Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


SHKODRA

Vendlindja ime,
Rozafa ime
me fat te pikellueshem

Qytet dymijevjecar qe zgjohet
me ninulla e vaje nga lashtesia,
nen hijen e nje keshtjelle te rene ne gjunje
qe u falet ujrave te Drinit e te Bunes,
dhe Taraboshit, vellait te cveshur,

i perveluar nga dielli, i rrahur nga shiu,
si cadra ciganesh nen mjegull.

Qytet i sterlashte, - hija e mocme e vetvehtes,
senderzuar prej fantazise si Panteoni i Ilireve,
mbretereshe hyjnore mes malesh e detit
me emrin Teute;
veshur me parzmore trimerie.

E pathyer ne luftra,
e metamorfuar prej absurdit,
si nenemadhe kockedale mbeshtjellur me te zeza,
qe vajton e cjerr fytyren nen qinarin e Zorbes
qe nuk eshte me,
per kohen qe nuk kthehet e njerzit qe iken,
e mjerueshem merr fushen e Rrmajit,
aty ku nje korb me krra-krra pershendet
qefinet e rinj,

percjellur nga karvanet e gjakut te shpagimit.

Ndersa me lart,
ne katakombet e errta
te keshtjelles me emrin Rozafe,
fshihet ende fantazma nuses se murosur,
besnike e mjerueshme e fjales se dhene,
lakuriqesi e mermerte e gjinjeve te bardhe
qe pikellushem ende (fantazisht) pikojne
qumeshtin e hidhur te nuserise se mohuar.

Qumeshti jete-vdekjes pikon prej guri
si makth i mocem i nje legjende te vrare,
ne thellesi te mureve te heshtura te keshtjelles,
ne shtepite e perhimtura te qytetit verior,
qe kerrusur vajtueshem pikellojne dhe ato
se mbeten shterpe, e koha nuk pjell me,
nje Barlet i ri
a nje Migjen modern
per ti kthyer qytetit lavdine e dikurshme...
Pikellimin e udheve te qytetit e shton:
imazhi i nje nena plake qe hiqet kembezvarre
si Rozafe e ringjallur,
me gjoksin e mardhur,
qe me frymen e paket perpiqet te ngrohe,
sqepin e bardhe
te nje pellumbi te vdekur.

Boston, 1 mars 2002


ZEMRA

Zemra fare e vogėl ėshtė
sa njė grusht
po janė malet brenda, fushat, lumejt
janė pyjet, ograjat,lirishtat e bjeshkeve
rapsoditė brenda janė

kasollja e vjeter- shtepia e re
njerzit e dashur, tė vegjėl e tė mėdhej
tė gjithė qė i njeh dhe s'i njeh

baballarėt edhe pse kanė vdekur
me mijra tė tjerė luftėtarė
ēdo gjė qė mban siper ku dhe
ēdo gjė qė brenda vehtes mban

zogjtė kėngėtare aty bėjne folene
aty ka qiell - aty ka re
nė zemer ėshte deti- dallgėt janė

ka diell sa tė duash
bien rrufe

...tė gjitha ne kete zemer
nė ketė zemer tė vogel sa njė grusht
brenda janė!


RAPSODI

I erdhi dita rapsodit kokėn ta mbėshteste nė gur,
lahutėn mori e tėrė bjeshkėt e ēetinat u drodhen:
- Ku ėshte Gjeto Basha Mujė?

Tridhjetė kuaj shkrofėtinin - tridhjetė jataganė
tridhjetė krerėt e Jutbinės, mbledhur nė kuvend:
- Gjeto Basha Mujė ėshtė me Kralin nė mejdan!

Lahuten s'e ndaun- frymė pak po merr,
pishnaja tundet e krisma shpatėsh sjell:
- Ky bejlek s'ju nda Mujes pėr njėmije vjet

Frymen e fundit mbi lahutė e hodhi,
pa diellin e bjeshkės si shege - gjaku, e tha:
- Tash Muji krajlin po vret!

...e puthi gurin
si te tokte burri- burrin:
- Thonė rroku Gjeto Basha Mujin!


VDEKJA E OMERIT

Ē'ėshtė kjo gjamė qė po sjell era
mbi Jutbinė pse po ushton?

Si ortek vinė trimat malesh
breshėr lotėsh syri rrėzon.

Mos nė trup ju rėndojnė plagėt
e i kerrusėn gjer pėrdhe?

A ndonje lisi ju prenė degėt
kur i ranė njėqint rrufe?

Gjoku i bardhė i kryetrimit
hingėlline e s'hyn nė prag

pas njė reje fshihet dielli
syri i Mujit pikon gjak.

1986


MICI I BJESHKES

Kur a ēelė ky syri i Bjeshkės
kur pranvera desh me ardhė
shumė armiku paska ra

paskan vra nja dyqint vetė
paskan pre nja dy-tre mijė
paskan mbytė nja dymbedhjetė mijė

me shtat varr ky Mici i bjeshkės
kur ka pa plagėt e shokėve
prap nė kambė na qenka ēue

ka hedh sytė pėr kah Jutbina
paska pa njė gjok tė kuq
paska pa njė vraē tė zi

me njė krah na qenka ngritė
doren tjeter pėrmbi shpatė
treqint vetė i ani nji

kur pėr tokė ka zatet kokėn
paska pa prap kah Jutbina
gjok tė kuq e vraē tė zi.

Tiranė 1983

Hyrje | Kopjimi | Lart