GJAKU I FATOS NANOS DHE "SHQIPTARIA" E THEODOR PANGALLOS
| |
Ne pergjigje te pyetjes ne Internet A ka Nano gjak shqiptar?
|
Pa as me te voglin dyshim ju garantoj ne baze te njohjeve te fisit te tij, te Nanove te Nokoves se Lunxherise, se ne damaret e Fatos Nanos ka gjak shqiptar. Kur kohe me pare percolla shkrimin per te pakten 5 brezat shqiptare te Fatos Thanas Nanos fisit qe u kendohej se mbanin kembore te madhe
shumekush u ngut e me mori per ndonje prej servileve te tij qe jane me bollek edhe ne Shqiperi edhe ne Diaspore - me sa duket e kishin kuptuar krejt se prapthi mesazhin e shkrimit, sepse kembengulja ime per te vertetuar faktin se ky zotni eshte shqiptar nuk buronte nga simpatite e mija per te, por nga veshtrimi realist i gjerave. E keqja e Nanos nuk ishte se ai kishte gjak "tjeter" siç pretendonin ca ithare te bajraktarit Sali Berisha, por ne koken e ne mendjen e tij te organizuar e perpunuar nga teoria marksiste-leniniste e mesueses se tij Nexhmije Hoxha.
Dihet qe Fatos Nano ka qene i perkedheluri i Nexhmije ne Insitutin e Studimeve marksiste-leniniste, madje i pari ( me lejen e shefave) i cili dha nje interviste ne Zeri i Amerikes. Ne ate kohe te jepje intervista ne Zerin e Amerikes duhet te ishe patjeter nga rrethi i ngushte i kastes,apo i besuari i PPSH, sepse ish koha kur kundershtaret politik akoma mbaheshin burgjeve te Ramiz Alise. Pra per te mos gjykuar mbrapsht, per te mos e sulmuar beniaminin e Insitutit te M-L si Don Kishoti mullinjt e eres siç benin e bejne akoma disa, kohe me pare i afrova listes analizen njohese te qenies se Fatos Nanos puro shqiptar.
Mirpo te jesh me gjak shqiptar nuk do te thote kurrsesi se punon per Atdheun e popullin tend. Se ke ndergjegje atdhetari. Se je idealist I kombit tend. Historia jone, pra e popullit tone eshte pershkruar edhe nga atdhedashuria e brezave por edhe nga cinizmi e ambicjet e renegateve. Kemi nxjerre tradhetare shume me teper se tere popujt e tjere te Ballkanit. Nuk ka nevoje ne kete moment ti ze ne goje, kushdo qe ka pak njohje nga historia e di. Ndersa fakti se ne kemi dale te fundit nga zgjedha e Osmane nuk eshte fare pa kuptim... Thene hapur jemi zhagitur teper ligsht me pushtuesit apo tek e fundja me ata fqinje qe gjithmone kane dashur te zezen tone.
Tani shtrohet ne Internet serishti pyetja jo fort naive, a ka gjak shqiptar ne damaret e Fatos Nanos sikur analiza e gjakut percakton menyren e sjelljes dhe personalitetin e nje politikani. Serisht jua them se i tere gjaku i Fatos Nanos eshte shqiptar, gje qe ka fare pak rendesi sepse Javer Hrushiti i Gjirokastres ishte nje turk dhe punoi e luftoi per Shqiperine deri diten qe e ekzekutuan kanibalet e komuniste. Por ama, nuk te jap kurrfare garancie, dhe nuk e ve doren ne zjarr se koka e Fatos Nanos nuk eshte plot e perplot me lakra greke, per te mos thene me teper
Nuk e kam fjalem per ngjashmerine me hunden a zigotat e grekerve siç ju pelqen disave ti banalizojne idete, as per ate mjekrren si filozofet materialist a nje miksazh ne mes te Plehanovit e Leninit perziar me pak Xherxhinsk, as ne pikpamje antropologjike, por me pikpamje psikologjike, te ideve, te mendimeve, te ndjesive, te interesave...
Mbetem ne mendimin se Fatos Nano eshte njeri shume i zgjuar, nder me dinaket politikan por qe ka Shqiperia. Tere inteligjencien e tij e ve ne sherbim te egos se vet- egoizem per te cilin ai eshte gati te sakrifikoje çdo gje mbi dhe dhe ne kete mes interesat kombetare as qe I hyjne ne sy. Gjithesesi Nano nuk mund te konsiderohet tradhetar por nje politikan narcist, egoizmi i te cilit perzihet me nje realizem prej frikacaku (Fatos Nano nuk ka qene kurre e nuk mund te jete kurr trim- ndryshe nga Berisha qe gjithesesi e shfaq ne qiellin e politikes ndonje dell fortune qe e quajne karizem.)
