VIZATIMI
Rreth abazhurit vertitet njė flutur nate
qė shkon drejt vetdjegies
unė shkruaj vargje pėr ty
e vizatoj njė pulėbardhė...
Vizatimi im kėlthet e kėrkon detin!
ETYD PRANE DETIT
Nė fillim tė pranverės
inicialet e emrit tėnd
mbi rėrėn e bregut
ndanė detit shkrova...
Diku larg thellėsive zunė vrapin dallgėt
plepat kurioze nxorren gjethet
dallėndyshet kėrkuan vend pėr fole
nga krahėt e pulbardhave pupla ranė...
Vogėlushet e rrethuan me guaska
mbledhur brigjeve tė kaltra
dy tė dashuruar vizatuan njė zemer
nė horizont deti diellin pushtonte...
Tani ky inicial nuk pėrbėn asnjė sekret, e dashur!
ERDHEM DHE IKĖM
SI PULĖBARDHA
Erdhėm e ikėm si pulėbardha
lamė njė brengė nė det
kurr mos daltė nė breg!
Nė kreshtat e valėve
kalėron imazhi yne i bardhė.
E dashur, ikė ...
por kurr mos rri pa ardhur
tek ky det!
DETI DHE TI
Lehtas me dorė i zure valėt
tė mbeti deti thellė nė sy
zbaticė e erės mbodhi ujrat
si shpirti im tė pushtoi ty.
Kush vallė mė shumė se vetė deti
tė ngjiste ty nė atė ēast
nga hone nė harkada dallgėsh
herė me trishtim e herė me gaz.
Tej mbi njė varkė peshkatare
klithnin pulėbardhat me tėrbim
me shume gjėmonte dallgė e kaltėr
a rrihte zemra gjoksin tim...
PENDIM A MALL?
Pas ditėve tė kaltra nė det
u ktheve kokėulur nė shtėpi
si pulėbardhė e plagosur
me drithėrimė nė zėmėr
e krejt e drobitur:
- Nuk do tė kthehem mė tek ti
i thua detit!
Ditėn e dytė
shija e kripur nga sytė
nė buzė tė kaloi...
Vėrtetė nuk do tė kthehesh?!
Mėngjesi i ditės se tretė zbuloi
njė det tė vockėl nė sytė e tu
- fare tė vockėl
por sa i thellė nga dhėmbja
sa i gjėrė nga trishtimi...
Ka diēka nga deti nė sytė e tu
e nga sytė e tu nė det.
Ta dish ky nuk ėshtė pendim
por mall i zjarrtė
pėr t'u zhytur sėrisht nė ujrat e kaltra.
KĖNGA E PULĖBARDHĖS
Nė mes tė detit lodron, lodron, stėrkala hedh
ti ikėn larg, shumė larg e deti nė gji tė merr
notoj, notoj, dot s'tė arrij, kthehu tė them
imazhin tėnd puhizė e kaltėr nė breg ma sjell.
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinėzare tė rrėmben e pas s'tė kthen!
Njė gjethe plepi mbi supin tim si njė pėllumb
mė thotė nė shpirt se do tė vijė e shpresė mos humb
por ti nė horizontin blu tė detit humbet larg
e unė kėrkoj e thėrras- mė kot thėrras:
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinėzare tė rrėmben e pas s'tė kthen!
Ikėn tė gjithė, kudo qetėsi, plazhi mbet shkret
veē zemra ime bashkė me valėt rreh nė breg
veē zėri im si njė shpend deti kėrkon e thėrret:
Merrmė o Diell, mė ēo pranė saj, atje nė det!
Ti pse nuk vjen - ti pse nuk vjen?
Dallga tinėzare tė rrėmben e pas s'tė kthen!
KUJTIM I LARGĖT
Pranė meje sikur zhurmon deti
dallga rreh pisten me trishtim
sirenė e largėt i mbyt fjalėt
qė dikur thamė me pėrgjėrim.
Nė dimėr keq i rigoi shiu
hėna gjysmake i qėndroi ftohtė
eger mbi to vėrshoi veriu
dielli me rreze pak i ngroh.
U thyen keq degėt e plepit
me drithėrime ranė pėrdhe
dy zogj tė mardhur shanin dimrin
se i kish lėnė pa fole.
Grepat e orės nuk lėvizėn
nga ēasti kur u ndamė bashkė
pranė njėri-tjetrit ngrohtė rrinin
se ngrica kishte zėnė jashtė.
Kjo stinė e gjatė me egėrsi
ēdo gjė e shkeli brutalisht
gjurmėt qė lamė pėrmbi rėrė
a do ti gjejmė vallė sėrisht?
ZJARRE
Flakėt e pėrshkėnditura
puthin njėra-tjetren
me mall
deri nė vetdjegie...
A nuk duhemi dhe ne kėshtu?!
