Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


17 TRĖNDAFILAT
Cikėl nga libri: "Requiem pėr njė gjethe",
Tiranė 2005

KOLEC TRABOINI 2005
KOLEC TRABOINI 2005


INTERLUD

Tek endem nėpėr fjalėt e nėpėr vargje
ndjej njė fllad qė mbėshtjell kohėn time bezhė
pas grisė sė rinisė dhe tė zezės sė fėmijėrisė
qė kanė mbetur fiksuar nė eternėn qiellore,
sepse kurrkund mė nė relievin e tokės
nuk u gjėndet mė asnjė gjurmė.

Ai fllad melankolie, qė kohės sė vrarė i jep frymė,
tretet nėpėr dritėzat e zbehta tė sė shkuarės
dhe e mbėshtjell tė tashmen - ekzistencėn time,
me njė aliazh metalik pa ngjyrė.


BUDA I TRĖNDAFILAVE

Ah, kėta krimbat... Pse i hanė lulet e mia kėta krimbat,
a mbase me shkakun se i mėshiroj
e nuk dua me kimikate ti helmoj...

E kėshtu, ata shpirtit tim i hanė kercejt,
i zhveshin e i shqyejnė gonxhet e njoma
oborrit tim duke mos i lėnė asnjė lule,
sa nuk di si do ta pėrballoj dashurinė
qė mezi hodhi rrėnjė e fletė kėtė pranverė...

Kam njė Budė nė shpirt qė mė thotė ēdo ditė
mos i vri krimbat - ha vetvehten,
pėrsos shpirtin nėpermjet durimit,
mirėsinė ta kesh shpatė e jetėn kurdhė kalitje,
bjerė nė paqe e thur trėndafila ėndėrrimi.

Nė kėtė pranverė qė sapo vdiq - nė kėtė verė qė
po mė vdes e ndjej vehten Budė i trėndafilave,
varrmihės i ndjenjave tė mia. E krimbave ju gjėnda,
Zot Mirėsie nė Tempullin e Shkatrrimit.
      * * *
Dal nė oborrin e pasėm tė shtėpisė sime, nė Boston,
me pikėllim trėndafilash nė sy.
Hap njė gazetė e lexoj lajme nga Shqipėria
e populli mė bėhet, Budė, nė fatin tim.

7 qershor 2005


U BĖRA TRUNG...

Po gdhėnd njė statuetė tė drunjtė nė trungun e mallit,
qė mes shqotave u trand, degėt ju thyen e rrėnjėt kanė nisur ti kalben,
Pėrditė e gdhėnd, por formė nuk merr e mezi i dallohen tiparet,
pastaj si tė isha Zoti i qiellit, i jap frymėn time e druri nis e ngjallet.
Rri e shoh krijesen time, qė mė pėrqesh si Pinok i zhgėnjyer
e vehten e ndjej, si dru qė lėviz, nė kėtė mergim tė urryer.

U bėra trug, tėrė jetėn u vetėgdhėnda, kurrė nuk shpėtova prej kalbjes


REQUIEM PĖR NJĖ GJETHE

Ra njė gjethe mbi stol njė ditė vjeshte,
kur nė lulishten e qytetit tim isha vetėm.
Nuk e di pse mė erdhi e ē'donte tė mė thoshte
e ē'note muzikore kish sjellur me vehte.

E lashė tė kėndonte vokalica si vajzė
qė nga mėsimet e liceut kish ikur,
por fryjti njė erė djallėzore e ftohtė
e kėngėn ja nderpreu papritur.

Frymėn e fundit la nė dorėn time
me njė tingull tė verdhė, tė venitur.

15 prill 2005


LETARGJI DIMĖRORE

Pėrse kjo letargji dimėrore e tejskajshme?
Pse kjo heshtje e gjatė - tmerrėsisht e pafundėsisht e gjatė,
nėn borėra qė shtresėzojnė njėra-tjetrėn,
e hejt e akullit varen prej qiellit duke lotuar mbi sytė e ėndrrave,
qė flenė nėn qėpalle tė mbyllura nė letargjinė e dimrit?!

