Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


ENGJEJT ROJE

      Denisės

Pse nuk erdhe nė shtėpi kėsaj tė diele, bija ime?
Unė gjysmė shurdhi jam por pa ty bėhem shurdh-memec,
Pyete mamin a jam grindur mė - pas ikjes tėnde
do tė thotė jo, sepse pa ty, Denisė, nuk mė volet as grindja!

Ti je pėr babin gjithēka:
edhe ditė me diell, edhe det nė shtėrgatė.
Ti je pėr mua ēdo gjė - thellėsia e shpirtit.
Tani qė nuk tė kam pranė, jam gjysma ime.
gjysma tjeter tė ndjek pas si hije.

Shiko pėrmes dritares,
atje ku fėrshfėrijne fletėt gjysmė tė blerta
tė pemeve te Klarkut.
Aty posht njė degėze jam unė
si plak mjekerbardhė qė zbret nga Poli
me zilka kuajsh qė vrapojne qiejve
duke sjelle dhurata gazmore pėr fėmijet e Botės.
Vogėlushes sime dua ti ndjell gjumė tė embėl
nėn krahe shpresash e endrrash tė brishta
qė rritin shtatin bashke me njeriun
ndaj engjejve tė gjumit lehtas u flas
e u them "I rrini roje vajzės time!"

Ti nuk i sheh por engjėjt e mi aty janė
tė perkedhelin flokėt kur flė - tė flasin nė endėrr!
edhe kur ti zgjohesh, u them engjėjve qiellor
i rrini nė krah si roje engjėllushes sime.

Eshte natė e zeze nė Nju Englandin e Allan Poes. Ti flė.
Engjėjt e Nėnė Terezes nė parvaz tė dritares kacaviren
zbojne hije korbash tė vetmuar
e duke kėndellė njė ninullė hyjnore qė zbret prej qiejsh
si nje ujvare yjesh e qė thotė
se Bota ėshtė shumė mė e bukur
kur ka engjėj roje
qė ruajnė ėndrrat e pastra tė vajzėrisė

Ti tani nė Clark University, nė Ustėr, rrit shtatin
nė pėrputhje me dimensionet e kohės e tė Botės sė Madhe
ndersa unė nė duart e pėrvėluara vazhdoj tė kem
foshnjėrine tėnde
njė botė e vogėl me cicėrima tė gėzuara
mrekullinė qė natyra kurr mė s'ma perserit.

Kurr mė!
Vogėlushja ime!

Roslindale, 5 Tetor 1997


TEK NENA

Ja ku erdha, nėna ime. Erdha
Por dora mė dridhet e zilia nuk bie
tek porta
ndaj rri nė prag si kėrcu i harruar
i sjellė nga larg, nga lumi i mallit
qė uturon nėpėr dhera tė huaj
e tundon zemren e mėrgimtarit.
Erdha pėr tė ndarė dhėmbjen me ty
pėr tė bashkuar lotėt
qė rrodhėn larg njėri-tjetrit
kaq vjet.

Tani s'na ndajnė kufijt e shteteve
veē kjo portė druri, e vjetėr...

S'kam fuqi ta shtyj
s'kam fuqi ta hap
prandaj te lutem, hapma nėna ime
merrmė nė krahė se ngriva
nga era, shiu e acari i huaj
qė edhe kėtu me ndjek pas si hije!

Qaj unė
qan ti nėna ime
e lotėt mblidhen kruspull nė futen e zezė
nga tmerri se unė, mėkatari i shpirtit
neser do tė marr udhėt prap nga kjo portė.

Shkodėr 22 Mars 1992


ME 8 MARS

Grua
mos ma jep sot rrjeten pėr pazar
do tė ngatrroj rrugėt
ėshtė pranverė
e rrjeten mund ta sjell

plot me zogj
plot me fjalė...

Eja bija ime
Sa mė shumė tė mbledhim
nėna jote mė e lumtur do tė jetė!

Mars 1985


RINIM

Dadės sime Katrinė Skanjeti-Traboini
bijės sė motrės Tone - Idromeno

Sot katėr poezi shkrova
mė buluan si lulet nė pranverė
hop kėtu - e - hop atje...

Tani me vinė ndėrmend fjalėt e urta tė Dadės
"Nė dyzet vjeē vjen prap pranvera!"

Rinia e dytė
ēelka lule!

14 shkurt 1985


LUTJA E MOTRĖS

motiv i huazuar
nga poetja emigrante
Majlinda Zeneli

Ti vėndth i Odisesė
zjarrmi sirenash:
- Kujdes vėllain tim!

Zėmrim i Akilit
paē dhėmbje
pėr lotėt e nėnės sime!

Ti vėnd ullinjėsh
e dallgėsh deti
paē besė pėr vėllain tim!

Edhe ai ka
Itakėn e tij
Penelopen e tij
me sy tė mėdhenj.

Athinė '94


DUHET PRITUR...

Silkės, poeteshės gjermane
qė e do Shqipėrinė, shkruan poezi nė gjuhėn shqipe
dhe fati e ka goditur nga njė sėmundje e rėndė.

