BIZANTINIZMI I POLITIKES GREKE
| |
Jepet lajmi per arrestimin nga policia greke
te Sokol Nanos, te birit te Kryeministrit
shqiptar, sepse i paskan gjetur droge!!!
|
Duhet ta pranojme se ajo çka ndodhi me djalin e kryeministrit mund ti ndodh kujdo, por nuk duhet te harrojme nje gje, ne shqiptaret nga natyra sa te dalim pak ne orbiten e pushtetit fluturojme me pras (kushdo qe eshte nga Shqiperia e kupton kete shprehje qe une po e perdor te cungueme), ose me thene me thjeshte na merr koka ere. Veçmas femijet e atyre qe kane pak pozite terbohen dhe ne vend qe te ruajne figuren e prinderve, bejne ate qe beri Sokoli duke i futur prindet ne rrathet e ferrit.
Shume fjale jane hapur se dhe vete Nano ka perdorur droga te lehta ne Bençe e per kete shtypi ka shkruar gjere e gjate, prandaj tani prit kur te fryje fortuna ne shtypin shqiptar.
Dihet vetem nje gje...nga kjo pune nuk ka dem vetem Fatos Nano,por ka dem Shqiperia. Greket e djallezuar, keto miq "per koke" te Nanos, do te fitojne shume terrene te reja ne Shqiperi dhe do te perpiqen ta asfiksojne shtetin shqiptar, sepse Nano nuk ka me forcen e kundershtimit ndaj ekspansionit grek. Ardhja e Demirelit i ka djegur grekeve si piperke, projektin Koridori 8 qe kalon nga Durresi ne Shkup per ne Stamboll e kane gozhde, kerkojne te perfitojne nga shtetizimet e medha, keto dit e u ngrit dhe banka e trete greke, orekset jane per te pushtuar tere ekonomine shqiptare, te tera investimet europiane te kalojme neper xhepat e afaristeve greke, e keshtu shkalle shkalle ne pamundesi te kepusin pjese nga trualli, per shkak te mosndryshimit te kufinjeve, ta kene tere Shqiperine nen dominin.
Edhe ne nje lajm qe pash sot ne TV Antena per Kosoven, miqt e Nanos paraqisnin ne ato dy minuta njerez qe iknin dhe vetem fytyra serbesh me flamur te cilin e tundnin ne shenje fitorje. Pozicioni pro serb ne imazhin filmik te TV kryesor te Greqise dukej hapur, pra te tera iluzionet per fqinjet e jugut jane te destinuara te rrezohen, dhe greket ne momentin me te veshtire per kombin tone do ta tregojne fytyren e vertete te grykesise shoveniste.
Nje proverb kinez thote zere mikun sa me larg nga shtepia jote.
Nuk e di se sa qendron kjo fjale e urte kineze veç ky miku tek porta e Jugut po na e ze frymen dalengadale. Se sa meshire do te kete kur te na kete ne dore dhe piken e fundit te frymes kjo nuk ka nevoje per koment sepse ne keto 7 vjet me emigrantet shqiptare, greket e ka treguar si qellimin ashtu dhe egersine dhe mungesen e humanizmit.
Edhe ky veprim me Sokol Fatos Nanon brenda ketij kuadri hyn.
Erdhi koha qe Nanos ti bien kokes dhe i rane. Ndoshta diçka nuk ka vajtur mire nga vizita e sederlliut Pangalo ne Tirane dhe eshte hapur drita jeshile per operacionin "antidroge" ne Asfali. Gjithesesi llogaritja eshte bere e sakte dhe ne kohen e duhur.
Shpresojme qe greket te mos i kene parashikuar te gjitha, sepse mund qe Partia Socialiste per shkak te reputacionit te rene te Nanos ta zevendesoje ate dhe grekeve tu digjen letrat ne dore.
Gjithesesi kjo ngjarje nuk ka te mira jo vetem per familien e Nanos por edhe per rrjedhimeve politike ne Shqiperi.
Dara e hekurt e presionit dhe politikes dominuese greke mbi Shqiperine do te ndjehet shpejt, dhe guri i pare qe do te levies ne kete drejtim do te jete arancimi i metejshem i Nanos me partiturat e orkestres politike greke.
Eshte per te ardhur keq por Nano po korr frutet e miqesise delirante me fqinjet e jugut te cilet e ndihmuan per te ardhur ne pushtet dhe tani po perpiqen me çdo kusht ta kthejne ne nje marionete te orekseve ekspansioniste greke.
Kolec Traboini
28 Qershor 1998
|