Pse kjo shurdhėri drithėruese si brėnda murevė tė qelqėt?
Pėrse ky memecllėk qė i kafshon gjuhėn mendimit?

Kjo letargji dimėrore qė na ka pushtuar mua dhe ty,
mbase dhe tė tjerėt - tėrė hemisferėn veriore,
mos do tė thotė se brėnda nesh, eh, brenda nesh,
si nė njė shpellė akulli - fle njė ari prej bore.


LEGJENDA
KĖRKON NJERIUN

Jam Konstandini - ju flas nga varri
erė baltė e pluhur kockash
mban klithja ime.

Dua njeriun
ka humbur njeriu
a ka rob nė kėtė botė tė vdekur
a tė vdekur nė botėn e tė gjallėve
tė mė sjellė njeriun?

Ngrihuni
tu zėmė vendin tė gjallėve
se tė gjallėt tashmė janė kthyer nė kufoma
tek i shqyejnė pjesėt e mishta njėri-tjetrit.

Dhe ime motėr, iku
e mė la nė prėhėr kopilin e besės sė ēartun,
i hipi tė bėjė dashuri me njė tė vdekur
se qėnkan dashnor mė tė zjarrtė se tė gjallėt.

Ē'bėjnė tė gjallėt ? Ku janė tė gjallėt?!
thėrrėt era e baltės e pluhuri i kockave
tė Konstadinit qė kėrkon motrėn.

Po kush t'ja sjellė, tani qė karvanet kanė ikur
e Doruntina ndodhet prostitutė ne Romė.
Tė vdekurit mbi kalė kurrė s'e kalojne detin
e legjendat mė kot kėrkojnė pėr njeriun...

Boston 2004


MĖNJĖFJALĖ

Si humbe kėshtu, largėsive tė pertej oqeanit
a nė thellėsi kontinentesh, njė dreq e di,
sa kohė qė nė qiell nuk gjen njė dallendyshe
ē'tė rrije, ē'tė kuturiseshe dhe ti?

Qė prej mungesės tėnde merrem me gjethet,
qė druajtur prej dimrit ende s'kanė dalė,
e ndjehem trug, qerthuar me akull,
si njė i pakallur nė shi - menjėfjalė...


VAJZA ME BISHTALEC

Portat e zemrės s'mė kanė ēelės
m'i kanė rrėmbyer nė rini
njė shoqe shkolle mė s'mi ktheu;
ndaj hyrė pa trokitur, o njeri!

Esmaja e bukur si perri,
njė vajzė me bishtalec tė zi...

2004


DASHURI DYGJUHĖSHE

shqiptaro-malazezėve

I lindur nga dashuria e jo nga urrejtja e dy popujve
megjithėse ėshtė e drejta ime tė shfaqem si ndjehem,
shqiptar pa cene, e kam obligim tė derdh nė poezi
dashurinė dy gjuhėshe qė mė lindi...

Do t'mė mallkojnė, e di, e do tė thonė
tradhėtar e plot fjalė tė tjera idhnake
tek kerkojnė varre e eshtra nė mes popujsh
pėr lojra politike dinake.

Por dashuria gjen udhė nė mes shtetesh,
nuk do tė dijė pėr kufinjė e ushtarė,
as pėr ata qė nė mizori nuk ngopėn
Romeo e Zhuljeta duke vrarė...

Po tė kėndoj miqėsinė, do tė mė mohojnė,
pa Atdhe do tė mė lėnė tė dy palėt
do tė endėm si varkė, harruar detit
nėn mėshirėn e pamėshirė tė dallgėve.

Mė lindi dashuria e jo urrejtja e tė dy popujve
e kurrė nuk e mohova Atdhenė,
mė poshtrojnė, mė shajnė, mė pėrbuzin
se dashurisė kurrkush nuk ja ka ngenė...


