KUSH I DJEG PYJET NE GREQI ?!
- Vezhgim -
| |
Igoumenitsa police arrested french tourist Alain de
Fremont, 48, after he was reported starting a fire in the
forested area of Zavia, near the seaside resort of Syvota.
|
Sipas nje lajmi te sotem nga Athina nje turist frances me emrin Alain de Fremont, 48 vjeç, u arrestu nga policia greke e Igumenices, pasi i vuri zjarrin nje pylli ne verilindje te krahines se quajtur Thesprotia,ne zonen e Zavias, prane bregdetit.
Lajmi thote se francezi zjarrvenes ishte i shoqeruar nga e shoqja dhe u ndalua ne tentativen per te ikur nga vendi i ngjarjes, ne oren 8:30 te mengjezit, 25 km. larg nga Zavia.
Thuhet gjithashtu se ky frances ndodhet ne hetime sepse dyshohet te kete lidhje me zjarret e rena ne Korfuz, ku francezi Alain de Fremont ka qene ditet e fundit.
Ajo qe te ben pershtypje eshte se, ne lajmet e ketyre diteve te nxehta te gushtit, ne stacionin TV Grek ANTENA, akoma shkaktaret e zjarreve ne pyje ngelin si dhe me pare te shkretet emigrante shqiptare. Ne intervista qe jepen, gjithnje i njejti avaz i vendasve, ndonje "alvanos"... Mirepo ne vitet qe jetoja ne Athine, kisha mesuar nga vete grekerit, se shkaktaret e zjarreve jane vendasit, pronaret e shtepive qe duan te zaptojne toka perrreth per ndertime te reja, mirepo nuk i le ligji per mbrojtjen e natyres, e keshtu preferojne t'i shkretojne, per ta patur me te lehte blerjen e tokave nga shteti. I bejne keto pune lehte e shkakun e gjejne po aq lehte ndonje "alvano".
Mirepo dalja e ketij francezi si zjarrvenes ne pyjet e Korfuzit flet per diçka tjeter, sepse te shkretet emigrante shqiptare nuk kane kurrfare interesi te djegin pyjet, qe te shumten e heres i kane si strehe, kur ndiqen nga racistet greke, te nxitur e stimuluar nga masmedia greke, nga lajmet e rreme te TV dhe te shtypit grek te inkuadruara ne fushata antishqiptare.
Kolec Traboini,
Boston 9 Gusht 1998
|