Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione

 
ANTIKOHA

Koha e prostitutave

I gjėndur larg Atdheut, i pėrhumbur nėpėr dallgėt njerėzore
nė hallin e njė njeriu qė dot s'e gjen - as vehten e as rrojtjen
nė kėtė babilon shurdhėrie - ku kurrkush nuk mė njeh
e sado tė pėrpiqem tė njoh tė tjerėt, mbetėm prap Alien;
nė marramendje metrosh, trenash, avenjush, avionėsh
e njerėzish tė ngutur, qė ikin sikush tek enigma e tij
duke e mbėshtjellė keq e mė keq lėmshin tim
tė mendimeve…

...i mbetur nė stacionin e ikjeve krejt i vetėm,
nė mes hedhurina gazetash tė datės 15 dhjetor 2003
me fytyrėn e Sadam Hyseinit CAPTURED
nė njė vrimė betoni - ku gjashtė muaj kish fjetur
me mijtė dhe dy ordinanca qė e tradhėtuan,
mė duket se jam unė ai qė u "captured"
nė kėtė stacion ku qėndroj duke pritur mė kot
Godonė tim, mikun mė tė vjetėr tė shekullit tė ri,
ushtarėt tė mė arrestojnė e me pompė tė shfaqen
kamerat e CNN-ve e Fox Njuzėve,
tė fiksojnė fytyrėn time tė hutuar prej emigranti,
tė braktisur nga atdheu i vjetėr dhe i ri
njėkohėsisht - mė kot pres,

...ndaj i zhgėnjyer rrekėm tė kėrkoj,
nė xhepat zbrazur tė blu xhinsėve
ku shtriqen kėmbėt e mija ta mardhura si dy shkopinj,
monedhat metalike pėr nė stacionin tjetėr
(edhe nė lashtėsi, kur shkonte nė botėn tjetėr,
kufomės i vinin tek goja njė monedhė metalike),
e kur nuk gjej dot asgjė mė shumė se 27 cents,
si Allen Ginsbergu nė Berkly mė 17 janar 1956,
i mbetur nė peshėn e asgjėje qė rėndon
nė xhepat e mi e nė ndergjegjen time,
e qė mė humb shpresėn si tis mjegulle,
i mbetur tej mase i kapluar nga mendimet e zymta
qė ma ēpojnė me yzgji kalin e zemėrimit,

...diku nė Forest Hill, stacionin e fundit tė trenave tė Bostonit,
diku pranė varrit tė Fan Nolit tė mbuluar me brenga dėbore
qė kėtė vit dyndi si tromaksje mbi Nju Ingland,
diku pranė njė bredhi Krishtlindjesh e Plakut tė Vitit tė Ri,
ku njė zezak trupmadh puth e nduk njė pelė bjonde,
qė fut nė ngasje njė pijanik tė strukur tek lėpin buzėt me neps
e pi pėr tu ngrohur njė kafe kalimtare Dunkin - Donuts.
I gjėndur krejt larg vehtes - nė fatin e poetit tė braktisur
nėpėr ėndrra tė dallgėdisura - vehtes i them;
a ka kuptim ende tė burgos brengat nė gjoksin tim,
a duhet ende ti mbaj nė kokė kėto mendime tė egra
qė po ma ēkallojnė trurin e duan tė derdhen si lumė,
a nuk duhet vallė, qė dikushi - qoftė dhe nė trajtėn e askushit
brėnda a jashtė shurdhėrisė time babilonase tė mė dėgjojė:

