Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


Petalet e bajames sė hidhur

PETALET
E BAJAMES SĖ HIDHUR
Shtepia Botuese "Naim Frashėri" 1973

Eshtė libri i parė i autorit, botuar kur ishte student nė Universitetin e Tiranės nė vitin 1973 e i vleresuar me ēmim nė konkursin Kombėtar tė Letersisė e Arteve 1974. Nė shtypin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ėshtė cilėsuar si vėllim me tregime tė ngrohta lirike plot frymėzim.
Nė atė libėr studenti gazetarisė Kolec Traboini, kishte mbledhur tregimet e botuar prej tij nėpėr periodikėt e gazetat e kohės, kryesisht nė faqet letrare tė gazetave "Zėri Rinisė"dhe "Puna".
Vėllimi kishte 9 tregime, redaktor i librit ka qenė shkrimtari Odhise Grillo, piktore Safo Marko, tirazh 6 mije kopje.


Katėrkėndėshi i mundimeve

KATĖRKĖNDĖSHI I MUNDIMEVE
Shtėpia botuese GlobusR, Tiranė 2000

Autori i kėtij libri pėr shume vite ka punuar nė kinematografi nė seksionin e filmave dokumentarė ku profesioni i ka dhėnė mundėsi tė njihte realitetin anė e kėnd Shqipėrisė dhe tė pėrjetonte dukuritė e shoqėrisė sė shtypur e tė ndrydhur shqiptare. Nė njė projektfilm dokumentar, nė verė 1990, ai pėson "disfate" krijuese sepse objekti ku ai kish nisur xhirimet e filmit "Fluturimi i pėllumbave", shkolla e korrektimit pėr adoloshentėt, nė periferi tė Tiranės, u shkatrrua si institucion pėr ti lėnė vėndin forcave tė sigurimit tė shtetit monist qė po jetonte grahmat e fundit tė jetės sė vet tė dhunėshme. Fletet e skenarit, qė ishin njė dramė e gjallė e fateve njerėzore, shpesh herė tė sakatuara prej fatit dhe pushtetit absurd, autori nuk i la nė sirtar, por i hodhi nė faqet e njė libri, tė cilin kritika e ka quajtur me tė drejtė se nuk ėshtė roman, sepse i mungon njė hapėsirė e gjerė ngjarjesh tė mpleksura rreth njė boshti; por nuk ėshtė as tregim a pėrmbledhje tregimesh, sepse nuk shtjellohen ngjarje tė veēanta e tė shkėputura. Autori i ka quajtur shkurt "Rrėfim" ato "fletė skenari" tė njė filmi tė parealizuar qė nė saj tė idese qė mbartin e falė njė narracioni situatash dramatike nga bota e adoloshentėve, ku pėrdoren me mjaft sukses edhe figura letrare tė gjetura artistikisht, bėjnė qė libri tė tė mbajė tė tensionuar deri nė fund.


Gjurmė nė histori

GJURMĖ NĖ HISTORI
Botuar ne Athinė, 1995

Libri "Gjurmė nė histori", letėrsi dokumentare, nė tė cilėn pėrfshihen dokumenta dhe dėshmi nga jeta e Palok Traboinit si dhe pjesė nga shkrimet e tij botuar nė shtypin shqiptar nė vitet e luftės pėr pavarėsi, u botua nga i biri Kolec Traboini pas hulumtimeve tė gjata nėpėr vite, nė arkivat, biblotekat dhe kujtesen e njerėzve, sepse nga babai tij i vdekur nuk kishte arritur te ruhej asnjė dokument, madje vete origjinali i poemės "Lufta e maleve" shkruar nė Prizren nė 1911 dhe botuar tashmė nė kėtė libėr pėr herė tė parė,ishte zhdukur dhe pak shpresa mbeteshin tė gjėndej. Libri ne mėnyrė tė dokumentuar pėrfshin veprimtarinė atdhetare tė Palok Traboinit si njė kryengritės e bashkėluftėtar i heroit Ded Gjo Luli, si mėsues i gjuhės shqipe qė nė vitin 1908 e pėr katėr dekada me rrallė, si publicist i shtypit tė pavarėsise dhe poet, krijues i njė poemė me rreth 1600 vargje mbi kryengritjen e Malėsisė sė Madhe nė vitin 1911, dėshmi autentike tė ngjarjeve me rendėsi historike. Vlerėn e librit e shtojnė edhe fotografitė origjinale tė ruajtura me kujdes nga Fototeka "Marubi" Shkodėr.


