FESTA E FLAMURIT ME KENGE GREKE
Eshte pėr tė qarė - eshtė pėr tė qeshur - ėshtė pėr tė mos u besuar por ėshtė e vertetė: perseri Festa e Flamurit Shqiptar u festua me kėngė greke.
Sikur tė ngriheshin nga varri Faik Konica e Fan Noli do tė vinin kujen e zeze per te mjeren Nene Shqiperi ne ē'derexhe eshte katandisur. Noli i madh, me e pakta qe do te bente, do te ishte grisja e vargjeve te tij te famshme "Mbaju Neno mos ki frike - se ke Djemt ne Amerike", ose do ta kthente ate poezi kushtrimi ne nje satire therėse noliane, duke cituar se sot ne Boston Nėna Shqipėri nuk ka mė Djem e Vajza tė pėrkushtuara si nė kohėt e lavdishme tė Vatrės sė zjarrtė.
E kemi thene dhe here te tjera se punet atdhetare nuk mund ti bejne ata qe mendojnė se Atdheun mund ta fusin nė portofol, por fjala jone ka rene ne vesh tė shurdher. Ka rėnė nė vesh te shurdher edhe alarmi qe kemi vene vitin e kaluar se Festa Kombetare e Flamurit te Shqiptareve ( per turp te organizatoreve) u festua me kenge greke, e jo me njė e dy, sa per miqesi,por i tėrė programi i vitit te kaluar ishte i mbushur me ritmet e buzuqeve te tavernave te nates se Athines sa tė krijohej pershtypja se ishte festa kombetare e grekeve dhe jo e shqiptareve.
Keshtu festa e vitit te kaluar ishte kurrgje mė shumė se ku-je e zeze pėr Flamurin Kombėtar.
Bėme nje kritike nė Buletinin tonė "Lajmetari i Bostonit" e Internet dhe njė pergjigje anonime qe erdhi nga organizatorete vitit te kaluar ishte se e bejme nga halli por kjo pune do te ndreqet e nuk do te perseritet me.
Erdhi prap Festa e Flamurit tonė Kombėtar ne Boston, dhe kenga e vallja greke buēiti diē me fuqishem se vitin e kaluar, aq sa shqiptarja nga New Yorku, Shqipe Nebiaj, qe kishte ardhur tek njerzit e vet u skandalizua dhe nė padurim rrembeu mikrofonin dhe u kerkoi te pranishmeve te kėndonin kėnget e Atdheut, se ishin shqiptarė dhe ishte festa e Shqipėrise.
Shumica nga 300 pjesmarresit i vleresuan fjalet e saj, sepse kete ndjeje provonin dhe ata,e filluan te kendonin shqip, mirpo ku dinte orkestra "Ta Pedhia-t" e Greqise melodite e permallshme te atdheut tone? E keshtu pasi u kenduan dy-tre kėngė shqiptare Ta Pedhiat (djemt) e Greqise nisen serisht avazin bajat me kenge greke njeqint e kusur vjeēe pertej kohes se Venezillosit e Metaxas.
Komuniteti Shqiptar i Bostonit duhet te nxjerre mesime nga kėto raste qė pėrbejne fyerje pėr dinjitetin kombetar tė shqiptareve. Flamuri i Skenderbeut e Ismail Qemalit,i Luigj Gurakuqit dhe Hasan Prishtines, i Faik Konices e Fan Nolit, i Isa Buletinit e Adem Jasharit, duhet te kish ndenjur sot ne gjysem shtize mbi Pjer 4, sepse ish prekur nderi e dinjiteti i shqiptareve.
A eshte dėgjuar gjekundi qe greket tė bėjne festen e tyre kombetare me kėngė shqiptare, pėr te mos thene turke?! A eshte dėgjuar gjekundi qe gjermanet ta bejne festen kombetare me kenge ruse, apo francezet me kenge gjermane per te mos shkuar me tej ne kėto krahasime absurde. Perse ndodh kjo gje vetem me ne shqiptaret, dhe perse pikerisht ketu nė Boston, ku ka qene qendra e shqiptarizmes dhe dikush ka arritur qe me kembengulje te shkatrroje ēdo ndjenje bashkesie, ēdo organizate e shoqate shqiptare.
Bostoni ku ka lindur Vatra sot ka rene ne pike tė hallit, derisa mbrrin nė ate ditė, kur boterisht nen indiferencen totale te komunitetit, kalojne keto ngjarje te turpeshme, qe mund ta konsiderojme si uvertura e shkatrrimit te shqiptarizmės.
Mesa duket edhe organizata e vetėmburrur A.A.N.O. e cila ka marre persiper kete aktivitet, noton mbi ujra te turbullta dhe ka nje koncept jasht kohe per punet e Shqiperis e shqiptareve.I tėrė prekupacioni i saj mesa duket, ka qėnė ne vjeljen e te ardhurave, ku nga 35 dollare vitin e kaluar u ēua nė 40 dollar kuota pėr nje person. Shume shqiptare te Bostonit menduan se kjo rritje ka te bėjė me angazhimin e ndonje grupi artistik nga Shqipėria apo New Yorku, ku ēdo restorant ka nje grup artistik, por ndryshe nga se prisnin, prej ketij festimi dolen me shijen e hidhur te zhgenjimit.
Nje vit me pare kritika e botuar "Festa e Flamurit ne Boston me kenge greke" ka qene konstruktive, ka patur qellimin e mire per te ndikuar ne permiresimin e gjendjes teper te mjegulluar te komunitetit shqiptar ne Bostonin historik, ndersa sot nuk ka me kurrfare kuptimi kritika. Duhet thene gjerat me emrat qe kane. Dikush ketu ne Komunitetin Shqiptar te Bostonit po manipulon dhe spekullon ne ide e parulla kombetare nderkohe qe bejne nje pune te demshme per komunitetin shqiptar.
Prandaj te gjithe ata qe e duan me zemer e me shpirt Atdheun,qe duan kulturen e traditat kombetare,qe duan ta mbrojne kete kulture nga erozioni i tmerrshem qe ka per qellim shkombtarizimin e shqiptareve, del urgjente nevoja e organizimit, krijimit te shoqatave aktive e jo si ato dhjetra e dhjetra organizma pakuptim qe e kane mbushur komunitetin Shqiptar ne Amerike, e te cilat jane me shume faktore perēarje se bashkimi.
Mjaft me me "Ta Pedhia-t" e Greqise. Organizata qe mori persiper mbremjen festive te Festes se Flamurit tone Kombetar, me kembenguljen e ēuditeshme per te perdhosur ndjenjat tona kombetare e ka humbur prestigjin perfundimisht.
Kolec Traboini
Boston, 28 Nentor 1998
|