...Shqipėri, vėndi im, deri kur do tė vazhdojnė
kėto mundime njerėzore?
Deri kur do ti lėsh pjellat e tua tė bredhin nėpėr botė
pėr ca euro-dollarė qė me zi ua shtyjnė rrojtjen,
tė lajė pjata pėr bukė njė poet a doktor?
Deri kur vėndi im, do tė rrekėsh nė fatin e hidhur
tė kufomave shetitėse nė tė katėr horizontet?
Deri kur dielli do tė vazhdojė tė pėrėndojė
nė imazhin e njė anije tė mbytur
nė detin e klithmave tė vdekjes
nėn pulėzeza ndjellakeqe dėshpėrimi?
...deri kur do tė vazhdojė kjo luftė njerėzore
si nėpėr filma tė ēuditshėm hollivudian
"A nuk i vrasin dhe kuajt kėshtu?"
A bėn tė ma thuash, a bėn ta ta di, e pėr mė tej
a duhet tė kem guxim tė mendoj,
se mbi shpatull na ra fati i rėndė i popullit tė izraelit,
tė vdesim tė braktisur nėpėr dhera tė huaj?
Deri kur do tė gjėndemi si kufoma pėr sė gjalli
duke ndjerė zėmren tė na bėhet eshkė?
Deri kur do tė shohim pjellat e tua tė vėnė nė gjoks
simbolet e fqinjėve nė stadiume olimpikė
nėn thirrje tė ethėshme e delir mastrubimi
e tė huajt, mosmirėnjohės, tė brohorasin
deri nė ekstazė marramėndese triumfin mbi ty.

* * *

Enigma shetitėse pas shpinės sė njeriut
ambicje vetshgrryese
nxirėsit e jetės sė shokut e mikut
kapuēionė tė katranit
zvarranikė kuintash
gjarpėrinj nėn tela me gjėmba
kukuvajka pėndėkuqe
trungje tė kalbura shetitėse
nėn lumė e mbi lumė
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Kazan shtrigash makbetiane
nėn dritėn verdhane tė hėnės sė mekur
cfurkėzinj nė degė lisash magjikė
luciferrė me bisht tė pėrdredhur
patkua qė tundet nė erė pikėllueshėm
kėmbane requiem pėr kafkėn e ēarė
tė kalit tė bardhe
qė nusen nuk e ēoi kurrė nė nusėri
e vetė nė shtėpinė e dhėndrrit s'u kthye
kurr mė
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Natė e eger me palcė tė akullt
ravijėzuar prej vetetimave
prerė prej shpatės
ēpuar prej plumbave
flamur i reckosur nė gjysėm shtizė.
Thonj skifterėsh qė shqyejnė ėndėrrimet
e engjėjve tė njomė, tė pa frymė, tė mermertė
si pėllumba tė vdekur,
hiena gjaku me ulėrima kobndjellėse
nė mjegull
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Salla koncertesh me kufoma shetitėse
dy zogj tė varur - pendul tė njė ore
nga ēerdhja fatale kumtojnė kumtin e zi
ding-dong, ding-dong
njė i vrarė, dy tė mbetur,
tre e njė ēerek tė tretur.
Shkel i vdekuri mbi tė gjallė
dhe i gjalli pėrmbi varr
o kohė e vdekur...
Stomak pianecėsh tė pėrvjellur
nė sheshin e Demokracisė
shtatore heronjsh tė raskapitur
deri nė pėrgjumjev prej fjalime
oratorėsh neveritės:
Fitore, fitore edhe njė herė fitore
pėr popullin.
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Fytyra tė paskuqura deputetėsh
qeveritarė me ēiban nė by...
gra ministrash me mbathje lėna moteleve
ēfrime seksesh qė kėrkojnė tė thyejnė stresin
tregtarė zėmėrakull qė gomarin pėr qėngj
e shesin.
Qytete tė kalbėzuara - koloruar ndezėshėm
sekse-fėmėrore pikturuar nė fasada bashkish
simbol tubimi:
Proletarė (a demokratė)
tė tė gjithė vendeve bashkohuni
kafshoni mollėn e Adamit dhe Even
pėrfund shalėsh shkalafiteni.
Derdhni ē' keni pėr tė derdhur dhe ikni
nga sytė kėmbėt - vetėm ikni, ikni
sperma juaj ka veē fuqinė e ēmbirjės
kėtė dhč ikanakėsh e ndjek nga pas
profecia biblike e shkatrrimit
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Gomone e ēpuar, e ēvirgjėruar nėn mėshirėn
e pamėshirė tė dallgėve
frymėt njerėzore tallazitur e pėrhumbur
nė katakombet ogurzeza tė Otrantos.
Narkotikė nė borsete grash
e bagazhe artistėsh
me "Monologėt e Vaginės" nėn sqetull.
Modernizmi nuk ėshtė i plotė, mesaduket
pa krijimin e Mitit tė Seksit
pa ēka se kutėrbimi i gjirizeve sfidon mesjetėn
me ngerē dhune nė mbishkrime nevojtoresh
e mastrubime pėrverse tė vetvetes.