Çeshtja e prioriteteve greke, tek ky politikan i hallakatun, i ka rrenjet tek edukata qe ka marre nga babai i tij Thanas Nano, i cili nuk eshte shquar kur per burrni e njerzillek si karakteri por vetem per zgjuasi e dinakeri çfare i biri krejtesisht i trashegon. Kurr nuk mund ti thoje babait te Fatos Nanos shprehjen " A je burre Thanas Nano!" sepse burrnija ka qene virtyt qe i ka munguar, keshtu qe edhe Fatosi nuk kish ku ta gjente kete virtyt te munguar ne trungun familiar, prandaj eshte afermendesh absurde ta pyesesh pinjollin e babait frikacak, "A je burre Fatos Nano!".
Pak kohe me pare mesuesi patriot Prenk Gruda, me shkruante nga Florida: "E kam pas bashknxenes ne Normale te Elbasanit Thanas Nanon. E ka rrah Taro Kalo nga Kurveleshi( deshmori i pare i Ballit Kombetar), sa i kane zane brinjet dhe e ka bere per spital, sepse Thanasi ishte filogrek i bindun e urrehej prej te gjitheve si grekofan...".
Prandaj nuk eshte pa gja ajo qe thote populli: "çka len nga macja gjuan mij ", ase me bej baba, te te ngjas dhe nje pellembe ta pershkas. Kjo ka ndodhur krejtesisht tek Nanot e Nokoves se Lunxherise. Prandaj ketu ne kete mes nuk e ka fajin perberja e gjakut por cilesite e karakterit. Pra tek Nano mos kerkoni gjak grek, por kerkoni me teper nje narcist bukeshkale
Ndersa per ate qe, pse ne nje shkrim te meparshem kerkonim te vertetonim gjakun shqiptar te Pangalos, mesa duket ka lexues qe nuk dine te lexojne ne mes te rrjeshtave, siç thuhet ne gazetari, pra qe te kuptohet qellimi i shkrimit per gjakun shqiptar te brezave Pangalos, e jo vetem te atij por edhe te Melina Merkurit, Irena Papas, mbiemri i vajzerise i te ciles ka qene Lejleku cfare eshte emer i fjalorit te shqipes e o te greqiashtes, e plot grekeve te me gjak te lasjt shqiptar por neper shekuj te harruar. Kurrsesi nuk ka qene qellim qe te nxirret ministrin e Jashtem i Greqise nje bashkekombas shqiptar. Kjo do te ishte nje donkishotizem, prandaj te na falin koleget qe nuk e kane kuptuar thelbin e mesazhit e shkrimit. Ai eshte nje grek, ne damaret e te cilit do apo nuk do ai, ka nje pjese te gjakut shqiptar te trasheguar nga gjyshi i tij, ish kryetari i shtetit grek, gjenerali Theodoros Pangallos, i cili e ka deklaruar perkatesine pjeserisht shqiptare ne nje gazete te Athines, menjehere pas luftes se Dyte Boterore.
Qellimi ka qene, meqenese disa e duan fare hapur, per te treguar dimensionionet e mardhenieve ne mes te dy popujve me te lashte te Ballkanit, vitalitetin e popullit shqiptar, shprishjen e gjakut, proçesi i humbjes e deri diku harrimit, dhe ngjallja e ndjenjes se krenarise kombetare tek shqiptaret e cila per fat te keq, ne kete fund shekulli ka pesuar nje inflancion te tmerrshem.
Qellimet per te cilat folem me lart mund te arrihen dhe kane vleren e tyre morale. Te pretendosh me teper, te kerkosh qe ata qe kane ne damare te tyre nga pikpamja fiziologjike gjak te sterlashte shqiptar ta tregojne vehten se jane "shqiptare patriot" te sotem (çfare me dyshin e ka dhe stani i politikaneve te sotem katundaro-shqiptar), eshte nje absurditet i padegjuar - eshte si te rrahesh uje ne havan.
Prandaj kushdo qe nuk desheron te bjere ne pozita te tilla te padesheruara, (nderkohe qe e tundon pasioni dhe deshira per te shkruar, per te dhene ide e mendime, kundervenie apo kundershtime), duhet qe qysh ne zanafille, te perpiqet te shmang rrezikun e renies ne "rrethin e djallit" siç thoshte shkrimtari i madh turk, miku i shqiptareve Azis Nesim - sepse atehere i ngrati njeri mund te bjere ne pozita tragji-komike e pa rruge dalje, çfare te vjetrit e shprehnin me nje fjale te bukur shqipe: qorrsokak.
Kolec Traboini - Boston, 20 prill 1998
|