AKUAREL

Do tė vizatoj harkun e portės tėnde
e kėndin e rrugės qė kalove nė mėngjez,
bredhin ku mbėshtete vėshtrimin
e flakėrimen e rrufesė qė mes resh u pėrndez.

Do tė hedh nė akuarel pikat e shiut
qė zbritėn nga qiejt e tė prekėn,
zogjt qė u gjėnden tė mardhur pėrjashta
e nė retinėn e syve tė ty strehėz gjetėn

Do tė skicoj imazhin e njė taksije
qė tė priste nė Bel Avenju,
semaforėt e kuq do ti mbaj ndezuar,
qė ti tė mos ikėsh kurr mė qė kėtu.

Do tė hedh nė telajo tulipanėt e drojtur
e tingujt e njė pianoje tė largėt,
qė mbinė si motiv nė buzėt e tua
"For Eliza" qė atė mėngjez shkrinte akuj.

Do tė marr ēdo etyd qė u gjėnd nė udhėn tėnde,
me shpresė qė brenda tyre sėrisht shfaqesh ti.


17 TRĖNDAFILAT
E RRUGĖS ALEKSANDĖR MOISIU

Ashtu, si gjithmonė gjėndet njė varkė e vjetėr
tek troshitet brigjeve apo nė dete
me imazhin e atyre qė mbante dikur, brenda vetes,

kėrkoj pėr 17 trėndafilat e rrugės Aleksandėr Moisiu,
kėrkoj brenda njeriut - ku troshiten ngjarje,
kėrkoj brenda ngjarjeve - ku troshitet njeriu.

Sepse tek kushdo e gjithkund
gjendėt gjithmonė ndonjė varkė e vjetėr
ku janė harruar petale puthjesh tė nxehta...

Pres, si njė varkė e harruar brigjeve,
tė fryjė bunaca e prap nė det tė dal,
ndoshta nė lundrimin tim tė fundit

nė kėrkim tė 17 trėndafilave tė humbur.


PLAZMIMI I ERĖS

E ndjej vehten fatkeq, se ky qytet,
i rrahur nga borėrat e dallgėt e oqeanit
nuk e ka siluetėn e Asaj si pjesėz tė tij,
qė tė paktėn tė dilja ta shihja
permes rrigave tė shiut
a kalamendjeve tė borės.

Erėrat oqeanike do t'ja rrėmbenin flokėt,
e dielli si dashnor i zjarrtė
nėn vėshtrimin tim xheloz - tė egėr,
do ti pėrkėdhelte fytyrėn e vogėl.

Do ta ndjeja
pėrmes ajrit qė e rrethonte trupin e kolmė,
pėrmes tingujsh e jonesh
qė ndjell pranvera e vonuar veriore
harruar nė krah avionėsh diku tej nė Europė...

Do tė mė fanepsej sėrisht e sėrisht,
tė nesėrmen e tė pasnesėrmen
e deri nė ditėn time tė fundit,
ecjakja qė mė ndez e mė pėrflak
nėpėr dėshira lojcake,
si lavjerės i kohėn sime
ngecur peng nė siluetėn e saj.

Notoj ne delire erotike dhe psherėtij,
me mbulon trishtimi i pamundėsisė
tė shoh e tė prek ajrin qė e rrethon qėnien saj
sepse Ajo nuk jeton nė kėtė qytet...
* * *
Dashuroj si i ēmėndur
se nuk dua ta shuaj strallin e jetės
me njė ėngjėll tė vdekur nė djep tė ėndėrrimit,
ndaj shfaqem nė kėtė fund jete si alkimist
qė kėrkon ti kthej sėndet nė dashuri
me njė tė prekur...


NUK TĖ LĖ TĖ LAGĖSH NĖ SHI

Mua shiu mė pikon nė shpirt e jo nė xham
kur tė shoh ty perjashta tė rrish
nėn pullaze qė pikojnė pikėllueshėm nė kalldram,
ndaj tė thėrras tė bėj strehėz - nė shpirtin tim
tė rrish.