Nėpėr skuta tė mykura epshesh shterpė
gėlojnė eunukė modernė tė tredhun plot urrejtje
mes seksesh tė harbuar (Viagra s'u bėn punė)
tė dėnuar pėrjetė pa orgazėm
ipotent tė errėsirės
hije tė mjeruara tė vetqėnies.
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Si kufoma e njeriu tė vetvarur
hėna luhatet mes resh tė zeza
rrėshqet mbi pellgje ujrash
e trazon shpirtėra vampirėsh
ringjallur nė varreza.
Kafshimi nė shpatull - modė sundimtarėsh
sipas kodit amoral tė kanibalizmit modern
ujku pėr njeriun ėshtė njeri
a diē tjeter mė i zi
varur prej shkallės sė shtazėrise
- vizatuar nė shpatull tė Mėmėdheut.

Ēfarė tė vizatojnė ende nė kėtė shpatull
Zotėrit e Dhunė-Pėrdhunės nuk dinė.

* * *

Rrojmė nė njė kohė tė pėrēudnueme
kur mafiozėt janė gjykatės e kapucionėt ruajnė rendin,
kur dijetari shikon tokėn prej turpit dhe qiellin prej zemėrimit
se pesė bananet- si pesė libra tė botuar e harruar- nuk shiten,
kur nėnat shamizeza e nisin diten varreve dhe plaget e hapura
qėndrojne nė gjokset e tyre si murana tė shpirtit,
ndersa pleqtė heqin kėmbėt zvarrė, duke ju lutur zotit ti marrin
se nuk kanė bukė, dritė e ngrohje pėr tė mbledhur kockat,
kur skutave tė fshehta jeniēerėt e errėsirės mprehin shpatat
nėn klithje korbash,
e handikapėt ngrijne si shtatore tė lakuriqta spitaleve
duke sfiduar herojt kombetar nė bronze sheshesh mburravece,
kur femijet grabiten per t'ju hequr organet, e me pas,
i varrosin si qen tė braktisur trupat e njome prej engjejsh...

Rrojmė nė njė kohė kur askush nuk tė zgjat njė kothere
tė mbash frymėn
e njeriu i varfėr tjetėrsohet nė nebulozen e predikimeve
se si duhet tė jetė e si duhet tė mos jetė njeriu,
shkėmb pėrpara tundimeve tokėsore si frymorė te vdekshėm
e kurrsesi dėshira tė mos e kaloje arsyen e babėzia urinė,
ndėrkohė qė i varfėri njeri e ndjen vehten kurrgjė mė shumė
se njė molusk
i kapur pas guralecave tė detit a pas shkėmbejve tė bregut
derisa tė bjere zbatica e ujrat tė firaksen
duke sjelle squlljen brenda guaskave tė moluskut-njeri
a tė njeriut-molusk

Rrojmė nė njė kohė antikohė e antivlerė
kur gomonet nisin pertej detit virgjirėshat
e rrėmbyera si robe piratėsh mesjetarė

per t'i kthyer nė prosituta
rrugėve
      tė Brindizit,
      Romės,
      Milanos,
      qė bashkė me fatzezat e Athinės
      bėhen mijėra shpirtėra;
      vajza
      tė Vlores,
      Fierit,
      Beratit,
      Lushnjės,
      Tepelenes,
      Shkodrės,
      vajza tė rritura
      pellgjeve tė mjerimit
      por me ėndrra tė bukura
      pėr njė ditė te trendafiltė
      kur kalorėsi i pėrrallės
      do t'u sillte
      kėpucėn e artė
      nė kerkim
      tė kėmbės me fat
      tė mbretėreshės sė ardhėshme.