Rapsodi ushtore

RAPSODI USHTORE
Ironi bashkėkohėse, 1995

Nė punėn e tij si gazetar e drejtues i gazetės "Egnatia",autori krijoi nė zhanre tė ndryshme tė publicistikės, si artikuj, analiza, pamflete, por njė vend tė rėndėsishėm do tė zinin edhe fejtonet, alegoritė, satirat si nė prozė ashtu edhe nė vargje. Kėto tė fundit do tė pėrbėnin materialin letrar pėr krijim e librit "Rapsodi ushtore", ndarė nė dy libra, pjesa e parė poema ironike "Kreshnikėt e demokracisė" dhe e dyta proza satirike "Vrimat e Saēit". Nė kėtė libėr nė format xhepi, satirizohen veprimet e papėrgjegjėshme tė politikanėve tė vjetėr e tė rinj qė dolėn nė skenen e historisė me makinacione e prapaskena qė e kanė burimin tek psikologjia e ruajtjes sė pushtetit me ēdo kusht prej atyre qė kishin kaluar nėpėr shtratin e Prokustit tė ideologjisė komuniste. Pėr mbrapshtitė e veta nė politikė dhe ekonomi, nė kėtė libėr, e gjejnė vehten rreth 50 persona tė politikės shqiptare, qė lėvrijnė gjallnueshem e tė pėrqeshur nė "Rapsodinė ushtore" tė vitit 1995 pėr meritat e veēanta qė kanė pėr gatimin nė mėnyrė aq tė pėrvajtueshme tė Kacamakut tonė Kombėtar, ēfarė ngjarjet e mėvoneshme tashmė e kanė vertetuar katėrcipėrisht.

Rapsodi ushtore

 



T R E G I M E



J E H O N Ė


Libri me tregime "Petalet e bajames sė hidhur" fitoi ēmim inkurajues nė konkursin Kombėtar tė Letersisė dhe Arteve nė nėntor 1974.

Nė reēensionin e botuar nė revistėn "Nėntori" shkrimtari i mirėnjohur Naum Prifti i vleresonte tregimet e autorit tė ri si naracione tė ngroha poetike, ku ndonėse subjektet ishin tė thjeshta, ndėrtimi i tregimeve me fraza lakonike e ritėm tė brėndshėm e plot ngjyra pėrshkrimi tė natyrės, mjediseve dhe botės psikologjike tė personazheve, tė bėnin tė pėrjetoje emocionalisht leximin e librit.



P R O Z Ė


J E H O N Ė


"Eshtė kjo dukuri artistike-dialogjet me vetėveten-qė vė nė lėvizje fuqishėm botėn shpirtėrore tė lexuesit, duke e bėrė tė pėrjetojė ndjenja tė holla e tė larta estetike dhe duke e pasuruar e fisnikėruar shpirtėrisht. Kėto dialogje thėrrasin nė bankėn e akuzės krimin e diktaturės ndaj fėmijėve tė mbetur pa prindėr e tė braktisur nga tė tjerėt, atyre qė nuk kanė njohur kurrė pėrkėdhelje e dashuri, por qė janė trajtuar egėrsisht, duke pėrjetuar vetėm urrejtje, dhunė, tortura. Jo vetėm kaq; ato akuzojnė diktaturėn edhe pėr krimin qė i ėshtė bėrė njė populli tė tėrė, i cili ka jetuar njė gjysmėshekulli nė "Katėrkėndėshin e mundimeve". Ēiltėrsia shpirtėrore dhe humanizmi, pėrkrah mprehtėsisė sė gjykimit, tė sendėrtuara nė dialogje tė shkathėta dhe plazmuar me njė gjuhė tė pasur figurative kanė bėrė qė "rrėfimet" tė tingėllojnė si miniese demaskuese pėr fenomenet kriminale tė tiranisė sė kuqe.