Nė mos ardhsh brenda - unė pėrjashta do tė vij
Nuk tė lė tė lagėsh vetėm nė shi!


VENUS PA KOKĖ

Bėra dashuri me njė Venus pa kokė
ēdo ditė e ēdo natė, nė mėnyrė tė pėrditėshme.
Nuk m'u shterr asnjėherė oreksioni i mendimit
orgazma ishte lumturisht e frikėshme.

Kish hir tė bukur si ēdo Venus i botės,
me gji tė plotė - kėrcyer mbi gjoks,
si Vezuv qė flė, por krejt i gatshėm
tė shfaqet qiejve nė errupsion.

Me forma tė kolme e nėn kėrthizė
lėkura i fekste si mermer
nga ato qė ne lashtėsi, Fidia kish gdhėndur.
E kėmbėt e puqura , si dashje - mos dashje,
mė ndillnin tė hidhesha nė humnerė.

- Mė duaj mė thosh, - mė pushto, mė shtryll,
nė ke fuqi tė mbash nė gjoks llavėn time!
Mė treti, mė shkriu, ma piu palcėn,
i shkoqi njė nga njė qelizat e mia
e brėnda tyre u ngjiz si atom energjie.

Por kurrė nuk munda nė fytyrė ta shoh,
atė Venus pa kokė, dashurie...


LETĖR DASHURIE

Ato germa tė vogla tė vogla,
ajo dashuri e madhe e madhe...
Brenda tyre si magji sirenash
ADN-ja jote fatale.


FLOKU I KUQĖRREMTĖ

Ndodhemi larg - nė skaje kontinenti
ndaj rri e mat ēapitjen e stinės
me perėndimin e bakėrremtė tė diellit,
qė pėrkėdhel trupin e njė nimfe floknajė
tek zhytet e del mbi liqenj ėndėrrimi.

Mė jep njė fije floku tė kuqėrremtė
ta kem si dritėz nėpėr shtigje kėrkimi!


NUK TĖ KAM HARRUAR

Tė betohem pėr tėrė zotat e qiellit,
pėr tėrė hyjneshat e tokės tė betohem,
pėr tėrė ėndėrrimet qė fjetėn bashkė me ty
nėpėr korije trėmbur prej fantazmash
si pėllumba tė egėr, tė betohem.

Nuk tė kam harruar as dhe njė ēast
nėpėr udhėt qė ngjita,
nėpėr rrėpirat qė mė gremisėn,
nėpėr muzgje vetgrryese
e agime nė tė cilat kurr diellin
tė ngrihej nė horizont nuk e pashė.

Tė betohem pėr ēastin e mungesės,
pėr trishtimin qė ndjej kur nuk tė shoh,
pėr udhėn qė mė ēon te pragu
ku shpatullat i mbėshtes i vdekur
prej rėndesės sė gurit qė mė vuri largimi,
tė betohem.

Nuk tė kam harruar edhe kur etjen e shuajta
nė puse tė tjerė e vende tė tjera tė largėta,
kur hėngra bukė tė gatuar nga duart e huaja
e me gishtrinj preka gjoksin e njė tjetre,
kur thitha lėngun e jetės prej buzėsh tė nxehta
e u pėrvėlova nė afshe dėshirat trupore,
nuk tė harrova, nuk tė harrova.

Edhe pse pritja s'ka kuptim
kurr nuk e braktisa ėndėrren
qė sapo gjunjėzohet mbrėmja
zhvishet e fle me ty lakuriq,
tė betohem!