* * *

Zbriteni Mona Lizėn nga korniza
hiqeni zvarrė nga Luvri nė Tiranė
ēvisheni lakuriq tė llahtarisen ėngjėjt
pėrdhunojeni pa mėshirė me afsh terbimi
ju Xhon Ridėt e Rinj tė revolucionit pornografik
derisa orgazma t'ua errėsojė pamjen
dhe mos harroni oral seksin
para se ta nisni prostitutė nė Romė...

Prostituta, nderi juaj i humbur
ėshtė fytyra e kėtij qytetrimit amorf
qė ju theu ėndrrat e mizorisht ju braktisi.
Koha bėri pelena gjaku me nderin tuaj
per t'i treguar njerėzimit,
e vet Zotit ndoshta,
se deri ku shkon poshtėrsia e njeriut,
e pjellave makabre tė rritura
nė shtratin e Prokustit

Ju fytyra te vrara prej dhunės
e egėrsisė mashkullore
jeni lule te shtypura prej kėmbesh barbare
tė lidhura pas kangjellash
e shumfish tė perdhunuara
prej djemsh mizor
me fytyrė njeriu
e shpirt kafshe
ndonėse ėshtė krim ndaj kafshėve
ti krahasosh me mizorėt,
      mizorėt
      qė rrahin,
      thyejne krahė,
      presin duar
      e vrasin,
      duke lėnė tė braktisura
      kufoma pa gjymtyre
      e trupa pa kokė,
      tė mbetura perjetėsisht
      pa indentitet
ne ca varre te trishtueshme pa emėr.

Ju fatthyera vajza me virgjėri tė masakruar,
me jeten e shitur fare lirė trotuareve
jeni pasqyre e kohės - pasqyrė e njerėzve,
sado qė ata largohen prej jush si djalli nga temiani
pasi tė kenė shfryrė epshet.
Jeni viktima tė atyre qė udhėheqin politikėn
e drejtojnė shtetin
si tė ishte njė Bordello a Superstore-seksi
prane Koloseut tė Romės a Akropolit te Athines
ku epshet bashkė me artin e bashkėjetojnė
ndėr shekuj,

Ju Hirushe Shqipėrie, ju vajza-prostituta
kam mė shumė nderim pėr ju se sa pėr politikėn
a burrat e shtetit - pjellė e kohės prokustiane
e kohės ēnjerzore me njerėz shpellorė
qė egėrsisht ju pėrdhunoi dhe mizorisht ju vrau,
ju vajza pa mbrojte,
pasaportė e identitetit tė Atdheut tim fatkeq.

Ju Hirushe Shqipėria qė enderruat kėpucen e artė
dhe kalin e princit - nė fillim tė mijėvjeēarit tė tretė
jeni akuzė e gjallė e stėrmundimeve njerėzore,
nė njė shoqėri civile, ku civilizimi azmatik gulēon
nė gjokse politikanėsh e shtetarėsh pervers
nė hotel "Rogner"
qė nėn avuj skoē uiski a vodkė ruse prostituojnė
me ligjet e shtetin, me pasuritė, me pronėn,
me kombin e kthyer nė njė ankand mizor
dėshirash tė zvetnueme,
me pleq tė marrė mbetur ende gjallė nga lufta civile
qė mbi Nėntorin e Ismail Qemalit akoma vėnė
Nėntorin e Titos e thėrrasin "Rrofte Mukja!"
Me parlamentarė mediokėr tė zbritur prej guvash
si njerėz tė lashtė a majmunė afrikanė para megafonėsh
moderne,
me njė Parlament
ku ēligjėrohen ligjet e ligjėrohen antiligjet
e nė Foltoren e Popullit
ujqėrit u bėjnė moral qytetarėve tė ndershėm.

