TOLLUMBACET E ANTIKORRUPSIONIT
| |
Alternativa e pompuar ne media si antiNano apo proMeta,
duket nje ore larg qe nuk eshte lufte kunder korrupsionit
por eshte lufte e nje tarafi te shtypit, si pararoje e nje klani
batakçinjesh te fshehur, kunder nje klani tjeter i fshehur dhe ai,
eshte lufte per te ndare hisen e luanit prapa kuintave, ne te cilen,
per fat te keq po perzihen jo vetem masmedia ne Shqiperi
por edhe Diaspora ne Amerike. Kush e di per çfare qellimi?
|
Meqe zoti Zaloshnja e shtjellon shume mire temen e kontrollit te parave te ardhura nga Shqiperia (nga e majta) ne SHBA, a mund te na thote gje per fjalet e perhapura ne Diaspore per nje vile lluksoze te blere me mbi gjysem milioni dollare ne kryeqytetin amerikan Washington( nga nje çift politikanesh ne hierarkine demokrate) qe i bene bisht Berishes kur demokratet i mori lumi i Vjoses...
E ky eshte nje detaj i ngjashem me aferen e perfolur te parave te depozituara ne CSF Boston, prej kryeministrit Nano trajtuar me intuite te çuditeshme te zotit Garry Kokalari. Ndoshta zoti Garry do te kete vullnet e kohe te hedh syte jo vetem nga New Yorku por edhe nga Washingtoni, e pse jo edhe Bostoni dhe Detroiti
Pertej fakteve te vogla qe perfliten por kurr ne drite nuk dalin, le merremi me problemin qe ju trajtoni ne gazeten "Koha Jone" qe edhe ajo, meqe shkon keq me Nanon ( Nano nuk paska lejuar!!! te dale Nikoll Lesi ne televizionin e “Mulla Omarit” siç e cileson Nikolla, gjate vizites me presidentin tek Papa e per ca inate te tjera), ka dy muaj pra qe kjo gazette e mbingop lexuesin me aferat e Nanos madje merret edhe me intimitete familiare deri dhe me breçkat e Xhoanes…
Pa as me te voglin dyshim qe Nano nuk eshte i virgjer, por tymnaja qe duan te leshojne disa kunder nje individi, sado i korruptuar qofte, nuk duhet te mbuloje bandat e banditet me kollaro roze e blu te cilet jane pasuruar si me nje te rene te lapsit, nderkohe qe populli shqiptar vuan per buke, uje, drita, dhe shume fatzez ne çaste deshperimi i japin fund jetes sepse nuk kane mese te ushqejne femijet.
A mund te shtrohet problemi disi me gjere zoti Zaloshja, dhe a ka mundesi qe te mos jete Kadare ne kete "Keshill Pastertie"… Lereni shkrimtarin te shkruaje, mos e ngatrroni neper kuintat e politikes ku dikush kerkon te perfitoj prej emrit te tij qofte dhe me menyra te terthorta, per tia ngopur nje politikani e shtetari qe te vije tjetri qe rri si hije nga pas, e prej te cilit do te perfitojne zelltaret e sotem qe e shohin te keqen vetem e vetem tek nje njeri, nderkohe qe mbyllin syte perpara katraures ne te cilen ndodhet vendi.
Ju duhet ta dini zoterinj zelltare antinano e prometa se ne Shqiperi demagogjia po punon me te njejten intensitet si ne kohen e Enver Hoxhes. Dalin grupe brenda Partive per "katharsis"!!!, dalin me dhjetra e dhjetra deputet ne Parlament duke trumbetuar per antikorrupsion, dalin me dhjetra zyrtare te larte e qeveritare duke trumbetuar te njejten parulle, dalin me dhjetra shoqata OJQ u thençishin, e me qindra e mijra zyrtare provinciale, tani thone ka ngritur flamurin dhe presidenti (aferim), e te gjithe ne front kunder korrupsionit…
Dalin te gjithe kunder te gjitheve me berihaj si ne aksionet me goditje te perqendruar, pra rrjedhimisht kunder askujt.
Bej çudi se si nuk i ka vajtur mendja zotit Kokalari dhe as ty z.Zaloshja per te propozuar z. Leka Zogu, qe te kryesoj nje komision antikorruptiv, i cili per mendimin tim do te ishte me i pa aneshmi nga te gjithe personalitetet apo forcat politike te Shqiperise per zbulimin e aferave te korrupsionit qe prej 10 vjetesh ja kane zene frymen shtetit shqiptar.
Kur them per Leka Zogun, dijeni se une personalisht jam antimonarkist, por kam besim tek karakteri i tij dhe devocioni per te ndihmuar ne perparimin e Shqiperise.
Mos keni ndermend qe vetem ta ledhatoni majen e ajzbergut zoti Zaloshja?!
Apo vetem sa per te ndrruar kuajt e kaloshines dhe Zeusat ne Olimp?!
Nuk besoj se keshtu luftohet keqja qe e ka pllakosur vendin, nuk besoj se keshtu ndihmohet populli shqiptar qe te shpetoj prej oktapodit korrupsion qe sot ben ligjin ne Shqiperi.
Alternativa antiNano-proMeta nuk eshte lufte kunder korrupsionit por eshte lufte e nje klani kunder nje tjetri, eshte lufte hajdutesh e batakçinjsh ne te cilen per fat te keq po perzihen jo vetem masmedia ne Shqiperi por edhe Diaspora ne Amerike.
Dhe kjo eshte nje tragjedi tjeter per popullin shqiptar, te cilin nuk e ngop luga e zbrazur e fjaleve qofte edhe kur kjo luge zgjatet nga Brukseli, Athina, nga Internacionalja Socialiste e zotit Ajala apo dhe nga armiku qe nje dite na u gdhi si mik, antishqiptari grekomadh Nikolla Gazojani me te cilin se fundi u jargavit mediokrriteti politik shqiptar.
Populli do pune e nuk ka, populli do buke e nuk ka, populli do drita e nuk ka, populli do uje e nuk ka...
Populli nuk do te dije fare per fishekzjarre fjalesh e tollumbace ngjyra-ngjyra antikorruptive, qofshin keto edhe te ardhura nga Amerika, sepse klanet ne pushtet, mafiozet ne politike,qeveritaret e nenpunesit e korruptuar i kane zene frymen njerezve dhe keta nuk kane nge te as te brohorasin metingjeve per te rrezuar nje kolltukofag e per te sjelle nje tjeter akoma me te eger e te pangopur, aq me teper per tu marre me rebuse fjalesh antikorruptive.
Fjale, Fjale, imzot fjale…
Sepse me nje "Eureka" nga Washingtoni nuk gjendet dot zgjidhja...
Apo jo zoti Zaloshnja?!
Kolec Traboini - 6 Dhjetor 2002
|