KUSH ESHTE AMBASADORI SHQIPTAR NE AMERIKE?
| |
Si i pergjigjet Ambasada Shqiptare ne Amerike nje mesuesje amerikane qe kerkon te dergoje ndihma monetare per femijet Kosovare: "...
"Ne nuk dime te kete Organizata apo Fondacione Shqiptare qe mbledh ndihma per kosovaret..."
|
Tragjedia e popullit shqiptar te Kosoves tashme eshte ne qender te tere masmediave dhe te shtypit boteror.Nuk ka gazete amerikane qe te mos kete dy-tre apo kater faqe me tragjedine kosovare, ndersa shume stacione televizive amerikane punojne njezetekater ore pa nderprerje duke dhene lajme e duke trajtuar biseda mbi çeshtjen e Kosoves me kongresmene, burra shteti, personalitete nga me te shquara, studiues, gazetare, e deri tek amerikani me i thjeshte. Tashme mbeshtetja per nderhyrjen amerikane me trupat tokesore eshte rritur aq shume sa dhe disa kongresmene kane kerkuar qe kongresi te mblidhet serisht per ti dhene mbeshtetje presidentin per nderhyrjen e trupave amerikane ne Kosove ku po zhvillohet tragjedia me e tmerrshme pas luftes se Dyte boterore ne Europe.
Ne Amerike nuk eshte pare ndonjehere ndonje angazhim kaq i madh public per nje çeshtje nderkombetare sa me Kosoven. Tashme nuk pyetet si kohe me pare se ku bie Shqiperia apo Kosova, por qytetaret amerikane sapo e marrin vesh se je shqiptar, te afrohen dhe shprehin dhembjen e tyre per çfare po ndodh.Ata e kane te veshtire ta konceptojne se si mund te ndodh kjo mizori serbe me shqiptaret etnike civile, me grate, pleqt dhe e kane te pabesueshme se si mund te vriten femijet prej ushtrise kriminale te Sllobodan Millosheviçit.
Ata te shprehin dhembjen e solidaritetin e tyre. Ata nuk ngurojne te thone se te gjithe duhet te ndihmojme per te ndryshuar gjendjen, per te derguar ndihma e çdo gje qe kane nevoje njerzit e mbetur pa shtepi e katandi, femijet e mbetur pa prinder, pleqt e mbetur pa strehe.
Nje prej ketyre eshte dhe nje nene e re amerikane me te cilen punoj e qe me nje ndjeje dhimbje, duke pare faqen e pare te gazettes "New York Times", me tha: "Sot kam dhene 40 dollare ne kryqin e Kuq Amerikan per femijet e Kosoves." Ajo keshtu shprehte solidaritetin e vet me popullin e Kosoves. Te kesaj natyre ishin dhe takimet e bisedat ne demostraten qe u organizua ne qender te Bostonit me 5 Prill, te ciles i
beri jehone shtypi dhe stacioni i mirenjohur televiziv ABC e ku mjaft shqiptare kryesisht student universitare dhane intervista.
Ajo çfare nje shqiptar ndjen sot ne Amerike eshte ngohtesia me te cilen e rrethojne njerzit dhe solidariteti i tyre me popullin shqiptar, denimi qe i bejne sadizmit te Beogradit dhe gadishmeria per te ndare diçka nga vehtja me popullin shqiptar te Kosoves i cili po jeton Holokaustin e ketij fundshekulli.
Pikerisht ne kete situate te tensionuar, te mbarsur me aq rreziqe per popullin shqiptar, çdo shqiptar i Amerikes e ndjen pergjegjsine per popullin e vet dhe krahas angazhimit per te ndihmuar, siç po ben organizata New England Albanian Reliev Organization NEARO, perpiqet te krijoje sa me shume miq e dashamire per çeshtjen shqiptare, madje duke i spjeguar me durim se çfare eshte historia e popullit shqiptar e cilat jane vuajtjet e popullit shqiptar te Kosoves gjate 85 vjeteve te sundimit barbar serb.