* * *

Je ende brėnda shpirtit tė thyer e tė brishtė
tė vajzės tepelenase, ti Shqipėria ime,
me tė cilėn piva njė kafe-intervistė tė trishtė
nė Athinėn e zhurmėshme antiemigrante
tė Miciotaq-Micodreqit- nė qershor tė vitit 1993,
nėn tam-tamėt e Pasokut pėr tu rizgjedhur
e portretet e presidentit shqiptar nėpėr rrugė
nėn mbishkrimin "Poshtė Berisha!", se mesa dukej
halle tė tjera nuk kishin grekėt pėr tė zgjidhur
veē pritjen e barbarėve qė nė lashtėsi
te nisur por kurr pa arritur tė vinin...
Ndersa vajza tepelenase-adoloshente
qė kėrkonte tė shpėtonte prej skllavėrisė sė seksit
u gjet me pas e vrarė diku pranė hoteleve-trotuarė,
ndanė Omonias, nė sy tė policisė,
ku bėhej pazari i mishit tė gjallė
e me dhrahmi greke paguhej epshi i Bashkimit.

...Shqipėri, je brėnda trupit tė ngrohtė
tė pjellave tė tua qė ende ēapėlehen
prej pijanėcėsh e drogaxhijsh
nė rrugėt
      e Athinės
      Romės
      Londrės,
      Parisit,
      Brukselit,
      Madridit
      e tė djallit e tė birit,
e qė thonė: "Shqipėri tė kemi...!"

* * *

Mė sillni njė njeri qė s'ka bėrė mėkat,
tha Krishti kur mbrojti Madalenen,
nė kam qėnė i mirė, pra, e pėr kėtė dyshoj,
mė sillni njė cjap me rraso, se jam gati
t'i pėgėrr nė prėhėr - e tė rrėfehem pėrvujtėsisht
pėr tė tėrė jashtqitjet e mija dhe tė Botės
dhe tė priftėrinjėve tė New Englandit,
sigurisht.
Alias, pra, nė kam qėnė i keq,
e kjo teori qėndron e admirueshme
prej nacionalitetit tim shqiptar - njeri me bisht,
(pąra - qė tė mos kemi keqkuptime),
ēfarė shumė europianė e kanė vertetuar,
nėpėr hanxharė tė pėrgjakur nė trup tė Shqipėrisė
zyrtarisht,
Gjykatėn e Hagės s'ka nevoje ta mblidhni,
hidheni kufomen time ta hanė qėntė,
dėnjėsisht.

Por, gjithėsesi e nė ēdo rrethanė
fjala e fundit si kėngė mjellme
u duhet dėgjuar mėkatarėve
edhe shqiptar kur janė,
ndaj, para se tė lė frymen time tė qelbur
nė dorėn tuaj shpėtimtare,
sillmani "Virgjirėshen e Universit",
ta puth nė buzė e pastaj tė vdes i pėnduar,
mjerisht.

- Ē' kėrkon ky i marrė – me thanė dinjitarėt nė Bruksel,
"Glob Willagė" ka humbur virgjėrinė qė njėqint vjet.
Pastaj mė pėrplasėn nė njė furgon prostitutash,
tė vrara, tė vetvrara, tė shqyera, pa kokė
e pa gjymtyrė
me vulėn pėrcjellėse "Made in Albania".

Nuk isha i aftė tė mendoja
e apelin e vėrdiktit s'arrita, as ta marr e as ta nis,
se tej e pėrtej u hapėn portat e Ferrit
e flakėt kėrcėllenin me zhurmė.
"Lč Mond," gjeti rast tė shkruante:
"U riatdhesuan dyqint e pesėdhjetė shqiptar
baronė droge e prostitutash
e nė mes tyre njė Bard epileptik,
qė shkruante vjersha kundėr Bashkimit..."