SHTĖPIA NĖ SOUTH STREET

Kėtu ėshtė Avenju 5,
nė tė djathtė Kisha e Shėn Terezės
rrethuar nga shejtorėt qė pikėllojnė nė shi,
me veshtrim tė rrėzuar nė kryqėzimin udhėve
ku semaforėt pėrskuqin rrėketė e qiellit.
Rruga Gulivan ėshtė nė skajin tjetėr.
Nė shtėpinė e tretė, djathtas,
ku varet njė tabelė e vjetėr "South Street",
bėn roje njė pishė
me dy boēa e njė ketėrr tė mardhur
qė pėrgjon i habitur.
shtegun pėrmes oborrit tė shtėpisė
ku tė shpie njė deriēkė,
qė sa herė e shoh, mė kaplon melankolia e vjeshtės
e drithėroj si pemė qė e kanė braktisur gjethet.
Brenda shtėpisė njė llapadar i vogėl
lbyr me njė dritėz tė zbehtė.
Nė dritaren e katit tė dytė
varet njė borzilok i tharė,
shėnjė se dikur ka patur verė.

Mos mė pyesni kush jetonte dikur nė kėtė shtėpi
se veē ca farėza tė vogla nė borzilok kanė mbetur
ēdo kujtim tjetėr i saj, nė kėtė imazh, ka vdekur.


QIELL I VDEKUR

Mė lodhi kjo pranverė pa shi,
mė lodhi ky qiell i vdekur nė sy,
se ē'kam nje dėshirė - tė qaj sot me ty.

Mė lodhi ky udhėtim pa fund
kėto enigma shtigjesh, pa kry,
se ē'kam dėshirė - tė qaj sot me ty.

Mė lodhi kjo ėndėrr e tharė nė qerpik,
perjetė tė ndarė- kurrė s'u bėmė dy,
se ē'kam njė dėshirė - tė qaj sot me ty.

Mė lodhi mungesa e lotėve,
qė koha nė qilar i mbylli me dry,
se ē'kam dėshirė - tė qaj sot me ty.

Duke mos patur lotė- qajmė si idiotė,
pa pikė loti nė faqė e nė sy,
se ē'kam njė dėshirė - tė qaj sot me ty.

Mė lodhi kjo pranverė pa shi,
mė lodhi ky qiell i vdekur nė sy...


A BĖN TĖ SHKOHET NĖ PARAJSĖ,
ME SHKARPĖ?

I them vehtes ndonjė herė edhe kėshtu:
A bėn tė shkohet nė parajsė me kėtė shkarpė tė vjetėr,
qė as Shėn Pjetri nuk e pranon nė botėn tjetėr?

Ka qė thonė bėn,
ka qė thonė s'bėn,
ka qė thonė edhe bėn edhe s'bėn.
Tu bi non tu bi - mor zotni....
Nė hall unė - nė hall edhe Shėn Pjetri.

Kėrkuam ndihmė tek shėjtori qė mė ka dhėnė emrin,
Shėn Kolli.
- Po nuk erdhe me kėpucė tė reja - mė thonė -
nuk ke vend nė parajsė, s'e lejon protokolli...

Qaj me bot unė, po nuk pyet pėr lotė Shėn Pjetri,
rradha e tė pasurve pėr tė hyrė nė parajsė ėshtė e madhe;
titullarė, ministra, presidentė, burra shtetesh qė tundin dhenė
e shkarpės sime kurrkush nuk ja ka ngenė.

Jam nė hall, a tė vdes a tė mos vdes,
dhjetėmijė dollarė do vetėm njė qivur
e pėr aq pare, shkarpen time dot s'e shes
as sot dhe askurrė.

9 Maj 2005


KOHA ALTERNATIVĖ

- O i ēmėndur! - miqtė e mi mė thonė,
po Libera, sot tė do e nesėr tė pėrēmon.

- E di, o miqt e mi, e di,
se e nesermja mund tė zgjohet me tradhėti,
por nuk jam aq i pamėnd sa tė nesėrmen ta qaj,
kur te sotmen me puthje tė nxehta Liberash
nė buzė e mbaj.

Koha, kohėn kurrė nuk e pėrzė
e lė zjarrin tė djegė
e lumin - tė rrjedhė e lė...