Gazeta '"Dielli"e Vatrės dhe "Illyria", New York, nr. 1001, 9-11 Janar 2001.

Impresion /Anton Ēefa





PROZĖ DOKUMENTARE


Gjurmė nė histori


Gjėrėsisht pėr librin nė kėtė link:


Palok Traboini,
Mėsues, Poet e Luftėtar


J E H O N Ė


Libri i Kolec Traboinit, konceptuar e realizuar si njė vėllim nė tė cilin janė pėrmbledhur ese, artikuj publiēistikė, njė poemė, fletė ditari,letra, deklarata, fotografi nga arkivi i Geg Marubit, faksimile, etj., i pėrket prozėsdokumentare...

Libri, qė ka lajtmotiv maksimėn e Marin Barletit “Gjithsėkush shkon nė rrjedhėn e gjakut tė kombit tė vet”, vlerėsuar nga shkrimtari e publiēisti Kolec Traboini si mesazh pėr brezat, mbyllet me listen ėmrore tė 41 trimave tė Traboinit, rėnė dėshmorė, qė nga 23 Marsi 1911 e deri me 5 tetor 1920. Vėllimi "Gjurmė nė histori" pėrfaqėson njė prozė dokumentare, por edhe njė pėrvojė krijuese pėr hulumtimin e figurave tė atdhetareve tanė, lėnė nė harresėn e kohės.

Dr. HAMIT BORIĒI
Bashkėpunėtor i Vjeter Shkencor Zyrih, qershor 1998




Impresion /HamitBoriēi




PROZĖ SATIRIKE
Rapsodi ushtore

Paroditė "Rapsodi Ushtore" e nderojnė autorin dhe diasporėn, emigracionin politik sepse i ban jehonė kaosit, anarshis qė ka sjellė nė vend demokracia falce ose si i thonė shkodranėt: DEMONKRACIA.

Dom Simon Jubani
Boston, 29. 6. 1996

Kreshnikėt e demokracisė

  • Po fryn era mal pas mali
  • Sa ti vijė Lenkės pranvera
  • Mbet pa gojė Ramiz Alia
  • Politika veshėt nxorri
  • Meksi nė krye tė qeverisė
  • Kacaturrat
  • Dalngadalė po vjen behari
  • Nė njė qoshe rri Agolli
  • Pjeter Arbni kuvendar
  • Bien daire bien lodra
  • Nisi gushti plasi vapa
  • Nis e vjen tallaz me erė
  • Dum-Dum-Dum nė mal e kodėr
  • Ra ahengu pushoi lodra

    Vrimat e Saēit

  • Kryevrimė: Kaēamaku kombėtar
  • Gurė varri nė mes tė Tiranės
  • Patokėt e politikės
  • Ministri Zhu-Zhu kėrkon bėrthamėn
  • Mėnyre e re pėr miratimin e ligjeve
  • Intervistė me Gjergj Mullagėn
  • Cili ministėr?
  • Partia "Pilaf pėr Vatanin" propozon
  • I gėzofshi brakeshat e reja
  • Ē'mu bėre mor Osman
  • Pėr kė bien kėmbanat zoti Ruli
  • Ē'janė kėto qė thua Braēe?
  • Shkrimet e Bim Osmanit
  • Anekdoda pėr Fikun e Madh
  • Romeo i Shkupit
  • Ēok gjyzel Rustem Gjata
  • Mefail Maliqi i bie fyllit nė njė vrimė
  • Dėgjoni o milet, Sali Beu ju flet
  • Edhe Shen Pjetri gabon
  • Gishtat nė mjaltė
  • Drejtėsia, Europa dhe krevati
  • Morali i breshkave
  • Udhėtimi i Skėnderbuēit
  • Nekrologji
  • El Zamieli dhe Kabil Bushat Zymbyli
  • Kola i shkruan Presidentit
  • Autointervistė
  • Vrima e vrimave: Kėrthiza dhe jatagani


  • Hyrje | Kopjimi | Lart