Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


RUGOVA, BUKOSHI E THAÇI e te tjere...

  Rugova "takohet" me Milosheviçin kur kane nisur bombardimet, Bukoshi "kujtohet" te zgjidhe qesen per mbrojten kur Kosova e zhuritur u boshatis prej shqiptareve, Hashim Thaçi "formon" Qeverine e shkon ne frontin e luftes pa u marre leje politikaneve qe flejne ne krevate te bute ne Perendim - te gjitha keto lajme jane temat me te preferuara te shqiptareve...

Ne kete konfuzion politik dhe katastrofe kombetare ku ndodhemi, nuk duhet te na shqetesoje fakti se brenda nje nate, nje hero kthehet ne tradhetar apo anasjelltas, prej njerit apo tjetrit politikan, gazete apo zedhenes qeveritar, por fakti se sa efekte negative kane ato lajme te manipuluara apo qofshin dhe "te verteta" qe po marrin dhene ne Shqiperi dhe ne Diaspore.
Ajo çfare te çudit ne nje situate te tille, eshte fakti se ku e kane fuqine ca njerez qe shpikin tradhetar edhe nga rradhet e atyre personaliteteve per te cilet kane vite te tera qe therrasin e brohorasin. Shume prej atyre qe tregojne sot me gisht "tradhetarin" deri dje e mbronin ate, madje deri ne kacafytje me kundershtaret e mendimeve te tyre.
Shumica e atyre qe sulmojne e etiketojne me epitetet e hidhura "tradhetar" apo "dezertor" personalitete si Rugova,nuk kane qene ne gjendje as kur e mbronin dhe as tani qe e sulmojne, te bejne nje analize sado te cekte te figures komplekse te Ibrahim Rugoves.
Keta njerez as nuk mund ta mendojne se ne zemren e Ibrahim Rugoves ka me shume dashuri per popullin e Atdheun e vet se sa kane te gjithe bashke keta kritizer te semure. Ata as marrin mundimin te kerkojne ne biografine e Ibrahim Rugoves fakte te tilla se partizanet "çlirimtare" te Jugosllavise se Titos, rreth vitit 1945 ekzekutuan se bashku nje çift, burre e grua, vetem pse ishin shqiptare atdhetare - e keta te dy ishin babai dhe nena e Ibrahim Rugoves, presidentit te sotem te Kosoves. Vetem ky fakt ka shkaktuar ne zemren e Ibrahim Rugoves nje mal me dhembje, ka krijuar nje tragjedi qe e ka shoqeruar e do ta shoqeroje tere jeten deri sa te mbyll syte.
Neqofte se e ke parasysh kete tragjedi personale, te krijohet edhe bindja se Ibrahim Rugova nuk i tradheton idealet e tij si atdhetar e si shqiptar te cilat kane qene edhe idealet e prinderve te tij te masakruar barbarisht, ashtu siç po masakrohen sot mijra shqiptare ane e mbane Kosoves. Tjeter eshte se ai idealet e veta te pastra per Atdheun dhe lirine e popullit te vet, i ka mbeshtetur mbi parime humane universale, i ka te perqendruar ne nje ide e frymezim paqesor, pa lufte e pa gjak, me mirekuptim e paqe.
Kush shqiptar ne bote nuk do te desheronte qe çeshtja e lirise e pavaresise se Kosoves te zgjidhej me mjete paqesore, nese kjo do te ishte e mundur?! Prandaj eshte e lehte sot ti a hedhim pergjegjesine historike te tragjedise rruges se Rugoves, nderkohe qe ne te mos marrim kurrfare pergjegjesie mbi vehte si pasues te deri djeshem te rruges se tij. Nga ana tjeter para se te etiketojme eshte me e udhes te analizojme dhe te nxjerrim mesime.
Nje gje duhet pranuar: se rruga qe ka predikuar Ibrahim Rugova si politikan dhe ithar i Gandit eshte konsumuar totalisht jo per faj te tij por ne rradhe te pare per shkakun se perballe nuk ka patur nje kundershtar por bishen serbe me emrin Milosheviç, i cili nuk njeh kurrfare parimi e morali njerezor. Ndersa faktori i dyte ka qene se Perendimi qe i premtoi Rugoves perkrahje per Kosoven ne rrugen paqesore, me pas e braktisi edhe Rugoven, edhe Kosoven.