Edhe pse nė mes tė flakėve torturuese tė Ferrit
trupi im ngjizej shkrumb pas prostitutave,
lėshova njė thirrje deri nė kup tė qiellit
qė tė dėgjonin Zotat shurdh nė Olimp:
- Ah Europė, ti “Thinjoshja e Motit”,
kurrė nuk t'u atrofizua orgazma e seksit!

Si hakmarrje, kanė vendosur qė hirin tim
ta shpėrndajnė nėpėr shoqata bamirėse,
si supė proteinash pėr tė varfėrit.
Amen!

* * *

... Zotėrinj ambasadorė mbani shėnin
pėr mundėsinė e deportimit tė poetit fjalėpistė
- tė prostitutave kurrsėsi-,
se nė tregun europian tė gjėsė sė gjallė
prishet ekuilibri i mishit tė bardhė
e bjerrja e spermės sjell rėnien e Euros
dhe Shik-Shish-i (shėrbimi i fshehtė)
patjetėr duhet ta hapė dosjen time
nėse deri tani nuk e ka bėrė, ēuditėrisht,
pėr mundėsinė e pamundėsisė sė rikthimit,
a monedhen nė gojėn poetike tė mjerimit.

...Shqipėri hiq rrobat - zhvishu seks nudo
e harbohu me maskarejt e politikės
qė ti i ushqen me gjakun tėnd,
se pėr njė poet tė lodhur qė ėndrroi
me fytyrėn tėnde prej virgjėreshe
qė nė fėmijėrinė e largėt, nuk ke vend,
nuk ke as punė, as bukė e as strehė
e as tokėn e prindėrve nuk ja kthen
por ndoshta, paradoksalisht,
do tja mbledhėsh grushtin e kockave njė ditė
pėr tu prehur diku nė vėndlindjen e mjerė
tė kurrmosprehjeve (ironikisht)...

* * *

…Deri kur nė kėtė dilemė, o Zot? Deri kur
kėnga monotone njėmijė vjeēe e mjerimit,
do tė mė cojė nė katakombet e shurdhėrisė?
A ndoshta derisa tė mė shuhet fryma,
deri sa tė mė lėshohen gjymtyrėt
e ta kthej fytyrėn nga Atllantiku,
ku dallgėt tėrbohen mbi brengat e mija
prej emigranti tė shuar e harruar.
Deri atėherė, pra, sa nė frymėn time tė fundit
si tis avulli mbi oqean tė detyrohem
tė mėrmėris me dhėmbė, sikur kafshoj gurė,
atė qė poeti i madh i thoshte qeverise se vet,
ne poezine tronditese “Amerika”,...
se tjetėr gjė nuk mė ka mbetur tė them
pėr kėtė elite horrash parazitė qė ushqen
me mishin e gjakun tėnd, e mbi krye
si padronėt e njė shtėpie publike i mban,
ndėrkohė qė trupi yt shitet ēdo ditė nė ankand.

Dhe ti e di sa rėndė mė vjen kur kėto fjalė citoj
nė zhargonin anglo-amerikan, brutalisht,
e di gjithashtu ēfarė dhėmbje derrmuese kam
e ēfarė dėshėron zemra ime pėr ty,
por nuk duroj dot mė - se mė erdhi fundi,
fundi i fundit tė durimit e shpresės pa kuptim
qė nė gjoks po mė grryen e ngadalė po mė vdes,
ndaj si poeti pacifist nė Berkly me 17 janar 1956
do ta fus dhe unė krahun tim nėn rrotė,
le tė thyhen e tė dėrmohen kockat e mija me rropamė,
ėshtė e vetmja alternativė qė tė mos shkruaj mė
vargje pėr mjerimin e mjerimit qė po na mbyt
e tė mos tė shfrej mė nė ty, Atdheu im i mirė,
me stilin e vargėzimit Ginsbergian...

Shqipėria ime,
plaga ime e pambyllur dhe nė varr!

Boston, 15 Dhjetor 2003

Hyrje | Kopjimi | Lart