Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


NOLIN E PENGUAN BAJONETAT E SERBISE!

  Ka shume qe rrahin gjoksin si atdhetare, nderkohe qe shajne e pshtyjne Nolin e madh, çfare te kujtojne te mjerat miza ne zverrk te elefantit.

Eshte per te ardhur keq se shpesh here, qarqe e grupe te caktuara, e trajtojne historine duke u nisur nga lidhjet fisnore apo te hierarkise se sistemit, me te cilen kane qene te lidhur dikur pjestare te familjes apo te aferm te tyre. Ka qe bejne be e rrufe per miresine e bujarine e nje sistemi sikur te ishte prerja e arte e historise. Kur them kete kam parasysh shkrimin me titull "Kush e pengoi Fan Nolin?" por edhe mjaft shkrime te tjera per regjime te ndryshme, qe tashme i perkasin historise. Duke ndjekur kete stil e kete menyre te gjykuari, sot mund te dalin pinjolle te diktatures e te na bejne be e rrufe se koha e ndritur e Enverit ishte Demokraci, sepse edhe ne kushtetute ishin shkruar fjalet "demokraci" dhe "sovran eshte populli"... Kohet ndrrojne por tradicioni politik i interesave mbetet. Shumica e atyre qe lavderojne deri ne qiell nje sistem, historia e ka treguar se, ose kane qene te ingranuar ne ate sistem, ose kane perfituar prej tij privilegje ekonomike, shoqerore apo politike.
Mirepo, qe te dalesh sot e te thuash se ngjarjet e Maj-Qershorit 1924, ishin nje grusht shteti, dhe akoma me tej se Fan Noli ishte i paafte per burre shteti, se ata qe kishte rreth e qark ishin te paafte gjithashtu, e ne te kundert qe veprimet e Ahmet Zogut ishin legale e legjitime, do te thote qe ta vleresosh historine rrakapjekthi, sipas pikpamjeve teper te ngushta, e te mos marresh parasysh asnje faktor e rrethane te zhvillimit te atij revolucioni. Eshte e qarte se revolucionin nuk mund ta beje e ta udheheq nje njeri i paafte, madje dhe as dhe nje njeri me aftesi mbinjerezore neqofte se nuk ekzistojne kushtet e rrethanat e favoreshme per zhvillimin e tij, ne qofte se kundershtite ne mes te forcave politike nuk kane arritur ne piken ekstreme - per te cilen thuhet "kur mbarojne fjalet nxirren shpatat".
Eshte mire te studiohet historia deri ne hollesi para se te konkludohet se nje Revolucion eshte nje Puç apo diçka tjeter.
Perdora shprehjen kur mbarojne fjalet...per te saktesuar se pranvere 1924 ngjarjet u tensionuan jashte mase(pra kishin mbaruar fjalet). Plagoset Ahmet Zogu ne Parlament nga Beqir Valteri mbyllet ne nevojtore.(Ne kohen tone te tensionuar politike Mazrreku plagos Hajdarin po ne Parlament,po ky ne vend qe te futet ne ndonje nevojtore si Beqir Valteri shkon ne ATSH qe te dorezohet tek Frrok Çupi). Me pas, dihet, Ahmet Zogu si mjeshter i masakrave e terrorit, organizon vrasjen e Heroit Avni Rustemi - vrasje e cila per shkak se Avniu ishte simbol i nje Heroi Kombetar ne te gjalle, revoltoi tere popullin shqiptar ne jug e ne veri. Duke pare rrebeshin e urrejtjes popullore ndaj ketij akti kriminal, Ahmet Zogu nuk kish ç'te bente veçse ti a mbathte pertej kufirit per te ndenjur ne preher te Beligradit. Pa hyre ne hollesira mbi dilemat e Nolit si kryeminister, lojen diplomatike per pranimin e ambasadorit sovjetik qe do ti kushtonte rende sepse i shtiri friken diplomacise europiane per rrezikun e shtrirjes se influencave sovjetike ne Ballkan, e dobesi te tjera te programit te tij me reforma qe mbeten ne leter, por pavaresisht nga keto eshte pranuar nga te gjithe historianet se gjashte muaj te qeverisjes se Nolit ne Shqiperi ishin vite te demokracise e jo te autokracise dhe pushtetit personal. Ndersa Noli erdhi ne pushtet duke shfrytezuar levizjen e forcave te brendeshme, perkundrazi ardhja e Ahmet Zogut nga Serbija dhe i armatosur me bajonetat serbe konsiderohet si permbysje e nje qeverie nga nderhyrja e jashtme. Se çfare ishte dhuna e shovenizmit serb mbi popullin e Kosoves e tregojne lumejt e gjakut e nuk ka nevoje per koment, prandaj dhe ndonje dashuri e madhe e serbeve per shqiptaret veç ndonje mendje e çalltisur mund ta mendoje. Dhe megjithate Serbia ju be krah ushtarakut meskin Ahmet Zogu dhe u vu te permbyste qje qeveri qe drejtohej nga nje klerik i kulturuar orthodoks si Fan Noli. Kete paradoks le ta spjegojne itharet zogist te rizgjuar teper vone tashme. Paradoks mbetet edhe emri Legalitet, se si mund te jete legal nje pushtet qe e sjell armiku i popullit tend, i cili gjithashtu mban te pushtuar gjysmen truallit shqiptar, kjo eshte e çuditeshme. E pra legaliteti i ardhjes ne pushtet te Ahmet Zogut eshte jo vetem i dyshimte, e jo legal, por