Ta ndjej pikėllimin e zemres sė lėnduar
si krah dallėndysheje plagosur pėr vdekje...

Ta kuptoj fėrgėllimėn e shpirtit
ndanė muzgjevė qė shtyhen
kur dielli bie nė det si kėmbanė e zjarrtė
e dita shuan fanarėt
ndersa nė qiell rėgėtijnė shpirtrat e yjėzuar
nė galaktita pafund.

Janė pak 29 vite pėr njė jetė.
Janė fare pak 29 trėndafila pėr njė pranverė

Ndaj duhet pritur...

Duhet pritur ardhja e verės
pėr tė pjekur farat e lulėkuqeve nė grunaja
pėr ta hedhur grurin lart nė erė
nėpėr lėmej tė artė si duna rėre
diku pranė detit Jon ku duket njė qytet
i rėnė nė gjunj pėrballė valėve
dukė qarė si nė vajet pellazgjike
me kujė e lot pėr dyzet vdekje...

Duhet pritur akoma mė tepėr...

Akoma mė tepėr pėr tė ardhur vjeshta
me ar tė derdhur nėpėr dega drurėsh
me peisazhet e Mios, e Mone-s
nė ēdo skut tė dheut
me tė dashuruar qė fshihen vreshtave
duke ēuēuritur si zogjtė harrakatė
tė dallgėdisur nga aroma e frutave
dhe retė qė ėndin qiellit njė fustan nusėrie

Duhet pritur akoma, Silkė!
Akoma...

Tė fryjė acari i Polit tė Veriut
si plak i marrė nėpėr oqeane
nė rrafshina tundrash veriore
nė stepa e kontinente mbledhur krruspull...
si kocka mamuthėsh tė ngrirė akull...

Duhet pritur!
Akoma duhet pritur...
qė jeta ta mbyll ciklin e vet natyrshėm
se 29 trėndafila pėr njė pranverė janė pak.
Fare pak pėr njė jetė, Silkė. Fare pak....

Boston, 22 janar 2000


BUKA E ENGJEJVE

Po ha gjysmėn e bukės sė mergimtarit sonte
gjysmėn tjeter do ta lė kėtu pėr ju
mbi tryezen e refugjatit
qė jeton prej njė viti nė njė pėrdhese tė Kesarianisė
nė Athinė.

Do ta lė me shpresė se kur tė dremis
fluturim si nė endrra do vini ju fėmijėt e Shqipėrisė sime
tė vini si ėngjėj tė bardhė e ta shuani urinė
me gjysmėn e kafshatės sė shkretė
qė nuk mė shkon dot nga dhėmbja e dėshperimi
nga mjerimi juaj qė ėshtė dhe mjerimi im...

Ejani. Unė po flė nė qoshkun tim
nėn njė batanije tė vjeter nga kohė e pasluftės
qė UNRRA e kish sjellė pėr fėmijėt e Greqisė
e tani ngroh kockat e mija tė drobitura...
Ejani. Portėn e kini hapur mos kini frike
e vetmja gjė qė troket nė kėtė shtėpizė pėrdhese
ėshtė zemra ime.

Ra mesnata e gjumi mė pėrhumbi nė botėn e ėndrrave.
...Erdhet, ju pashė
tė bardhė e tė bukur tek hynit tek porta
nata nxinte e as yje nuk kish
e ndėrsa ju cicėrinit si zogj pranvere me njė kėngė mrekullie
unė i magjepsur nga ninulla juaj e humba krejtėsisht...

Zbardhi mėngjezi i zhurmshem i Athinės
nėn mjergullėn e dėndur dhe zhurmen e troleve
qė ikin vajtueshėm, pa mbarim.

...O Zot pse u zgjova i tromaksur
prej gjysmės se bukės qė zbardh mbi tryezė
asnjė therrime s'kishit prekur
asnjė gjurmė nuk kishit lėnė
ju ėngjėj tė bardhė tė Shqipėrise sime me uri tė pashuar.

Tani nėpėr humbellat e natės sė zezė mėrgimtare
mė kot e kėrkoj endrrėn time me ėngjėj tė bardhė.

Athinė 18 Maj 1992


OH, MOS I VRISNI CICERIMAT!

      Asaj qė s'desh tė bėhej nėnė....

Kur brėnda teje flė njė zog
e brėnda djalit nje lėndinė
perse nxiton tė vrasėsh kėngėt
qė nisin me njė cicėrimė?

Mendo pėr doēkat qė do zgjaten
tė kapin lulet nė fustan
buzėt si qershi binjake
do bėlbėzojnė fjalėn "nėnė".

Kerkon t'a shuash atė bėlbėzim
atė kėngė tė re qė tė thėrret
si breshėri qė rrėzon petale
e ujrat i ēojnė tej nė det.

Ndoshta kėshtu, sado pak
ta lehtėson jeten ky largim
por veē se nė ēdo skaj tė globit
do tė ndjek pas si njė mallkim.

