GREQIA - KOPESHT I EDENIT PER IZRAELITET?!
Propoganda greke me forma tė ndryshme vitet e fundit ėshtė pėrpjekur ti verė pak bojė shtetit tė vet, i cili njihet si i vetmi shtet i Europės Pėrėndimore, qė nuk njeh minoritetet dhe nuk u japin atyre asnjė tė drejtė, kur Greqia ėshtė antare e Bashkimit Europian. Ky ėshtė njė rast rast pa precedent pėr njė shtet qė pretendon tė jetė model pėr vėndet ballkanike dha atyre tė Europės Lindore.
Nga ana tjeter Greqia ėshtė njė shtet qė nuk rron dot pa konflikte, edhe nėse nuk ka, i sajon nė mėnyrė tė tillė qė me mjetet e propogandės tė injektojė e tė trullos popullin e vet.
Nuk gjen njė popull tjeter nė Europė ( veē serbėve) ku njerzit tė jenė nėn presionin e njė propogande tė shfrenuar, e ku masmedia, shtypi, radioja, televizioni tė punojnė pa pushim pėr demaskimin e "armiqėve" tė Greqisė, tė cilet janė, herė njė fqinj, e herė njė tjeter.
Gjatė pesė viteve tė shkuara, nė qėndėr tė vėmendjes sė altoparlantėve tė propogandės sė intensifikuar, kanė qėnė Ankaraja, Tirana, Shkupi dhe natyrisht emigrantėt shqiptarė.
Grekėt , ashtu si dhe miqt e tyre serbė, jo vetėm qė nuk shquhen pėr filantropi, por e kanė torturė shpirtėrore tė rrojnė me idenė se nuk kanė "armiq". Hiqju armiqtė dhe ata i ke tė mbaruar.
Duke qėnė se kazani i ēpuar i propogandės greke lėshon ca zhurma ējerrėse, qė pėrditė e mė shumė po e shqetėsojnė Europėn e Bashkuar, grekėt kanė marrė gjithashtu masa pėr tė krijuar njė tym disi tė trėndafiltė rreth vehtes.
Se ku ėshtė gjetur njė autor si Sraya Shapiro, qė kohė mė parė ka shkruar nė "Jeruzalem Post" njė artikull "A pre-war Garden of Eden for Jews", duke trajtuar qėndrimin e shkėlqyer qė ka qėnė mbajtur ndaj izraelitėve nė fillimet e kėtij shekulli nė Selanik.
Mėnyra se si eshte shkruar ky artikull, te cilin rastėsisht e gjeta nė internet, tė krijon pėrshtypjen se megjithėse nė atė kohė vazhdonte tė qėndronte nė kėmbė perandoria Otomane, ėshtė qėndrimi i grekėve ai qė u a ka bėrė jetėn "Kopsht tė Edenit" izraelitėve qė jetonin nė atė qytet.
Ne nuk mund ta dimė se si e pse ėshtė shkruar ky artikull, pikėrisht nė kohėn kur nga shteti e populli i Izraelit vlerėsohej me konsideratat mė tė larta populli shqiptar
pėr humanizmin e treguar gjatė luftės sė Dytė Botėrorė, gjatė tė cilės, megjithė insistimin e pushtuesve gjerman, nuk u dorėzua as dhe njė izraelit nė doren e tyre. Madje edhe qeveria kuislinge shqiptare e asaj kohe, mbajti njė qėndrim dinjitoz nė kėtė aspekt, duke ju thėnė gjermanėve se nuk ėshtė nė traditat e nė kanunet e shqiptarėve qė tė dorėzohen njerėzit tė cilėt kanė kėrkuar mbrojtje prej tyre.
Gjermanėt nė kėtė rast e respektuan traditėn e shqiptarėvė e nuk kėrkuan mė listat dhe vėndndodhjet e izraelitėve qė banonin nė Shqipėri. Ndėrkaq populli kishte marrė tė gjitha masat, duke i fshehur e duke u vėnė emra karakteristikė shqiptarėsh, emra tė cilat izraelitėt i mbajtėn gjatė gjithė luftės.
Ndoshta ėshtė rastėsi qė nė kohėn kur nė Izrael ishin popullarizuar kėto fakte, nė "Jeruzalėm Post" spostohet objektivi i filantropizmit nė kohė dhe hapsirė. Shkohet
nė fillim tė shekullit dhe kėrkohen fakte nė territorin e sotėm tė Greqisė, dhe ja ku nė Selanik autori na zbuloka "Kopshtin e Edenit " tė izraelitėve.