edhe turpshem. Çfare mund te thuhej sikur Sali Berisha te shkonte ne pranveren e kaluar ne Beograd tek Sllobodani e ky ta ndihmonte te rivendoste "qetesine" e legalitetin e pushtetit te tij ne Shqiperi?! Do te ishte e papranueshme dhe e urrejtshme per shqiptaret. Patriotet si Abas Germenji kurr nuk pranuan qe te angazhoheshin per rrezimin e diktatorit Enver Hoxha dhe komunisteve gjakpires, duke qendruar nen ombrellen e ndonje fqinji shovenist si Greqia apo Serbia gje qe ambiciozi Ahmet Zogu e beri duke lepire duart e armiqeve te Shqiperise. Histori eshte e pameshireshme per puthadoret. Ky eshte nje akt i pashembellt dhe historia gjithesesi nuk mund ta motivoje e as ta perkedhele Zogun e vjeter - se me Leken kjo teme nuk ka kurrfare lidhje- pamvaresisht nga zgjimi i vonuar i ca zogisteve qe u ka mbetur ora nje shekull prapa e duan ta bejne Shqiperine mbreteri anadollake me ndonje Lal Kros te ri.
Nga ana tjeter, eshte vertete per te ardhur keq kur degjohen vleresime tendencioze e te pameritueshme per burrat e shtetit te cilet e rrethonin Fan Nolin. Ata ishin njerez te medhej, te cilet rrine denjesisht ne peidestalin e historise kombetare. Minister i Financave te Qeverise se Fan Nolit ka qene Luigj Gurakuqi, nje nga tribunet e pavaresise kombetare ne krah te Ismail Qemalit, nje njeri me kulture e dije te gjera, organizator i zoti, nje minister financash te cilin kurr nuk e ka pasur Shqiperia me te afte e me te ndershem. Prane Nolit ishte nje antar i kabinetit si Stavro Vinjau, nje Zija Dibra i cili nuk pranoi te largohej nga Shqiperia edhe kur Zogu me trupat mercenare e bashibozuke te armatosur ne Serbi hyri ne Tirane.Si shperblim per kete qendrim dinjitoz e atdhetar te Zija Dibres, nje i paparim qe nuk e njihte nderin si cilesi e virtut personal si Ahmet Zogu, vuri njerez dhe e vrau prapa kraheve gjate rruges ku po percillej ne internim. Akt i denje vetem per nje Zog. Pas Zija Dibres do ti vinte rradha njerit nga figurat me popullore ne Shqiperi, Luigj Gurakuqi -me 2 Mars 1924 ne Bari e veç pak dite me pas Bajram Curri do te vritej nga bandat zogiste, me 29 mars ne Dragobi, per ta mbyllur ciklin makbethian me Heroin Kombetar Hasan Prishtina - qe siç kam shkruar dhe me pare, kur ra Hasan Prishtina u fik Kosova.
Ndersa rreth e qark Ahmet Zogut ishin mbledhur njerez te kategorise Pandeli Evangjeli, te cilet nuk jane shquar kurre per burra shteti por thjeshte si nenpunes te bindur kryeulet, vetem neqofte se eshte fjala per Lal Krosin, ate injorant analfabet, i cili bente ligjin e Maliqin ne "Mbreterine Shqyptare", atehere po se vertete demokratet e medhej te plejades se Fan Nolit nuk kishin ne mes vedit nje Lal Kros. Çfare thote Zogu ben lala, çfare do lala ben Zogu. Me shume çiflik se se shtet u katandis e varfera Shqiperi. Por Shqiperia as nuk ishte e as nuk do te behej kurr nje çiflik Lalesh nese do te drejtohej edhe me tej nga burra te ditur si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavro Vinjau, Zija Dibra, Hasan Prishtina e te tjere. Tashme historia dihet: Me Enver Hoxhen, per te dyten here Shqiperise i erdhi "shpetimi" nga Beogradi drejtperdrejt nga shtabi jugosllav i Josif Broz Titos.
Qeverisja e Nolit dhe e demokrateve te tjere shqiptare bashkohes te tij, pa pike dyshimi, do ti sillnin Shqiperise zhvillime te reja bashkekohore europiane. Madje mund shtohet se ndoshta nen influencen e tyre populli do te mund te shpetonte nga gracka e Partise Komuniste Shqiptare e formuar dhe kjo nga miqt serb te Ahmet Zogut, por te Nolit kurrsesi. Prandaj se si do te ishte historia e Shqiperise pa Ahmet Zogun dhe Enver Hoxhen, kjo merret me mend dhe nuk ka nevoje per komente te gjata, ndersa se si do te ishte historia nese Shqiperia do te ecte ne rrugen e ideve demokratike dhe iluministe te Fan Nolit, kjo ka vend per hulumtime sepse Fan Noli ishte nje njeri universal dhe bota e ideve te tij ishte mjaft komplekse por gjithesesi shume me e ndritur se çdo lloj diktature te tipit Zogu-Hoxha.
Megjithese keto dy kapituj jane kaq voluminoze e kaq kompleks me sense te kunderta, saqe nuk mund te ezaurohen me nje apo dy diskutime. Por gjithesesi, ne idealin e tij per nje Shqiperi ekonomikisht te zhvilluar e te kulturuar, me nje shtet te ndertuar mbi principet bashkohore europiane, per nje shoqeri civile demokratike, Fan Nolin , para se bashibozuket e halldupet e Ahmet bej Zogollit, e penguan dhe e rrezuan bajonetat e Serbise.

Kolec Traboini
Boston, 6 shkurt 1998


Hyrje | Kopjimi | Lart