BUZĖ NĖ BUZĖ

Dy gjethe vjeshte mbi gjinjė do tė vė
mbi to do tė shtrihem i vdekur tė flė
e nėse zjarr nė vatėr ka , gjithėsesi,
mė zgjo tė tė puth e tė bėjnė dashuri,
si degėza hardhie mbėshtjellė kėmbė e duar,
buzė nė buzė do tė puthemi me etje tė pashuar.


SONATA E YJEVE

Nuk kisha ē'ti bėja:
hėnės - qė tė hidhte vellon si njė nuse kolonjare,
yjeve - qė mblidheshin rreth teje si manarė tė zjarrtė,
bulkthit - qė pėr ty me aq zjarr kėndonte,
Yllit tė Afėrditės - qė fekste mbi ballin tėnd si medalion i artė.

Nuk kisha ē'ti bėja:
fijeve tė barit e gjetheve tė mėshtenkės - qė tė preknin,
kumurisė sė Elbasanit - qė gugiste tek pisha,
dorės sime - qė dridhej pa patur guxim tė tė pushtonte,
ėndėrrimit - qė lakuriq nėn dritėn e hėnės tė zhvishte.

Nuk kisha ē'ti bėja:
hijeve tė natės - qė zgjateshin si kuvertė tė tė mbulonin,
afshit - qė mė pėrvėlonte e drejt trupit tėnd prej nimfe, mė ndillte,
as vehtes e as tė tjerėve - qė kėrkonin tė tė pushtonin,
as ajrit - qė trupin tėnd tė lakuriqtė me drithėrima e mbėshtillte.

Nuk kisha ē'ti bėja:
dėshirės - qė mollat e Evės nė dorė ti mirrja,
zjarrit tė trupit e katastrofės sė mendimit,
gėzofit tė dhelprave fshehur pas drurėve tė zilisė,
harabeleve xhelozė - qė thėrrisnin tė vinte agimi.

Nuk kisha ē'ti bėja:
kohės - qė vraponte si marroke ikur nga ēmėndia,
frymėmarrjes sime - qė pezull yjet i kish ngrirė,
tisit tė mėngjezit - qė virgjėrinė natės nisi t'i griste,
gjumit tė harruar - qė mbi majat e trėndafilta tė gjoksit tėnd kish gdhirė.

Nuk kisha ē'ti bėja ajrit,
nuk kisha ē'ti bėja dritės,
nuk kisha ē'ti bėja yjeve,
nuk kisha ē'ti bėja zogjėve,
nuk kisha ē'ti bėja ėndėrrimit
nuk kisha ē'ti bėja as vehtės e as tė tjerėve

qė me ty bėnė dashuri si ujqėr nė natėn e 18 marsit,
por e nesermja na gjeti tė gjithėve si qukapikė tė braktisur
se ti, si njė pikė vese mengjezore pas pėrflakjes sė diellit,
ishe zhdukur e tretur...

Ku tė kėrkojmė e ku tė tė gjejmė sėrisht ty,
sonata jonė e yjeve tė seks-ėndėrrimit,
...ku?!


KUR TĖ VDESĖSH TI

Kur tė vdesėsh, ti, moj xhan
do tė pres nė qivurin tim katran,
po njerėzit mund tė ēojnė gjetkė
e unė do tė kėrkoj me qiri si Diogjen.

Por, nė mos tė gjeēa ty nė varrezė,
gurė pa u kthyer mbrapshtė nuk do mbesė,
sa tė vdekurit plot zėmrim do tė mė thonė:
- Edhe i vdekur, mbete vagabond!


TRĖNDAFIL TIRANE

Testament
Do tė lė porosi tė mė varrosin nė Sharrė,
e ndonjė zonjė do tė ma sjellė njė trėndafil nė varr
se nė jetė i desha shumė trėndafilat
dhe zonjat-trėndafil shumė i desha.

Njė trėndafil ndonjė zonjė do t'ma sjellė,
trėndafil Tirane, i kuq, me erė.

Hyrje | Kopjimi | Lart