Kur flakėt shuhen
nė zemren e vatrės bashkė me hirin
mbeten
thėngjinjė tė zjarrtė
pėr tu ngrohur njerėzit.
MOS THIRR E DASHUR, MOS THIRR!
Ah, mos thirr e dashur, mos thirr!
Shpirt i trazuar, i dyzuar, nėn dallgė e mbi dallgė
mos thirr!
Lėre natėn e qetė me buljeren e zbrazur
e yjt e drithėruar lart nė qiell!
Mos thirr e dashur mos thirr!
Leri ėndrrat e tė dashuruarve tė flenė e tė zgjohen
nė tokė
le tė dyzohen nė ēarēafin e bardhė
pėrmbysur nė kupėn e syve, nė verėn e buzėve
nė zjarminė e gjoksit
e hėna zheloze si patkua kali
le t'u qėndrojė mbi kokė.
Oh lėri tė gjitha siē janė
llogjikėn e rreptė qė platit zogjtė nė fole
matematikėn e ftohtė tė poleve
ajzbergėt e interesit...
Lėri arsyet e mos arsyet!
Mos thirr!
Pranė bregut tė detit
nė gjirin e bukur tė Vlorės
dallgėt le ti mbulojnė - si fosilet e koraleve
* * *
Por ti ēdo gjė tė bukur tė kėsaj nate zbon
tek thėrret, e poēet e errėsirės thyen
si shpendi qė prenė e vdekjes kėrkon:
"Gjooon! Gjooon!"
KTHIM
Ti hyre pa trokitur
me fluturim pulėbardhe
nė qiellin e vjeshtės sė tretė
nė krahė, ca re dhe ca det.
Tė prisnja....!
Stinėt qė ikėn pa ty, u mbuluan
nga hapsirat me dėbore e shi
kur erdhe, zjarri nė vatėr ish shuar...
Erdhe ...
dhe e ndeze pėrsėri!
KĖNGA E LAURESHĖS
Vajzės zemėrthyer qė shkruan poezi
Nė shtigjet poetike
paē zėrin e njė laureshe
nė fillim tė pranverės kur breron bari...
e lirishtat e pyllit kėndojne
zėmren tėnde
d.m.th.
jo vetem poetikisht
rėnsh nė dashuri.
sėrisht...
ERA QE ME SHTYN TE REND
O Zot, dashuria gjithnje rilind
si Feniks nga zjarri i shuar
Pikėzat e vogla, njė galaktikė e pafund
mbi trupin tėnd si stuhi yjesh ndizen e shuhen
uji s'ka tė reshtur
trupi s'ka tė shuar
nėn puthje tė ngrohta qė s'kane tė ngopur nga etja pėr ty.
Yjėzimi i kalter tret kripen e lėkurės
atė pikė det tė jonizuar nė shpatullėn tėnde
aromė qė sfidon deodorantet moderne
kėtė standartizim neveritės
qė e bėn dhėmbjen pa formė e dashurinė pa shije.
Era e trupit tė femres ėshtė aroma e saj e patjetersueshme
njėrėzore, pak e athėt, qė nuk tė bėn kurr tė velesh
por gjithnjė ta duash...
Ti nimfė e grua gjithnjė nėn dushin e kaltėr qė tret aromen e detit
nėn puthje bulėzash qė dashurohen marrėzisht me gjirin
tėnd tė bardhė
e shkrihen e treten nė marrėzi xhelozie
( xhelozi sterile-mashtrim i vetvehtes)
e humbasin... humbasin potershėm nė rrėkera ujrash
tek marrin pas vehtes kujtimin e djeshem.
Nė djall! Le tė ikin!
Ata qė na braktisin le t ikin
nėpėr mugėtira harrese, trishtimi.
Le tė ikė e djeshmja
si njė molusk fosforoshent i vdekur...
Sepse,o Zot, dashuria gjithnjė rilind
si Feniks nga zjarri i shuar.
Rroftė e nesermja
diēka e bukur, e ngrohtė
qė tė sėmbon nė lartesinė e gjoksit
nė thellėsi tė dhėmbjes, diēka
qė sa mė shumė perpiqesh ta harrosh
aq mė teper ėshte brenda teje.
Ja, erdhi e nesermja nė trajtė Kupidi
troket nė dritaren tėnde
me njė masė vere nė kupėn e qiellit.
Shigjetari te therret ta pish e ti e rrekellen me droje
gėllėnken e zjarrtė
nen rrezet e diellit
e pak e nga pak
ti ndjen sėrisht nė lekure - shijen e kripės dhe eren e detit
e sėrisht buzėt pėrthahen e ndizen...
Gjithnjė e mė shumė e ndjen vehten grua
Pak si tė gjitha - e krejt ndryshe prej tyre
Ti, Era ime, qė mė shtyn gjithnjė tė rend!
Boston 2000
|