Tani se sa dem i ka sjelle levizja paqesore, levizjes kombetare shqiptare, kete e kemi thene me vakt e me kohe, dhe po ta perserisim tani nuk do te jete ndonje gje e re. E reja eshte se Rugova ne rrethana e krijuara duhet te perpiqet te ruaj personalitetin e vet si president te pacenuar, duhet te reflektoje realitetin i cili e mbyti qe ne djep foshnjen e tij te butesise paqedashese.Prandaj ai me marifet duhet ti shmanget konfrontimeve politike, duke deklaruar se Presidenti nuk merret me politike, ate e bejne te tjeret.
Rugova fatkeqesisht, duke mbetur peng i teorise se tij, nuk arriti as ta mendoje e as ti shmangej me te keqes, renies rob ne duart e sigurimit serb i cili tashme po e keqperdor figuren e tij per te ngjall konfuzion ne qarqet shqiptare dhe europiane.
Mire Rugova qe ishte skllav i ideve te miresise e butesise, po shqiptaret qe ishin rreth e qark tij (ne paçin qene shqiptare), ata bodiguard te fuqishem, si nuk kane arritur ta mbronin Presidentin, duke i ndrruar banese e fshehur neper familjet qytetare te Prishtines e me pas te shihej mundesia te kalonte ne Macedoni(shefi i tij e protokollit Adnan Merovci ne intervisten e fundit thote ai i ka pase mundesit me e fshehe Rugoven, madje edhe per ta nxjerre jashte por ky nuk ka pranuar).
Po te kishte qene Rugova i lire, do te shmangej konfuzioni qe kane ngjallur spekullimet me emrin e tij, si dhe shume incidente te cilat edhe me vone priten te ndodhin sepse spiunazhi serbo-rus punon me intensitet te plote. Prandaj çdo gje qe Rugova do te deklaroje, (tani thone se i paska vajtur rusi) nuk duhen marre ne konsiderate. Ai eshte nje rob lufte dhe si i tille nuk mund te flase çfare te doje, ai nuk eshte me nje qytetar lire e as nje politikan i lire, dhe nga ana tjeter nuk ka kurrnjifare mundesie te pergenjeshtroje manipulimet me emrin e tij. Ndersa per deklaratat e tija qe nuk i besoj se jane te verteta, ne qofshin te tilla jane bere ndoshta per shkak te rrethanave te rrezikeshme per ate dhe familjes se tij dhe kurrkush nuk ka nevoje as ta shaje e as ta satirizoje. Eshte ne dinjitetin e gjithsekujt qe te parazgjedhe analizat dhe shkembimet e mendimeve nepermjet te cilave te konkludoje se kjo ose ajo politike na shpuri ne rruge te gabuar, por pa pas nevoje te bej etiketime nga me vulgaret duke perdor dhe nje zhargon rruge. Epitetin "tradhetar" per Rugoven nuk munguan tia vinin gazeta e revista madje deri dhe te intervistuar ne "Zerin e Amerikes" ne gjuhen shqipe, kur dihet se ku e ne çfare rrethanash ndodhet ai per te cilin aq lehtesisht flasin ca zera qe jane me mijra kilometra larg plumbave e terrorit te Beogradit. Dhe eshte e natyreshme se qe ketej Atllantikut eshte shume e lehte ti behet thirrje Rugoves te behet Oso Kuke...
Nderkohe qe per te gjithe tashme eshte e qarte se Rugova me politiken e vet pacifiste ka zhgenjyer me mijra pasues te tij te flakte, Bujar Bukoshi me ekzekutivin ne ekzil, a ka degraduar misionin e tij deri ne ate shkalle saqe mund te konsiderohet edhe pergjegjes per apatine e mefshtesine gjashtevjeçare.
