe
varėm nė dritaren e saj
i thashė
bėmė si rreze
pėrplasėm nė jastekun e bardhė
i thashė
bėmė njė zog
ti cicėrij nė ėnderr
i thashė
bėmė njė yll
ti pikoj nė zėmėr!
ĒAST
Pranė vehtes tė marr- tė pėrkėdhel flokėt
sikur dėgjoj njė erė qė fryn nė drurėt e pyjeve...
Shoh sytė e tu - qiell i kthjellėt deri nė pafundesi
po ja ca re tė vogla, tė bardha po duken...
Vendos dorėn nė faqen tėnde - mermeri i lėmuar i ujrave
valėzat pėrhapen e coptėzojne kaltėrsinė...
Tė puth nė sy - qėrpikėt pulitėn sikur ndjellin shtėrgatėn
nga qielli i syve ca pika shiu zbresin nė heshtje...
Mbėshtetem tek ti - e ti pranė meje mbėshtetėsh
na duket vehtja si zogj tė gėzuar qė lagen nė shi...
Pragu i puthjes sė parė - ėshtė ndarje me diēka tė dhimbėshme
si ēdo prak qe e ndan shtėpine me udhėn...
Mos qaj
Nuk mund tė ketė bashkim pa ndarje!
PORTRETI
Duke tė parė gjithnjė e gjithnjė
ēdo tipar tė portretit tėnd
nė zemer kam skicuar
tė isha njė Rembrand
bota do fliste vetem pėr ty
po ne kemi ardhur e do tė ikim
thjeshtėsisht nga kjo botė
me njėri-tjetrin dashuruar.
E FSHEHTA
Kur unė tė putha me nxitim
s'na pa moj vajzė, s'na pa njeri
as dielli tej nė perėndim:
veē unė e ti- veē unė e ti!
Ca zogj ēėēėriten lehtė
nė mes tė oborrit, nėn qershi
u kėputen yjet, ranė nė det:
veē unė e ti - veē unė e ti!
Kur bulkthi i natės po kėndonte
me drithėrime e me merzi
ti mos pandeh se tė pėrgjonte:
veē unė e ti - veē unė e ti!
Kur ti ma zgjate faqen vetė
s'na pa moj vajzė, s'na pa njeri
as hėna portokall i zbehte:
veē unė e ti - veē unė e ti!
MOSBESIM
Mė the njė herė "nuk tė besoj"
ndaj mbeta keq me shpirt tė vrarė
kėrkova natėn nėpėr qiej
tė solla yjtė si deshmitarė!
Dhe prap s'u binde se tė dua
ndaj mora udhėt nėpėr botė
kur ti nder ėndrra fluturoje
tė solla hėnėn nė njė shportė!
Ti prap e prap me mosbesim
kėrkoje tė tjerė dėshmitarė
i mora galaktitės Diellin
dhe ta pėrplasa nė dritare!
YLBER DHE RE
Sot ke veshur fustanin me ylber dhe re
e mban sa here dicka tė mundon
se mrekullisht pėrkon me shpirtin tėnd
me dashurinė e dhėmbjen pėrkon...
Kėtė ndjenjė tė hidhur ke cuditėrisht
sa here je larg - apo ikėn prej meje.
Dhe nė trup e nė zemer gjithnjė ke
Ylber dhė Re!
DASHURI
Lilit
Po tė mos ishin baticat e zbaticat
dashuria e perjetėshme e Tokės dhe e Hėnės
fėmijet ku do ti gjenin guaskat
deti do tė nxirrte nė breg vetėm leshterikė.
Ne tė dy
Po tė mos grindeshim me ndoca fjalė nė ndoca ditė
njeri-tjetrit nuk do ti hidheshim nė krahė me aq mall.
Tiranė 1980
FLĖ NJĖ ĖNDĖRR...
Flė njė ėndėrr
si njė zog i brishtė nė zemren time
Oh sa shumė e dua kėtė ėnderr qė flė!
Kur fundi tė mė trokasė me shkop nė portė
zgjojeni
le tė fluturojė prej zėmres sime
nuk dua qė edhe ajo tė vdese
kaq shumė e dua!
|