Ndersa nė qiell do feksin yjtė
e do pikojnė njė e nga njė
lotėt s'do ketė kush ti fshijė
do treten heshtazi pa zė.

Por lotėt e pendimi i vonė
s'e sjellin prap zogun nė fole
dhe vjen njė kohė qė e kerkon
e nuk e gjen gjėkund mbi dhe.

Nė skaj tė jetes kur tė shkosh
gjithnjė mė pranė do tė vijė ai zė
ai zė qė nuk e lė tė rrosh
e as e vdesėsh nuk tė lė.

Mbi varrin tėnd do vėrshojnė zogjtė
mbledhur tok nga nėntė lėndina
mbi gur, me sqep do gdhėndin fjalėt
"Ti nėnė, qė vrave cicėrima!".

      * * *

Kur brėnda vajzės flė njė zog
e brenda djalit njė lėndinė
mos u gaboni tė vrisni kėngėt
qė nisin me njė cicerimė.

Ai do ketė eren e njė ftoi
do ketė gugitjen e njė pėllumbi
dhe hėna do tė dalė ta puthė
nė mbremje, kur ta zėrė gjumi !


DHĖMBJA E NDARJES

Ju u ndatė...
Sytė e fėmijėve tuaj
zhytur nė njė fėmijėri tė pėrlotur
tė harruar
me lodra tė braktisura
nė udhėkryqet e botės
qė bėnte sehir.

Ju u ndatė...
Braktisėt shpirtrat e tyre
dy ėngjėj tė vegjel
me ėndrra tė mbledhura shuk
nga trishtimi.

Ju u ndatė...
Plepi tek porta
rrėzonte fletė tė vdekura
mbi ftyrat tyre
qė qanin nėn shi.

Ju u ndatė...
Nė krahė tė tjerė
kėrkuat ngushllimin
duke braktisur
doēkat e fėmijėve tuaj
qė prisnin.

Ju u ndatė...
Dy ėndrra
nėn puthjen e ėmbėl
tė prindėrve
prisnin zgjimin.

Ju u ndatė...
O Zot si u ndatė?!
I latė pa portė tė fėmijėrisė
me fytyrė tė palarė e rroba tė grisura
pėrjėtsisht duke pritur
tė pamundurėn
kthimin.


KUR AFRON PLEQĖRIA

      Lilianės

Ē'ke grua qė ca ditė e mvrejtur
thinjat e kokės mi vėshtron
si tė kishe nė sy njė diell mesdite
dhe pėrėndimin po mendon.

Por njė gėzim i fshin tė gjitha
nė sytė e mi sikur pe det
e loz me dallgėt si fėmija
del pėrmbi ujė e prap humbet.

Unė e ti jemi dy pemė
me krahėt nderur nė ajri
nė mbremje fort i mbledhim degėt
nė mėngjez hapen pėrsėri.

Dhe mbinė lule, mbinė fletė
po vjeshta seē na hodhi miell
me duar thinjat mi pėrkėdhel
sikur me to gatuan diell.

Vitet mbjellė me dashuri
nė buzė fėmijėsh lulėzojnė
pleqėrise ti ngjitemi nė majė
kemi lėnė diell kur tė shkojmė!

Tiranė 1985


KUR ZĖ E FLAS PĖR DASHURINĖ

Kur zė e flas pėr dashurinė
bie vete nė dashuri
se fjala s'vete ku dhėmb dhėmbi
por ku dhėmb shpirti o njeri.

Kur zė e flas pėr dashurinė
unė burrė serioz dyzetvjeēar
ju qeshni e thoni me shaka:
"U bėre pėrseri si djalė."

Po perse ti o Mjedė buzėqesh
mė pėrshpėrit me zėrin pak
"Prit, duro edhe ca vjet
ti thuash vehtes struku plak".

E perse ti natyrė bujare
bėre mrekulli njerinė
nė trup e mplak ndersa nė zemer
i ruan perjetėsisht rininė.

Kur ze e flas pėr dashurinė...
Dijeni se kur tė mos jem
unė vehten time e kam lėnė
tek ju o vajza e ju djem.

Do tė shfaqem zog neper dritare
pas xhamit qe era troket
pas luleve qe ju do mblidhni
pranė dashurive nė bregdet.

Nėpėr kodrinat plot me drurė
nė atė ullirin kokrrashumė
nė trung kokėn kur ta mbėshtetni,
dijeni aty jam unė.

...Kur zė e flas pėr dashurinė
bie vete nė dashuri
se fjala s'vete ku dhėmb dhėmbi
por ku dhemb shpirti o njeri.

Tiranė 1985


EMBLEMA

Pse vallė kaq shumė pėr ty mendoj,
pa ty nuk vdes e as nuk rroj,
sa herė qė malli ma djeg gjoksin
njė glob tė vogėl vizatoj...

Ja tek skicohesh nė veri
nė fluturim drejt pikės Nord
tek gėrma V mė shfaqesh ti
si pėllumb i kaltėr pėrmbi glob.

Hyrje | Kopjimi | Lart