Duke lexuar atė artikull qė flet gjėrė e gjatė pėr fillimin e kėtij shekulli dhe i shmanget me dy rrjeshta analizės sė fatit tė izraelitėve tė kėtij qyteti, gjatė luftės sė II Botėrore, mu kujtua njė debat televiziv qė ėshtė bėrė nė Greqi nga viti 1994, nė tė cilin trajtohershin fatet e izraelitėve qė jetonin nė kėtė vėnd gjatė pushtimit italo-gjerman.
Njė profesor izraelit me origjine, por qė kishte shtetėsi greke e jetonte nė Selanik, me sa mė kujtohet, i kundėrshtoi tė gjithė folėsit euforik qė ligjėronin nė atė stil siē shkruhet nė artikullin qė cituam; sikur grekėt i kishin mbrojtur ēifutėt dhe se njė pakicė fare e vogėl, ishin kapur rastėsisht.
Profesori izraelit, kundėrshtoi rreptė duke thėnė se bashkbiseduesit po jepnin dėshmi false, dhe se e verteta historike e dokumentuar fliste krejt ndryshe. Folėsi izraelit zuri nė gojė fakte rėnqėthėse tė gjetura nė arkiva e tė pa publikuara deri atėherė, se qeveria greke pas pushtimit tė kėtij vėndi nga gjermanėt, i dorėzoi tė gjitha listat me adresat e banuesve izraelitė nė Greqi, veēanarisht ata nė Selanik. Si rezultat i kėtij dorėzimi, nazistėt me aksion tė shpejtė kapėn dhe dėrguan nėpėr kampet e pėrqėndrimit nė Gjermani e Poloni, mbi 10-12 mijė izraelit, burra, gra e fėmijė ( foli dhe pėr mė shumė), tė cilėt kurr mė nuk u kthyėn nė Greqi dhe nuk dhanė mė asnjė shėnj jete.
Diskutantėt grekė, kundėrshtuan duke thėnė se duhėn akoma fakte tė tjera, mirpo diskutimi i profesorit izraelit ishte kaq serioz e i sigurt, sa studiuesit grekė e humben torruan dhe e lanė diskutimin pėrgjysmė, dhe kėshtu ai emision, mbi kontributin e Greqisė nė shpėtimin e izraelitėve, dėshtoi e nuk vazhdoi mė, megjithė premtimin e drejtuesit tė emisionit se do tė afroheshin fakte tė reja pėr filantropinė greke nė emisionet e ardhshme.
Nuk vazhdoi mė, se mesa duket, terhoqi vėmėndjen e opinjonit, dhe ndokujt qė merrej me propagandėn nė Qeveri, tė cilėt sugjeruan qė tė mbyllej ajo temė njė herė e pėrgjithmonė, sepse ky akt pėrbėnte jo njė nder por njė njollė turpi nė historinė e Greqisė.
Vetėm nga klani izraelit Shaltielss i cili ėshtė i shpėrndarė nė tė gjithė botėn, nė Selanik tė Greqisė u pėrkujtuan gjatė njė ceremonie 63 izraelitė qė kishin qėnė banorė tė kėtij qyteti dhe ishin vrarė nė kampet naziste tė ēfarosjes.
Kėtij Klani, sipas shkrimit tė Michael Halevy "A Gathering of the Shaltiel Clan in Salonika" i janė vrarė 120 pjestarė qė banonin nė Hollandė, 54 pjestarė nė Francė, 6 nga Italia, e 5 nga Gjermania.
Mirėpo del njė gazetar e si me porosi shkruan se dikur, nė kohėt qė nuk mbahen mėnd prej askujt, se Selaniku paskėrka qėnė "Kopshti Edenit" pėr izraelitėt.
Shpirti i atyre 12.000 tė gjorėve qė janė djegur nė krematoriumet nazistė e di mirė sė ēfarė "Kopėsht Edeni" ka qėnė Greqia pėr izraelitėt.
Nė qoftė se mė Edenin grekėt a ndonjė filogrek izraelit me propogandėn e tyre naive, nėnkuptojnė Ferrin, atėherė s'ke ēfarė u thua, bravo u qoftė se pėr herė tė parė nė histori thonė tė vėrteten.
K.TRABOINI
Boston, 17 Gusht 1999
|