Jemi deshmitar te thirrjeve qe i jane bere qe te kaloje nje pjese te buxhetit te krijuar ne fondin e luftes dhe per armatimin e popullit te per armatimin e Kosoves, si dhe per kordinimin e veprimeve me Ushtrine Çlirimtare te Kosoves, por kjo nuk eshte bere sepse vizioni i tij per situatten ne Kosove dhe rrjedhjen tragjike te ngjarjeve ka qene meskin dhe i ngushte. Nderkohe qe ai kishte frike te shkelte qofte dhe ne menyre ilegale token e Kosoves per 6 vjet nga frika e masakrimit, nuk mendoi se kete droje e kishin edhe 2 milion shqiptaret e Kosoves, por ata nuk zgjodhen rrugen e kalimit ne perendim por te qendreses ne token e te pareve.Pra kjo qeveri ka bere shume pak, ose e thene troç aspak per organizimin dhe financimin e mbrojtjes se popullit qe nje dite u gjend i paarmatosur perballe gjenocidit çnjerzor qe po çudit boten per mizorine e pashembullt.
Tani qe Kosova po shkretohet o po kthehet ne nje toke te djegur pa fryme njeriu, ky Bukoshi kujtohet ti veje parate per mbrojtjen e Kosoves?! A mund kush te thote se çfare emri i duhet vene ketij veprimi. Si nuk tha nje fjale ky njeri, te thoshte te pakten "Me fal o popull": dhe te hiqte dore vullnetarisht nga kjo forme e menyre qeverisje nga kolltuket e bute ne Gjermani.
Nderkohe qe njeriu nder me aktivet e UÇK-se, Hashim Thaçi, sipas angazhimit qe moren perfaqesuesit e kraheve politik ne Rambuje, nuk priti gjate sa te "piqeshin" kushtet e rrethanat, sa te mbaronte lufta e te dilni pastaj politikanet si fitimtare, pra nuk pranoi te tregonte trimerine mbas beteje, por permes flakeve te zjarrit shpalli Qeverine e Luftes( ajo e Bukoshit ishte e Statukuos). Ai vete u hodh ne zjarrin e saj me nje guxim te pashembullt dhe te paimagjinueshme per politikanet e filxhanit te kafese e gotes se uiskit. Ata qe thone se u ngut Thaçi, duhet ta kene te qarte se Thaçi nuk ka kohe per te menduar gjate e per te tjerrur politike, sepse nese Kosova sot ka nevoje per Qeveri ajo eshte Qeveria e Luftes per te shpetuar popullin shqiptar nga rreziku i shuarjes prej gjenocidit barbar.
Kritizeret te pakten duhet te pranojne se merita e padiskutueshme e Thaçit eshte, se pati burrerine qe me ta shpallur qeverine e tij te luftes, kaloi kufirin ne rrezikun e jete e u rrjeshtua ne llogore me luftetaret e lirise ne Drenice, duke e ndare fatin e vet me ate te popullit qe po masakrohet.
Pse nuk rrezikoi nje here te vetme Dr. Bukoshi. Dhe çfare i duhet Kosoves nje kryeminister ne Gjermani qe i sheh lajmet per Kosoves nepermjet kanaleve televizive gjermane, kesaj pyetje le ti pergjigjet vete ai, ose ata qe per shkaqe qe vetem ata e dine i shkojne pas avazit se vazhdon te jete kryeminister i nje qeverie qe nuk ekziston dhe qe populli i Kosoves nuk i ka pare kurre, e as nuk e di se ku ndodhen e çfare bejne.
Pertej kesaj, personalitet qe hyjne ne fush te politikes a te pushtetit, gjenden ne poziten e nje njeriu qe hyn ne nje valle dhe ne e heq ate deri sa ta shohi se ka fuqi te vallzoje bukur, por kur nisin e i ngatrrohen kembet, ai duhet te kete aq mend sa ta kuptoje se me marifet duhet te dale nga vallja para se te jete bere qesharak ne syte e atyre qe rrine e shohin.
Keshtu pra eshte edhe ne politike. Keshtu eshte edhe me Bujar Bukoshin, por ky aforizem vlen edhe per Rugoven dhe per çdo politikan tjeter qe ka ambicjen te dale e te udheheq popullin e vet si ne kohe paqeje ashtu dhe ne kohe lufte.
Ndersa ne si admirues apo kundershtare te ketyre politikaneve nuk na takon te shpikim dezertore e renegate edhe atje ku nuk ka, nuk na takon qe me nje te rene te lapsit apo me nje venie gishti tregues te shpallim "tradhetaret" ndersa pijme per shtate pale qejfe vere apo uiski me akull neper restorantet shqiptare te New Yorkut, Bostonit apo Detroitit, per te mos permendur me te famshmin ne politiken e tarafeve, Rognerin e Tiranes...

Kolec Traboini - "Buletini Shqiptar i Bostonit", Boston 6 Prill 1999


Hyrje | Kopjimi | Lart