Hyrje | Biografi | P. Traboini | Donald Traboini | Hoti | Impresione


"KRIMI" I EMIGRANTIT SHQIPTAR
DHE "HUMANIZMI" I POLICISE RRACISTE GREKE

  "Vetem shpirti im e di se ç'kam hequr nga torturat e policeve greke. Edhe nje kafshe nuk mund te rrihet ne ate forme. Dhe per me teper ata me kane bere injeksione, aq sa unë nuk mund të martohem më. Une jam shqiptar dhe me mire te vdes me dinjitet si burre ne Selanik, sesa te vdes si burrec ketu ne Shqiperi. "- deshmoi emigranti Flamur Pisli, disa dite para se te bente aktin e deshperuar te rrembimit dhe te vritej. Ai ne te vertete e kerkonte ate vdekje sepse policia greke e kishte kthyer mizorisht ne nje kufome te gjalle.

Lajmin per vrasjen me 29 maj ne kthesat e Krrabes, ne dalje te Elbasanit, te rrembyesit te autobuzit me 8 pasagjer grek nga Selaniku, se pari e dha ATSH-ja jone qe eshte kthyer ne nje altoparlant i keq i propogandes greko-serbe. E mjera agjenesi lajmesh u ngut qe ti jepte opinionit njoftimin se pengmarresi shqiptar nuk ish gje tjeter veç nje kriminel, i cili u azgjesua nga policia shqiptare. Natyrisht nuk harroi te jepte emrin e 24 vjecarit shqiptar, dhe informacionin e genjeshtert se ishte nga Korça.
Fabrikimi i informacioneve ka qene nje zanat i vjeter i ketij institucioni, i cili ani pse ka ndrruar disa duar e padrone qeverisje, mbeti ashtu siç ishte ne kohe te diktatures, mashtruesi me i madh i opinjonit publik shqiptar. Por ndryshe nga koha e monizmit kur mashtrimi behej nen emrin e “interesave te popullit”(lexo: kastes komuniste ne pushtet), tani ky mashtrim behet ne emer te interesave te klaneve te brendeshme dhe sherbimeve te fshehta te jashtme. Ne sherbim te interesave te shovenisteve tane te jugut u perpunua dhe ky lajm, ne te cilin i riu shqiptar qe mori peng autobuzin grek, u cilesua kriminel pa u ditur se si e pse ndodhi kjo tragjedi, si e pse e ne emer te kujt ky i ri shqiptar, ne rrezik jete, mori peng pasagjeret greke.
Madje edhe vrasja ne kete incident te Krrabes te njerit prej pengjeve, grekut Jorgos Kourlouris, ju vu ne kurriz ketij “krimineli”, pa pritur te behej ekzaminimi i dy kufomave nga specialistet e kriminalistikes. Paralelisht me njoftimin e agjenteve te Athines ne ATSH, kryeqyteti i Greqise: policia, ministrite, propoganda e deri vete kryeministri Kostas Simitis,u hodhen ne nje histeri antishqiptare, dhane urdhera per debime masive te emigranteve shqiptare dhe u nguten madje ti kerkonin llogari ne menyre disi kercenuese autoriteteve shqiptare.
Pas tere kesaj zhurme kemi kete kuader me dy pamje: Pamja e pare: nje kriminel shqiptar ne Selanik e nje qeveri shqiptare ne Tirane e paafte te shmange kriminalitetin. Pamja e dyte: nje viktime greke e vrare ne Krrabe prane Tiranes dhe nje Qeveri greke ne Athine e cila gjoja viktimizohet prej fqinjeve te vet shqiptare.
Tani pyetja shtrohet si eshte e verteta dhe ku eshte fshehur "Kali grek i Trojes". Kush eshte viktima e kush krimineli. Kush eshte i riu shqiptar dhe pse nuk e vrau policia greke ne territorin e vet, por ja beri peshqesh kete vrasje te dyfish te policise miope shqiptare?A ka lidhje kjo ngjarje me histerine antishqiptare qe fryn çmendurisht ne Greqi, ku 99 perqind e opinjonit eshte pro krimeve monstruoze serbe.
Kush eshte pra 24 vjeçari shqiptar qe e vuri vehten ne rolin e rrembyesit dhe permes rreziqeve e grackave te policise greke ja doli qe autobuzin e Selanikut ta kalonte ne Shqiperi ne ngjarjen tragjike te 28-29 majit? "Krimineli Flamur Pisli, i cili u asgjesua nga policia", nuk eshte kurkush tjeter veçse emigranti Flamur Pisli nga Patini i Matit, fshat i cili eshte rreze malit me te njejtit emer pak pa hyre ne Klos. Ne gjendjen katastrofike ku e ka çuar Shqiperine politika e çmendur e partive te papergjegjeshme, te rinjt shqiptare nuk shohin rruge tjeter per te mbijetuar, veç te marrin me sy e mergimin ilegal, ku i presin mundime nga me te paperftyrueshme per mafizet e politikes. Kete rruge megjithese pa deshiren e tij e mori dhe riu Flamur Pisli. Punoi si argat dhe me mundime te medha e pune te ndershme fitoi nje sasi dhrahmish per familjen e vet te varfer ne fshat.
Fati i zi i mergimtarit do ta perplaste Flamur Pislin ne kthetrat e policise rraciste greke, e cila me emigrantet shqiptare, nen veshtrimin indiferent te Bashkimit Europian dhe ata qe pretendojne te mbajne drejtesine e mbrojtjen e te drejtave te njeriut ne kete kontinent plak,merret si me "gjuetine e shtrigave" tani e dhjete vjet. Ne policine e Selanikut, ky emigrant i ri shqiptar, ka pare torturat me mizore e me te paimagjinueshme qe mund te behen mbi njeriun.