Duke jetuar me kete gjendje ankthi e dhembje Francis, ka grumbulluar nje shume dollaresh per te debuarit nga Kosova e qe kane shkuar ne Shqiperi. Ne jemi shtyre nga solidariteti me shqiptaret etnike te cilet jane perzene me dhune, pra kemi mbledhur para nga shtepite tona per ti derguar drejt e ne Shqiperi nepermjet
ndonje organizate nderkombetare. Kur une telefonova ne Ambasaden Shqiptare, ata mu pergjigjen se per keto ndihma nuk dine ndonje organizate shqiptare e nuk ka ndonje fondacion. Eshte e pamundur ta besoj se kjo eshte e vertete. Shqiperia duhet te kete ndonje Gjysemhene te Kuqe apo shoqata ndihmash.Ju lutem - shton mesusesja amerikane - me beni me te njohur ndonje prej tyre qe te marr informacion te sakte."
Letra e mesiperme nuk ka nevoje per kurrfare komenti, ndersa Ambasades Shqiptare ne Amerike mjafton ti kujtojme se serbet dhe greket me shoqatat e tyre po bejne Çfare eshte e mundur per te minimizuar jehonen e tmerrit qe po ndodh ne Kosove.
Tre dite me pare nje grup orthodoks greko-serb me ne krye shovenistin e antishqiptarin e betuar Nikolla Gaxojani (Nicholas Gace) e ku ishte perfshire dhe regjizori Kostas Gavras, dhane mijra dollare per te paguar nje faqe te plote te
"New York Times", e ku me germa kapitale i behej thirrje Presidentit Clinton qe te ndalonte bombardinet ne ditet e Pashkeve orthodokse.
Shtrohet pyetja ku jane rrogtaret e ambasadave, ku jane ata qe mbajne tituj nderi, sot kur populli shqiptar i rrezikuar te asgjesohet kerkon mbrojtje prej tyre ne mjetet e komunikimit masiv ne Amerike, te cilat kane nje ndikim te jashtzakonshem ne jeten amerikane.
Duhet thene hapur, sot perfaqesuesi i vertete shqiptareve ne SHBA eshte ish-Kongresmeni shqiptaro-amerikan Jozef Diogardi.
Publiku amerikan nuk njeh tjeter personalitet me te fuqishem qe mbron me pathos ne masmedia popullin shqiptar te Kosoves e çeshtjen shqiptare ne teresi, prandaj dhe shteti dhe qeveria shqiptare te mos harxhoje kot parate e popullit te varfer per te paguar ca zyrtaruce perfaqesues-hije, presidenti a krueministri te mos harxhojne kot titujt e dekretet per ata qe kurrkund sot nuk po duken.
Duan s'duan zyrtarucet ambasadori i vertete i Shqiperise dhe i Kosoves sot ne Amerike eshte z.Jozef Diogardi, paçka se parate e lavdine I marrin te tjeret, ata qe as vete nuk e dine se si dhe per çfare merite ndodhen si me urdher te peshkut (Nano),perfaqesues te Shtetit Shqiptar ne shtetin me te madh botes.
Kolec Traboini
Boston, prill 1999
Njoftim per Ministrine e Jashtme, Qeverine e Presidencen:
Adressa e mesueses amerikane
CHERYL BENARD
e-Mail: Cheryl Benard:
Mesazhi origjinal:
From: "Cheryl Benard"
To: nikol2@hotmail.com
Subject: refugees
Date: Tue, 06 Apr 1999 13:54:39 PDT
Hello! I came across your attractive website while looking for
information about Albania. Our school, St. Francis, wants to collect
money for the refugees who have been driven out of Kosovo and taken
in by Albania. We were touched by the solidarity that Albanians have
apparently been showing to the refugees, taking many of them into
their homes, so we thought we would rather send money directly to
Albania than to send it to an international organization. However when I
called the Albanian embassy, they said they don't know of any Albanian
organization and don't have a fund. It's hard to believe that this can
be true.
Albania must have its own Red Crescent or other aid organization. Do
you know anyone else I could contact to get better information?
Thanks,
Cheryl
|