Ajo çfare po ndodhe sot me kosovaret prej barbareve serb, ka ndodhur nje vit me pare ne Selanik te Greqise me kete emigrand shqiptar. Ndoshta veç orthodoksise, keto dy vende te mbarsura me shovenizem shekullor, kane te perbashket egersine e shtazerine ndaj fqinjeve te vet shqiptar, mjetet e tortures dhe mizorise mesjetare. "Vetem shpirti im e di se ç'kam hequr nga torturat e policeve greke. Edhe nje kafshe nuk mund te rrihet ne ate forme. Dhe per me teper ata me kane bere injeksione, aq sa unë nuk mund të martohem më. Une jam shqiptar dhe me mire te vdes me dinjitet si burre ne Selanik, sesa te vdes si burrec ketu ne Shqiperi. Do ta shihni se ç'do t'i punoj une atij policit grek qe me torturoi"- deshmoi para nenes se vet me lot ne sy emigranti Flamur Pisli, disa dite para se te bente aktin e deshperuar te rrembimit dhe te vritej. Ai ne te vertete e kerkonte ate vdekje sepse policia greke e kishte kthyer mizorisht ne nje kufome te gjalle. Ai i ka thene gjithashtu nenes se vet se "ne rajonin e policise kam lene edhe 1 milione e gjysem dhrahmi, puna e dy viteve te qendrimit ne Greqi, te cilat m'i ka marre nje polic".
Ne gazeten "Shekulli" ku botohet ky informacion, thuhet se pas torturave mizore te policise greke te Selanikut, "ishte hedhur ne Kakavije per te vdekur". Flamuri kishte qendruar dy jave ne gjendje te rende ne Tirane, tek halla e tij dhe pasi ishte permiresuar nga plaget, ishte kthyer ne shtepi. Pas disa ditesh Flamur Pisli me nje automatik me tre krehra u nis per te marre djersen e hakun e tij ne Selanik... Nese do te desheronte ndokush te hynte ne detaje te kesaj tragjedie, se pari duhet te ndjeke fijet e ngjarjes duke u kapur pas ketyre pyetjeve:
A e njohu policia greke viktimen e tij te para nje viti( nepermjet radios emigranti Pisli ka komunikuar me policine greke ?
Pse nuk zbardhet ne publik tere shiriti me bisedimet ne mes te rrembyesit dhe policise greke? Pse Policia Greke pranoi ti jape pengmarresit te autobuzit te Selanikut, 50 milion Dhrahmi sa pengmarresi Flamur Pisli me automatik ne dore kerkoi.
Pse policia greke nuk beri as tentativen me te vogel per ta vrare rrembyesin ne teritorin e vet, por e la te kaloje ne Shqiperi, ku si per rrembimin ashtu dhe per incidentin e mundshem mund te beheshin fajtor dyfish shqiptaret?
A e njoftoi policia greke me hollesi policine shqiptare mbi indentitetin e rrembyesit dhe motivet per te cilat u mbajten pengjet?
A beri fare tentative policia shqiptare te lidhej me Flamur Pislin, te mesonte qellimin per te cilin ai akoma me tej i mbante pengjet, te perpiqej per nje zgjidhje pa viktima, pa pasur nevoje per nje zgjidhje filmash naiv policore duke bllokuar me dy maune rrugen ne Krrabe, çfare u be shkak per vrasjen dyfishe. A nuk mund Qeveria Shqiptare te bente protesten e vet ndaj mizorive greke ndaj emigranteve shqiptare te cilet tash 10 vjet jane nen meshiren e fatit dhe te policise raciste greke?
Masmedia nga ana e saj i lau duart si Ledi Makbet ne nje mumuritje te perzishme: Kjo eshte ngjarja, ky eshte protagonisti- ky eshte "krimineli", ky eshte viktima...
Po te tjeret : Punedhenesit qe e shfrytezuan deri ne palce, policet e Selanikut qe e rrahen per vdekje - qe i vodhen djersen e dy vjeteve, qe e sterilizuan duke e privuar nga drejta natyrore e trashegimnise dhe jetes familjare dhe e perplasen gjysem te vdekur ne Kakavije...
Policet shqiptare qe e vrane pa menduar se keshtu po i ndihmonin policise raciste greke ne mbylljen e ciklit te krimit ndaj ketij te riu shqiptar...
Po ata renegatet e sahanlepiresit e Athines e Beogradit ne ATSH, qe e cilesuan Flamur Pislin "kriminel" akoma pa e mesuar fatin e tij te zi, akoma pa pyetur nenen e tij me fute te zeze e zemer te plasur,- pra te gjithe keta çfare jane?
Per çdo emigrant shqiptar, qe provon mbi kurrizin e vet urrejtjen e perbuzjen e opinjonit grek, ashtu si dhe per mua si ish emigrant gjate pese vjeteve dhe deshmitar i gjalle i skllaverise moderne nen hijen e Akropolit, pergjigja eshte fare e thjeshte:
Emigranti Flamur Pisli eshte viktima e cila duke mos gjetur drejtesi e mbrojtje ligjore ne te dy anet e kufirit, vendosi te vere ne vend te drejten e tij me ato mjete e ate forme qe vete institucionet, qeverite, policite dhe ata qe bene krim ndaj tij - ja sugjeruan ose me sakte ja imponuan.
Autoret e krimit jane ne rradhe te pare policia rraciste greke, politika antihumane e mbarsur me shovenizem e autoriteteve te Athines, si dhe degezimet dhe qorrollepsja e autoriteteve shqiptare pas zerave te sirenave te Egjeut.

KOLEC TRABOINI
Boston, 5 Qershor 1999


Hyrje | Kopjimi | Lart